• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E diel, 7 Qershor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Lojë “ngriva-shkriva” me tenderët në Bashkinë Himarë, misteri i tërheqjes së një ankimimi dhe pikëpyetjet mbi ceremoninë çeljes së sezonit veror

SkyWeb Nga SkyWeb
22 Prill, 2026
në Ekonomi, Kryesore
A A
0
DEL RAPORTI/ Pse dhe si ndodhi black out-i i energjisë elektrike që futi në errësirë Shqipërinë dhe rajonin
Share on FacebookShare on WhatsApp

Disa ditë më parë, Skyweb.al raportoi për shumën e konsiderueshme të parave që Bashkia Himarë, nën drejtimin e Vangjel Tavos, po shpenzon për aktivitete dhe evente gjatë javëve të fundit.

Në qendër të vëmendjes ka qenë edhe tenderi me fond 9 800 000 lekë (pa TVSH) për “Organizim i aktivitetit të çeljes së sezonit veror”, i cili është shoqëruar me ankesa në Komisionin e Prokurimit Publik, duke nxjerrë në pah problematika dhe mungesë transparence mbi mënyrën se si përdoren fondet publike si edhe dyshime për paracaktim të fituesit përmes kritereve teknike.

Bëhet fjalë për një tender, i cili një vit më parë u fitua nga një subjekt i lidhur me prodhimin e patates në Pogradec, duke ngritur pikëpyetje mbi kriteret dhe përzgjedhjen.

Edhe këtë vit, interesi për fituesin ishte i lartë, por zhvillimet e fundit kanë shtuar më shumë dyshimet sesa kanë dhënë përgjigje.

Kujt ia ka caktuar Vangjel Tavo tenderin për çeljen e sezonit turistik? Një ankimim në KPP zbulon pazaret në Himarë

Pas shpalljes së tenderit, kompania “Think Advertising” depozitoi një ankesë pranë KPP, ku kundërshtonte në mënyrë shumë të detajuar dhe profesionale kriteret teknike të vendosura nga Bashkia Himarë, duke kërkuar ndryshimin e tyre.

 Argumentimi i kompanisë ishte i fortë dhe çështja kishte kaluar në fazë shqyrtimi nga KPP, por këtu duket se nisin skemat, telefonatat, premtimet…

Por, në mënyrë të papritur dhe pa asnjë sqarim teknik, siç skyweb.al ka konstatuar në KPP, kompania është tërhequr nga ankesa.

Në kërkesën dërguar KPP-së, ajo justifikohet me formulimin: “Pasi jemi të angazhuar në punë të tjera dhe e kemi të pamundur për vazhdimin e procedurave të ankimit ndaj tërhiqemi nga ankesa e depozituar në KPP.”

Ky arsyetim, i përgjithshëm dhe pa lidhje me thelbin e pretendimeve, duke ditur edhe se përballë ndodhet një “usta” si Vangjel Tavo, që tenderët e aktiviteteve kulturore ua jep edhe një fermeri patatesh pa e vrarë mendjen fare, ka shtuar dyshimet mbi atë që ndodh realisht pas kuintave për këtë procedurë.

Me tërheqjen e ankesës, Komisioni i Prokurimit Publik e mbylli menjëherë çështjen, pa hyrë në shqyrtimin e pretendimeve, duke i hapur rrugë Bashkisë Himarë të vijojë procedurën për shpalljen e fituesit.

Praktika e deritanishme tregon se tërheqje të tilla shpesh shoqërohen me zhvillime të tjera në vijim, siç janë “tenderët kompensues” në javët apo ditët e ardhshme.

 Skyweb.al do të ndjekë këtë procedurë për të parë nëse emri i kësaj kompanie do të shfaqet si fituese në këtë apo në procedura të tjera të ngjashme në vijim. /skyweb.al

Etiketat: bashkia himaretenderetvangjel tavo
Artikulli para

192 pasagjerë lihen në tokë: Punonjësit e aeroportit në Francë ishin sëmurë, avioni i RyanAir niset bosh për në Marok

Artikulli pas

SPAK zgjeron hetimet, në dosjen e AKSHI-t edhe Albascan e Elision Jorgjit. Roli në tenderin “Smart Lab”: “Iku Danieli, tani është Gysi’”

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Gjenerata Z kërkon “kokën” e tij dhe të Berishës, Rama letër mediave të huaja: Janë vetëm 2 mijë veta në shesh
Aktualitet

Gjenerata Z kërkon “kokën” e tij dhe të Berishës, Rama letër mediave të huaja: Janë vetëm 2 mijë veta në shesh

6 Qershor, 2026
Rama nxjerr Gonxhen për të qetësuar protestuesit: Duhet reflektim i thellë
Aktualitet

Rama nxjerr Gonxhen për të qetësuar protestuesit: Duhet reflektim i thellë

6 Qershor, 2026
Ministria e Financave thotë se do të ngrejë një Task Forcë për parandalimin e abuzimeve me çmimin e karburanteve
Aktualitet

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet e karburanteve

6 Qershor, 2026
Salillari u shpall fitues për autostradën Milot Balldren, gati firmosja e kontratës
Ekonomi

Salillari u shpall fitues për autostradën Milot Balldren, gati firmosja e kontratës

6 Qershor, 2026
Mbi 45 000 pasagjerë kaluan në TIA vetëm gjatë 24 orëve të fundit
Fokus

Mbi 45 000 pasagjerë kaluan në TIA vetëm gjatë 24 orëve të fundit

6 Qershor, 2026
Rrëshqitjet e dheut në Durrës rrezikojnë banorët dhe bizneset pranë bregdetit
Aktualitet

Rrëshqitjet e dheut në Durrës rrezikojnë banorët dhe bizneset pranë bregdetit

6 Qershor, 2026
Artikulli pas
SPAK zgjeron hetimet, në dosjen e AKSHI-t edhe Albascan e Elision Jorgjit. Roli në tenderin “Smart Lab”: “Iku Danieli, tani është Gysi’”

SPAK zgjeron hetimet, në dosjen e AKSHI-t edhe Albascan e Elision Jorgjit. Roli në tenderin “Smart Lab”: “Iku Danieli, tani është Gysi’”

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

OBSH: Pijet e lira me sheqer po dëmtojnë shëndetin global
Shëndet

OBSH: Pijet e lira me sheqer po dëmtojnë shëndetin global

Nga Editor
13 Janar, 2026
0

Pijet pa alkool me përmbajtje të lartë sheqeri dhe pijet alkoolike po kontribuojnë ndjeshëm në rritjen e obezitetit, diabetit dhe...

Lexo të plotë
Kupa e Botës, Ambasada Amerikane njoftim të rëndësishëm për vizat

Kupa e Botës, Ambasada Amerikane njoftim të rëndësishëm për vizat

30 Nëntor, 2025
Shqiptarët thyejnë rekord, shpenzuan 700 miliardë lekë blerje dhe pagesa online

Shqiptarët thyejnë rekord, shpenzuan 700 miliardë lekë blerje dhe pagesa online

28 Nëntor, 2025
Pushime në Portugali? EasyJet nis fluturimet nga Tirana në Lisbonë

EasyJet qetëson pasagjerët: Asnjë tarifë shtesë për biletat e shitura dhe prenotimet e reja për verën 2026!

27 Prill, 2026
Edukimi në industrinë e dizajnit dhe multimedias: potenciali që ka Shqipëria në një fshat global

Edukimi në industrinë e dizajnit dhe multimedias: potenciali që ka Shqipëria në një fshat global

2 Shtator, 2025

Të Fundit

Gjenerata Z kërkon “kokën” e tij dhe të Berishës, Rama letër mediave të huaja: Janë vetëm 2 mijë veta në shesh

Gjenerata Z kërkon “kokën” e tij dhe të Berishës, Rama letër mediave të huaja: Janë vetëm 2 mijë veta në shesh

6 Qershor, 2026
FOTO/ Hoteli që s’do të duket si hotel, koncepti i ri i akomodimit në Firence

FOTO/ Hoteli që s’do të duket si hotel, koncepti i ri i akomodimit në Firence

6 Qershor, 2026
Rama nxjerr Gonxhen për të qetësuar protestuesit: Duhet reflektim i thellë

Rama nxjerr Gonxhen për të qetësuar protestuesit: Duhet reflektim i thellë

6 Qershor, 2026
Testohet te njerëzit vaksina e parë e krijuar nga inteligjenca artificiale

Testohet te njerëzit vaksina e parë e krijuar nga inteligjenca artificiale

6 Qershor, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr