• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E hënë, 21 Shtator, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Siguria në letër, rreziku realitet: Rasti i kompleksit “Farmacia 10”

SkyWeb Nga SkyWeb
21 Prill, 2026
në Aktualitet
A A
0
VIDEO/ Zjarr i frikshëm në Tiranë, flakët pushtojnë pallatin
Share on FacebookShare on WhatsApp

Pas flakëve që shkrumbuan një pallat në kompleksin “Farmacia 10” në rrugën e Dibrës, debati publik u zhvendos këtë fundjavë nga shkaqet te përgjegjësia dhe boshllëqet ligjore që i lanë vendin përshkallëzimit të situatës.

Por, duke marrë përsipër udhëheqjen e këtij debati dhe aspak përgjegjësitë, Kryeministri Edi Rama e minimizoi lidhjen me ndërtimin duke sulmuar edhe zërat që nxorën në pah shkeljet e mundshme. Në qendër të çështjes mbetet sistemi i paqartë i sigurisë, ku ndërtuesi, shteti dhe kuadri ligjor lënë shteg për interpretime.

Në podcastin personal, të cilin e përcjell në rrjetet sociale çdo fundjavë, Rama i cilësoi me përçmim si “gjithollogë” komentuesit që ishin shprehur me kritika ndaj sistemit rregullator, mungesës së kontrolleve dhe protokolleve të sigurisë.

“Fatkeqësi e shkaktuar nga një shkëndijë, nga një nisje zjarri që nuk ka lidhje në vetvete me ndërtimin,” u shpreh Rama.

“Me sa është parë, ndërtimi i kishte të gjitha materialet e certifikuara dhe vinin nga importi, kështu që nuk dua të zgjatem më shumë në këtë pikë,” vijoi ai duke vendosur dukshëm në trysni versionin zyrtar të çështjes.

Edhe pse nën rreshta Rama pranoi se “kjo është një arsye për të parë dhe kuptuar se çfarë lidhet me cilësinë dhe materialet”, ai e kaloi këtë rast duke shkarkuar përgjegjësinë si ligjvënës dhe kryetar qeverie te “vullneti i mirë” i ndërtuesit që, sipas Ramës, ka dalë garant për ta meremetuar pallatin.

Për këtë qasje reagimet ishin të shumta ku nuk munguan kritika as nga opozita.

“Më tregoni një shtet demokratik ku kryeministri flet në emër të ndërtuesit të pallatit,” u shpreh përmes një postimi në rrjetet sociale Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka.

“Kryeministri si gjykatës i çështjes”

Më 15 prill, kompania “Arlis”, me një reagim zyrtar në rrjetet sociale, tha se nuk mbante përgjegjësi ligjore, por që, pavarësisht kësaj, “në kuadër të përgjegjësisë sociale” do të merrte përsipër rindërtimin e plotë të fasadës së pallatit të dëmtuar.

Pas tërmetit të vitit 2019, ku shumë ndërtesa u dëmtuan dhe barra e riparimeve apo rindërtimit të tyre i ra shtetit, qeveria e Kryeministrit Rama doli me një vendim, sipas së cilit çdo ndërtues detyrohej që ta sigurojë objektin që ndërton me një prim sigurimi prej 10 vitesh.

Sigurimi kapte vlerën e rreth 1% të vlerës së pronës, por nga një shqyrtim i Citizens.al rezultoi se ai përfshinte kryesisht pasojat që vijnë nga tërmetet për dëmet që vijnë nga defektet e ndërtimit, por nuk përbënte sigurim të drejtpërdrejtë të pronës për banorët dhe nuk mbulon zjarret apo fatkeqësi natyrore në mungesë të fajit të ndërtuesit.

Pikërisht, sikundër në rastin pas tërmetit, ekspertët sugjerojnë se qeveria e Kryeministrit Edi Rama mund të nxirrte një VKM të re për ta reflektuar këtë realitet tjetër rreziqesh, duke detyruar që brenda primit prej 1% të vlerës së pronës të sigurohej edhe rreziku nga zjarret. Kjo mund të ishte një qasje më serioze dhe në krah të qytetarëve, sesa pozicioni që aktualisht zgjodhi të mbajë kryeministri.

Citizen iu drejtua me një koment kompanisë “Arlis” për të kuptuar nëse pallati ka qenë i siguruar apo jo, por deri në momentin e publikimit të këtij shkrimi kompania nuk u përgjigj.

Edhe pse realiteti tregoi se për pak minuta fasada shpërndau flakën shumë shpejt, vetë kompania ndërtuese mohon të ketë pasur në përbërje materiale djegëse apo që ndihmuan në përshkallëzimin e situatës.

Në lidhje me përgjegjësinë, “Arlis” në një reagim të dytë theksoi se ka qenë kusht kontraktual që nënkontraktori i punimeve të fasadës, të garantojë përdorimin e materialeve rezistente ndaj zjarrit, si dhe një garanci 25-vjeçare të saj. Por ekspertët e ndërtimit flasin ndryshe për faktet.

Ervin Mici, inxhinier i mbrojtjes nga zjarri, tha për Citizens se thuajse të gjitha godinat në Shqipëri kanë materiale të djegshme (kombustibël), “në një formë ose në një tjetër”.

“Soletat në Shqipëri janë të gjitha me polistiren, që janë mina me sahat dhe të gjithë flasin me epitete, por nuk funksionon ashtu…” vijoi ai.

Sipas Micit, Shqipërisë i duhet një legjislacion i përshtatshëm dhe “jo-ambig”, sepse sot nuk ka një përgjegjës të qartë për këtë situatë përveç Kuvendit, i cili “nuk i ka bërë ligjet siç duhet”.

“Kryeministri nuk është gjykatës, patjetër që ai mund ta bëjë [rindërtimin e pallatit] duke detyruar në formë jo-ligjore ndërtuesin, por nga ana ligjore nuk mund ta detyrosh ndërtuesin ta bëjë vetë pa pasur rezultat hetimor apo vendim për përgjegjësitë,” përmbylli Mici.

Banorëve u sigurohet bonus qiraje

Në podkastin e tij, Kryeministri Rama konfirmoi se banorëve do t’u sigurohet bonus qiraje nga Bashkia Tiranë, për aq kohë sa do të zgjasë rindërtimi i godinës.

“Besoj se nuk do të marrë shumë kohë, sepse karabinaja është aty,” tha Rama, i cili nënkuptoi edhe instrumente të tjera përkrahje nga bashkia.

“Do të kenë një bonus qiraje dhe mbështetje nga bashkia për të lehtësuar barrën e krijuar nga dëmet e banesave të tyre”.

Por vetë banorët kanë bërë publike një letër me kërkesa të tjera, përveç bonusit të qirasë.

Ata kërkojnë verifikim të pavarur teknik për sigurinë e materialeve të përdorura, sidomos të fasadës, dhe zëvendësimin e çdo materiali të rrezikshëm me materiale të certifikuara, sipas standardeve europiane.

Gjithashtu kërkojnë kontroll të plotë të sistemit kundër zjarrit, përfshirë alarmet, pajisjet e fikjes dhe rrugët e evakuimit, si dhe vendosjen në funksion të hidrantëve dhe fikëseve të zjarrit.

Ata kanë kërkuar gjithashtu dëmshpërblim për dëmet e shkaktuara, rikthimin e apartamenteve në gjendjen e mëparshme.

Pallati 12-katësh i kompleksit “Farmacia 10” u dogj pasditen e 14 prillit duke shkrumbuar dhjetëra apartamente. Njëmbëdhjetë persona u dërguan me urgjencë në spital, fatmirësisht pa pasoja për jetën. Flakët u vunë nën kontroll vetëm pas ndërhyrjes me helikopterë, ndërsa një ditë më pas policia arrestoi katër persona dhe katër të tjerë i vuri nën hetim për shkelje të rregullave të sigurisë në punë dhe shkatërrim prone nga pakujdesia.

Mes të arrestuarve ishin administratori i kompleksit, menaxherja e një marketi në katin e parë të godinës nga ku dyshohet se nisi zjarri, inxhinieri drejtues i punimeve dhe administratori i kompanisë që ka realizuar fasadën. Ndërkohë, janë nisur hetime edhe ndaj pronarit të kompleksit, ndërtuesit dhe punonjësve të marketit. /citizens.al

Artikulli para

BE paralajmëron Ballkanin Perëndimor: 700 milionë euro në rrezik nëse nuk përmbushen reformat

Artikulli pas

Dosja e AKSHI-t: Si Hava Delibashi udhëzonte prokurimet për të favorizuar kompani të lidhura me Ermal Beqirin

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Shqipëria e papërgatitur për ndikimin e Inteligjencës Artificiale në zgjedhje
Aktualitet

Shqipëria e papërgatitur për ndikimin e Inteligjencës Artificiale në zgjedhje

21 Shtator, 2026
Të gjithë duan “çun; Shqipëria, anomali në lindje, djemtë mbi normën natyrale
Aktualitet

E dyta më e shtrenjtë në Europë, sa kushton të rrisësh një foshnjë në Shqipëri?

20 Shtator, 2026
Plas kontrabanda e iPhone 18 në Shqipëri, miliona dëm në arkën e shtetit
Aktualitet

Plas kontrabanda e iPhone 18 në Shqipëri, miliona dëm në arkën e shtetit

20 Shtator, 2026
IA Gemini e Google hakeron tre kompani gjatë një testi të sigurisë kibernetike
Aktualitet

IA Gemini e Google hakeron tre kompani gjatë një testi të sigurisë kibernetike

19 Shtator, 2026
Çmimet e larta ulin konsumin e naftës, Prilli shënon kthesën, zhdoganohen 52 mijë ton
Aktualitet

Bordi i Transparencës ul çmimet e karburanteve

19 Shtator, 2026
Çfarë përmban marrëveshja mes Danimarkës dhe SHBA-së që bllokon Kinën dhe Rusinë
Aktualitet

Çfarë përmban marrëveshja mes Danimarkës dhe SHBA-së që bllokon Kinën dhe Rusinë

19 Shtator, 2026
Artikulli pas
Dosja e AKSHI-t: Si Hava Delibashi udhëzonte prokurimet për të favorizuar kompani të lidhura me Ermal Beqirin

Dosja e AKSHI-t: Si Hava Delibashi udhëzonte prokurimet për të favorizuar kompani të lidhura me Ermal Beqirin

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Euro mbetet i qëndrueshëm, dollari e mbyll javën me rritje
Ekonomi

Dollari e nis të martën me rritje, euro nuk luhatet

Nga Editor
3 Mars, 2026
0

Dollari amerikan ka shënuar rritje në kursin e këmbimit mëngjesin e sotëm, duke u forcuar krahasuar me një ditë më...

Lexo të plotë
Raporti i kredive me probleme për individët ra në 2.9% vitin e kaluar

Greqia “luftë” CASH-it, bëhuni gati të nxirrni kartat për pagesa mbi 500 euro! Nuk pranohen në dorë

7 Maj, 2026
Protesta, Presidenti Begaj pret Ali Ahmetin: UÇK bën krenar çdo shqiptar

Protesta, Presidenti Begaj pret Ali Ahmetin: UÇK bën krenar çdo shqiptar

17 Tetor, 2025
Si u mbajtën “peng” për 90 minuta udhëtarët e Wizz Air nga Londra në Tiranë

Si u mbajtën “peng” për 90 minuta udhëtarët e Wizz Air nga Londra në Tiranë

2 Maj, 2025
Çfarë i ndodh trurit kur e teprojmë me ushqimin gjatë festave?

Çfarë i ndodh trurit kur e teprojmë me ushqimin gjatë festave?

24 Dhjetor, 2025

Të Fundit

Euro në rënie të lirë, monedha europiane arrin një tjetër minimum historik

SEPA ul ndjeshëm kostot e transfertave nga jashtë, rritet sasia e parave e dërguar nga emigrantët

21 Shtator, 2026
Kush pacient duhet të bëjë transplant? AI dhe mjekët nuk japin të njëjtën përgjigje

Kush pacient duhet të bëjë transplant? AI dhe mjekët nuk japin të njëjtën përgjigje

21 Shtator, 2026
Rreth 9 mijë kompani ndërtimi në “shënjestër” të tatimeve: Çfarë po kontrollohet

Ndërtimi deklaron 2 200 punonjës më shumë, rritje e fortë pagash

21 Shtator, 2026
Si mund t’i mbrojë BE fëmijët nga rreziqet e rrjeteve sociale?

Si mund t’i mbrojë BE fëmijët nga rreziqet e rrjeteve sociale?

21 Shtator, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr