• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E shtunë, 27 Qershor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Shqipëria kryeson Europën për martesa, por divorcet po rriten me ritme të larta

SkyWeb Nga SkyWeb
12 Maj, 2026
në Ekonomi, Kryesore
A A
0
Tranzicioni i familjeve shqiptare, bien martesat rriten divorcet
Share on FacebookShare on WhatsApp

Në një Europë ku martesa po bëhet gjithnjë e më pak e zakonshme, Shqipëria vijon të jetë përjashtim.

Të dhënat e Eurostat, të cilave u referohet Monitor, tregojnë se vendi ynë ka normën më të lartë të martesave në kontinent, por në të njëjtën kohë po përballet edhe me një rritje të ndjeshme të divorceve.

Në vitin 2024, në Shqipëri u regjistruan 6.8 martesa për çdo 1 mijë banorë, një nivel dukshëm më i lartë se mesatarja e Bashkimit Europian, e cila ishte 3.9 martesa për 1 mijë banorë.

Kjo do të thotë se shqiptarët martohen pothuajse dy herë më shumë se mesatarja europiane, pavarësisht se numri total i martesave në vend ka rënë ndjeshëm krahasuar me dekadat e mëparshme.

Pas Shqipërisë, ndër normat më të larta të martesave në Europë renditen Turqia me 6.6 martesa për 1 mijë banorë dhe Moldavia me 6.1. Në rajon, Serbia ka një nivel më të ulët, me 4.6 martesa për 1 mijë banorë. Për Kosovën nuk ka të dhëna të përfshira në këtë raport, ndërsa Maqedonia e Veriut rezulton ndër vendet me normë të lartë, por të dhënat e fundit i përkasin vitit 2021.

Në krahun tjetër, vendet fqinje ku jetojnë shumë emigrantë shqiptarë kanë norma shumë më të ulëta martesash. Italia regjistroi vetëm 2.9 martesa për 1 mijë banorë, ndërsa Greqia 3.5.

Por panorama ndryshon kur shihet ecuria e divorceve. Sipas Eurostat, Shqipëria regjistroi në vitin 2024 2 divorce për çdo 1 mijë banorë, mbi mesataren europiane prej 1.6.

Krahasimi historik tregon se ndarjet martesore janë bërë shumë më të shpeshta. Në vitin 1964, Shqipëria kishte vetëm 0.6 divorce për 1 mijë banorë, ndërsa sot kjo normë është rritur me rreth 233%. Niveli më i lartë u shënua në vitin 2019, me 2.1 divorce për 1 mijë banorë.

Në renditjen europiane, Shqipëria zë vendin e 11-të për numrin e divorceve në raport me popullsinë. Nëse përjashtohen vendet baltike, që kanë tradicionalisht norma më të larta divorcesh, Shqipëria renditet ndër vendet me nivelin më të lartë në Europë, pas Danimarkës, Turqisë, Finlandës dhe Suedisë.

Të dhënat e INSTAT e bëjnë edhe më të qartë ndryshimin që ka ndodhur brenda vendit. Në vitin 2024 u regjistruan 16,120 martesa, niveli më i ulët historik, ndërsa në vitin 1990 numri i martesave ishte rreth 29 mijë.

Ndërkohë, divorcet kanë ndjekur drejtim të kundërt. Në vitin 2024 u regjistruan rreth 4,800 divorce, nga rreth 2,700 në vitin 1990. Me këto shifra, raporti mes martesave dhe divorceve tregon se një pjesë e konsiderueshme e lidhjeve martesore nuk zgjasin më si dikur.

Në Bashkimin Europian, tendenca është e ngjashme, por më e theksuar te rënia e martesave. Në vitin 2024, në BE u regjistruan rreth 1.7 milion martesa dhe 700 mijë divorce. Që nga viti 1964, norma e martesave në BE është përgjysmuar, nga 8 martesa për 1 mijë banorë në 3.9.

Ndërsa martesa ka humbur peshë në shumë vende europiane, divorci është bërë më i zakonshëm. Në BE, norma e divorceve është rritur nga 0.8 divorce për 1 mijë banorë në vitin 1964, në 1.6 në vitin 2024.

Rritja e divorceve lidhet me disa faktorë: ndryshimin e mentalitetit shoqëror, pavarësinë më të madhe ekonomike, sidomos të grave, procedurat më të lehta ligjore dhe pranimin më të madh të ndarjes si zgjidhje në rastet kur martesa nuk funksionon.

Në rastin e Shqipërisë, të dhënat tregojnë një realitet të dyfishtë: shqiptarët vazhdojnë të martohen më shumë se pjesa më e madhe e Europës, por martesa po bëhet gjithnjë e më pak e qëndrueshme.

Artikulli para

UDHËZIMI/ Si të merrni paratë mbrapsht për tatimin e mbipaguar pas dorëzimit të DIVA-s

Artikulli pas

Air France dhe KLM mund të “zhduken” duke dalë me emrin e përbashkët Blue Group

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Plazh publik vetëm në letër, si po gllabërohen edhe centimetrat e fundit në jug
Kryesore

Plazh publik vetëm në letër, si po gllabërohen edhe centimetrat e fundit në jug

26 Qershor, 2026
Volkswagen drejt shkurtimeve masive, rrezikohen deri në 100 mijë vende pune
Ekonomi

Volkswagen drejt shkurtimeve masive, rrezikohen deri në 100 mijë vende pune

26 Qershor, 2026
Më shumë anije por më pak peshk në Shqipëri
Ekonomi

Më shumë anije por më pak peshk në Shqipëri

26 Qershor, 2026
Para nga qielli/ “Durrës Marina”, skema e investimeve strategjike 2 miliardë euro… me parapagim
Ekonomi

Para nga qielli/ “Durrës Marina”, skema e investimeve strategjike 2 miliardë euro… me parapagim

26 Qershor, 2026
Pensioni mesatar u rrit me 14.5 euro, mbi 29 mijë pensionistë i shtohen skemës
Ekonomi

Pensionet indeksohen me 2.7% nga 1 korriku, Ibrahimaj: Përfitojnë 900 mijë pensionistë

26 Qershor, 2026
Shkatërrohen llixhat e Bënjës, 2 mln eurot që ndryshuan rrjedhën e ujërave termale
Aktualitet

Shkatërrohen llixhat e Bënjës, 2 mln eurot që ndryshuan rrjedhën e ujërave termale

26 Qershor, 2026
Artikulli pas
Air France dhe KLM mund të “zhduken” duke dalë me emrin e përbashkët Blue Group

Air France dhe KLM mund të "zhduken" duke dalë me emrin e përbashkët Blue Group

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Sekretari i Përgjithshëm i RCC-së, Amer Kapetanoviç, takon Zëvendëssekretaren e Përgjithshme të NATO-s, Radmila Shekerinska
Aktualitet

Sekretari i Përgjithshëm i RCC-së, Amer Kapetanoviç, takon Zëvendëssekretaren e Përgjithshme të NATO-s, Radmila Shekerinska

Nga SkyWeb
12 Korrik, 2025
0

Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (RCC), Amer Kapetanoviç, u takua sot me Zëvendëssekretaren e Përgjithshme të NATO-s,...

Lexo të plotë
Rama thotë se prokurimet publike do bëhen me inteligjencë artificiale

Rama thotë se prokurimet publike do bëhen me inteligjencë artificiale

11 Maj, 2026
Çmimi i naftës kalon mbi 100 dollarë për fuçi, G7 diskuton hedhjen në treg të rezervave strategjike

Çmimi i naftës kalon mbi 100 dollarë për fuçi, G7 diskuton hedhjen në treg të rezervave strategjike

9 Mars, 2026
Goditja më e madhe në histori, SHBA sekuestron mbi 14 miliardë dollarë në Bitcoin

Goditja më e madhe në histori, SHBA sekuestron mbi 14 miliardë dollarë në Bitcoin

15 Tetor, 2025
Bllokohen dhe nuk hapen, Tesla detyrohet të bëjë ndryshime te dyert

Bllokohen dhe nuk hapen, Tesla detyrohet të bëjë ndryshime te dyert

18 Shtator, 2025

Të Fundit

EMRAT e zyrtarëve/ Gati prangat, SPAK kontrolle te krerët te Hipoteka Vlorë për çështjen e tokave në Zvërnec

EMRAT e zyrtarëve/ Gati prangat, SPAK kontrolle te krerët te Hipoteka Vlorë për çështjen e tokave në Zvërnec

26 Qershor, 2026
Plazh publik vetëm në letër, si po gllabërohen edhe centimetrat e fundit në jug

Plazh publik vetëm në letër, si po gllabërohen edhe centimetrat e fundit në jug

26 Qershor, 2026
Volkswagen drejt shkurtimeve masive, rrezikohen deri në 100 mijë vende pune

Volkswagen drejt shkurtimeve masive, rrezikohen deri në 100 mijë vende pune

26 Qershor, 2026
Më shumë anije por më pak peshk në Shqipëri

Më shumë anije por më pak peshk në Shqipëri

26 Qershor, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr