• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E hënë, 7 Shtator, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

SPAK zgjeron hetimet, në dosjen e AKSHI-t edhe Albascan e Elision Jorgjit. Roli në tenderin “Smart Lab”: “Iku Danieli, tani është Gysi’”

SkyWeb Nga SkyWeb
22 Prill, 2026
në Aktualitet, Fokus, Kryesore
A A
0
SPAK zgjeron hetimet, në dosjen e AKSHI-t edhe Albascan e Elision Jorgjit. Roli në tenderin “Smart Lab”: “Iku Danieli, tani është Gysi’”
Share on FacebookShare on WhatsApp

Hetimet për aferën e AKSHI-t po marrin një shtrirje gjithnjë e më të gjerë, ndërsa prokurorët e SPAK, Bledar Maksuti dhe Altin Dumani, kanë zgjeruar rrethin e personave të dyshuar si pjesë e asaj që në dosje përshkruhet si një skemë e mirëorganizuar, me në qendër Ergys Agasin.

Sipas dosjes që ka parë Skyweb.al, një nga emrat e përfshirë së fundmi në hetim është Elision Jorgji, pronar i kompanisë “Albascan”.

DOSJA/ Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri i çonin Mirlinda Karçanajt kuti vere plot me euro prerje 100, 200 dhe 500

Emri i tij rezulton të jetë regjistruar vetëm katër ditë para se Gjykata e Posaçme të miratonte kërkesën e SPAK për sekuestrimin e pasurive të një sërë personash të përfshirë në dosje, mes tyre Ergys Agasi, Ermal Beqiri, Mirlinda Karçanaj, Andis Papa dhe Gëzim Hoxha.

Në listën e pasurive të sekuestruara përfshihet edhe një shumë prej rreth 1 milion euro e lidhur me shoqërinë “Albascan”, një kompani që rezulton ndër përfituesit e mëdhenj të tenderëve publikë, por që sipas hetimeve dyshohet se ka qenë pjesë e mekanizmit të favorizimeve përmes AKSHI-t.

Si del në skenë Elision Jorgji

Roli i Elision Jorgjit në këtë skemë është zbardhur përmes dëshmisë së biznesmenes Migena Schroeder, e cila ka dhënë detaje të drejtpërdrejta mbi një nga projektet më të rëndësishme, atë të laboratorëve “Smart Lab” në shkolla.

Sipas saj, gjithçka nis në fillim të vitit 2022, kur ajo kontaktohet nga Daniel Shima, në atë kohë një nga figurat kyçe në AKSHI. Ai i propozon përfshirjen në një projekt të ardhshëm prokurimi për laboratorët SMART, duke i bërë të qartë se fituesi ishte paracaktuar.

Në dëshminë e saj, ajo shprehet se:

“Danieli më thotë që ky projekt është caktuar që do të realizohej nga shoqëria ‘Albascan’ dhe se për këtë arsye duhet të takohesha me përfaqësues të kësaj shoqërie, shtetasin Elison Jorgji.”

Kjo është pika e parë ku del qartë se kompania “Albascan” ishte e pozicionuar paraprakisht në këtë procedurë, përpara se ajo të hapej zyrtarisht.

Nga “Danieli” te “Gysi”,

Dëshmia e Schroeder tregon edhe një zhvillim tjetër kyç në kronologjinë e ngjarjeve. Sipas saj, në vitin 2024, kur projekti ende nuk kishte përfunduar, Elision Jorgji i komunikon një ndryshim të rëndësishëm në strukturën e vendimmarrjes.

“Elison Jorgji më tha që Daniel Shima nuk do ishte më përgjegjës për çfarë ndodhte në AKSHI dhe se tashmë gjërat i kishte marrë në dorë një shtetas me emrin ‘Gysi’.”

Ky moment përkon me zhvendosjen e qendrës së kontrollit, duke e lidhur drejtpërdrejt projektin me emrin e Ergys Agasit, i konsideruar nga hetuesit si figura kryesore e skemës.

Në vijim, dëshmia përshkruan edhe mënyrën se si tentoheshin të kanalizoheshin fondet. Sipas Schroeder, Elision Jorgji i ka propozuar që pagesat të kalonin në llogaritë e saj dhe më pas të shpërndaheshin në mënyrë të fragmentuar përmes faturave.

“Ai do më kalonte në llogari lekët dhe unë duhet t’i mbaja dhe t’i kaloja me fatura të vogla nga pak e nga pak…”

Ky mekanizëm përputhet me atë që SPAK e konsideron si një formë të pastrimit të parave përmes kontratave fiktive dhe faturimeve të fragmentuara.

Schroeder deklaron se nuk ka pranuar të përfshihet në këtë skemë dhe ka tentuar ta referojë çështjen tek drejtuesit e AKSHI-t, por situata ka marrë një tjetër drejtim.

Pas refuzimit, ajo kontaktohet nga Ermal Beqiri, një tjetër emër kyç në dosje, i cili sipas saj i ka dhënë një paralajmërim të drejtpërdrejtë:

“Më tha që unë kisha hyrë në një ‘pishinë peshkaqenësh’ dhe se ai ishte aty për të ‘zgjidhur historinë’.”

Ky pasazh, i përfshirë në dosjen hetimore, përshkruan presionin dhe klimën në të cilën operonte kjo skemë.

Kontrata pa vlerë dhe faturë mbi 100 milion lekë

Në vijim të kësaj historie, hetimi evidenton edhe një kontratë shërbimi mes shoqërive AESS dhe “EA Solution”, ku nuk specifikohet as vlera dhe as volumi i shërbimeve.

Megjithatë, më 13 shkurt 2024, rezulton se është lëshuar një faturë në vlerën 100,840,264 lekë, pa një bazë të qartë shërbimi, çka forcon dyshimet për transaksione fiktive.

Sipas SPAK, disa kompani, përfshirë edhe Fastech, First, AESS dhe Soft & Solution, kanë kryer pagesa të konsiderueshme drejt “EA Solution”, një subjekt që sipas hetimit nuk ka kryer asnjë shërbim real dhe nuk disponon kapacitete teknike apo njerëzore.

Në këtë kuadër, përfshirja e Elision Jorgjit dhe kompanisë “Albascan” shihet nga hetuesit si pjesë e një zinxhiri më të gjerë, ku tenderët publikë dyshohet se paracaktoheshin dhe më pas financat qarkullonin përmes mekanizmave të maskuar.

Ndaj tij rëndojnë dyshime për “korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë detyra publike” dhe “pastrim të produkteve të veprës penale”, ndërsa hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht rolin e tij në këtë skemë.

Zgjerimi i dosjes dhe përfshirja e emrave të rinj tregon se hetimi për AKSHI-n nuk është në fazë mbylljeje, por përkundrazi po thellohet, duke nxjerrë në sipërfaqe mekanizma të detajuar të funksionimit të një sistemi që dyshohet se ka manipuluar për vite me radhë procedurat e prokurimit publik. /skyweb.al

Etiketat: albascanelision jorgjiselison jorgjis
Artikulli para

Lojë “ngriva-shkriva” me tenderët në Bashkinë Himarë, misteri i tërheqjes së një ankimimi dhe pikëpyetjet mbi ceremoninë çeljes së sezonit veror

Artikulli pas

SPAK mësyn te pronat që Ergys Agasi përvetësoi nga Equos Resort me ndihmën e Dallandyshe Bicit, ekzekutohet vendimi i sekuestrimit

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Luan Muça reagon për herë të parë pas konfliktit në Vlorë: Vasil Bedinaj më ngriti kurth, tokën në Palasë e kam blerë të paktën dy herë
Ekonomi

Luan Muça reagon për herë të parë pas konfliktit në Vlorë: Vasil Bedinaj më ngriti kurth, tokën në Palasë e kam blerë të paktën dy herë

6 Shtator, 2026
OKB propozon një hartë të re të botës: Pse po ndryshohet mënyra si e shohim planetin?
Aktualitet

OKB propozon një hartë të re të botës: Pse po ndryshohet mënyra si e shohim planetin?

6 Shtator, 2026
Nga administrata te “miku” për të gjetur zgjidhje, Rama: Shteti ka tre plagë që ushqejnë njëra-tjetrën
Aktualitet

Ngërçi me pagat e magjistratëve, Rama: Secili institucion në vendin e vet

6 Shtator, 2026
Konsumimi i alkoolit gjatë adoleshencës mund të lërë pasoja afatgjata në tru
Kryesore

STUDIMI/ Një gotë në ditë rrit ndjeshëm rrezikun që të vdisni nga kanceri!

6 Shtator, 2026
Paketa e Maleve/ Kush e dogji Himarën dhe a duhen blerë zjarrfikëse në vend të 1 milion eurove për TALLAVA?!
Aktualitet

Paketa e Maleve/ Kush e dogji Himarën dhe a duhen blerë zjarrfikëse në vend të 1 milion eurove për TALLAVA?!

5 Shtator, 2026
Presidenti Begaj nga Teqeja e Frashërit: Vatër e dijes, identitetit dhe atdhedashurisë
Aktualitet

Presidenti Begaj nga Teqeja e Frashërit: Vatër e dijes, identitetit dhe atdhedashurisë

5 Shtator, 2026
Artikulli pas
SPAK mësyn te pronat që Ergys Agasi përvetësoi nga Equos Resort me ndihmën e Dallandyshe Bicit, ekzekutohet vendimi i sekuestrimit

SPAK mësyn te pronat që Ergys Agasi përvetësoi nga Equos Resort me ndihmën e Dallandyshe Bicit, ekzekutohet vendimi i sekuestrimit

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Raporti, ku mund të investoni në 2026? Zbuloni sektorët më premtues për Shqipërinë!
Ekonomi

Raporti, ku mund të investoni në 2026? Zbuloni sektorët më premtues për Shqipërinë!

Nga SkyWeb
17 Janar, 2026
0

Ekonomia shqiptare premton mundësi të mira investimi në sektorë me rritje të qëndrueshme dhe kthim relativisht të shpejtë kapitali. Ky...

Lexo të plotë
Dilema për proteinat: Bishtajoret e peshku forcojnë muskujt, por mishi i tepërt përshpejton plakjen

Dilema për proteinat: Bishtajoret e peshku forcojnë muskujt, por mishi i tepërt përshpejton plakjen

27 Prill, 2026
3069 farmaci në duart e 8 shpërndarësve, si funksionon oligopoli i ilaçeve

3069 farmaci në duart e 8 shpërndarësve, si funksionon oligopoli i ilaçeve

26 Gusht, 2025
Rama për Zvërnecin: Komisioni Europian është njohur me procesin

Rama për Zvërnecin: Komisioni Europian është njohur me procesin

16 Qershor, 2026
Para nga qielli! Qeveria mbyll 6-mujorin me 570 mln euro suficit, rriten edhe shpenzimet

Para nga qielli! Qeveria mbyll 6-mujorin me 570 mln euro suficit, rriten edhe shpenzimet

13 Gusht, 2026

Të Fundit

STUDIMI/ Pijet energjike shkaktojnë pagjumësi, humbje kujtese dhe obezitet tek të rinjtë

STUDIMI/ Pijet energjike shkaktojnë pagjumësi, humbje kujtese dhe obezitet tek të rinjtë

6 Shtator, 2026
Luan Muça reagon për herë të parë pas konfliktit në Vlorë: Vasil Bedinaj më ngriti kurth, tokën në Palasë e kam blerë të paktën dy herë

Luan Muça reagon për herë të parë pas konfliktit në Vlorë: Vasil Bedinaj më ngriti kurth, tokën në Palasë e kam blerë të paktën dy herë

6 Shtator, 2026
OKB propozon një hartë të re të botës: Pse po ndryshohet mënyra si e shohim planetin?

OKB propozon një hartë të re të botës: Pse po ndryshohet mënyra si e shohim planetin?

6 Shtator, 2026
Nga administrata te “miku” për të gjetur zgjidhje, Rama: Shteti ka tre plagë që ushqejnë njëra-tjetrën

Ngërçi me pagat e magjistratëve, Rama: Secili institucion në vendin e vet

6 Shtator, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr