• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E martë, 27 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Shëndet

Drita e gjumit gjatë natës, madje edhe ajo e Hënës që depërton në dritare janë rrezik për zemrën

Editor Nga Editor
11 Shtator, 2026
në Shëndet
A A
Drita e gjumit gjatë natës, madje edhe ajo e Hënës që depërton në dritare janë rrezik për zemrën
Share on FacebookShare on WhatsApp

Drita gjatë gjumit të natës, madje edhe drita e zbehtë e hënës apo ajo që hyn përmes një hapësire të vogël në derë mund të ndikojë negativisht në zemrën e njeriut, sipas një studimi të ri të publikuar në revistën European Heart Journal.

“Ekspozimi ndaj niveleve më të larta të dritës gjatë natës lidhet me rimodelimin e zemrës”, tha Lu Qi nga Universiteti Tulane në New Orleans, SHBA, i cili drejtoi studimin. “Kjo ndodh kur struktura dhe funksioni i zemrës ndryshojnë dhe zakonisht e shohim këtë si përgjigje ndaj stresit kronik ose dëmtimit të zemrës.”

Sipas tij, edhe pse ky është një mekanizëm me të cilin trupi i njeriut përshtatet ndaj stresit, “në fund ai e dobëson zemrën dhe mund të çojë në insuficiencë kardiake”.

Për këtë arsye, mbajtja e dhomës së gjumit sa më të errët që të jetë e mundur “duhet të konsiderohet si një nga strategjitë e mundshme për parandalimin e sëmundjeve të zemrës nga mjekët dhe politikëbërësit”, tha Qi.

Në studim morën pjesë 11,071 persona, të cilët u ekspozuan gjatë natës, për një javë, ndaj niveleve të ndryshme të dritës – nga errësira pothuajse totale deri te nivele drite të ngjashme me atë të ekranit të një telefoni me ndriçim të ulët ose me dritën që hyn përmes një dere të lënë paksa hapur.

Tre vjet më vonë, pjesëmarrësve iu krye një rezonancë magnetike kardiovaskulare për të kontrolluar ndryshimet e mundshme në strukturën dhe funksionin e zemrës.

Rezultatet treguan se pjesëmarrësit e ekspozuar ndaj niveleve më të larta të dritës gjatë natës kishin një trashje të mureve të dhomës së majtë të zemrës, duke zvogëluar hapësirën brenda barkushes. Gjithashtu, u vunë re shenja se aftësia e zemrës për t’u relaksuar dhe për t’u përshtatur gjatë rrahjeve ishte e reduktuar, një tregues i hershëm i dëmtimit të funksionit të zemrës.

“Errësira meriton të konsiderohet një tregues jetik, po aq i rëndësishëm për shëndetin kardiovaskular sa kontrolli i presionit të gjakut dhe ajri i pastër”, shkruan në një editorial shoqërues profesori Thomas Münzel nga Qendra Universitare Mjekësore e Mainzit në Gjermani, së bashku me kolegët e tij.

Ata u bëjnë thirrje mjekëve që të pyesin pacientët edhe për ambientin ku flenë: “Sa e errët është dhoma e gjumit? A punon pacienti gjatë natës? Sa përdor pajisje me ekran pas perëndimit të diellit?”

Ekspertët këshillojnë përdorimin e perdeve që bllokojnë dritën, ndriçimit me ngjyra të ngrohta pranë krevatit dhe mbulimin e dritave të vogla LED që qëndrojnë ndezur në pajisjet elektronike shtëpiake.

Edhe bashkitë kanë një rol për të luajtur, pasi ndotja nga drita është “një nga rreziqet e pakta mjedisore që qytetet mund ta kontrollojnë drejtpërdrejt dhe me kosto të përballueshme”.

Ndër masat e sugjeruara janë përdorimi i ndriçuesve të orientuar mirë, llambave me spektër të ngrohtë dhe ndriçimit të rrugëve me intensitet të reduktuar ose me sensorë lëvizjeje. Sipas ekspertëve, këto masa janë njëkohësisht efikase në kursimin e energjisë dhe miqësore me klimën, ndërsa ndihmojnë në reduktimin e ekspozimit ndaj dritës gjatë natës.

Etiketat: dritarrezikzemra
Artikulli para

FOTO/ Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës investon 2 milionë euro në 46 mjete të reja për operimet në pistë

Artikulli pas

Nuk kishte ndodhur KURRË! Faktorët lokalë dhe ndërkombëtare “zhysin” Euron nën 92 Lekë

Editor

Editor

Nga Kategoria

Një në tre të rinj përdor inteligjencën artificiale për informacion mbi drogën dhe alkoolin
Shëndet

Një në tre të rinj përdor inteligjencën artificiale për informacion mbi drogën dhe alkoolin

26 Tetor, 2026
Ora verore apo dimërore, cila është më e mirë për shëndetin?
Shëndet

Ora verore apo dimërore, cila është më e mirë për shëndetin?

26 Tetor, 2026
Si sorollaten qytetarët për të përfituar KEMP-in:Nga e-Albania te dosjet me postë e vizitat e përsëritura
Ekonomi

Si sorollaten qytetarët për të përfituar KEMP-in:Nga e-Albania te dosjet me postë e vizitat e përsëritura

26 Tetor, 2026
Pse njerëzit po i trajtojnë qentë si fëmijë? Shkencëtarët e kanë një përgjigje
Shëndet

Pse njerëzit po i trajtojnë qentë si fëmijë? Shkencëtarët e kanë një përgjigje

25 Tetor, 2026
Vaksina kundër kancerit e Moderna jep rezultate premtuese, por zhgënjen pritshmëritë e investitorëve
Shëndet

Vaksina kundër kancerit e Moderna jep rezultate premtuese, por zhgënjen pritshmëritë e investitorëve

24 Tetor, 2026
Punëtorët filmojnë aktivitetet e tyre për të trajnuar robotët e inteligjencës artificiale
Shëndet

Punëtorët filmojnë aktivitetet e tyre për të trajnuar robotët e inteligjencës artificiale

23 Tetor, 2026
Artikulli pas
Euro “zhytet” si kurrë më parë, dollari amerikan kërcen brenda ditës

Nuk kishte ndodhur KURRË! Faktorët lokalë dhe ndërkombëtare "zhysin" Euron nën 92 Lekë

Të Përzgjedhura

Euro “zbret pa frena”, sot në drekë kapi minimumin: Si kurrë më parë ndaj Lekut
Ekonomi

Kursi i këmbimit favorizon qeverinë, bie në 10.5 mld euro borxhi i jashtëm

Nga SkyWeb
12 Shtator, 2025
0

Rreth 10.5 miliardë euro rezulton të jetë borxhi i jashtëm i Shqipërisë. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, stoku...

Lexo të plotë
Alarm në Europë, agjentët rusë po blejnë prona pranë bazave të NATO-s

Alarm në Europë, agjentët rusë po blejnë prona pranë bazave të NATO-s

24 Shkurt, 2026
Jaht 1 milion euro, një rumune dhe tenderat e AKSHI-t, zbulohet pse u thirr në SPAK biznesmeni Ermal Beqiri

Jaht 1 milion euro, një rumune dhe tenderat e AKSHI-t, zbulohet pse u thirr në SPAK biznesmeni Ermal Beqiri

16 Shtator, 2025
Me një përvojë të gjatë në fushën e sigurisë, kush është Major Vasil Çuni që kandidon për kreun e Gardës së Republikës

Me një përvojë të gjatë në fushën e sigurisë, kush është Major Vasil Çuni që kandidon për kreun e Gardës së Republikës

5 Janar, 2026
Policia dhe Hetimi Tatimor mësyjnë zyrat e Bankers Petroleum

Bankers Petroleum, 20 vjet vjedhje e naftës shqiptare

4 Korrik, 2025

Të Fundit

Behgjet Pacolli del pas 7 orësh nga SPAK: Bëra kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

Behgjet Pacolli del pas 7 orësh nga SPAK: Bëra kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

26 Tetor, 2026
Një në tre të rinj përdor inteligjencën artificiale për informacion mbi drogën dhe alkoolin

Një në tre të rinj përdor inteligjencën artificiale për informacion mbi drogën dhe alkoolin

26 Tetor, 2026
Kreu i ERE thotë se nëse OSHEE ul humbjet, mund të vlerësohet edhe një zbritje e çmimit të energjisë elektrike

AI për faturat e energjisë. Rritje transparence dhe minimizim gabimesh në lexim

26 Tetor, 2026
Ora verore apo dimërore, cila është më e mirë për shëndetin?

Ora verore apo dimërore, cila është më e mirë për shëndetin?

26 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr