• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E hënë, 17 Gusht, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Zgjerohet skandali i mashtrimit me kredi në IUTE Credit në Lezhë, verifikime në Shkodër dhe njësi të tjera

SkyWeb Nga SkyWeb
27 Qershor, 2025
në Ekonomi, Kryesore
A A
0
Zgjerohet skandali i mashtrimit me kredi në IUTE Credit në Lezhë, verifikime në Shkodër dhe njësi të tjera
Share on FacebookShare on WhatsApp

Mashtrimi financiar përmes kredive në institucione jobanka ka marrë një tjetër përmasë shqetësuese në Shqipëri.

Pas skemave famëkeqe të FINAL dhe MCA, rasti më i fundit që po trondit Lezhën përfshin të paktën 23 gra të mashtruara me kredi nga kompania IUTE Credit, përmes një skeme të ndërtuar nga Donika Curri, 33 vjeçe, e arrestuar dy ditë më parë nga policia.

Sipas hetimeve paraprake, Curri iu prezantohej grave në zonën e Zejmenit si përfaqësuese e një shoqate bamirësie për nëna me fëmijë të mitur. Ajo kërkonte kartat e identitetit me premtimin për ndihma financiare. Më pas, duke përdorur këto dokumente, realizonte aplikime për kredi në IUTE Credit në shuma që varionin nga 3 mijë deri në 5 mijë euro.

INVESTIGIMI/ Si u mashtruan 23 gra në Lezhë me kredi te IUTE Credit ! Përsëritet skandali i MCA dhe FINAL, shkelet rregullorja e BSH

Burime të Skyweb.al konfirmojnë se mashtrimi shtrihet edhe në zona të tjera, përfshirë Shkodrën, dhe se denoncimet po shtohen nga ora në orë. Policia po heton për të zbuluar nëse janë tërhequr kredi edhe në institucione të tjera mikrokredie krahas IUTE Credit.

Skyweb.al ka siguruar biseda mes Curri-t dhe një prej grave të mashtruara, ku kjo e fundit i kërkon me ngulm të bëjë pagesat për kredinë e marra në emrin e saj. Nga ana tjetër, Curri telefonon vazhdimisht dhe shkruan mesazhe të tipit: “Të lutem, për hir të bebave, hape telefonin”, duke kërkuar të shmangë kallëzimin penal.

Policia deri në mesditën e 26 qershorit kishte identifikuar zyrtarisht 16 raste, por sipas Skyweb.al numri i grave të mashtruara deri dje pasdite ka arritur në 23. Një pjesë e mirë prej tyre janë nga i njëjti fshat – Zejmeni i Lezhës, që në mënyrë tragjike lidhet edhe me rastin e Pal Trashajt, burrit që dogji veten para SPAK, pasi nuk përballonte dot borxhin nga një kredi e papërballueshme.

E kontaktuar nga Skyweb.al, IUTE Credit mohoi të kishte dijeni për këto mashtrime dhe pretendoi se ka bërë kallëzim penal menjëherë pasi është informuar nga vetë viktimat. Kompania thotë se ka pezulluar kreditë përkatëse derisa të përfundojnë hetimet dhe të verifikohet nëse bëhet fjalë për mashtrime apo për kredi të marra me vullnet të lirë.

Çfarë po ndodh me sigurinë e mikrokreditimit në Shqipëri?

Rasti hedh dritë mbi një tjetër problem sistemik: mungesën e kontrollit në sektorin e mikrokreditimit, veçanërisht për aplikimet që bëhen online ose përmes aplikacioneve, ku niveli i verifikimit të kredimarrësit është minimal. Megjithëse Banka e Shqipërisë pas skandaleve të mëparshme shtrëngoi rregullat, rasti i IUTE Credit sugjeron se një pjesë e tregut vazhdon të funksionojë në mënyrë të pakontrolluar.

Rregullorja e BSH qe mban pergjegjes institucionet financiare per te verifikuar aftesite paguese te kredimarresve, gje e cila ne rastin konkret nuk eshte zbatuar
Rregullorja e BSH qe mban pergjegjes institucionet financiare per te verifikuar aftesite paguese te kredimarresve, gje e cila ne rastin konkret nuk eshte zbatuar

Rregullorja për administrimin e rrezikut në institucionet jobanka kërkon identifikim të qartë të kredimarrësit dhe vlerësim të aftësive paguese.

Nëse verifikohet se kreditë janë lëshuar vetëm përmes aplikacionit dhe pa u bërë verifikimi fizik i personit që mban emrin në kontratë, si edhe verifikimi i aftësive paguese të tij nga agjentët e kredidhënësit, siç parashikon rregullorja, atëherë përgjegjësia bie jo vetëm mbi autorin e mashtrimit, por edhe mbi institucionin financiar që nuk ka respektuar rregullat.

Ngjarja është ende në hetim dhe policia po kërkon të përcaktojë nëse Donika Curri ka vepruar e vetme apo në bashkëpunim me persona të tjerë. Gjithashtu, pritet të zbardhet nëse zyrtarë të IUTE Credit kanë ndihmuar apo neglizhuar në verifikimin e kredimarrësve. /skyweb.al

Etiketat: 23 gradonika curriFinalIute creditkredilezhemashtrimMcashkoder
Artikulli para

Rekord në qiell: Më shumë se 24 mijë avionë në të njëjtën kohë në fluturim në të gjithë globin

Artikulli pas

Qeveria krijon kompaninë që do hyjë aksionere tek resorti i Kushner në Sazan

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

REKORD/ Makina e re më e shtrenjtë e shitur në një ankand është një Ferrari elektrike
Ekonomi

REKORD/ Makina e re më e shtrenjtë e shitur në një ankand është një Ferrari elektrike

16 Gusht, 2026
Energjia diellore po mban në këmbë rrjetin e Europës gjatë vapës, por problemi nis pas perëndimit
Ekonomi

Energjia diellore po mban në këmbë rrjetin e Europës gjatë vapës, por problemi nis pas perëndimit

16 Gusht, 2026
Paga të çmendura, garë mes miliarderëve për punësimin e shefave të kuzhinës
Ekonomi

Paga të çmendura, garë mes miliarderëve për punësimin e shefave të kuzhinës

16 Gusht, 2026
Karburantet, sa kushton me çmimet e reja mbushja e një serbatori me naftë
Ekonomi

Kriza e strehimit në Shqipëri/ Apartamente ka “sa të duash”, por me çmime stratosferike

16 Gusht, 2026
Pse gratë e kanë më të vështirë për të blerë një shtëpi sesa burrat?
Ekonomi

Pse gratë e kanë më të vështirë për të blerë një shtëpi sesa burrat?

16 Gusht, 2026
Valët e të nxehtit në Europë thellojnë hendekun e sigurimeve, ndërsa bizneset përballen me humbje
Ekonomi

Valët e të nxehtit në Europë thellojnë hendekun e sigurimeve, ndërsa bizneset përballen me humbje

16 Gusht, 2026
Artikulli pas
Qeveria krijon kompaninë që do hyjë aksionere tek resorti i Kushner në Sazan

Qeveria krijon kompaninë që do hyjë aksionere tek resorti i Kushner në Sazan

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Pas sektorit të ndërtimit, Tatimet skanojnë pagat te klinikat dhe spitalet private
Ekonomi

Pas sektorit të ndërtimit, Tatimet skanojnë pagat te klinikat dhe spitalet private

Nga SkyWeb
30 Mars, 2026
0

Administrata tatimore do të zgjerojë fokusin e kontrolleve përtej sektorëve tradicionalë si ndërtimi, turizmi dhe hidrokarburet, duke synuar tashmë edhe...

Lexo të plotë
Pashalimani kthehet në resort, Rama i ofron NATO-s Porto Romanon

Pashalimani kthehet në resort, Rama i ofron NATO-s Porto Romanon

17 Shtator, 2025
Shpresë e re kundër HIV, injeksioni që po jep rezultate pozitive

Shpresë e re kundër HIV, injeksioni që po jep rezultate pozitive

18 Mars, 2026
Kaos me mikrokreditë, ndërrohen 4 herë administratorët e MCA dhe FINAL

Emrat që mungojnë në dosjen e SPAK për skandalin e mikrokredive

21 Korrik, 2025
“Karvanët” pushtojnë qiellin, NASA publikon pamjet e satelitëve Starlink

“Karvanët” pushtojnë qiellin, NASA publikon pamjet e satelitëve Starlink

12 Tetor, 2025

Të Fundit

REKORD/ Makina e re më e shtrenjtë e shitur në një ankand është një Ferrari elektrike

REKORD/ Makina e re më e shtrenjtë e shitur në një ankand është një Ferrari elektrike

16 Gusht, 2026
Travel off Path: Shqipëria, mes vendeve turistike që ia vlen çdo qindarkë e shpenzuar

Travel off Path: Shqipëria, mes vendeve turistike që ia vlen çdo qindarkë e shpenzuar

16 Gusht, 2026
Janë bërë si “buf nate”, ekspertët ngrenë alarmin për adoleshentët

Janë bërë si “buf nate”, ekspertët ngrenë alarmin për adoleshentët

16 Gusht, 2026
Pilotët e Lufthansa në grevë, anulohen qindra fluturime

Karburanti dhe grevat e stafit përgjysmojnë fitimet e Lufthansa-s

16 Gusht, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr