• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E shtunë, 31 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Prokuroria Speciale nis hetimet për kompaninë ETMT Energy pas PAGESAVE kolosale në dy muaj nga BUXHETI

SkyWeb Nga SkyWeb
29 Prill, 2026
në Aktualitet
A A
Projektligji i ri për eficiencën e energjisë, gjoba deri në 1.5 milion lekë për shkelësit
Share on FacebookShare on WhatsApp

Prokuroria Speciale nis verifikimet për “ETMT Energy”: miliona euro qarkullim dhe dyshime për lidhje politike në tregun e energjisë

Prokuroria Speciale e Kosovës ka nisur verifikimet për kompaninë e tregtimit të energjisë elektrike “ETMT Energy”, pas raportimeve publike mbi aktivitetin dhe qarkullimin e saj në tregun kosovar.

Dhjetëra miliona euro, nga NOA Energy te ETMT Energy dhe Ejup Ahmeti, lidhjet me serbët, kush po zhvat qytetarët e Kosovës me energjinë elektrike

Zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Arbnora Luta, konfirmoi se rasti po trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe standardet ndërkombëtare. “Ju njoftojmë se, lidhur me çështjen për të cilën keni adresuar pyetje, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës është duke e trajtuar rastin në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe standardet ndërkombëtare”, deklaroi ajo për VOX Kosova.

Verifikimet vijnë në një moment kur kompania ka shënuar një rritje të paprecedentë të aktivitetit. Sipas të dhënave të raportuara, “ETMT Energy”, në pronësi të biznesmenit nga Shqipëria Marin Gjonaj, ka realizuar mbi 24 milionë euro qarkullim vetëm gjatë muajve shkurt dhe mars 2026. Një vit më parë, në janar 2025, e njëjta kompani kishte deklaruar vetëm 90 euro qarkullim.

Pavarësisht këtij shpërthimi financiar, kompania rezulton të operojë me vetëm një punëtor të regjistruar dhe me zyra të mbyllura, sipas të dhënave të Agjencisë së Regjistrimit të Bizneseve në Kosovë.

Në sfond të hetimeve janë edhe lidhjet e raportuara të pronarit të kompanisë me figura politike në Kosovë. Marin Gjonaj rezulton në lidhje biznesore me deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Ejup Ahmeti, me të cilin ndan pronësinë e kompanisë “Top Fruits” në Shqipëri. Kjo kompani është përmendur në raportime për manipulim të fondeve publike të granteve nga autoritetet shqiptare.

Ahmeti është aktualisht anëtar i Komisionit Parlamentar për Ekonomi, strukturë që mbulon edhe sektorin e energjisë elektrike dhe mbikëqyr institucionet përkatëse. Ai është raportuar gjithashtu si i vetmi komision ku bën pjesë.

Përtej lidhjeve me deputetin, Gjonaj është parë në takime edhe me zëvendësministrin e Ekonomisë në Kosovë, Getoar Mjeku, sektor kyç për politikat energjetike në vend.

“ETMT Energy” është regjistruar në Kosovë në vitin 2020 dhe është licencuar për tregtim me energji elektrike nga Zyra e Rregullatorit në shtator 2021, në periudhën kur në pushtet erdhi Vetëvendosje. Kompania operon gjithashtu edhe në Beograd, ndërsa në Shqipëri rezulton të ketë pezulluar aktivitetin në shtator 2024, pikërisht para rritjes së fortë të aktivitetit në Kosovë.

Të dhënat e siguruara për periudhën 31 mars deri më 13 prill tregojnë se Kosovës i janë shitur mbi 10 milionë euro energji vetëm në pak ditë, me “ETMT Energy” si një nga furnizuesit kryesorë.

Hyrja e shpejtë e kësaj kompanie në treg, qarkullimi i lartë financiar dhe lidhjet e raportuara me politikën kanë ngritur pikëpyetje mbi funksionimin e tregut të energjisë në Kosovë, në një kohë kur vendi mbetet i varur nga importet dhe çmimi i energjisë vijon të jetë i lartë për konsumatorët.

Hetimet e Prokurorisë Speciale pritet të sqarojnë nëse kemi të bëjmë me një aktivitet të zakonshëm tregtar në kushte krize energjetike, apo me një skemë më të gjerë që ka përfituar nga dobësitë strukturore të sistemit.

Etiketat: ejup ahmetietmtmarin gjonajnoa energyProkuroria speciale
Artikulli para

Vodafone Albania prezanton zgjidhje teknologjike nëndihmë të bujqësisë

Artikulli pas

Nëntë këshilla për t’u përballur me polenin dhe alergjenët sezonalë

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Rama fundos Erion Veliajn para socialistëve: Nuk është prej nesh!
Aktualitet

Rama fundos Erion Veliajn para socialistëve: Nuk është prej nesh!

30 Tetor, 2026
Rama: Nga viti i ardhshëm fëmijët do të qëndrojnë në shkollë deri në orën 17:00
Aktualitet

Rama: Nga viti i ardhshëm fëmijët do të qëndrojnë në shkollë deri në orën 17:00

30 Tetor, 2026
Rama: Bonusi i bebes do të kthehet në mbështetje mujore, konsultim për kufizimin e rrjeteve sociale për të miturit
Aktualitet

Rama: Bonusi i bebes do të kthehet në mbështetje mujore, konsultim për kufizimin e rrjeteve sociale për të miturit

30 Tetor, 2026
Demo: Kamerat në trupin e policëve do të vihen shumë shpejt në funksion
Aktualitet

Demo: Kamerat në trupin e policëve do të vihen shumë shpejt në funksion

30 Tetor, 2026
Presidenti Begaj përkujton 35-vjetorin e Lëvizjes së Dhjetorit ’90: “Çdo hap drejt Europës nderon guximin e studentëve”
Aktualitet

Presidenti dekreton datën e zgjedhjeve vendore

30 Tetor, 2026
Gjykata e Lartë lë në burg Erion Veliajn
Aktualitet

Veliaj shkarkon dy nënkryetatët e bashkisë, emëron një tjetër

30 Tetor, 2026
Artikulli pas
Nëntë këshilla për t’u përballur me polenin dhe alergjenët sezonalë

Nëntë këshilla për t'u përballur me polenin dhe alergjenët sezonalë

Të Përzgjedhura

Zbulimi suprizues, si formohen gurët në veshka
Shëndet

Zbulimi suprizues, si formohen gurët në veshka

Nga Editor
4 Shkurt, 2026
0

Për herë të parë, shkencëtarët kanë gjetur prova se baktere të fshehura mund të ekzistojnë brenda gurëve të veshkave që...

Lexo të plotë
Fenomeni i Turnover-it në kompanitë shqiptare: Një kërcënim i heshtur për stabilitetin e biznesit

Fenomeni i Turnover-it në kompanitë shqiptare: Një kërcënim i heshtur për stabilitetin e biznesit

14 Prill, 2025
Nga bizhuteritë te këpucët, dhuratat e Melonit dalin në ankand

Nga bizhuteritë te këpucët, dhuratat e Melonit dalin në ankand

11 Dhjetor, 2025
Nga Tepelena te Roskoveci e Mirdita, bashkitë që rrezikojnë të shkrihen sipas një skenari të propozuar nga PS

Harta administrative e Shqipërisë si punë tekash

3 Gusht, 2026
Durana Tech Park, Parajsa Fiskale në mes të Shqipërisë. Drejtoresha flet për operim hibrid, por VKM-të e nxjerrin zbuluar

Durana Tech Park, Parajsa Fiskale në mes të Shqipërisë. Drejtoresha flet për operim hibrid, por VKM-të e nxjerrin zbuluar

14 Janar, 2026

Të Fundit

Si u vodhën 6.3 mld USD për 20 minuta nga Binance

Si u vodhën 6.3 mld USD për 20 minuta nga Binance

30 Tetor, 2026
Rama fundos Erion Veliajn para socialistëve: Nuk është prej nesh!

Rama fundos Erion Veliajn para socialistëve: Nuk është prej nesh!

30 Tetor, 2026
Kontrabandë nafte në Morinë? Si u lirua autoboti me plumbçe të parregullta pas ndërhyrjes nga “lartë”

Kontrabandë nafte në Morinë? Si u lirua autoboti me plumbçe të parregullta pas ndërhyrjes nga “lartë”

30 Tetor, 2026
Rama: Nga viti i ardhshëm fëmijët do të qëndrojnë në shkollë deri në orën 17:00

Rama: Nga viti i ardhshëm fëmijët do të qëndrojnë në shkollë deri në orën 17:00

30 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr