• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E martë, 10 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

UDHËZIMI/ Si të merrni paratë mbrapsht për tatimin e mbipaguar pas dorëzimit të DIVA-s

SkyWeb Nga SkyWeb
12 Maj, 2026
në Ekonomi, Fokus, Kryesore
A A
Tatimet shpjegojnë përmes 20 pyetjeve të detajuara gjithçka duhet të dini për plotësimin e DIVA 2025
Share on FacebookShare on WhatsApp

 

Individët që kanë plotësuar Deklaratën Vjetore të të Ardhurave Personale, DIVA 2025, dhe rezultojnë me tatim të mbipaguar, kanë të drejtë të kërkojnë kompensimin e shumës.

Përfitues janë qytetarët që dalin me tepricë kreditore pas aplikimit të zbritjeve për fëmijët në ngarkim, por edhe individët pa fëmijë që rezultojnë me tatim të mbipaguar nga rillogaritja e detyrimit tatimor.

Sipas rregullave, zbritjet përfshijnë 48 mijë lekë në vit për çdo fëmijë në ngarkim, si dhe 120 mijë lekë për shpenzimet e arsimit. Pas përfundimit të aplikimit, kompensimi do të kalojë në llogarinë bankare të deklaruar nga individi në sistemin e-Filing.

Administrata Tatimore njofton se deklarimi i saktë i të dhënave bankare është i domosdoshëm për vijimin e procedurës së rimbursimit. Për këtë arsye, tatimpaguesit duhet të ngarkojnë në sistem dokumentin PDF me IBAN-in e llogarisë bankare, të lëshuar nga banka ku është regjistruar llogaria.

“Të gjithë individët që kanë plotësuar Deklaratën Vjetore të të Ardhurave Personale dhe rezultojnë me tatim të mbipaguar, për të cilin kanë paraqitur kërkesë për rimbursim, duhet të deklarojnë saktë të dhënat e llogarisë së tyre bankare në sistemin e-Filing. Siguroni që të dhënat e vendosura janë të sakta, për të shmangur vonesa në procesin e rimbursimit”, njoftojnë Tatimet.

Për herë të parë këtë vit, kompensim do të përfitojnë edhe individët pa fëmijë, nëse rezultojnë me tatim të mbipaguar për shkak të ndryshimit të mënyrës së rillogaritjes së tatimit. Procedura e aplikimit për ta është e njëjtë, me ndryshimin se nuk është i detyrueshëm ngarkimi i certifikatës familjare.

Më herët, ministri i Financave, Petrit Malaj, deklaroi se pas përfundimit të procesit të deklarimit më 31 mars, janë plotësuar 164,263 deklarata individuale të të ardhurave, me një rritje prej 25% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Sipas tij, rreth 77 mijë individë pritet të përfitojnë kompensim nga sistemi DIVA për fëmijët nën moshën 18 vjeç. Ndërkohë, sistemi ka gjeneruar një fond total prej 1.4 miliardë lekësh për rimbursim për individët me tepricë kreditore, ndërsa deri tani janë kërkuar vetëm 670 milionë lekë për t’u kaluar në llogaritë bankare.

Si deklarohet llogaria bankare në e-Filing

Për të plotësuar të dhënat bankare, qytetarët duhet të hyjnë në faqen zyrtare të e-Filing të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, duke vendosur NID-in dhe fjalëkalimin.

Pas hyrjes në sistem, duhet të zgjidhet menuja “eFiling Im”, më pas opsioni “Profili Im”. Në faqen e profilit, nga menuja në të majtë, zgjidhet rubrika “Detajet e Bankës”.

Në këtë seksion shfaqet tabela e llogarive bankare. Nëse nuk ka llogari të regjistruar, përdoruesi duhet të klikojë butonin “Shto një llogari bankare” dhe të plotësojë formularin me të dhënat përkatëse.

Para plotësimit, individët duhet të kenë gati numrin IBAN, emrin e bankës dhe dokumentin bankar në format PDF që vërteton llogarinë. Tatimet paralajmërojnë se gabimet në të dhënat bankare mund të sjellin vonesa në procesin e rimbursimit.

Artikulli para

Dua Lipa padit Samsung, kërkon 15 milionë dollarë dëmshpërblim

Artikulli pas

Shqipëria kryeson Europën për martesa, por divorcet po rriten me ritme të larta

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Si e bleu Enxhi Jegeni Land Rover-in 290 mijë euro për Ergys Agasin? Nga tenderi i laboratorëve SMART te faturat fiktive
Aktualitet

Si e bleu Enxhi Jegeni Land Rover-in 290 mijë euro për Ergys Agasin? Nga tenderi i laboratorëve SMART te faturat fiktive

9 Nëntor, 2026
“Shefen e shërbimit sekret e kam shoqe të ngushtë”, si u mburrej Ergys Agasi izraelitëve për raportin me Vlora Hysenin
Aktualitet

“Shefen e shërbimit sekret e kam shoqe të ngushtë”, si u mburrej Ergys Agasi izraelitëve për raportin me Vlora Hysenin

9 Nëntor, 2026
Marketet e vogla mbeten pa furnizime qumështi; Tatimet sqarojnë si do të bëhen faturat
Ekonomi

“Ku përfundon pasi e refuzojmë ne?” Përpunuesit ngrenë alarmin për qumështin me aflatoksinë të fermerëve

9 Nëntor, 2026
Ibrahimaj: Të verbrit do të përjashtohen nga tatimet
Ekonomi

Ministrja gjen fajtorin për ngadalësimin e rritjes së ekonomisë: Protestuesit!

9 Nëntor, 2026
Kaosi me pronat, Kadastra verifikon dokumentet në jug: Datat për secilin fshat të bregut
Ekonomi

Kaosi me pronat, Kadastra verifikon dokumentet në jug: Datat për secilin fshat të bregut

9 Nëntor, 2026
Shqipëria me çmime europiane, por me rroga shqiptare
Ekonomi

Përshpejtohet rritja e çmimeve në Shqipëri, përmbyset tendenca sezonale: Tetori më i shtrenjtë se shtatori, frikë për nëntorin dhe dhjetorin

9 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Tranzicioni i familjeve shqiptare, bien martesat rriten divorcet

Shqipëria kryeson Europën për martesa, por divorcet po rriten me ritme të larta

Të Përzgjedhura

Përflitej si legjendë urbane, SPAK konfirmon takimin e Arubas: Kush ishte zyrtari i lartë shqiptar që mori pjesë?
Aktualitet

Përflitej si legjendë urbane, SPAK konfirmon takimin e Arubas: Kush ishte zyrtari i lartë shqiptar që mori pjesë?

Nga SkyWeb
13 Qershor, 2026
0

Për vite me radhë, takimi i Arubës është përfolur si një nga episodet më misterioze ku dyshohej se ndërthureshin krimi...

Lexo të plotë
Artemis II kthehet në Tokë pas misionit historik rreth Hënës

Artemis II kthehet në Tokë pas misionit historik rreth Hënës

11 Prill, 2026
Shumica e vendeve europiane nuk tregojnë pagën në njoftimet e punës, përveç Italisë

Shumica e vendeve europiane nuk tregojnë pagën në njoftimet e punës, përveç Italisë

8 Shtator, 2026
Trafiku i kokainës, SPAK bastis zyrat e biznesmenëve Redi Peza dhe Ardi Kollçaku

Trafiku i kokainës, SPAK bastis zyrat e biznesmenëve Redi Peza dhe Ardi Kollçaku

16 Qershor, 2026
“Mamica” nxjerr shpatën ndaj Skënderbeut të saj: Kjo që po ndodh me mua është arrogancë

Spiropali bojkoton Ramën në mbledhjen e grupit të PS pas sfidave publike

29 Qershor, 2026

Të Fundit

Shantazhi ndaj Klodiana Lalës te dera e GJKKO-së i hap punë Vlora Hysenit, SPAK e fut në dosje si shembull intimidimi nga zyrtarët

Shantazhi ndaj Klodiana Lalës te dera e GJKKO-së i hap punë Vlora Hysenit, SPAK e fut në dosje si shembull intimidimi nga zyrtarët

9 Nëntor, 2026
Si e bleu Enxhi Jegeni Land Rover-in 290 mijë euro për Ergys Agasin? Nga tenderi i laboratorëve SMART te faturat fiktive

Si e bleu Enxhi Jegeni Land Rover-in 290 mijë euro për Ergys Agasin? Nga tenderi i laboratorëve SMART te faturat fiktive

9 Nëntor, 2026
“Shefen e shërbimit sekret e kam shoqe të ngushtë”, si u mburrej Ergys Agasi izraelitëve për raportin me Vlora Hysenin

“Shefen e shërbimit sekret e kam shoqe të ngushtë”, si u mburrej Ergys Agasi izraelitëve për raportin me Vlora Hysenin

9 Nëntor, 2026
Mos i lini më në prizë! Tri pajisjet që harxhojnë energji edhe kur i fikni

Mos i lini më në prizë! Tri pajisjet që harxhojnë energji edhe kur i fikni

9 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr