• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E shtunë, 20 Qershor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Si u bë Milano më i shtrenjtë se Londra, në lagjet e punëtorëve të dikurshëm po ngrihen prona luksi

SkyWeb Nga SkyWeb
6 Maj, 2026
në Ekonomi
A A
0
Si u bë Milano më i shtrenjtë se Londra, në lagjet e punëtorëve të dikurshëm po ngrihen prona luksi
Share on FacebookShare on WhatsApp

Një birrë Peroni në orën 10:40 të mëngjesit, një apartament i mbushur me fotografi pranë San Siros dhe aroma e temjanit në ajër.

Kështu nis rrëfimi i fotografit italian Virgilio Carnisio, 88 vjeç, njeriu që për dekada dokumentoi transformimin dramatik të Milanos, nga lagjet e varfra të punëtorëve te qyteti modern i kullave luksoze dhe çmimeve të papërballueshme të banesave.

Carnisio, i lindur në vitin 1938 në Via Sardegna të Milanos, e ktheu fotografinë në mision jetësor. Ai fotografonte rrugët, lagjet, oborret dhe jetën e përditshme të qytetit me obsesionin e një arkivisti urban. Në murin e dhomës mbante një hartë të madhe të Milanos, ku shënonte vendet që kishte fotografuar dhe ato që duhej të rikthehej t’i kapte në dritën e duhur.

“Doja ta mbuloja qytetin si një batanije”, kujton ai.

Fotografitë e tij bardhezi tregojnë një Milano që sot pothuajse nuk ekziston më. Gra që lajnë rrobat në kanale, fëmijë të dobët që luajnë në rrugë, punishte artizanale, tregtarë ambulantë dhe lagje të mbushura me “case di ringhiera”, apartamentet tipike të klasës punëtore italiane.

Këto ndërtesa u ndërtuan në fund të shekullit XIX dhe fillim të shekullit XX për të strehuar mijëra punëtorë që mbërrinin nga fshatrat për të punuar në fabrikat e Milanos industriale. Banesat ishin të organizuara rreth oborreve të përbashkëta dhe lidheshin me ballkone shumë të ngushta me kangjella hekuri, prej nga morën edhe emrin.

Sipas Carnisios, aty ekzistonte një kulturë komunitare që sot është zhdukur.

“Njerëzit mblidheshin në ballkone për të folur, për të qenë bashkë. Disa ndërtesa kishin mensë, fusha për lojëra dhe madje edhe kapela të vogla”, thotë ai.

Por Milanoja e sotme është shumë larg atij realiteti. Apartamentet e dikurshme të punëtorëve janë kthyer gradualisht në rezidenca luksoze për shtresat e pasura dhe investitorët ndërkombëtarë.

Në një nga këto ndërtesa historike, në Via San Carpoforo 7, një apartament prej vetëm 81 metrash katrorë po shitet për afro 1 milion euro, ose rreth 12 mijë euro për metër katror.

Ndërkohë, sipas të dhënave të portaleve italiane të pasurive të paluajtshme Idealista dhe Immobiliare.it, çmimet e banesave në Milano janë rritur me 57 për qind gjatë dekadës së fundit, ndërsa qiratë janë rritur me 70 për qind që nga viti 2018.

Fenomeni po shoqërohet me largimin gradual të banorëve tradicionalë nga qyteti.

Profesoresha universitare Martina, një prej banoreve të Milanos, thotë se situata është bërë kritike edhe për shtresën akademike dhe punonjësit publikë.

“Pedagogët e rinj jetojnë me shokë në apartamente të përbashkëta, ndërsa shumë punonjës administrativë udhëtojnë çdo ditë nga Torino për të punuar në Milano”, shprehet ajo.

Sipas analizës së Financial Times, raporti mes çmimeve të shtëpive dhe të ardhurave në Milano ka arritur në 12.5, më i lartë edhe se në Londër.

Në të njëjtën kohë, qyteti po përjeton një bum turistik të jashtëzakonshëm. Vetëm në vitin 2024, zona metropolitane e Milanos priti 12.2 milionë turistë, ndërsa numri i vizitorëve sezonalë është rritur pothuajse pesëfish krahasuar me vitin 2019.

Ky zhvillim ka sjellë investime të mëdha në pasuri të paluajtshme, me kompani ndërkombëtare si Hines dhe Blackstone që kanë blerë ndërtesa të tëra për projekte rezidenciale luksi.

Por shumë banorë mendojnë se qyteti po humbet identitetin e tij.

“Poshtë shtëpisë sonë kishte kasapë, dyqane frutash dhe ushqimore. Tani ka vetëm sallone estetike dhe agjenci imobiliare”, thotë Lucia, banore e vjetër e qytetit.

Ajo paralajmëron se Milano po ndjek të njëjtin model si Londra, ku qendrat urbane po transformohen gradualisht në hapësira për turizëm dhe investime financiare, duke dëbuar banorët tradicionalë.

“Milanos po i zhduket tekstura lokale”, thotë ajo.

Ndërkohë, platformat e qirave afatshkurtra po e përshpejtojnë krizën. Sipas Inside Airbnb, në Milano ka afro 19 mijë prona të listuara për qira turistike afatshkurtra, ku dy të tretat kontrollohen nga pronarë profesionistë.

Urbanistët paralajmërojnë se banesat po trajtohen gjithnjë e më shumë si aktive financiare dhe jo si vende për të jetuar.

Megjithatë, për Carnision, Milanoja mbetet ende qyteti i tij.

Teksa largohet nga apartamenti i tij pranë San Siros, ai kujton me nostalgji një Milano ku në lumenjtë e qytetit notonin peshq dhe njerëzit i skuqnin për darkë.

Sot, në vend të karrocave dhe punishteve të vogla, rrugët janë mbushur me Tesla, reklama gjigante mode dhe turistë. Por në oborret e vjetra të ndërtesave historike, qyteti duket sikur ruan ende fragmente të shpirtit të dikurshëm. /Financial Times

Artikulli para

Grevë në Aeroportin e Brukselit, pritet përgjysmimi i fluturimeve në 12 maj

Artikulli pas

Greqia vendos kufizime të forta për kostot e kredive, në Shqipëri rinis lulëzimi i kioskave zhvatëse me interesa fajdesh

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Qeveria bëhet gati për rritjen e taksave të pronës, Rama paralajmëron edhe më shumë detyrime për shtëpitë e dyta
Ekonomi

TAKSAT/ Si do të paguajnë personat pa dokumente pronësie

20 Qershor, 2026
Lindjet në minimum historik, pse çiftet shqiptare shtyjnë fëmijën e parë
Ekonomi

Lindjet në minimum historik, pse çiftet shqiptare shtyjnë fëmijën e parë

20 Qershor, 2026
90 punonjës denoncuan punëdhënësit e tyre te Inspektorati i Punës gjatë janarit
Ekonomi

Një shqiptari i duhet të punojë 240 orë për të fituar 100 mijë lekë rrogë

20 Qershor, 2026
Biznesi i diellit, çfarë po ndodh me parqet fotovoltaike në Shqipëri, kush po përfiton dhe si po ndahen licencat: Ndikimi te tokat
Ekonomi

Qeveria miraton tre centrale të reja fotovoltaike me fuqi totale 126 MW

20 Qershor, 2026
Ibrahimaj njofton mbylljen e Bordit të Transparencës për naftën
Aktualitet

Ibrahimaj njofton mbylljen e Bordit të Transparencës për naftën

19 Qershor, 2026
Ligji i ri, kush nuk paguan taksat e pronës s’merr shërbime
Ekonomi

Ligji i ri, kush nuk paguan taksat e pronës s’merr shërbime

19 Qershor, 2026
Artikulli pas
Bankat dhanë 9.1 miliardë lekë kredi për bizneset e sektorit të turizmit

Greqia vendos kufizime të forta për kostot e kredive, në Shqipëri rinis lulëzimi i kioskave zhvatëse me interesa fajdesh

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Pse maxhoranca votoi kundër heqjes së imunitetit të Ballukut, Manja: S’ka shkelje të masës së mëparshme dhe as akuza të reja
Aktualitet

Pse maxhoranca votoi kundër heqjes së imunitetit të Ballukut, Manja: S’ka shkelje të masës së mëparshme dhe as akuza të reja

Nga SkyWeb
12 Mars, 2026
0

Kuvendi i Shqipërisë ka rrëzuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për heqjen e imunitetit...

Lexo të plotë
Koçeku mesazh Bajrave të Shkodrës: Nëse familjes time i preket edhe një qime floku, iu shkatërroj

Koçeku mesazh Bajrave të Shkodrës: Nëse familjes time i preket edhe një qime floku, iu shkatërroj

17 Qershor, 2026
Dy kroçere me mbi 400 turistë ankorohen në portin e Sarandës

Dy kroçere me mbi 400 turistë ankorohen në portin e Sarandës

30 Shtator, 2025
Norvegjia po ndërton tunelin  nënujor më të gjatë e më të thellë në botë

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë e më të thellë në botë

5 Dhjetor, 2025
Plumbi që del nga goja!

Plumbi që del nga goja!

23 Tetor, 2025

Të Fundit

Protestuesit rrethojnë Kryeministrinë: Do ta kalojmë natën në shesh

Protestuesit rrethojnë Kryeministrinë: Do ta kalojmë natën në shesh

20 Qershor, 2026
Qeveria bëhet gati për rritjen e taksave të pronës, Rama paralajmëron edhe më shumë detyrime për shtëpitë e dyta

TAKSAT/ Si do të paguajnë personat pa dokumente pronësie

20 Qershor, 2026
Dosja e SPAK, kompania me humbje që u kthye në ndërtuese të rezidencave luksoze në Hamallaj

Dosja e SPAK, kompania me humbje që u kthye në ndërtuese të rezidencave luksoze në Hamallaj

20 Qershor, 2026
Pse të rinjtë nuk e preferojnë më jetën e natës?

Pse të rinjtë nuk e preferojnë më jetën e natës?

20 Qershor, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr