• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E enjte, 22 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

DOSJA/ Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri i çonin Mirlinda Karçanajt kuti vere plot me euro prerje 100, 200 dhe 500

SkyWeb Nga SkyWeb
21 Prill, 2026
në Aktualitet, Fokus, Kryesore
A A
DOSJA/ Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri i çonin Mirlinda Karçanajt kuti vere plot me euro prerje 100, 200 dhe 500

Foto ilustruese e prodhuar me AI per qellime ilustrimi

Share on FacebookShare on WhatsApp

Detaje të reja nga hetimet e Prokurorisë së Posaçme hedhin dritë mbi një nga episodet më të forta të dosjes së AKSHI-t, ku përshkruhet mënyra konkrete se si, sipas dyshimeve, janë dorëzuar paratë tek ish-drejtoresha Mirlinda Karçanaj.

DOSJA/ Andis Papa dhe Ermal Beqiri “blenë” 10 mln euro çokollata e biskota me paratë e AKSHI-t

 Hetimet e drejtuara nga prokurori Bledar Maksutaj kanë dokumentuar të paktën 200 mijë euro ryshfet, që dyshohet se janë përfituar nga Karçanaj nëpërmjet një zinxhiri personash të lidhur me strukturën e hetuar.

Në qendër të kësaj skeme dalin emrat e Ergys Agasit dhe Ermal Beqirit, të cilët sipas materialeve hetimore, përdornin një metodë të pazakontë për dorëzimin e parave: kuti shishesh vere të mbushura me kartmonedha euro në prerje 100, 200 dhe 500.

Ndërkohë Ergys Agasi konsiderohet si kreu i këtij grupi të strukturuar kriminal.

Sipas dosjes që ka parë skyweb.al, këto “kuti vere” janë përdorur në disa raste për të maskuar kalimin e shumave monetare drejt Karçanajt.

Fatura fiktive për zhvatjen e parave të AKSHI-t, SPAK i sekuestron 5 mln euro “Zotit të çokollatave” Andis Papa, pronari i Fastech i shërbeu dyshes Agasi-Beqiri

Paratë nuk kalonin gjithmonë drejtpërdrejt, por përmes ndërmjetësve, ku përmenden Daniel Shima dhe Arjola Koromani, kjo e fundit e konsideruar si person i besuar i Ermal Beqirit.

Dokumenti thekson se ekzistojnë dyshime të arsyeshme se një pjesë e shumave janë kaluar fillimisht përmes Daniel Shimës, ndërsa në raste të tjera përmes Arjola Koromanit, duke krijuar një rrjet të ndërmjetëm për të shmangur gjurmimin e drejtpërdrejtë të parave.

Në këtë zinxhir, roli i Ermal Beqirit del i lidhur me organizimin dhe furnizimin e këtyre shumave, ndërsa lidhjet e tij me Ergys Agasin përmenden si pjesë e një strukture më të gjerë që, sipas hetimit, ka ndikuar në procedurat e prokurimit publik.

Po sipas materialeve hetimore, këto përfitime financiare dyshohet se janë përdorur edhe për blerje pasurish të paluajtshme, kryesisht në Tiranë dhe në zonën e Qerretit.

Një element që bie në sy në këtë dosje është përdorimi i verës si element mbulues, çka sipas hetuesve shërbente për të kamufluar transfertat e parave dhe për të shmangur dyshimet në momentin e dorëzimit.

Të gjitha këto të dhëna, sipas SPAK, lidhen me një skemë të mirëorganizuar korrupsioni, ku përmes ndërmjetësve dhe formave të maskuara janë shpërndarë përfitime financiare me qëllim favorizimin e kompanive të caktuara në tenderat e AKSHI-t. /skyweb.al

Etiketat: Arjola Koromaniergys agasiermal beqiri
Artikulli para

Fatura fiktive për zhvatjen e parave të AKSHI-t, SPAK i sekuestron 5 mln euro “Zotit të çokollatave” Andis Papa, pronari i Fastech i shërbeu dyshes Agasi-Beqiri

Artikulli pas

192 pasagjerë lihen në tokë: Punonjësit e aeroportit në Francë ishin sëmurë, avioni i RyanAir niset bosh për në Marok

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Rama bën ndryshime në qeveri, ministritë që preken
Aktualitet

Ndryshime në kabinetin qeveritar, dy emërime të reja

21 Tetor, 2026
Kush janë “Shqiponjat” dhe pse jelekëkuqtë po rrahin pa mëshirë studentët (ndryshe nga FNSH)
Aktualitet

E FUNDIT/ Qeveria rrit shpërblimin e policëve dhe numrin e përfituesve brenda 48 orëve

21 Tetor, 2026
SURPRIZË! Qeveria “ringjall’ ligjin për Investimet Strategjike pasi njoftoi shfuqizimin e tij
Ekonomi

SURPRIZË! Qeveria “ringjall’ ligjin për Investimet Strategjike pasi njoftoi shfuqizimin e tij

21 Tetor, 2026
Një mega skemë evazioni fiskal? Si u “zhyt” në humbje koncesionari i kromit në Kalimash, Illyria Minerals Industry: Fryrje e pashpjegueshme shpenzimesh dhe transaksione me “flamur të kuq”

“Dëmet fizike në disa filiale nuk cenojnë sigurinë e bankave”, gazetari: Sistemi i sigurt, depozitat të pacënueshme
Ekonomi

“Dëmet fizike në disa filiale nuk cenojnë sigurinë e bankave”, gazetari: Sistemi i sigurt, depozitat të pacënueshme

21 Tetor, 2026
Kamera për njohje fytyre në rrugë, Vangjel Tavo drejt një “Big Brother” në Himarë. Kush do t’i administrojë të dhënat?
Ekonomi

Kamera për njohje fytyre në rrugë, Vangjel Tavo drejt një “Big Brother” në Himarë. Kush do t’i administrojë të dhënat?

21 Tetor, 2026
Artikulli pas
Britaniku që humbi fluturimin e Ryan Air nga Krakow-i në Tiranë bëhet viral në rrjetet sociale

192 pasagjerë lihen në tokë: Punonjësit e aeroportit në Francë ishin sëmurë, avioni i RyanAir niset bosh për në Marok

Të Përzgjedhura

Euro merr për poshtë në prag të festave, sot shënoi rekordin e ri historik
Ekonomi

Euro ruan “stabilitetin”, si mbyllet java për valutat kryesore

Nga Editor
16 Janar, 2026
0

Dollari amerikan nuk ka shënuar ndryshime të ndjeshme në vlerë krahasuar me ditën e djeshme, duke e mbyllur javën në...

Lexo të plotë
Lufta në Gjirin Persik rrit frikën e një tjetër krize energjetike

Lufta në Gjirin Persik rrit frikën e një tjetër krize energjetike

5 Mars, 2026
Shitje rekord të iPhone 17, të ardhurat e Apple kapin majat e tregut global

Shitje rekord të iPhone 17, të ardhurat e Apple kapin majat e tregut global

20 Tetor, 2025
BSH thotë se apartamentet u shtrenjtuan me 44.5 për qind në gjysmën e dytë të vitit të kaluar

Ndryshojnë rregullat për pronat në bashkëpronësi: Si do të bëhet ndarja

3 Tetor, 2026
Shtohen pasiguritë, Irani paralajmërim për anijet që kalojnë pa leje Ngushticën e Hormuzit

Shtohen pasiguritë, Irani paralajmërim për anijet që kalojnë pa leje Ngushticën e Hormuzit

8 Prill, 2026

Të Fundit

Rama bën ndryshime në qeveri, ministritë që preken

Ndryshime në kabinetin qeveritar, dy emërime të reja

21 Tetor, 2026
Kush janë “Shqiponjat” dhe pse jelekëkuqtë po rrahin pa mëshirë studentët (ndryshe nga FNSH)

E FUNDIT/ Qeveria rrit shpërblimin e policëve dhe numrin e përfituesve brenda 48 orëve

21 Tetor, 2026
SURPRIZË! Qeveria “ringjall’ ligjin për Investimet Strategjike pasi njoftoi shfuqizimin e tij

SURPRIZË! Qeveria “ringjall’ ligjin për Investimet Strategjike pasi njoftoi shfuqizimin e tij

21 Tetor, 2026
Mbi 45 000 pasagjerë kaluan në TIA vetëm gjatë në 24 orë

Gratë shtatëzëna dhe familjet me fëmijë, me një linjë të dedikur kalimi në Aeroportin e Tiranës

21 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr