• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E premte, 26 Qershor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Prokurimet publike, Rama: Shqipëria mbi mesataren e BE-së në disa tregues

Editor Nga Editor
11 Maj, 2026
në Aktualitet, Kryesore
A A
0
Prokurimet publike, Rama: Shqipëria mbi mesataren e BE-së në disa tregues
Share on FacebookShare on WhatsApp

Edi Rama dhe Reida Kashta, negociatore për Kapitullin 5 “Prokurimi Publik”, zhvilluan një konferencë për mediat ku folën mbi situatën aktuale të Shqipërisë në fushën e prokurimeve publike, si rezultat i reformës modernizuese dhe masave antikorrupsion të ndërmarra në këtë sektor.

Gjatë konferencës, Rama u shpreh se progresi i Shqipërisë në prokurimet publike po vlerësohet në mënyrë objektive edhe nga partnerët europianë. Ai solli në vëmendje një raport të detajuar të Gjykata Europiane e Llogarive për vendet e Bashkimit Europian, i cili evidenton një rënie të konkurrencës në prokurimet publike në disa vende të BE-së. Sipas tij, në krahasim me këto vende, Shqipëria paraqitet me tregues më pozitivë në disa fusha kyçe të sistemit të prokurimeve publike.

Kryeministri theksoi gjithashtu se numri mesatar i ofertuesve për procedurë në Shqipëri është 3.7, krahasuar me mesataren 3.2 të raportuar nga Gjykata Europiane e Llogarive për vendet e BE.

“Janë disa fjali që mund të tingëllojnë sikur fliten për Shqipërinë, por në fakt janë fjali të nxjerra nga një raport i detajuar i Gjykatës Evropiane të Llogarive për vendet e BE lidhur me prokurimet publike. I sjell në vëmendje për të vendosur në një kontekst bashkëbisedimin e sotëm, por edhe për të pasur një pamje të pozicionit ku ndodhet Shqipëria në raport me një tematikë nga më të rëndësishme e procesit të anëtarësimit dhe nga më të rëndësishmit për vetë familjen evropiane, për të ndarë me publikun, kënaqësinë e vlerësimeve të njëpasnjëshme që i janë bërë Shqipërisë së fundmi, bazuar po mbi fakte.

Raporti flet për një nivel konkurrence për kontrata publike në rënie gjatë viteve të fundit, flet për një mungesë ndërgjegjësimi, lidhur me faktin që konkurrenca është një parakusht kyç për vlerën e parasë në prokurimet publike, flet për treguesit kyç për matjen e konkurrencës që mbeten të pakënaqshme në shumicën e shteteve anëtare; flet për mbi 40% të garave të bëra me vetëm një ofertues, për një periudhë 10- vjeçare; flet për një mungesë konkurrence që ndikon në çmimet dhe në kostot dhe për një kohëzgjatje mesatare të procedurave të prokurimit të rritur me rreth 50%. Ndërkohë që, shkalla e publikimit dhe pjesëmarrja e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme mbeten në nivele të pakënaqshme. Këto janë vetëm disa nga konkluzionet e raportit të Gjykatës Evropiane të Llogarive për vendet e BE.

Ndërkohë që nëse e vendosim në kontekst pozicionin e vendit tonë, në indikatorët thelbësore që përcakton BE, konkurrueshmëria dhe po të shohim në tabelën e konkurrueshmërisë, pozicionin e vendit tonë, nëse në mesatare kontratat me një ofertues të vetëm përbëjnë 32.3% të kontratave në vendet e Bashkimit Europian, për Shqipërinë ato janë në masën 23.5% dhe nëse në pasqyrën e përgjithshme te shteteve anëtare, janë një grup i madh vendesh që fillojnë nga 57.4% e zbresin deri në 35.8%, Shqipëria është midis tyre dhe vendeve si Suedia, 22.9%; Gjermania 22.6%; Finlanda 20.3%; Franca 20% dhe vendi ynë është mbi këto me shumë pak, pra 23.5%”, deklaroi Rama./skyweb.al

Etiketat: edi ramaprokurimet publike
Artikulli para

Shqipëria fillon të ndjejë efektet negative të turizmit, AIRBNB çon qiratë në qiell

Artikulli pas

Raporti i kredive me probleme u rrit lehtë në mars

Editor

Editor

Nga Kategoria

Plazh publik vetëm në letër, si po gllabërohen edhe centimetrat e fundit në jug
Kryesore

Plazh publik vetëm në letër, si po gllabërohen edhe centimetrat e fundit në jug

26 Qershor, 2026
Më shumë anije por më pak peshk në Shqipëri
Ekonomi

Më shumë anije por më pak peshk në Shqipëri

26 Qershor, 2026
Jo vetëm studentët e Akademisë së Sigurisë, kompania SORI-AL furnizon me ushqim edhe spitalet: A ka rrezik?
Aktualitet

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, merret në pyetje administratorja e “Sori-Al” Alma Tafani

26 Qershor, 2026
Pensioni mesatar u rrit me 14.5 euro, mbi 29 mijë pensionistë i shtohen skemës
Ekonomi

Pensionet indeksohen me 2.7% nga 1 korriku, Ibrahimaj: Përfitojnë 900 mijë pensionistë

26 Qershor, 2026
Qeveria publikon planin për zhvillimin deri në 2030, pranon mungesë koordinimi dhe fondesh
Aktualitet

Miratohet VKM-ja për kreditë e buta për punonjësit e administratës, sektorët që përfitojnë më shumë

26 Qershor, 2026
Në shtator nis heqja e kabllove ajrore: Fokusi, në qendrat urbane dhe zonat turistike
Aktualitet

Në shtator nis heqja e kabllove ajrore: Fokusi, në qendrat urbane dhe zonat turistike

26 Qershor, 2026
Artikulli pas
Raporti i kredive me probleme u rrit lehtë në mars

Raporti i kredive me probleme u rrit lehtë në mars

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Diagnoza e kancerit mund t’i shtyjë njerëzit drejt krimit
Shëndet

Diagnoza e kancerit mund t’i shtyjë njerëzit drejt krimit

Nga Editor
2 Mars, 2026
0

Një studim i ri sugjeron se diagnoza me kancer mund të ketë pasoja të thella jo vetëm për shëndetin, por...

Lexo të plotë
Qeveria vendos tavan për pagesat me CASH, bizneset detyrohen të kalojnë online: Limitet e reja

Qeveria vendos tavan për pagesat me CASH, bizneset detyrohen të kalojnë online: Limitet e reja

17 Nëntor, 2025
Pse çdo ditë më shumë njerëz po prekin trupin e avionit teksa hipin në bord?

Pse çdo ditë më shumë njerëz po prekin trupin e avionit teksa hipin në bord?

17 Qershor, 2025
TENDERI/ 3 milionë euro për roje private, AKSHI rrit masat e sigurisë pas zhdukjes së bujshme të Daniel Shimës?

TENDERI/ 3 milionë euro për roje private, AKSHI rrit masat e sigurisë pas zhdukjes së bujshme të Daniel Shimës?

25 Gusht, 2025
Vdekshmëria foshnjore në Shqipëri mbetet mbi mesataren e BE-së

Vdekshmëria foshnjore në Shqipëri mbetet mbi mesataren e BE-së

12 Nëntor, 2025

Të Fundit

Plazh publik vetëm në letër, si po gllabërohen edhe centimetrat e fundit në jug

Plazh publik vetëm në letër, si po gllabërohen edhe centimetrat e fundit në jug

26 Qershor, 2026
Volkswagen drejt shkurtimeve masive, rrezikohen deri në 100 mijë vende pune

Volkswagen drejt shkurtimeve masive, rrezikohen deri në 100 mijë vende pune

26 Qershor, 2026
Më shumë anije por më pak peshk në Shqipëri

Më shumë anije por më pak peshk në Shqipëri

26 Qershor, 2026
Jo vetëm studentët e Akademisë së Sigurisë, kompania SORI-AL furnizon me ushqim edhe spitalet: A ka rrezik?

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, merret në pyetje administratorja e “Sori-Al” Alma Tafani

26 Qershor, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr