• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E mërkurë, 13 Maj, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Pas SPAR-it, Balfin Group shet edhe FGA: Kush e bleu

SkyWeb Nga SkyWeb
23 Qershor, 2025
në Ekonomi
A A
0
Pas SPAR-it, Balfin Group shet edhe FGA: Kush e bleu
Share on FacebookShare on WhatsApp

Pas shitjes së SPAR-it tek kosovarët e Viva Fresh për 44 milionë euro, grupi Balfin ka shitur një tjetër nga kompanitë e tij. Këtë herë bëhet fjalë për Fashion Group Albania dhe sërish blerësi është një kompani nga Kosova.

Autoriteti i Konkurrencës njoftoi se pranë tij është depozituar shkresa “Njoftim paraprak, me anë të së cilës është njoftuar lidhur me transaksionin e propozuar të përftimit të kontrollit të shoqërisë Fashion Group Albania SHPK nga shoqëria ALBI HOLDING SHPK.”

Fashion Group Albania është një kompani specializuar në shitjen me pakicë të veshjeve dhe aksesorëve. Pjesë e grupit Balfin, kjo kompani mban ekskluzivitetin në Shqipëri për një numër markash ndërkombëtare të veshjeve si Prenatal, Springfield, Geox, Aldo, ëomen’Secret, Okaidi, Mango, Parfois, Carpisa, Cortefiel.

çmimi i transaksionit nuk është bërë ende publik. Por të dhënat nga bilanci zyrtar i kompanisë tregojnë se vitin e kaluar Fashion Group Albania realizoi një qarkullim prej gati 11 milionë eurosh, ndërsa fitimi neto pas taksave, rezultoi 1 milionë euro.

Kompania ka një total asetesh prej 5.5 milionë eurosh dhe detyrime në masën 3.3 milionë euro. Diferenca, që përbën dhe kapiatalin e shoqërisë, në vitin fiskal 2024 ishte 2.2 milionë euro.

Blerësi Albi Holding është një shoqëri e themeluar në Shqipëri, e cila zotërohet nga 5 aksionerë të familjes kosovare Humolli. Kjo familje zotëron në Kosovë një nga grupet më të mëdha të biznesit, Albi Group, me interesa në turizëm, pasuri të paluajtshme, rrjete marketesh, dhe shitje me pakicë.

Shitja e dy kompanive brenda një kohë të shkurtër, SPAR dhe Fashion Group, sinjalizon se grupi Balfin po diveston nga Shqipëria, të paktën në segmentet jo bazë të biznesit. Vitet e fundit, ky grup ka reklamuar një sërë investimesh jashtë shtetit, veçanërisht në Austri dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës./kapitali 

Etiketat: fashion group albaniasamir manespar
Artikulli para

Shqipëria prodhoi 147 mijë ton ullinj gjatë 2024

Artikulli pas

PABARAZIA/ 7 për qind e depozituesve kanë 7.4 mld euro në banka, pjesa tjetër THËRRIME

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

BE miraton rregulla për uljen e varësisë së importeve farmaceutike
Ekonomi

BE miraton rregulla për uljen e varësisë së importeve farmaceutike

12 Maj, 2026
Kursi i këmbimit valutor: Bie euro, forcohet sërish dollari amerikan
Ekonomi

Valutat e huaja dobësohen përballë Lekut

12 Maj, 2026
Si kërceu mosha mesatare e shqiptarëve nga 33 në 44 vjeç në pak vite
Ekonomi

Sot në Shqipëri jetojnë më pak shqiptarë se sa në fund të 2025, çfarë thotë INSTAT

12 Maj, 2026
Italia pritet të kalojë Greqinë si vendi me borxhin më të lartë në Eurozonë
Ekonomi

Italia pritet të kalojë Greqinë si vendi me borxhin më të lartë në Eurozonë

12 Maj, 2026
Blerjet për spekulim, në cilën zonë të Tiranës ia vlen të investosh paratë në apartamente
Ekonomi

Blerjet për spekulim, në cilën zonë të Tiranës ia vlen të investosh paratë në apartamente

12 Maj, 2026
Hungarezët e 4iG plan për ndërtim data centerash në Shqipëri krahas korridorit me fibra optike që na lidh me Greqinë
Ekonomi

Hungarezët e 4iG plan për ndërtim data centerash në Shqipëri krahas korridorit me fibra optike që na lidh me Greqinë

12 Maj, 2026
Artikulli pas
PABARAZIA/ 7 për qind e depozituesve kanë 7.4 mld euro në banka, pjesa tjetër THËRRIME

PABARAZIA/ 7 për qind e depozituesve kanë 7.4 mld euro në banka, pjesa tjetër THËRRIME

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Liqeni i Ohrit shpallet më i bukuri në Europë, alternativa më e mirë e Komos në Itali
Kryesore

Liqeni i Ohrit shpallet më i bukuri në Europë, alternativa më e mirë e Komos në Itali

Nga SkyWeb
2 Maj, 2026
0

Liqeni i Ohrit, që shtrihet mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, është shpallur destinacioni më i bukur në Europë nga...

Lexo të plotë
DOKUMENTET/ Tenderi i mushkonjave çoi Myzyrin e KPP-së në SPAK: Nuk zbatoi vendimin e Apelit!

DOKUMENTET/ Tenderi i mushkonjave çoi Myzyrin e KPP-së në SPAK: Nuk zbatoi vendimin e Apelit!

23 Prill, 2025
“Oh sa mirë me qenë administratë!” Paga mesatare në Shqipëri kalon 840 euro, kush ka rrogë më të lartë!

Paga mesatare arrin në 84 000 lekë në Shqipëri, kush merr rrogë më të lartë

10 Mars, 2026
Pensioni në bankë, ISSH nis fushatën sensbilizuese: Çfarë duhet të bëjnë pensionistët

Pensioni në bankë, ISSH nis fushatën sensbilizuese: Çfarë duhet të bëjnë pensionistët

8 Gusht, 2025
TTW: Amerikanët zbulojnë Shqipërinë, destinacioni mesdhetar pritet të dominojë Evropën në 2026-n

TTW: Amerikanët zbulojnë Shqipërinë, destinacioni mesdhetar pritet të dominojë Evropën në 2026-n

18 Shkurt, 2026

Të Fundit

ISHP kërkon rritjen e taksave për pijet me sheqer dhe ushqimet e pashëndetshme në Shqipëri

ISHP kërkon rritjen e taksave për pijet me sheqer dhe ushqimet e pashëndetshme në Shqipëri

12 Maj, 2026
Shpikja inovative: Si po synon një 18-vjeçare të pastrojë botën nga plastikat

Shpikja inovative: Si po synon një 18-vjeçare të pastrojë botën nga plastikat

12 Maj, 2026
BE miraton rregulla për uljen e varësisë së importeve farmaceutike

BE miraton rregulla për uljen e varësisë së importeve farmaceutike

12 Maj, 2026
“Metro”: Shqipëria kryeson listën e destinacioneve evropiane për pushime

“Metro”: Shqipëria kryeson listën e destinacioneve evropiane për pushime

12 Maj, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr