• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E hënë, 28 Shtator, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Ura mbi Bunë mbetet peng e burokracive

SkyWeb Nga SkyWeb
17 Qershor, 2025
në Aktualitet, Kryesore
A A
0
Ura mbi Bunë mbetet peng e burokracive
Share on FacebookShare on WhatsApp

Prej tre vitesh, Shqipëria dhe Mali i Zi, janë angazhuar të ndërtojnë së bashku një urë mbi lumin Buna, e cila do të lidhë Ulqinin me Velipojën. Vepra me vlerë 20 milion euro duhet të kishte përfunduar verën e kaluar. Por verifikimet e Faktoje tregojnë se projekti ndodhet në fazën përgatitore. Nëse ndërtimi fillon brenda këtij viti, përfundimi më i hershëm i urës mbi Bunë do të ishte në vitin 2027

Esmeralda Topi

Shqipëria dhe Mali i Zi do të shpenzojnë 20 milionë euro për një urë mbi lumin Buna që do t’i lidhë brigjet e dy qendrave bregdetare, Ulqinit dhe Velipojës.

Për herë të parë idea u bë publike qershorin e vitit 2022 gjatë një takimi të nismës “Ballkani i Hapur” në Ohër. Asokohe, kryeministri shqiptar Edi Rama e njohu kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç me projektin 3D të urës mbi lumin Buna.

Pak muaj më vonë, projekti u konkretizua në një Marrëveshje bilaterale mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, më 27 shkurt 2023 në Podgoricë.

Në mbledhjen e dytë të përbashkët mes dy qeverive, Edi Rama dhe Dritan Abazoviç nënshkruan Deklaratën e Përbashkët dhe Marrëveshjen Bilaterale për ndërtimin e urës në lumin Buna me bashkëfinancim.

Fakt 

Edhe pse marrëveshja mes Shqipërisë dhe Malit të Zi ka hyrë në fuqi, projekti për urën mbi Bunë nuk ka nisur zbatimin konkret në terren. Fondi Shqiptar i Zhvillimit bën të ditur se tashmë ka nisur puna për hartimin e Protokollit të Zbatimit, një proces që kërkon dakordësim ndërshtetëror dhe përfshirjen e trupave diplomatike të të dyja vendeve.

Sipas FSHZH-së, pas ngritjes së strukturave dhe ndarjes së përgjegjësive mes palëve, projekti i miratuar dhe i pajisur me leje ndërtimi do të nisë së zbatuari në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Kohëzgjatja e punimeve mbetet dy vite, një afat që do të fillojë të llogaritet vetëm nga dita e parë e nisjes së punimeve, për të cilën ende nuk ka një datë të saktë.

“Projekti i miratuar dhe i pajisur me lejet përkatëse, nis zbatimin duke respektuar të gjitha kërkesat e legjislacionit të aplikueshëm. Nga momenti kur të nisin punimet, kohëzgjatja e tyre është parashikuar të jetë 24 muaj”, sqaron FSHZH për Faktoje.al.

Rëndësia e projektit

“Ura mbi Bunë”, është një projekt i bërë gati për zbatim nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, duke shkurtuar distancën mes Velipojës dhe Ulqinit nga 73 km në 300 m.

Ekspertët e shohin ndërtimin e kësaj vepre si investim me ndikim të ndjeshëm në zhvillimin e turizmit në të dy vendet.

“Kjo vepër infrastrukturore do të mundësojë rritje të numrit të turistëve, sidomos të atyre ditorë, të cilët për shkak të afërsisë do të kenë mundësi të vizitojnë të dy brigjet brenda një dite. Ura do të lehtësojë përfshirjen e Velipojës dhe Ulqinit në guidat turistike ditore, duke nxitur bashkëpunimin mes dy qyteteve në menaxhimin e përbashkët të destinacioneve, eventeve dhe promovimit rajonal”, shprehet ekspertja për ekonominë Teuta Nunaj.

Ajo shton se kjo infrastrukturë krijon potencial për zgjatjen e sezonit turistik, nxit zhvillimin e bizneseve të vogla dhe përforcon profilin ndërkombëtar të të dy vendeve në kuadër të turizmit ndërkufitar dhe mesdhetar.

Sipas projektit, ura mbi lumin Buna do të lidhë fshatin Pulaj të Velipojës dhe Cveti Nikoliqin në Mal të Zi, në territorin e Komunës së Ulqinit.

Ura e projektuar është kompozitë me trarë çeliku dhe soletë beton arme, rreth 300 metër e gjatë me një gjerësi prej 17 metra linearë. Në projekt parashikohen dy korsi kalimi për makina me gjerësi rreth 5.25 metra secila, dy trotuare dhe korsi biçikletash në të dy krahët e urës.

Lartësia mesatare e urës në raport me nivelin më të lartë të ujit do të jetë rreth 10 metra për të mos ndërhyrë në qarkullimin lumor. I gjithë projekti do të kushtojë 20 milionë euro i cili do të bashkëfinancohet nga dy qeveritë.

Përfundim

Edhe pse hyrja në fuqi e marrëveshjes është një hap përpara, projekti për urën Velipojë–Ulqin mbetet ende në fazë përgatitore, me shumë hallka burokratike përpara. Me ritmin aktual të zhvillimeve, vështirë se ura do të jetë funksionale para vitit 2027, nëse nis ndërtimi brenda këtij viti, siç thotë FSHZH. Ndaj nisur nga këto informacione, ne e kategorizojmë ndërtimin e urës mbi lumin Bunë si premtim të pambajtur./faktoje.al

Etiketat: projektiura bune
Artikulli para

Pse stjuardesat buzëqeshin me duart pas shpine te dera teksa pasagjerën futen në avion?

Artikulli pas

Mbi 170 milionë USD taksa makinash të papaguara, DPSHTRR fillon marrjen e masave

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Rritet çmimi i naftës pasi Trump refuzon ofertën e Iranit për armëpushim
Aktualitet

Rritet çmimi i naftës pasi Trump refuzon ofertën e Iranit për armëpushim

28 Shtator, 2026
Qeveria publikon planin për zhvillimin deri në 2030, pranon mungesë koordinimi dhe fondesh
Aktualitet

Pagat e magjistratëve, Gjykata e Lartë dhe 3 shoqatat e gjyqtarëve e prokurorëve refuzojnë tryezën e Ramës

28 Shtator, 2026
Rama thotë se është i ndershëm dhe nuk ka në xhep asnjë qindarkë të dikujt: Jam për të bërë histori, jo për pasuri
Aktualitet

Rama thotë se është i ndershëm dhe nuk ka në xhep asnjë qindarkë të dikujt: Jam për të bërë histori, jo për pasuri

27 Shtator, 2026
Vlora Hyseni i dha sekretet Ergys Agasit, por Rama thotë se SPAK e teproi me urdhër arrestin!
Aktualitet

Vlora Hyseni i dha sekretet Ergys Agasit, por Rama thotë se SPAK e teproi me urdhër arrestin!

27 Shtator, 2026
FMN: Shqipëria po diplomon studentë që nuk i duhen kujt, e fundit në rajoni për studentët e shkencës
Aktualitet

FMN: Shqipëria po diplomon studentë që nuk i duhen kujt, e fundit në rajoni për studentët e shkencës

27 Shtator, 2026
Mbahet sot Tiranathlon, rrugët ku kufizohet qarkullimi i automjeteve dhe devijimi i autobusëve
Aktualitet

Mbahet sot Tiranathlon, rrugët ku kufizohet qarkullimi i automjeteve dhe devijimi i autobusëve

27 Shtator, 2026
Artikulli pas
Mbi 170 milionë USD taksa makinash të papaguara, DPSHTRR fillon marrjen e masave

Mbi 170 milionë USD taksa makinash të papaguara, DPSHTRR fillon marrjen e masave

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Tatimet venë në fokus “kleringun” në sektorin e ndërtimit
Ekonomi

Kullat, vilat dhe pallatet, sektori i ndërtimit po tkurret muaj pas muaji

Nga SkyWeb
30 Shtator, 2025
0

Ekonomia shqiptare u rrit me 3,51% në tremujorin e dytë të vitit 2025, por të dhënat e INSTAT tregojnë se...

Lexo të plotë
Miliona fëmijë po përballen çdo vit e më shumë me stres termik për shkak të ndryshimeve klimatike

Miliona fëmijë po përballen çdo vit e më shumë me stres termik për shkak të ndryshimeve klimatike

28 Gusht, 2026
Facebook mund të vendosë pagesë për shpërndarjen e linqeve

Facebook mund të vendosë pagesë për shpërndarjen e linqeve

18 Dhjetor, 2025
“Grabitqarë që sulmojnë dhe shkatërrojnë”: bakteret e shpellave që sfidojnë mjekësinë moderne

“Grabitqarë që sulmojnë dhe shkatërrojnë”: bakteret e shpellave që sfidojnë mjekësinë moderne

25 Mars, 2026
Çmimi i arit arrin nivel rekord

Çmimi i arit arrin nivel rekord

25 Janar, 2026

Të Fundit

Rritet çmimi i naftës pasi Trump refuzon ofertën e Iranit për armëpushim

Rritet çmimi i naftës pasi Trump refuzon ofertën e Iranit për armëpushim

28 Shtator, 2026
Qeveria publikon planin për zhvillimin deri në 2030, pranon mungesë koordinimi dhe fondesh

Pagat e magjistratëve, Gjykata e Lartë dhe 3 shoqatat e gjyqtarëve e prokurorëve refuzojnë tryezën e Ramës

28 Shtator, 2026
TARIFAT/ Sa kushton eksperti për rivlerësimin e banesave

“Vdekja” e kullave, çfarë do të ndodhë tani me lejet e dhëna në Tiranë?

27 Shtator, 2026
Rama thotë se është i ndershëm dhe nuk ka në xhep asnjë qindarkë të dikujt: Jam për të bërë histori, jo për pasuri

Rama thotë se është i ndershëm dhe nuk ka në xhep asnjë qindarkë të dikujt: Jam për të bërë histori, jo për pasuri

27 Shtator, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr