• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E martë, 3 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Përflitej si legjendë urbane, SPAK konfirmon takimin e Arubas: Kush ishte zyrtari i lartë shqiptar që mori pjesë?

SkyWeb Nga SkyWeb
13 Qershor, 2026
në Aktualitet, Fokus
A A
Përflitej si legjendë urbane, SPAK konfirmon takimin e Arubas: Kush ishte zyrtari i lartë shqiptar që mori pjesë?
Share on FacebookShare on WhatsApp

Për vite me radhë, takimi i Arubës është përfolur si një nga episodet më misterioze ku dyshohej se ndërthureshin krimi i organizuar, biznesi dhe politika shqiptare. Tashmë, ekzistenca e tij konfirmohet edhe zyrtarisht në dosjen e SPAK.

Sipas materialeve hetimore, Artur Shehu, Adrian Rama, Elton Memeti dhe persona të tjerë nën hetim kanë zhvilluar takime jashtë Shqipërisë, përfshirë Spanjën, Belgjikën, Gjermaninë, Monakon, Majorkën dhe ishullin Aruba.

Por pjesa më e fortë e dosjes lidhet me të dhënat se disa prej tyre janë takuar në Aruba edhe me përfaqësues dhe funksionarë të lartë të shtetit shqiptar.

Identiteti i zyrtarit apo zyrtarëve të përfshirë nuk bëhet publik në materialet e deritanishme, duke lënë ende pa përgjigje pyetjen kryesore: kush ishte funksionari i lartë shqiptar që udhëtoi dhe zhvilloi takime në Aruba me personat e hetuar?

Sipas SPAK, kontaktet dhe takimet jashtë vendit nuk ishin të shkëputura nga veprimtaria e dyshuar kriminale. Ato lidhen si me trafikimin ndërkombëtar të sasive të mëdha të kokainës, ashtu edhe me investimin e parave të përfituara nga droga në prona dhe projekte ndërtimi në Shqipëri.

“Nga tërësia e veprimeve noteriale dhe komunikimeve të kryera rezulton se personat nën hetim Artur Shehu, Adrian Rama dhe Elton Memeti janë përfshirë në kryerjen e veprimeve fillimisht për të zhvilluar pronën, më pas në veprime juridike të maskuara me dhurim, me qëllim që, përmes lidhjeve të tyre, të mund të nxirrnin leje ndërtimi”, thuhet në dosje.

Sipas të dhënave të ardhura nga autoritetet spanjolle dhe belge, të hetuarit kanë zhvilluar takime në Spanjë dhe Aruba dhe kanë komunikuar për takime me funksionarë të lartë shtetërorë.

Hetuesit dyshojnë se përmes kontratave të dhurimit, shitjeve dhe rishitjeve të pronave, si dhe përdorimit të kompanive ndërtuese, është tentuar të humbet lidhja mes burimit fillestar të parave dhe pronarëve realë të investimeve.

Një prej projekteve të përmendura në dosje lidhet edhe me të ashtuquajturën “Shkolla e Biçikletave”. Sipas SPAK, nxjerrja e lejes së ndërtimit është penguar nga sekuestrimi i pjesës së pronës që Denis Matoshi kishte përfituar përmes dhurimit dhe nga pamundësia për të revokuar një kontratë të lidhur më herët.

Megjithatë, sipas komunikimeve të administruara, grupi ka vijuar të ndjekë procedurat për zhvillimin e pronës përmes Adrian Ramës, i cili priste planet e zhvillimit të projektit.

Kjo është hera e parë që SPAK konfirmon zyrtarisht takimet e Arubës dhe kontaktet me funksionarë të lartë shqiptarë.

Më herët, gazetari investigativ italian Nello Trocchia i kishte kushtuar një kapitull të posaçëm takimit të zhvilluar në Aruba në janar të vitit 2019, duke e përshkruar si një nga episodet më domethënëse të lidhjeve të dyshuara mes botës së krimit, biznesit dhe politikës shqiptare.

Duke iu referuar dokumenteve hetimore italiane, belge dhe gjermane, Trocchia shkruante se nga 24 deri më 31 janar 2019 në ishullin e Arubës ishin mbledhur figura të rëndësishme të rrjetit që po hetohej për trafik ndërkombëtar droge dhe investime në pasuri të paluajtshme.

Mes të pranishmëve ishte edhe Artur Shehu, i përshkruar nga gazetari si “Perandori” dhe si një figurë qendrore e një rrjeti që dyshohet se kaloi nga aktivitetet kriminale të viteve ’90 te investimet multimilionëshe në Shqipëri.

Sipas dosjes së SPAK, hetimi europian i vitit 2019 mbi aktivitetet e të ashtuquajturit “Klani Osmani” dokumentoi takimin në Aruba, të zhvilluar nga 24 deri më 31 janar 2019.

Në këtë takim rezultojnë të kenë marrë pjesë Arben Ismailaj, Elton Memeti, Adrian Rama, Artur Shehu dhe Bujar Shehaj.

Dosja përmend gjithashtu takime të tjera të zhvilluara në Antverp, Majorka, Monako, Gjermani dhe Spanjë, të cilat dyshohet se kishin si objekt blerjen, transportimin dhe futjen e sasive të mëdha të kokainës në Europë.

Artur Shehu rezulton i hetuar si pjesëmarrës në takime në Spanjë, Monako, Gjermani dhe Aruba, ku sipas autoriteteve të huaja janë diskutuar operacione të trafikimit ndërkombëtar të drogës.

Në këto takime, në nivele të ndryshme përfshirjeje, përmenden Adrian Rama, Elton Memeti, Erion Rama, Leonard Bishaj, Bujar Shehaj, Alfredo Hamzai dhe Pëllumb Petritaj.

Adrian Rama dyshohet se ka komunikuar, përmes ndërmjetësimit të Arben Ismailajt, me Alfredo Hamzain, i njohur edhe si Genc Bedini ose Genci Tanasi, për saktësimin e detajeve të një operacioni të trafikut të narkotikëve.

Ai rezulton se ka marrë pjesë në takime në Majorka me Bashkim Osmanin, Toni Lipajn, Artur Shehun, Arben Ismailajn dhe persona të tjerë, si edhe në një takim në Monako ku është diskutuar trafikimi i kokainës nga Surinami drejt Europës.

Elton Memeti përshkruhet në dosje si person i lidhur drejtpërdrejt me Artur Shehun dhe Adrian Ramën dhe si shoqërues i tyre në disa prej takimeve të zhvilluara jashtë vendit.

Hetimi ka administruar gjithashtu dosjen belge “Black Eagle”, materiale të autoriteteve spanjolle dhe komunikime të platformës së enkriptuar SkyECC.

Nga përgjimet elektronike, veprimet noteriale dhe letërporositë ndërkombëtare, SPAK thotë se ka siguruar të dhëna për trafikimin e sasive prej tonelatash droge, qarkullimin e disa milionë eurove dhe investimin e parave në tregun e pasurive të paluajtshme në Shqipëri.

Operacioni i fundit i SPAK goditi dy grupe të dyshuara për trafik ndërkombëtar droge dhe personat e biznesit që dyshohet se ndihmonin në pastrimin e parave.

Mes emrave ndaj të cilëve janë caktuar masa sigurie përmenden Luçiano Koçeku, Orest Sota, Artur Shehu dhe Ilir Shtufi. Sota është arrestuar, Shtufi është kapur në Selanik, ndërsa Shehu vijon të jetë në kërkim.

SPAK ka vendosur gjithashtu në sekuestro prona, kompani dhe llogari bankare me vlera të konsiderueshme.

Por pavarësisht të dhënave të reja, misteri kryesor mbetet ende i pazbardhur: cili ishte funksionari i lartë i shtetit shqiptar që mori pjesë ose zhvilloi takime me grupin në Aruba?

Etiketat: artur shehuarubatakimi
Artikulli para

Probleme me Eldi Dizdarin…Si ngeci leja e kullës te stadiumi! Grupi kriminal përdori Kadastrën për të marrë informacione: A jemi në hetim?

Artikulli pas

“National Geographic”: Sazani, ishulli strategjik që fuqitë e mëdha e kanë lakmuar prej mijëra vitesh

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Inteligjenca artificiale dhe gazetaria në Shqipëri dhe në Evropë
Aktualitet

Inteligjenca artificiale dhe gazetaria në Shqipëri dhe në Evropë

3 Nëntor, 2026
Mbi 7 vjet për një dosje te Apeli Administrativ, KLGJ zbulon kaosin në gjykata: Mungojnë 108 gjyqtarë në sistem
Aktualitet

Mbi 7 vjet për një dosje te Apeli Administrativ, KLGJ zbulon kaosin në gjykata: Mungojnë 108 gjyqtarë në sistem

3 Nëntor, 2026
Tmerri nga SPAK, buxhetit i dalin tepër mbi 400 milionë euro: Paratë mblidhen nga taksapaguesit, por nuk shpërndahen
Ekonomi

DETAJET/ Nga provimi kombëtar te certifikata 4-vjeçare, si do të bëhen punësimet në administratën publike

3 Nëntor, 2026
Plas në PS, Veliaj sfidon Ramën: Nxirr provat ose ik!
Aktualitet

Plas në PS, Veliaj sfidon Ramën: Nxirr provat ose ik!

2 Nëntor, 2026
Airbus urdhëron ndërhyrje urgjente për mijëra avionë A320: Preket edhe Shqipëria, Wizz Air njofton probleme me fluturimet
Aktualitet

Alarm për bombë në avionin e Wizz Air

2 Nëntor, 2026
Rama po heq drejtorët, por a do t’i prekë zv.drejtorët që bëjnë vërtetë “paudhësitë”?!
Aktualitet

Rama thotë se punësimet në Administratë do të bëhen me meritë, çfarë ndodh me drejtorët e dorëhequr

2 Nëntor, 2026
Artikulli pas
“National Geographic”: Sazani, ishulli strategjik që fuqitë e mëdha e kanë lakmuar prej mijëra vitesh

“National Geographic”: Sazani, ishulli strategjik që fuqitë e mëdha e kanë lakmuar prej mijëra vitesh

Të Përzgjedhura

Punëtorët filmojnë aktivitetet e tyre për të trajnuar robotët e inteligjencës artificiale
Shëndet

Punëtorët filmojnë aktivitetet e tyre për të trajnuar robotët e inteligjencës artificiale

Nga Editor
23 Tetor, 2026
0

Qindra mijëra punëtorë në mbarë botën po paguhen për të filmuar aktivitetet e tyre të përditshme, me qëllim trajnimin e...

Lexo të plotë
“Spritz” mbush 210 vjeç, historia e pijes më të njohur në botë që u “shpik” nga ushtarët

“Spritz” mbush 210 vjeç, historia e pijes më të njohur në botë që u “shpik” nga ushtarët

21 Shtator, 2025
Vilë, apartamente dhe llogari: Prokuroria i sekuestron noteres së njohur Sanja Telhallari 3 milionë euro pasuri

Vilë, apartamente dhe llogari: Prokuroria i sekuestron noteres së njohur Sanja Telhallari 3 milionë euro pasuri

29 Shtator, 2025
SUBVENCIONET/ Nafta në bujqësi regjistron mbi 52 mijë aplikime, blegtoria interes të lartë

Tatimet sqarojnë skemën e kompensimit për fermerët: Kush përfiton dhe si bëhet aplikimi

21 Gusht, 2026
OpenAI ndalon krijimin e videove tallëse për Martin Luther King

OpenAI ndalon krijimin e videove tallëse për Martin Luther King

17 Tetor, 2025

Të Fundit

Pagesat me kartë rriten, por kartat e kreditit nuk “ndezin” për shqiptarët

Nga 1 janari ndalohen tarifat shtesë për pagesat me kartë, çfarë ndryshon për qytetarët dhe bizneset

3 Nëntor, 2026
85 organizata i kërkojnë OBSH-së uljen e kufirit të nitrateve në ujin e pijshëm

85 organizata i kërkojnë OBSH-së uljen e kufirit të nitrateve në ujin e pijshëm

3 Nëntor, 2026
“Qeveria po ngarkon biznesin për të financuar politikat sociale”, gazetari: Ulja e pragut të TVSH-së rrezikon të rrisë çmimet

“Qeveria po ngarkon biznesin për të financuar politikat sociale”, gazetari: Ulja e pragut të TVSH-së rrezikon të rrisë çmimet

3 Nëntor, 2026
S’ka më postë, bizneset debitore njoftohen online për borxhin tatimor

Tatimet thonë se nuk ndalen nga protestat: Mblodhëm 2 mln euro më shumë nga biznesi

3 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr