• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E shtunë, 19 Shtator, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Biznesi do paqe dhe jo luftë, pse Trump pezulloi operacionin për hapjen me forcë të Gjirit të Hormuzit

SkyWeb Nga SkyWeb
6 Maj, 2026
në Ekonomi, Kryesore
A A
0
Biznesi do paqe dhe jo luftë, pse Trump pezulloi operacionin për hapjen me forcë të Gjirit të Hormuzit
Share on FacebookShare on WhatsApp

Vendimi i Presidentit të SHBA, Donald Trump, për të pezulluar përkohësisht operacionin “Project Freedom” në Ngushticën e Hormuzit nuk sinjalizon fundin e krizës në Lindjen e Mesme, por një përpjekje për ta zhvendosur konfliktin nga përplasja ushtarake drejt negociatave diplomatike.

Operacioni “Project Freedom” u shpall më 3 maj si një mision për shoqërimin e anijeve tregtare në një nga korridoret më të rëndësishme energjetike në botë, pas bllokimit praktik të trafikut detar që nga fundi i shkurtit, kur përplasja SHBA–Izrael me Iranin çoi në reagim të ashpër nga Teherani.

Ngushtica e Hormuzit, përmes së cilës kalon rreth 20 për qind e naftës dhe gazit të lëngshëm në botë, u kthye në epiqendrën e krizës, me Iranin që kërcënonte lundrimin me mina, dronë dhe raketa, ndërsa SHBA vendosi një bllokadë ndaj anijeve që lidhen me portet iraniane.

Në kulmin e krizës, sipas Komandës Qendrore Amerikane, rreth 1,550 anije tregtare dhe mbi 22,500 marinarë nga 87 vende mbetën të bllokuar në Gjirin Persik, ndërsa u raportuan mungesa serioze ushqimore dhe furnizimesh në disa prej tyre.

Ndërkohë, çmimet e naftës u rritën mbi 100 dollarë për fuçi, duke shtuar presionin global ekonomik dhe duke ngritur alarmin për pasoja afatgjata edhe në rast ndalimi të menjëhershëm të përplasjes.

Zbatimi i operacionit përfshiu një mobilizim të madh ushtarak nga ana e SHBA, me shkatërrues raketash, mbi 100 avionë, dronë dhe rreth 15 mijë trupa në terren. Sipas autoriteteve amerikane, disa anije arritën të kalonin nën eskortë ushtarake, ndërsa Irani i kundërshtoi këto pretendime.

Situata u tensionua më tej me sulme të ndërsjella. SHBA raportoi rrëzim dronësh dhe raketash iraniane, si dhe shkatërrim të mjeteve detare, ndërsa Teherani mohoi këto zhvillime dhe e cilësoi operacionin si dështim.

Në këtë sfond, vendimi për pezullimin e operacionit vetëm dy ditë pas nisjes shihet si një lëvizje taktike. Vetë Trump deklaroi se operacioni po ndalet për të parë nëse mund të arrihet një marrëveshje me Iranin, ndërsa theksoi se bllokada detare mbetet në fuqi.

Ndikim në këtë vendim duket se ka pasur edhe ndërmjetësimi i Pakistanit, ndërsa zyrtarë amerikanë kanë lënë të kuptohet se objektivat kryesore ushtarake janë arritur dhe nuk kërkohet përshkallëzim i mëtejshëm.

Nga ana tjetër, Irani e paraqiti pezullimin si një tërheqje të SHBA, duke pretenduar se presioni i tij ushtarak detyroi Uashingtonin të tërhiqet.

Megjithatë, situata mbetet e brishtë. Edhe pse ekziston një armëpushim formal, incidentet vazhdojnë, përfshirë sulme ndaj anijeve dhe objektivave në rajon. Sekretari amerikan i Mbrojtjes theksoi se SHBA nuk kërkon konflikt, por nuk do të lejojë pengimin e lëvizjes në një rrugë detare ndërkombëtare.

Analistët paralajmërojnë se një nga pengesat kryesore për stabilitet është struktura e pushtetit në Iran, ku rolin dominues e luan Garda Revolucionare, shpesh në kundërshtim me sinjalet diplomatike të qeverisë.

Kjo përçarje e brendshme e bën të vështirë arritjen e një marrëveshjeje të qëndrueshme, ndërsa rreziku i përshkallëzimit mbetet i lartë, sidomos nëse sulmet vazhdojnë në të ashtuquajturën “zonë gri”, nga presioni ndaj anijeve deri te goditjet ndaj aleatëve të SHBA.

Ndërkohë, vendimi i Trump vjen edhe në një moment delikat politik në SHBA, ku sondazhet tregojnë një rënie të mbështetjes për presidentin, pjesërisht për shkak të kundërshtimit të gjerë publik ndaj përfshirjes në konfliktin me Iranin.

Në këtë situatë, pezullimi i operacionit shihet si një përpjekje për të fituar kohë për diplomacinë, pa hequr dorë nga presioni strategjik ndaj Teheranit, në një krizë që mbetet larg zgjidhjes. /skyweb.al

Artikulli para

Stresi në punë po shton dhimbjet e kokës dhe migrenën, si të shpëtoni prej tyre

Artikulli pas

“RestLess”: Shqipëria, xhevahiri ballkanik, mes destinacioneve evropiane më ekonomike për pushime

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Tronditet Turqia, falimentimi VIP i “piramidës financiare” që kujton skemat e ’97-s në Shqipëri fundos bursën
Ekonomi

Tronditet Turqia, falimentimi VIP i “piramidës financiare” që kujton skemat e ’97-s në Shqipëri fundos bursën

19 Shtator, 2026
Problemet me pronat, korrupsioni mbetet ‘thembra e Akilit’ në Kadastër
Ekonomi

Problemet me pronat, korrupsioni mbetet ‘thembra e Akilit’ në Kadastër

19 Shtator, 2026
Frenohet “vrulli” i TEMU, AKEP: Dërgesat ndërkombëtare bien me 52% në Shqipëri
Ekonomi

Frenohet “vrulli” i TEMU, AKEP: Dërgesat ndërkombëtare bien me 52% në Shqipëri

19 Shtator, 2026
One Albania sjell inovacionin Wi-Fi 7 për internetin në shtëpi
Ekonomi

One Albania sjell inovacionin Wi-Fi 7 për internetin në shtëpi

19 Shtator, 2026
Çmimet e larta ulin konsumin e naftës, Prilli shënon kthesën, zhdoganohen 52 mijë ton
Aktualitet

Bordi i Transparencës ul çmimet e karburanteve

19 Shtator, 2026
Sa ditë duhet të punosh për të blerë një iPhone? Shqipërisë i duhen 47 ditë, Zvicrës vetëm 7
Ekonomi

Sa ditë duhet të punosh për të blerë një iPhone? Shqipërisë i duhen 47 ditë, Zvicrës vetëm 7

19 Shtator, 2026
Artikulli pas
“RestLess”: Shqipëria, xhevahiri ballkanik, mes destinacioneve evropiane më ekonomike për pushime

“RestLess”: Shqipëria, xhevahiri ballkanik, mes destinacioneve evropiane më ekonomike për pushime

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Rama: Prokurorët në garë të ethshme, presin mandate arresti në tufa
Aktualitet

Rama: Prokurorët në garë të ethshme, presin mandate arresti në tufa

Nga Editor
26 Shkurt, 2026
0

Në fjalën e tij përpara socialistëve, kreu i qeverisë Erdi Rama kishte kritika edhe për prokurorët e SPAK-ut. Rama tha...

Lexo të plotë
Vajzat shqitare shkëlqejnë  në matematikë

Ministria e Arsimit njofton rihapjen e regjistrimeve për klasat e para dhe të gjashta, kur mbyllen

24 Gusht, 2026
Shqiptarët bëhen ekologjikë, rritje rekord e numrit të mjeteve elektrike

Shqiptarët bëhen ekologjikë, rritje rekord e numrit të mjeteve elektrike

16 Tetor, 2025
REPORTAZH/ Pushime në Shqipëri, cili është çmimi i parajsës

“Latitudes”: Thesaret e fshehura të Shqipërisë, nga Thethi deri në Filikur

24 Qershor, 2026
Euro “zhytet” si kurrë më parë, dollari amerikan kërcen brenda ditës

Malaj thotë se eurot që po “zhysin” lekun s’janë para të pista

9 Prill, 2026

Të Fundit

Tronditet Turqia, falimentimi VIP i “piramidës financiare” që kujton skemat e ’97-s në Shqipëri fundos bursën

Tronditet Turqia, falimentimi VIP i “piramidës financiare” që kujton skemat e ’97-s në Shqipëri fundos bursën

19 Shtator, 2026
Problemet me pronat, korrupsioni mbetet ‘thembra e Akilit’ në Kadastër

Problemet me pronat, korrupsioni mbetet ‘thembra e Akilit’ në Kadastër

19 Shtator, 2026
Frenohet “vrulli” i TEMU, AKEP: Dërgesat ndërkombëtare bien me 52% në Shqipëri

Frenohet “vrulli” i TEMU, AKEP: Dërgesat ndërkombëtare bien me 52% në Shqipëri

19 Shtator, 2026
IA Gemini e Google hakeron tre kompani gjatë një testi të sigurisë kibernetike

IA Gemini e Google hakeron tre kompani gjatë një testi të sigurisë kibernetike

19 Shtator, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr