• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E hënë, 19 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

INVESTIGIMI/ Si u mashtruan 23 gra në Lezhë me kredi te IUTE Credit ! Përsëritet skandali i MCA dhe FINAL, shkelet rregullorja e BSH

SkyWeb Nga SkyWeb
26 Qershor, 2025
në Ekonomi, Fokus, Kryesore
A A
INVESTIGIMI/ Si u mashtruan 23 gra në Lezhë me kredi te IUTE Credit ! Përsëritet skandali i MCA dhe FINAL, shkelet rregullorja e BSH
Share on FacebookShare on WhatsApp

Ndërkohë që skandali i mikrokredive me MCA dhe FINAL që mori disa jetë qytetarësh si edhe rrënoi mijëra familje shqiptare përmes një skeme kriminale, nuk është mbyllur ende, një tjetër skemë e madhe mashtrimi me kreditë ka nxjerrë kokë ku sipas të dhënave të siguruara nga Skyweb.al, deri më tani ka të paktën 23 viktima.

Policia e Lezhës njoftoi sot se kishte arrestuar 33-vjeçaren Donika Curri me akuzën se kishte mashtruar një numër të madh grash të zonës duke u marrë atyre kartat e identitetit, nëpërmjet të cilave ka aplikuar për kredi në shuma nga 300 000 deri në 500 000 lekë.

Zgjerohet skandali i mashtrimit me kredi në IUTE Credit në Lezhë, verifikime në Shkodër dhe njësi të tjera

Policia njoftoi se deri në mesditën e datës 26 qershor ishin identifikuar 16 gra, në emër të të cilave ishte marrë kredi, ndërkohë që siç mëson Skyweb.al, janë të paktën 23 gra që janë mashtruar dhe është marrë kredi në emër të tyre pa qenë ato prezente.

Skyweb.al mësoi se institucioni financiar ku janë tërhequr kreditë është IUTE Credit, ndërkohë që përbën pikëpyetje të madhe procedura e ndjekur për aplikimin për kredi, gjë e cila risjell në vëmendje mungesën e kontrollit për kryerjen e procedurave të tilla delikate, aq më tepër në një kontekst të një skandali edhe më të madh, i cili nuk është mbyllur.

Policia është duke bërë verifikime të tjera për të parë nëse janë tërhequr kredi edhe nga institucione të tjera mikrokredie përveç IUTE Credit.

Si u bënë gratë e Zejmenit të Lezhës me kredi te IUTE pa e ditur

Sipas policisë, 33-vjeçarja Donika Curri ka marrë kartat e identitetit të zonjave dhe ka kryer aplikimet për kredi te IUTE Credit.

“Nga hetimet dyshohet se shtetasja D. C. iu prezantohej shtetaseve me fëmijë të mitur, si përfaqësuese e një shoqate bamirësie për nëna me fëmijë të mitur, dhe iu merrte atyre të dhënat personale (foto të kartës së identitetit), duke iu premtuar pagesa mujore.  Më pas, duke përdorur të dhënat e tyre, aplikonte dhe merrte kredi në institucione financiare”, njoftoi policia.

Ngjarja është nën hetim dhe policia është duke verifikuar nëse 33-vjeçarja ka shkuar në fililet e IUTE Credit për të bërë aplikimin apo e ka kryer atë përmes aplikacionit, procedurë e cila ka nivele shumë më të ulta verifikimi të kredimarrësit nga kredidhënësi duke sjellë problematika të tilla të mprehta.

IUTE Albania: Ne jemi viktima finale e këtij kalvari gënjeshtrash, pezullojmë kreditë

Skyweb.al kontaktoi me IUTE Credit duke marrë si përgjigje se kompania nuk ka qenë në dijeni të këtyre kredive të marra nga zonjat nëpërmjet mashtrimit dhe se menjëherë ka kryer kallëzim pranë policisë pasi është informuar për rastin.

“Iute Albania është viktima finale e këtij kalvari gënjeshtrash dhe keqpërdorimi besimi që personi i identifikuar në media, ka kryer. Menjëherë sapo jemi informuar nga qytetarët, skuadrat tona ligjore kanë kallëzuar penalisht rastin dhe janë pezulluar kreditë e klientëve deri në një vendim final të hetimeve policore. Këtu gjejmë rastin të shprehim mirënjohjen tonë për strukturat e Policisë së Shtetit, të cilat kanë vepruar në kohë të shpejtë dhe vendimtare“, tha IUTE Albania për Skyweb.al.

Si u bënë aplikimet 

Skyweb.al mëson se një pjesë e aplikimeve për kredi janë bërë përmes aplikacionit të IUTE Credit. Kusht për të marrë kredi te IUTE Credit nga aplikacioni është karta e identitetit si edhe fotoja e aplikantit.

Ndërkohë, policia është duke bërë verifikime të tjera pasi siç mëson Skyweb.al, ka dyshime për bashkëpunim nga punonjës të kompanisë si pjesë e skemës së mashtrimit.

Mësohet se një pjesë e madhe e zonjave që janë futur në kurthin e kredive të pamiratuara prej tyre janë nga zonja e Zejmenit të Lezhës. Për ironi të fatit, edhe Pal Trashaj, i cili dogji veten para SPAK për shkak të një kredie të ngjashme që po i merrte shpirtin ishte pikërisht nga Zejmeni.

Mungesa e kontrollit, qytetarët viktima: IUTE shkeli rregulloren e Bankës së Shqipërisë?

Pas skandalit me mikrokreditë, Banka e Shqipërisë shtrëngoi kushtet e kreditimit duke kufizuar në dy numrin e kredive që mund të marrë një qytetar, ndërkohë që detyroi bankat dhe institucionet financiare që të verifikojnë aftësitë paguese të kredimarrësve duke mos dhënë më kredi “në pak minuta”.

Duket se parashikimet e rregullores “Për administrimin e rrezikut në institucionet financiare jo banka” nuk është zbatuar nga IUTE Credit në rastet në fjalë.

Madje, nëse rezulton se kreditë janë marrë vetëm nga aplikacioni pa bërë një verifikim të kredimarrësit, ashtu siç e kërkon Banka e Shqipërisë, duket se situata nuk ka ndryshuar fare nga ajo e para skandalit me FINAL dhe MCA, por është përkeqësuar.

Skyweb.al do të ndjekë çështjen në fjalë për shkak të ndjeshmërisë që ka ajo, ku duket se kemi të bëjmë me një tjetër skandal të madh, të paktën nga të dhënat paraprake të hetimeve të policisë. /skyweb.al

Etiketat: 23 gradonika currigragrateIute creditkredilezhemashtrimzejmen
Artikulli para

LISTA/ Cilësia e jetesës, Shqipëria e fundit në Europë, më keq se vendet në luftë si Ukraina

Artikulli pas

Rekord në qiell: Më shumë se 24 mijë avionë në të njëjtën kohë në fluturim në të gjithë globin

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Qeveria shpërndan me urgjencë shpërblimin 2 500 euro për policët
Aktualitet

Qeveria shpërndan me urgjencë shpërblimin 2 500 euro për policët

19 Tetor, 2026
Kina po shtrëngon shpenzimet, në vështirësi markat europiane të luksit
Ekonomi

Kina po shtrëngon shpenzimet, në vështirësi markat europiane të luksit

19 Tetor, 2026
Pse BSH po mban stabël normën bazë të interesit prej disa muajsh
Ekonomi

“Depozitat janë të sigurta!” Banka e Shqipërisë: Dëmtimi i disa filialeve nuk cënon sistemin bankar

19 Tetor, 2026
Falimenti i Besa Agro Invest lë një mal me borxhe, ish-punonjësit kërkojnë pagat në gjykatë
Ekonomi

Falimenti i Besa Agro Invest lë një mal me borxhe, ish-punonjësit kërkojnë pagat në gjykatë

19 Tetor, 2026
Mbi 2 mijë biznese të reja u regjistruan në prill
Ekonomi

Projektligji i ri për mbrojtjen e konsumatorit, gjoba deri në 600 mijë lekë për bizneset

19 Tetor, 2026
Nisin lëvizjet për ulur Ramën me protestuesit dhe partitë politike: Kryeministri pranon dialogun, por përjashton largimin nga qeveria
Aktualitet

Nisin lëvizjet për ulur Ramën me protestuesit dhe partitë politike: Kryeministri pranon dialogun, por përjashton largimin nga qeveria

19 Tetor, 2026
Artikulli pas
Rekord në qiell: Më shumë se 24 mijë avionë në të njëjtën kohë në fluturim në të gjithë globin

Rekord në qiell: Më shumë se 24 mijë avionë në të njëjtën kohë në fluturim në të gjithë globin

Të Përzgjedhura

BE do të ndalojë importet e gazit rus deri në 2027
Ekonomi

BE do të ndalojë importet e gazit rus deri në 2027

Nga Editor
3 Dhjetor, 2025
0

Bashkimi Evropian ka arritur një marrëveshje historike për të ndërprerë plotësisht importet e gazit rus deri në vitin 2027, si...

Lexo të plotë
Ish-ministrja Frida Krifca gjobitet me 3 mijë euro për konflikt interesi

Frida Krifca “shtrydhet” në SPAK për fondet IPARD, gati prangat për hajdutët e parave të fermerëve

19 Mars, 2026
Donald Trump zbulon pse nuk vesh antiplumb

Donald Trump zbulon pse nuk vesh antiplumb

1 Maj, 2026
Sulmi kibernetik ndaj Bashkisë Tiranë, AKSK: Grup pune për të rikthyer sa më shpejt sistemet

Sulmi kibernetik ndaj Bashkisë Tiranë, AKSK: Grup pune për të rikthyer sa më shpejt sistemet

21 Qershor, 2025
Zgjerohet flota e makinave elektrike në Shqipëri, më shumë se 40% e regjistrimeve në 2025 janë me zero kilometra

Zgjerohet flota e mjeteve elektrike, mbi 5 300 regjistrime të reja në 11 muaj

19 Dhjetor, 2025

Të Fundit

Qeveria shpërndan me urgjencë shpërblimin 2 500 euro për policët

Qeveria shpërndan me urgjencë shpërblimin 2 500 euro për policët

19 Tetor, 2026
Kujdes me blerjet online! Mashtruesit po përdorin inteligjencën artificiale për të vjedhur para

Kujdes me blerjet online! Mashtruesit po përdorin inteligjencën artificiale për të vjedhur para

19 Tetor, 2026
Sindikatat e BE kërkojnë ligj për mbrojtjen e grave në menopauzë në vendin e punës

Sindikatat e BE kërkojnë ligj për mbrojtjen e grave në menopauzë në vendin e punës

19 Tetor, 2026
A mund të rigjenerohet muskuli i zemrës pas një infarkti? Shkenca avancon me kërkime premtuese

A mund të rigjenerohet muskuli i zemrës pas një infarkti? Shkenca avancon me kërkime premtuese

19 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr