• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E martë, 27 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Si zhduku Kadastra nga regjistrat hektarë të tërë tokash te resorti në Tiranë për llogari të Ergys Agasit

SkyWeb Nga SkyWeb
25 Prill, 2026
në Aktualitet, Kryesore
A A
Si zhduku Kadastra nga regjistrat hektarë të tërë tokash te resorti në Tiranë për llogari të Ergys Agasit
Share on FacebookShare on WhatsApp

Hetimet e SPAK për aferën e AKSHI-t po zgjerojnë fokusin përtej rrjedhës së parave, duke u përqendruar te mënyra se si janë përfituar dhe regjistruar pasuritë në emër të Ergys Agasi.

Në qendër të hetimeve janë ndërhyrjet në sistemin kadastral dhe zhdukja e sipërfaqeve të tëra toke nga regjistrat zyrtarë, për t’u rikthyer më pas në pronësi private përmes procedurave joligjore.

Gazetarja Klodiana Lala theksoi në Opinion se në dosje përmenden raste ku parcela të caktuara janë “fshirë nga zërat e mëparshëm kadastralë”, ndërsa në vitin 2024 nuk është zbatuar një vendim i Gjykatës së Lartë për këto prona.

Në planin hetimor, dyshimet lidhen me ndërtimin e vilave në sipërfaqe që rezultojnë të kenë kaluar në mënyrë të paligjshme, si dhe me privatizimin e tokave shtetërore brenda një projekti turistik ku parashikoheshin ndërtime elitare.

Në këtë skemë përmendet edhe roli i Dallandyshe Bici, e dyshuar për ndërhyrje në proceset e legalizimit dhe kalimit të pronave në favor të personave nën hetim.

Zhvillimet e fundit lidhen me një operacion të Policia e Shtetit në ambientet e “Equos Resort”, ku u ekzekutua vendimi për sekuestrimin e pasurive të Agasit.

Në fokus janë disa vila dhe ambiente të tjera të kompleksit, të cilat dyshohet se janë legalizuar në kundërshtim me ligjin dhe janë kaluar në emër të tij gjatë një administrimi “de facto” të resortit përmes personave të tij të besuar.

Sipas burimeve hetimore, skema dyshohet të ketë përfshirë edhe kalimin në pronësi të dhjetëra mijëra metrave katrorë tokë pyll përreth kompleksit, etimet kanë evidentuar mungesë ndërhyrjeje nga Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, çka ka bërë të mundur vijimin e punimeve pa pengesa.

Paralelisht, vendimi i Gjykatës së Posaçme ka çuar në sekuestrimin e një portofoli të gjerë pasurish në emër të Agasit, Mirlinda Karçanaj dhe Ermal Beqiri. Në listë përfshihen prona të shumta në Tiranë, Durrës dhe Vlorë, që variojnë nga toka pyjore dhe truall, deri te vila, apartamente, automjete luksoze, një jaht dhe llogari bankare.

Operacioni te “Equos Resort” ndaj pronave të Ergys Agasit sinjalizon një fazë tjetër të hetimit, ku përveç ndjekjes së burimit të fondeve, po verifikohet edhe legjitimiteti i pronësisë dhe mënyra se si këto pasuri janë regjistruar.

Dyshimet për manipulim të të dhënave kadastrale dhe zhdukje të pronave nga regjistrat zyrtarë pritet të jenë një nga drejtimet kryesore të hetimit në vijim./skyweb.al

Artikulli para

Rriten ndjeshëm hyrjet e turistëve në vend gjatë muajit mars

Artikulli pas

KPP zhbllokon tenderin për sistemin FER të Policisë, ishte ankimuar nga Gerond Meçe

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Behgjet Pacolli del pas 7 orësh nga SPAK: Bëra kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës
Aktualitet

Behgjet Pacolli del pas 7 orësh nga SPAK: Bëra kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

26 Tetor, 2026
Si sorollaten qytetarët për të përfituar KEMP-in:Nga e-Albania te dosjet me postë e vizitat e përsëritura
Ekonomi

Si sorollaten qytetarët për të përfituar KEMP-in:Nga e-Albania te dosjet me postë e vizitat e përsëritura

26 Tetor, 2026
Gratë fitojnë, por mandatet u kalojnë burrave: Dorëheqje të koordinuara në 10 bashki
Aktualitet

Gratë fitojnë, por mandatet u kalojnë burrave: Dorëheqje të koordinuara në 10 bashki

26 Tetor, 2026
Ekspertët paralajmërojnë: Inteligjenca artificiale në polici rrezikon të thellojë diskriminimin
Aktualitet

Ekspertët paralajmërojnë: Inteligjenca artificiale në polici rrezikon të thellojë diskriminimin

26 Tetor, 2026
Rama përsërit thirrjen për dialog, vendos tryezën prej guri në bulevard
Aktualitet

Rama përsërit thirrjen për dialog, vendos tryezën prej guri në bulevard

26 Tetor, 2026
Makinat e braktisura nëpër lagje do të hiqen dhe shkatërrohen, gati ligji i ri
Ekonomi

Makinat e braktisura nëpër lagje do të hiqen dhe shkatërrohen, gati ligji i ri

26 Tetor, 2026
Artikulli pas
VENDIMI/ Gerond Meçes i del për mbarë pengmarrja, gati të marrë dhe tenderin 3 mln euro të Burgjeve

KPP zhbllokon tenderin për sistemin FER të Policisë, ishte ankimuar nga Gerond Meçe

Të Përzgjedhura

Britaniku që humbi fluturimin e Ryan Air nga Krakow-i në Tiranë bëhet viral në rrjetet sociale
Aviacion

RyanAir njofton shkurtime fluturimesh në Francë, Gjermani, Spanjë, Belgjikë., etj për shkak të mungesë së furnzimit me karburant: Nuk preket Shqipëria

Nga SkyWeb
9 Prill, 2026
0

Kompania ajrore Ryanair ka nisur të shkurtojë rrjetin e saj të fluturimeve në Europë, duke anuluar dhjetëra linja në disa...

Lexo të plotë
Shqiptarët “të dashuruar” pas Facebook, Instagram fiton terren te të rinjtë

Shqiptarët “të dashuruar” pas Facebook, Instagram fiton terren te të rinjtë

7 Gusht, 2026
Vajzat shqitare shkëlqejnë  në matematikë

Vajzat shqitare shkëlqejnë në matematikë

14 Qershor, 2026
Si mund t’a rinisni jetën 60 vjeç

Si mund t’a rinisni jetën 60 vjeç

17 Gusht, 2026
Këto janë fjalët që u kërkuan më shumë në Google në vitin 2025

Këto janë fjalët që u kërkuan më shumë në Google në vitin 2025

28 Dhjetor, 2025

Të Fundit

Behgjet Pacolli del pas 7 orësh nga SPAK: Bëra kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

Behgjet Pacolli del pas 7 orësh nga SPAK: Bëra kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

26 Tetor, 2026
Një në tre të rinj përdor inteligjencën artificiale për informacion mbi drogën dhe alkoolin

Një në tre të rinj përdor inteligjencën artificiale për informacion mbi drogën dhe alkoolin

26 Tetor, 2026
Kreu i ERE thotë se nëse OSHEE ul humbjet, mund të vlerësohet edhe një zbritje e çmimit të energjisë elektrike

AI për faturat e energjisë. Rritje transparence dhe minimizim gabimesh në lexim

26 Tetor, 2026
Ora verore apo dimërore, cila është më e mirë për shëndetin?

Ora verore apo dimërore, cila është më e mirë për shëndetin?

26 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr