• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E diel, 27 Shtator, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

“Njeriu mund të gabojë dhe herën e dytë, e treta e ndan”, Rama flet për “vijat e kuqe” të Spiropalit

Editor Nga Editor
13 Maj, 2026
në Aktualitet
A A
0
“Mamica” nxjerr shpatën ndaj Skënderbeut të saj: Kjo që po ndodh me mua është arrogancë
Share on FacebookShare on WhatsApp

edhe për qëndrimet e Elisa Spiropali. Deklaratat u bënë gjatë një bashkëbisedimi me botuesin e Koha Jonë, Nikollë Lesi, e transmetuar edhe në Facebook.

I pyetur nëse në PS po krijohen tensione të brendshme apo nëse “kazani” ka nisur të vlojë, ku u përmendën emra si Elisa Spiropali, Erion Braçe dhe Ogerta Manastirliu, Rama ndaloi fillimisht te Braçe.

“Unë di që Erion Braçja ka qenë ai që është dhe thotë, do mbetet ky që është, këtë di unë. Nuk më duket se ka ndonjë gjë të re në kuptimin që ai ashtu ka qenë, ashtu është, ashtu do jetë dhe ashtu duhet të jetë. Është ekzaktësisht një njeri që është vetvetja dhe s’ka asnjë gjë për t’u çuditur. Është vetvetja. Ashtu është ai”, deklaroi Rama.

Më tej, pasi Nikollë Lesi i kujtoi se të njëjtin qëndrim kishte mbajtur edhe Blendi Klosi, duke pyetur nëse bëhej fjalë për një linjë partie, Rama u përgjigj shkurt:

“Po ashtu është, ashtu është. Kush përpiqet ta imitojë, bën gabim.”

Biseda më pas u zhvendos te Elisa Spiropali. Pas ndërhyrjes së Lesit se Rama kishte shmangur komentin për të, kryeministri tha:

“S’ka gjë për të shënuar këtu. Çfarë ka?”

Kur u pyet nëse Spiropali rrezikon përjashtimin nga partia, duke iu referuar deklaratave të saj të fundit, Rama reagoi me një krahasim figurativ:

“Kush thotë ‘hajde, këtu më ke, më vrit’ e thotë ngaqë të do apo jo? Kështu që nuk duhen marrë …”

Pas ndërhyrjes së Lesit me komentin: “S’e ka humbur dashurinë për Skënderbeun”, Rama vijoi:

“Jo, jo, nuk duhen marrë literalisht këto gjëra. Janë krejt normale për sa kohë nuk prekin atë vijën e kuqe.”

Gazetari insistoi se, sipas tij, Spiropali e kishte kaluar “vijën e kuqe”, madje “dy herë”, duke përmendur edhe komentin e gazetarit Martin Leka, i cili ishte shprehur se do ta kishte përjashtuar menjëherë.

Në fund, Rama dha përgjigjen më të drejtpërdrejtë lidhur me këtë debat:

“Çdo njeri mund të gabojë. Kush ka dhënë kontribute mund të gabojë dhe herën e dytë, e treta pastaj e ndan.”

Ndërsa Lesi e interpretoi këtë deklaratë si një “shans të fundit” për Spiropalin, Rama shmangu përplasjen e mëtejshme politike me një përgjigje ironike:

“Jo, këto janë si titujt e ‘Kohës’, tonë të parës. Se këtu jemi për Kohën tonë, nuk jemi për këto situata, për këto, shko te doktori.” /skyweb.al

Etiketat: edi ramaelisa spiropali
Artikulli para

Tokën që bleu 30 mijë euro, për pak muaj e shiti mbi 400 mijë euro: Kapet bizmesmeni i ndërtimit

Artikulli pas

Nga kaosi te perfeksioni, pse Changi mbetet aeroporti numër një në botë

Editor

Editor

Nga Kategoria

Rama thotë se nuk ka në xhep asnjë qindarkë të dikujt, kryeministri: Jam për të bërë histori, jo pasuri
Aktualitet

Rama thotë se nuk ka në xhep asnjë qindarkë të dikujt, kryeministri: Jam për të bërë histori, jo pasuri

27 Shtator, 2026
Çështja e Vlora Hysenit, Rama: Ishte masë ekstreme, SPAK ekspozoi sigurinë kombëtare
Aktualitet

Çështja e Vlora Hysenit, Rama: Ishte masë ekstreme, SPAK ekspozoi sigurinë kombëtare

27 Shtator, 2026
FMN: Shqipëria po diplomon studentë që nuk i duhen kujt, e fundit në rajoni për studentët e shkencës
Aktualitet

FMN: Shqipëria po diplomon studentë që nuk i duhen kujt, e fundit në rajoni për studentët e shkencës

27 Shtator, 2026
Mbahet sot Tiranathlon, rrugët ku kufizohet qarkullimi i automjeteve dhe devijimi i autobusëve
Aktualitet

Mbahet sot Tiranathlon, rrugët ku kufizohet qarkullimi i automjeteve dhe devijimi i autobusëve

27 Shtator, 2026
Shisnin drogë në shkollat e Tiranës, 38 të arrestuar
Aktualitet

Shisnin drogë në shkollat e Tiranës, 38 të arrestuar

27 Shtator, 2026
Rama: Shqipëria e sotme nuk është më vendi që ka nevojë për ndihma
Aktualitet

Rama: Shqipëria e sotme nuk është më vendi që ka nevojë për ndihma

26 Shtator, 2026
Artikulli pas
Nga kaosi te perfeksioni, pse Changi mbetet aeroporti numër një në botë

Nga kaosi te perfeksioni, pse Changi mbetet aeroporti numër një në botë

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Dilema, më mirë dushi në mëngjes apo në mbrëmje?
Shëndet

Dilema, më mirë dushi në mëngjes apo në mbrëmje?

Nga Editor
7 Shkurt, 2026
0

A është më mirë të bësh dush në mëngjes apo në mbrëmje? Ky është një debat i zakonshëm dhe përgjigjja...

Lexo të plotë
Dallga e madhe e rritjes së çmimeve nuk ka ardhur, dhe do të prekë pikërisht ushqimet

Dallga e madhe e rritjes së çmimeve nuk ka ardhur, dhe do të prekë pikërisht ushqimet

21 Maj, 2026
EKSKLUZIVE/ Skandali i AKSHI-t zhvendoset në KQZ: Në qendër Ilirjan Celibashi dhe Jona Josifi, nxjerr kokën Gëzim Hoxha i FIRST

EKSKLUZIVE/ Skandali i AKSHI-t zhvendoset në KQZ: Në qendër Ilirjan Celibashi dhe Jona Josifi, nxjerr kokën Gëzim Hoxha i FIRST

31 Mars, 2026
Të diplomuarit shqiptarë mbeten me pagat më të ulëta në kontinent, gati sa gjysma e Serbisë

Të diplomuarit shqiptarë mbeten me pagat më të ulëta në kontinent, gati sa gjysma e Serbisë

25 Shtator, 2025
Investitorët sytë te Bitcoin, kriptomonedha i afrohet rekordit të ri

Investitorët sytë te Bitcoin, kriptomonedha i afrohet rekordit të ri

5 Tetor, 2025

Të Fundit

Rama thotë se nuk ka në xhep asnjë qindarkë të dikujt, kryeministri: Jam për të bërë histori, jo pasuri

Rama thotë se nuk ka në xhep asnjë qindarkë të dikujt, kryeministri: Jam për të bërë histori, jo pasuri

27 Shtator, 2026
Çështja e Vlora Hysenit, Rama: Ishte masë ekstreme, SPAK ekspozoi sigurinë kombëtare

Çështja e Vlora Hysenit, Rama: Ishte masë ekstreme, SPAK ekspozoi sigurinë kombëtare

27 Shtator, 2026
Deri në 3 mijë euro mbështetje për ngrirjen e vezëve te gratë, ligji i ri në Itali

Deri në 3 mijë euro mbështetje për ngrirjen e vezëve te gratë, ligji i ri në Itali

27 Shtator, 2026
FMN: Shqipëria po diplomon studentë që nuk i duhen kujt, e fundit në rajoni për studentët e shkencës

FMN: Shqipëria po diplomon studentë që nuk i duhen kujt, e fundit në rajoni për studentët e shkencës

27 Shtator, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr