• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E martë, 27 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

KPP zhbllokon tenderin për sistemin FER të Policisë, ishte ankimuar nga Gerond Meçe

SkyWeb Nga SkyWeb
25 Prill, 2026
në Ekonomi, Kryesore
A A
VENDIMI/ Gerond Meçes i del për mbarë pengmarrja, gati të marrë dhe tenderin 3 mln euro të Burgjeve
Share on FacebookShare on WhatsApp

Komisioni i Prokurimit Publik ka urdhëruar AKSHI-n për vijimin e procedurës së shpalljes së fituesit për tenderin me objekt “Mirëmbajtje e sistemit FER për Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit”, një kontratë me fond limit rreth 350 mijë euro.

Procedura në fjalë, e shpallur në korrik 2025 dhe e planifikuar për t’u zhvilluar në gusht 2025, kishte mbetur e bllokuar për disa muaj për shkak të një serie ankimimesh të njëpasnjëshme nga operatorë ekonomikë, mes tyre edhe Gerond Meçe, përmes kompanisë “Advanced Business Solutions”.

Në vendimin e fundit që ka konsultuar skyweb.al, KPP konstaton se ankesa e paraqitur nga ABS është pranuar plotësisht nga vetë autoriteti kontraktor dhe shihet e udhës që të vijohet me shpalljen e fituesit.

Kompania kishte ngritur dy çështje kryesore: Së pari, mungesën e përgjigjes nga AKSHI ndaj kërkesave për sqarim brenda afatit ligjor 3-ditor, dhe së dyti, përcaktimin e datës së zhvillimit të tenderit në 13 prill 2026, një ditë që përkonte me pushim zyrtar.

Nga analiza rezulton se AKSHI nuk kishte kthyer përgjigje në kohë për kërkesat për sqarim, duke shkelur detyrimet procedurale dhe duke krijuar paqartësi për operatorët ekonomikë. Ndërsa për çështjen e datës, Komisioni vlerëson se nuk kemi shkelje ligjore, pasi afati shtyhet automatikisht në ditën pasardhëse pune, por thekson se kjo nuk ishte reflektuar qartë në sistem, duke cenuar transparencën e procedurës.

Duke qenë se ankesa është pranuar plotësisht nga autoriteti kontraktor, KPP ka vendosur mbylljen e çështjes dhe vijimin e procedurës, duke detyruar AKSHI të japë sqarimet e kërkuara dhe të reflektojë ndryshimet në dokumentet e tenderit.

Pse ka rendësi ky tender…

Tenderi për sistemin FER është pjesë e një pakete më të gjerë procedurash të AKSHI-t, të cilat për muaj me radhë u bllokuan nga ankimimet e vazhdueshme të kompanisë “Advanced Business Solutions”, e Gerond Meçes. Para se të nxirrej nga skena prej dyshes Ergys Agasi-Ermal Beqiri, Meçe konsiderohej një nga aktorët kyç të AKSHI-t, edhe për shkak të lidhjes së tij me Daniel Shimën.

Duke nisur nga prilli 2025, ankimimet e vazhdueshme kishin bllokuar për disa muaj një sërë procedurash, duke ndalur avancimin e kontratave në sektorin e teknologjisë së informacionit si edhe vijimin e skemës së zhvatjes përmes orientimit të tenderëve të kompanitë e lidhura me dyshen Agasi-Beqiri.

Gushti i vitit 2025, periudha kur u ankimua edhe ky tender, përkon me momentin kur Gerond Meçe u mor peng dhe u ushtrua presion për të hequr dorë nga këto ankimime.

Deri në atë kohë, veprimet e tij kishin bllokuar funksionimin normal të disa procedurave, duke krijuar një ngërç të gjatë në aktivitetin e prokurimeve të AKSHI-t, pra vijimin e planeve të dyshes Agasi-Beqiri.

Ky bllokim përmes ankimimeve dhe përplasjet e krijuara çuan në një përshkallëzim të situatës, ku Meçes iu kërkua të tërhiqej nga ankimimet jo vetëm për këtë tender, por edhe për procedura të tjera të ngjashme.

Prandaj, vendimi i fundit i KPP për zhbllokimin e tenderit të sistemit FER shënon një kthesë në vijimin e këtyre procedurave, duke i hapur rrugë rifillimit të kontratave të pezulluara prej muajsh në një nga sektorët më të ndjeshëm të prokurimeve publike në vend. /skyweb.al 

Etiketat: akshigerond mece
Artikulli para

Si zhduku Kadastra nga regjistrat hektarë të tërë tokash te resorti në Tiranë për llogari të Ergys Agasit

Artikulli pas

A do ta rrisë Euroja digjitale pavarësinë financiare të Europës?

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Behgjet Pacolli del pas 7 orësh nga SPAK: Bëra kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës
Aktualitet

Behgjet Pacolli del pas 7 orësh nga SPAK: Bëra kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

26 Tetor, 2026
Kreu i ERE thotë se nëse OSHEE ul humbjet, mund të vlerësohet edhe një zbritje e çmimit të energjisë elektrike
Ekonomi

AI për faturat e energjisë. Rritje transparence dhe minimizim gabimesh në lexim

26 Tetor, 2026
Leje speciale që miku demokrat i Ramës, Agim Xhindole të mbulojë me panele diellore tokat pjellore të Lushnjes
Ekonomi

Leje speciale që miku demokrat i Ramës, Agim Xhindole të mbulojë me panele diellore tokat pjellore të Lushnjes

26 Tetor, 2026
Si sorollaten qytetarët për të përfituar KEMP-in:Nga e-Albania te dosjet me postë e vizitat e përsëritura
Ekonomi

Si sorollaten qytetarët për të përfituar KEMP-in:Nga e-Albania te dosjet me postë e vizitat e përsëritura

26 Tetor, 2026
Gratë fitojnë, por mandatet u kalojnë burrave: Dorëheqje të koordinuara në 10 bashki
Aktualitet

Gratë fitojnë, por mandatet u kalojnë burrave: Dorëheqje të koordinuara në 10 bashki

26 Tetor, 2026
Nga shampot në hotele te shishet plastike, qeset e frutave dhe gotat në kafene, revolucioni që do të ndodhë me paketimet plastike sipas ligjit të ri
Ekonomi

Nga shampot në hotele te shishet plastike, qeset e frutave dhe gotat në kafene, revolucioni që do të ndodhë me paketimet plastike sipas ligjit të ri

26 Tetor, 2026
Artikulli pas
A do ta rrisë Euroja digjitale pavarësinë financiare të Europës?

A do ta rrisë Euroja digjitale pavarësinë financiare të Europës?

Të Përzgjedhura

8,500 dëshmi konkrete të mbështetjes financiare nga sigurimi shëndetësor në SIGAL
Ekonomi

8,500 dëshmi konkrete të mbështetjes financiare nga sigurimi shëndetësor në SIGAL

Nga SkyWeb
21 Shtator, 2026
0

Në vetëm 7 muaj, 8,500 persona morën mbështetje financiare për trajtimin shëndetësor. Kjo shifër tregon një realitet që shumë familje...

Lexo të plotë
Prapaskenat në Aeroportin e Vlorës, plas sherri mes Behgjet Pacollit dhe ortakut: Kush po kërkon të marrë investimin?

Tjetër HILE e aksionerëve Behgjet Pacolli dhe Valon Ademi në Aeroportin e Vlorës: I japin vetes kredi dhe shpërndajnë fitim për punimet

27 Janar, 2026
Si sorollaten qytetarët për të përfituar KEMP-in:Nga e-Albania te dosjet me postë e vizitat e përsëritura

Si sorollaten qytetarët për të përfituar KEMP-in:Nga e-Albania te dosjet me postë e vizitat e përsëritura

26 Tetor, 2026
Kjo luginë në Kalabri prodhon 90% të Bergamotit në botë, fruti që aromatizon edhe parfumin Chanel No.5

Kjo luginë në Kalabri prodhon 90% të Bergamotit në botë, fruti që aromatizon edhe parfumin Chanel No.5

21 Gusht, 2025
Shoqëria civile kërkon dekriminalizim të plotë të shpifjes përpara votimit në Kuvend

Shoqëria civile kërkon dekriminalizim të plotë të shpifjes përpara votimit në Kuvend

27 Janar, 2026

Të Fundit

Behgjet Pacolli del pas 7 orësh nga SPAK: Bëra kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

Behgjet Pacolli del pas 7 orësh nga SPAK: Bëra kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

26 Tetor, 2026
Një në tre të rinj përdor inteligjencën artificiale për informacion mbi drogën dhe alkoolin

Një në tre të rinj përdor inteligjencën artificiale për informacion mbi drogën dhe alkoolin

26 Tetor, 2026
Kreu i ERE thotë se nëse OSHEE ul humbjet, mund të vlerësohet edhe një zbritje e çmimit të energjisë elektrike

AI për faturat e energjisë. Rritje transparence dhe minimizim gabimesh në lexim

26 Tetor, 2026
Ora verore apo dimërore, cila është më e mirë për shëndetin?

Ora verore apo dimërore, cila është më e mirë për shëndetin?

26 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr