• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E premte, 13 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Tokën që bleu 30 mijë euro, për pak muaj e shiti mbi 400 mijë euro: Kapet bizmesmeni i ndërtimit

SkyWeb Nga SkyWeb
13 Maj, 2026
në Aktualitet, Kryesore
A A
Tokën që bleu 30 mijë euro, për pak muaj e shiti mbi 400 mijë euro: Kapet bizmesmeni i ndërtimit
Share on FacebookShare on WhatsApp

Agjencia e Inteligjencës Financiare ka evidentuar një skemë të dyshuar të pastrimit të parave përmes tregut të pasurive të paluajtshme, ku toka të blera me çmime shumë të ulëta janë rishitur brenda një kohe të shkurtër me vlera disa herë më të larta.

Rasti është përfshirë në Raportin Vjetor 2025 të AIF, në tipologjitë e dërguara për investigim të mëtejshëm në organet ligjzbatuese. Sipas raportit, një person me aktivitet në sektorin e ndërtimit rezulton i përfshirë gjatë viteve 2021 deri në 2025 në disa akte noteriale për blerje dhe shitje pasurish të paluajtshme në zona të ndryshme të Tiranës dhe Kavajës.

Pjesa më e dyshimtë e rastit lidhet me rishitjen e pronave brenda pak muajsh me çmime shumë më të larta se vlera e blerjes.

Në një rast konkret, një tokë arë me sipërfaqe 6,200 metra katrorë u shit për 423 mijë euro, ndërkohë që vetëm pak muaj më parë ishte blerë për 30 mijë euro.

Në një rast tjetër, një tokë arë me sipërfaqe 1,850 metra katrorë u shit për 180 mijë euro, ndërsa pak muaj më parë ishte blerë për vetëm 15 mijë euro.

Këto diferenca të mëdha mes çmimit të blerjes dhe çmimit të shitjes janë elementi që ka ngritur alarmin.

Në një treg normal, rritja e vlerës së një prone mund të ndodhë, por kur një pasuri blihet me një çmim shumë të ulët dhe rishitet brenda pak muajsh disa herë më shtrenjtë, lind dyshimi se transaksioni mund të përdoret për të futur në sistem para me burim të paqartë.

Mekanizmi është i thjeshtë, prona blihet fillimisht me një vlerë të ulët në dokumente. Më pas, e njëjta pronë shitet me një çmim shumë më të lartë.

Diferenca mes dy vlerave shfaqet në letra si fitim nga shitblerja e pronës, duke i dhënë parasë një burim formal dhe të dokumentuar.

Sipas raportit, ky nuk është një rast i izoluar. I njëjti person kishte kryer disa investime në pasuri të paluajtshme, përfshirë blerje trualli në Kavajë, përfitim prone me dhurim, blerje në zonën e Prezës dhe përfitim të sipërfaqeve të mëdha toke arë në Dajt, me çmime që varionin nga 4 deri në 21 euro për metër katror.

AIF ka evidentuar gjithashtu përdorimin e shoqërive tregtare dhe llogarive bankare në qarkullimin e fondeve. Në raport përmenden pagesa ndërmjetësimi, transferta mes shoqërive dhe përdorimi i fondeve si për aktivitet biznesi, ashtu edhe për likuidimin e kontratave të shitblerjes së pasurive të paluajtshme.

Nga verifikimet në Kadastër, në pronësi të shtetasit dhe të një prej shoqërive të lidhura me të rezultonte një numër i lartë pasurish të paluajtshme.

Ky element, i kombinuar me blerjet nën çmimin e tregut dhe rishitjet e shpejta me vlera shumëfish më të larta, ka bërë që rasti të dërgohet për investigim të mëtejshëm në organet e zbatimit të ligjit.

Tipologjia e publikuar nga AIF tregon se pasuritë e paluajtshme vijojnë të mbeten një nga kanalet më të ndjeshme për pastrimin e parave.

Në këtë rast, dyshimi nuk qëndron vetëm te blerja e tokave, por te mënyra se si çmimi i tyre rritet në letra brenda një periudhe shumë të shkurtër, duke krijuar mundësinë që para me origjinë të paqartë të paraqiten si fitime të ligjshme nga tregu imobiliar. /skyweb.al

Etiketat: pastrim parash
Artikulli para

Inteligjenca Financiare zbërthen skemën e pastrimit të parave përmes call center-ave mashtrues, si “fshiheshin” drejtuesit

Artikulli pas

“Njeriu mund të gabojë dhe herën e dytë, e treta e ndan”, Rama flet për “vijat e kuqe” të Spiropalit

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

“Mos u ngrini!” Ndalohen të gjitha nisjet e avionëve në aeroportet e SHBA-së, e paprecedentë që prej 2001
Aviacion

“Mos u ngrini!” Ndalohen të gjitha nisjet e avionëve në aeroportet e SHBA-së, e paprecedentë që prej 2001

13 Nëntor, 2026
LLOGARIA/ Sa kilometra duhet të bësh në vit për të përfituar nga ndryshimi i taksave të karburantit dhe makinave
Ekonomi

Stabilizohet tregu botëror i naftës, pritet ulje e çmimeve të karburanteve

13 Nëntor, 2026
Microsoft rikthen gradualisht shërbimet pas ndërprerjes globale, ekspertët paralajmërojnë për mashtrime online
Aktualitet

Microsoft rikthen gradualisht shërbimet pas ndërprerjes globale, ekspertët paralajmërojnë për mashtrime online

13 Nëntor, 2026
PROJEKSIONI/ Shqipëria e dyta në Evropë për tkurrjen e popullsisë deri në 2100, pas Ukrainës në luftë
Aktualitet

PROJEKSIONI/ Shqipëria e dyta në Evropë për tkurrjen e popullsisë deri në 2100, pas Ukrainës në luftë

13 Nëntor, 2026
Nën kërcënimin e luftës? Evropa përgatit spitalet për skenarin më të keq
Aktualitet

Nën kërcënimin e luftës? Evropa përgatit spitalet për skenarin më të keq

13 Nëntor, 2026
Si gënjeu Tërmet Peçi me firmë dhe vulë Delina Ibrahimajn, Ervin Meten dhe Petrit Malajn!
Aktualitet

Si gënjeu Tërmet Peçi me firmë dhe vulë Delina Ibrahimajn, Ervin Meten dhe Petrit Malajn!

13 Nëntor, 2026
Artikulli pas
“Mamica” nxjerr shpatën ndaj Skënderbeut të saj: Kjo që po ndodh me mua është arrogancë

"Njeriu mund të gabojë dhe herën e dytë, e treta e ndan", Rama flet për "vijat e kuqe" të Spiropalit

Të Përzgjedhura

Altin Dumanit i mbaron mandati në krye të SPAK, KLP hap garën për kreun e ti
Aktualitet

Altin Dumanit i mbaron mandati në krye të SPAK, KLP hap garën për kreun e ti

Nga SkyWeb
17 Shtator, 2025
0

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka shpallur sot zyrtarisht hapjen e garës për drejtuesin e ri të Strukturës së Posaçme...

Lexo të plotë
Vishi këpucët e kryeministrit! Rama thotë se gjërat kanë shkuar mirë në Shqipëri

Vishi këpucët e kryeministrit! Rama thotë se gjërat kanë shkuar mirë në Shqipëri

24 Qershor, 2026
“Tepër i madh për të mbijetuar”. Ç’po ndodh me Volkswagen, krenarinë e Gjermanisë?

“Tepër i madh për të mbijetuar”. Ç’po ndodh me Volkswagen, krenarinë e Gjermanisë?

11 Korrik, 2026
Samir Mane blen godinën 23 mijë metra katrorë të Galeria Kaufhof në Gjermani, BALFIN zgjeron investimet në Europë

Samir Mane blen godinën 23 mijë metra katrorë të Galeria Kaufhof në Gjermani, BALFIN zgjeron investimet në Europë

27 Tetor, 2026
Pse nuk është gjithmonë ide e mirë të tallesh me veten?

Pse nuk është gjithmonë ide e mirë të tallesh me veten?

31 Gusht, 2026

Të Fundit

“Mos u ngrini!” Ndalohen të gjitha nisjet e avionëve në aeroportet e SHBA-së, e paprecedentë që prej 2001

“Mos u ngrini!” Ndalohen të gjitha nisjet e avionëve në aeroportet e SHBA-së, e paprecedentë që prej 2001

13 Nëntor, 2026
LISTA/ Amerikanëve u kërkohet që këto modele të BMW-së të mos i parkojnë brenda, ose mund të pendohen!

LISTA/ Amerikanëve u kërkohet që këto modele të BMW-së të mos i parkojnë brenda, ose mund të pendohen!

13 Nëntor, 2026
Pse po zgjat kaq shumë rikthimi i Microsoft? Kompania zbulon problemin që paralizoi shërbimet në mbarë botën

Pse po zgjat kaq shumë rikthimi i Microsoft? Kompania zbulon problemin që paralizoi shërbimet në mbarë botën

13 Nëntor, 2026
LLOGARIA/ Sa kilometra duhet të bësh në vit për të përfituar nga ndryshimi i taksave të karburantit dhe makinave

Stabilizohet tregu botëror i naftës, pritet ulje e çmimeve të karburanteve

13 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr