• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E enjte, 22 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

PROJEKTI/ 15 kulla do t’i marrin frymën zonës së Liqenit të Thatë në Tiranë, ikën dhe ai pak pyll që ka mbetur

SkyWeb Nga SkyWeb
4 Qershor, 2026
në Ekonomi, Kryesore
A A
PROJEKTI/ 15 kulla do t’i marrin frymën zonës së Liqenit të Thatë në Tiranë, ikën dhe ai pak pyll që ka mbetur
Share on FacebookShare on WhatsApp

Një projekt i ri ndërtimi me përmasa të mëdha pritet të transformojë një pjesë të kodrave me ullishte dhe sipërfaqe të gjelbra në Farkë, mbi zonën e Liqenit të Thatë, ku është miratuar ndërtimi i një kompleksi me 15 godina deri në 9 kate.

Sipas dokumentacionit të konsultuar nga voxnews.al, projekti do të zhvillohet nga kompania “Bega-07”, në një sipërfaqe prej rreth 31 mijë metrash katrorë truall. Kompleksi parashikon afro 94 mijë metra katrorë ndërtim mbi dhe nën tokë, me objekte banimi dhe shërbimi.

Dokumentet tregojnë se Këshilli Kombëtar i Territorit ka dhënë miratim me kusht për lejen e ndërtimit të objektit “kompleks banimi dhe shërbimi me 1 deri në 9 kate mbi tokë dhe me 1, 2 dhe 3 kate nëntokë”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë.

Kushtet lidhen me plotësimin e dokumentacionit tekniko ligjor dhe pagesën e taksës së ndikimit në infrastrukturë për llogari të Bashkisë Tiranë.

Këto procedura janë përmbushur dhe në terren kanë nisur punimet për përgatitjen e zonës ku do të ndërtohet kompleksi. Projekti reklamohet nga kompania me emrin “Centaurea”, duke u prezantuar si një zhvillim rezidencial i integruar me natyrën.

Në materialet promovuese, kompania e përshkruan projektin si një “peizazh të ri urban” që respekton mjedisin dhe ofron një stil jetese të gjelbër, mes qytetit dhe natyrës.

Projekti ka rikthyer debatin mbi ritmin e zhvillimit urban në zonat e gjelbra të kryeqytetit, në një kohë kur diskutimet për ndërhyrjet në mjedis janë intensifikuar edhe pas polemikave të fundit për investimet e planifikuara në Zvërnec.

Emri i kompanisë “Bega-07” dhe i biznesmenit Arben Muçobega është përmendur edhe më herët në raportime mediatike lidhur me projekte zhvillimi në bregdetin e Himarës, përfshirë zonën e Llamanit. Vox News ka raportuar më parë për një projekt tjetër të kësaj kompanie në Gjirin e Llamanit, me sipërfaqe mbi 100 mijë metra katrorë.

Sipas raportimit, projekti në Farkë përfaqëson një nga zhvillimet më të mëdha rezidenciale të planifikuara vitet e fundit në këtë pjesë të Tiranës, një zonë që deri më sot është karakterizuar nga sipërfaqe të gjelbra, ullishte dhe dendësi më e ulët ndërtimi krahasuar me pjesën tjetër të kryeqytetit.

Etiketat: liqenithate
Artikulli para

Paqja fiskale, bizneset kanë afat deri më 5 qershor për aplikim

Artikulli pas

Edi Rama u kërcënua nga Netanjahu për të zëvendësuar konsullin e nderit të Shqipërisë

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Ndryshon ligji për Koncensionet, hiqen kontratat 1 Euro: Çfarë ndodh tani e tutje me kontratat PPP
Ekonomi

Qeveria i ngarkon AKSHI-t detyrën e rritjes së transparencës për koncensionet

22 Tetor, 2026
Jo më “t’i kam”: Afati shkurtohet në 30 ditë, vonesat në pagesën e faturave shkaktojnë kamatë, ndryshon ligji
Ekonomi

Bilancet e bizneseve do t’u kalojnë automatikisht Tatimeve, qeveria ndryshon procedurat e raportimit financiar

22 Tetor, 2026
Mbi 2 mijë biznese të reja u regjistruan në prill
Ekonomi

VENDIMI/ Bizneset duhet të certifikojnë çdo vit aktivitetin ose bllokohen në QKB

22 Tetor, 2026
Tre pasagjerë në spital, avioni i nisur nga Greqia “kyçet” në Gjermani pas dyshimeve për norovirus
Aviacion

Tre pasagjerë në spital, avioni i nisur nga Greqia “kyçet” në Gjermani pas dyshimeve për norovirus

22 Tetor, 2026
Kush janë “Shqiponjat” dhe pse jelekëkuqtë po rrahin pa mëshirë studentët (ndryshe nga FNSH)
Aktualitet

Qeveria rrit shpërblimin e policëve dhe numrin e përfituesve brenda 48 orëve

21 Tetor, 2026
SURPRIZË! Qeveria “ringjall’ ligjin për Investimet Strategjike pasi njoftoi shfuqizimin e tij
Ekonomi

SURPRIZË! Qeveria “ringjall’ ligjin për Investimet Strategjike pasi njoftoi shfuqizimin e tij

21 Tetor, 2026
Artikulli pas
Edi Rama u kërcënua nga Netanjahu për të zëvendësuar konsullin e nderit të Shqipërisë

Edi Rama u kërcënua nga Netanjahu për të zëvendësuar konsullin e nderit të Shqipërisë

Të Përzgjedhura

Rama thotë se rrëshqitja në Librazh s’ndodhi prej punimeve: Korridori VIII, investim kolosal
Aktualitet

Rama thotë se rrëshqitja në Librazh s’ndodhi prej punimeve: Korridori VIII, investim kolosal

Nga SkyWeb
28 Shkurt, 2026
0

Bllokimi i aksit Librazhd Prrenjas pas shembjes së një pjese të rrugës ka rikthyer në vëmendje debatet mbi ndikimin e...

Lexo të plotë
Efektet e pesë minutave ushtrime në ditë, ndikojnë deri tek jetëgjatësia

Efektet e pesë minutave ushtrime në ditë, ndikojnë deri tek jetëgjatësia

18 Maj, 2026
Zjarret po djegin Europën: Cilat vende të BE-së kanë më shumë zjarrfikës?

Zjarret po djegin Europën: Cilat vende të BE-së kanë më shumë zjarrfikës?

22 Gusht, 2026
Shtrenjtimi i kafesë, CEO i lavazza-s jep alarmin: Konsumatori nuk mban më

Shqiptarët “nuk i ndahen” kafesë, rekord gjatë këtij viti

20 Tetor, 2025
Pse duhet t’i hiqni kufjet kur flisni me stjuardesat në avion?

Pse duhet t’i hiqni kufjet kur flisni me stjuardesat në avion?

13 Tetor, 2025

Të Fundit

Airbnb ndryshon rregullat, turistëve nuk mund t’u kërkohet të lajnë enët apo të heqin çarçafët

Airbnb ndryshon rregullat, turistëve nuk mund t’u kërkohet të lajnë enët apo të heqin çarçafët

22 Tetor, 2026
Ndryshon ligji për Koncensionet, hiqen kontratat 1 Euro: Çfarë ndodh tani e tutje me kontratat PPP

Qeveria i ngarkon AKSHI-t detyrën e rritjes së transparencës për koncensionet

22 Tetor, 2026
Jo më “t’i kam”: Afati shkurtohet në 30 ditë, vonesat në pagesën e faturave shkaktojnë kamatë, ndryshon ligji

Bilancet e bizneseve do t’u kalojnë automatikisht Tatimeve, qeveria ndryshon procedurat e raportimit financiar

22 Tetor, 2026
Mbi 2 mijë biznese të reja u regjistruan në prill

VENDIMI/ Bizneset duhet të certifikojnë çdo vit aktivitetin ose bllokohen në QKB

22 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr