• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E premte, 25 Shtator, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Gazeta e njohur greke: Si arriti në majë miliarderi i parë shqiptar, rrugëtimi i Samir Manes

SkyWeb Nga SkyWeb
18 Qershor, 2025
në Ekonomi
A A
0
Gazeta e njohur greke: Si arriti në majë miliarderi i parë shqiptar, rrugëtimi i Samir Manes
Share on FacebookShare on WhatsApp

Gazeta e njohur greke Protothema i ka kushtuar një artikull të zgjeruar historisë së sipërmarrësit shqiptar Samir Mane, i cili është tashmë miliarderi i parë i Shqipërisë, por edhe i gjithë Ballkanit Perëndimor, sipas renditjes së fundit të Forbes.

Sipas Protothema, historia e Manes përfaqëson transformimin e thellë që ka kaluar Shqipëria në këto tri dekada pas rënies së komunizmit. Nga një vend i izoluar që prodhoi dikur stereotipe të trishta mbi “turistin shqiptar”, sot vjen në vëmendje figura e një sipërmarrësi që ka ndërtuar një perandori ekonomike me ndikim rajonal dhe ndërkombëtar.

Nga kamioni i parë në rrugën Vjenë–Tiranë, tek perandoria shumëkombëshe

Protothema sjell detaje të rrugëtimit të Manes, i cili nisi gjithçka në fillim të viteve 1990, kur u largua nga Shqipëria me një vizë të falsifikuar drejt Vjenës. Aty ai filloi aktivitetin e tij duke blerë pajisje elektronike që i transportonte vetë me kamion për t’i shitur në Shqipëri, në një kohë kur infrastruktura e vendit ishte primitive dhe mundësitë e importit thuajse të pamundura.

Kjo ishte baza nga ku lindi më pas Balfin Group, që sot është shndërruar në një nga grupet më të mëdha të investimeve në Ballkanin Perëndimor, me aktivitet në 11 shtete dhe në 8 sektorë ekonomikë. Sot grupi përfshin bankë, pasuri të paluajtshme, logjistikë, turizëm, elektronikë, energji dhe argëtim.

Dominim rajonal, ekspansion global

Protothema thekson se Mane sot është një figurë dominuese në Shqipëri dhe rajon, ndërsa grupi i tij ka hyrë fuqishëm edhe në tregjet perëndimore si SHBA dhe Kanada. Balfin zotëron rrjetin më të madh të shitjes me pakicë të elektronikës në rajon, si edhe projekte madhore turistike si Green Coast, Vala Mar dhe Vlora Marina, që tërheqin marka ndërkombëtare si Accor, Grand Melia dhe Hyatt.

Gazeta greke veçon edhe bashkëpunimin e ngushtë të Manes me rrjetin grek Jumbo, i cili nisi në 2011 dhe sot numëron 26 dyqane në Ballkan. Ndërkohë, sipas planit të ri të zgjerimit, dy kompanitë po hyjnë së bashku edhe në Moldavi.

“Nuk jam oligark”

Në shkrimin e saj, Protothema i kushton vëmendje edhe pozicionimit personal të Manes në lidhje me akuzat që janë ngritur në Shqipëri për lidhje të mundshme me politikën apo aferat korruptive. Mane ka mohuar çdo përfshirje:
“Nuk kam marrë pjesë kurrë në privatizime, nuk kam qenë pjesë e politikës. Unë nuk jam oligark. Pasurinë time e ndërtova në Austri dhe u ktheva në vendin tim.”

Nga inspirimi te filozofia e biznesit

Protothema nënvizon se filozofia e Manes është frymëzuar nga menaxherët e njohur amerikanë Jack Welch dhe Sam Walton: diversifikim i aktivitetit dhe fokus te zgjerimi i shitjes me pakicë jashtë kufijve të Shqipërisë, duke parë kufizimet e tregut vendas.

“Shqipëria është e vogël. Pse të mos zgjerohemi në rajon dhe më tej?” – citohet Mane nga Protothema./Marrë me shkurtime nga Protothema-skyweb.al

Etiketat: protothemasamir mane
Artikulli para

Jetike për fluturimin, çfarë janë “flapset” që hapen poshtë krahëve të avionit pak para ngjitjes?

Artikulli pas

Shqipëria “udhëheq” fluturimet komerciale, të parët në Europë me rreth 160% më shumë se para pandemisë

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Sulmohet Bitget, hakerat vjedhin rreth 350 milionë dollarë në kriptomonedha
Ekonomi

Sulmohet Bitget, hakerat vjedhin rreth 350 milionë dollarë në kriptomonedha

25 Shtator, 2026
Në cilat vende të Evropës të rinjtë janë të pasur?
Ekonomi

Euro e mbyll javën me rritje

25 Shtator, 2026
Si po ndërhyjnë qeveritë evropiane për të frenuar rritjen e çmimeve të karburanteve
Ekonomi

Si po ndërhyjnë qeveritë evropiane për të frenuar rritjen e çmimeve të karburanteve

25 Shtator, 2026
Mbi 2 mijë biznese të reja u regjistruan në prill
Ekonomi

Rikthimi i penaliteteve, bizneset nuk po fitojnë, apo nuk po paguajnë; Të ardhurat bien 5%

25 Shtator, 2026
“Mësohuni me çmimet e larta!” Industria e mishit ka një mesazh për komsumatorët
Ekonomi

Shqiptarët po hanë mish si asnjëherë më parë, dalin shifrat

24 Shtator, 2026
Janar-shkurt, tregu i sigurimeve shfaq përsëri rritje të dobët
Ekonomi

Sigurimet drejt standardeve të BE, kapitali do të lidhet me rrezikun dhe forcohet mbrojtja e klientëve

24 Shtator, 2026
Artikulli pas
Shqipëria “udhëheq” fluturimet komerciale, të parët në Europë me rreth 160% më shumë se para pandemisë

Shqipëria “udhëheq” fluturimet komerciale, të parët në Europë me rreth 160% më shumë se para pandemisë

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Lindjet në minimum historik, pse çiftet shqiptare shtyjnë fëmijën e parë
Ekonomi

Lindjet në minimum historik, pse çiftet shqiptare shtyjnë fëmijën e parë

Nga SkyWeb
20 Qershor, 2026
0

Shqipëria po përballet me një rënie të fortë të lindjeve, ndërsa kostoja e jetesës po kthehet në një nga faktorët...

Lexo të plotë
Elon Musk dhuron 1 milion dollarë për të zbuluar Romën e Lashtë me Inteligjencë Artificiale

Elon Musk dhuron 1 milion dollarë për të zbuluar Romën e Lashtë me Inteligjencë Artificiale

16 Nëntor, 2025
Me padi në  SPAK, i preferuari Emiljano Dusha me MSSC merr pa garë tenderin e pajisjeve të Policisë

S’ka më tendera për armë, qeveria i jep biznesmenit Emiljano Dusha me MSSC monopolin e furnizimit të policisë dhe ushtrisë

5 Nëntor, 2025
Fëmijët “pushtojnë” Aeroportin e Ndërkombëtar të Tiranës për 1 Qershor

Fëmijët “pushtojnë” Aeroportin e Ndërkombëtar të Tiranës për 1 Qershor

5 Qershor, 2025
8,500 dëshmi konkrete të mbështetjes financiare nga sigurimi shëndetësor në SIGAL

8,500 dëshmi konkrete të mbështetjes financiare nga sigurimi shëndetësor në SIGAL

21 Shtator, 2026

Të Fundit

Obeziteti dhe mbipesha u kushtojnë ekonomive evropiane miliarda euro në vit

Obeziteti dhe mbipesha u kushtojnë ekonomive evropiane miliarda euro në vit

25 Shtator, 2026
Senati amerikan miraton ligjin e ri për shëndetin mendor të pilotëve dhe kontrollorëve ajrorë

Senati amerikan miraton ligjin e ri për shëndetin mendor të pilotëve dhe kontrollorëve ajrorë

25 Shtator, 2026
Sulmohet Bitget, hakerat vjedhin rreth 350 milionë dollarë në kriptomonedha

Sulmohet Bitget, hakerat vjedhin rreth 350 milionë dollarë në kriptomonedha

25 Shtator, 2026
Rama për ndikimin e rrjeteve sociale te fëmijët: Nuk po jetojmë në civilizim, por barbari

Rama për ndikimin e rrjeteve sociale te fëmijët: Nuk po jetojmë në civilizim, por barbari

25 Shtator, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr