• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E diel, 25 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu OP-ED

Fenomeni i Turnover-it në kompanitë shqiptare: Një kërcënim i heshtur për stabilitetin e biznesit

SkyWeb Nga SkyWeb
14 Prill, 2025
në OP-ED
A A
Fenomeni i Turnover-it në kompanitë shqiptare: Një kërcënim i heshtur për stabilitetin e biznesit
Share on FacebookShare on WhatsApp

Nga Klodjan Shaqiri

Në vitet e fundit, një ndër sfidat më të mëdha për tregun e punës në Shqipëri është bërë fenomeni i turnover-it të lartë të punonjësve – pra, largimi i shpeshtë i stafit nga një kompani për t’u punësuar diku tjetër ose për të emigruar. Ky fenomen, edhe pse shpesh trajtohet me njëfarë normaliteti në realitetin shqiptar, përfaqëson një kosto të lartë financiare, organizative dhe njerëzore për bizneset.

Arsyet që shtyjnë punonjësit shqiptarë të braktisin vendin e tyre të punës janë të ndryshme dhe shpesh të ndërthurura. Një ndër to është paga jo konkurruese, e cila shpesh nuk përputhet me kërkesat e jetesës dhe me përgjegjësitë e punës. Të rinjtë, por edhe profesionistët me përvojë, e shohin emigrimin si një zgjidhje të shpejtë për një jetë më të mirë.

Një tjetër arsye është mungesa e zhvillimit profesional. Shumë kompani nuk ofrojnë trajnime të rregullta apo mundësi për avancim në karrierë, duke krijuar ndjesinë e ngeljes në vend. Për më tepër, në shumë raste vihet re një menaxhim joefektiv, ku mungon komunikimi, mbështetja dhe vizioni afatgjatë për zhvillimin e burimeve njerëzore.

Nuk mbeten pas as kultura e dobët organizative dhe mungesa e balancës punë-jetë personale, të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në motivimin dhe mirëqenien e punonjësve.

Turnover-i nuk është vetëm një shqetësim departamenteve tëBurimeve Njerëzore. Ai përkthehet në kosto të larta për rekrutim, trajnime për stafin e ri, dhe ulje të produktivitetit në periudha kalimtare. Ndërkohë, largimi i talenteve sjell humbje të njohurive dhe përvojës, ndërsa klima e brendshme e kompanisë cenohet, duke krijuar pasiguri edhe tek punonjësit e mbetur.

Në afat të gjatë, kjo situatë ndikon negativisht në reputacionin e kompanisë, e cila mund të perceptohet në treg si një vend jo i dëshiruar për të punuar.

Për të ulur përqindjen e turnover-it, kompanitë shqiptare duhet të ndërmarrin hapa konkretë dhe afatgjatë:

 

• Rishikimi i paketës së pagave dhe përfitimeve, duke e bërë më konkurruese në raport me tregun.

 

• Investimi në trajnime dhe zhvillim profesional, duke krijuar plane konkrete karriere për secilin punonjës.

 

• Fuqizimi i menaxhimit të brendshëm, me liderë që dinë të inspirojnë, dëgjojnë dhe motivojnë stafin.

 

• Krijimi i një kulture pozitive organizative, ku puna në ekip, përfshirja në vendimmarrje dhe njohja e meritës të jenë prioritete.

 

• Fleksibilitet në mënyrën e punës, për të ndihmuar në balancimin e jetës profesionale me atë personale.

Fenomeni i turnover-it duhet trajtuar me seriozitet nga çdo biznes që synon zhvillim të qëndrueshëm. Një organizatë që investon tek njerëzit e saj jo vetëm që ul rrezikun e largimeve, por ndërton themele të forta për të ardhmen. Koha për të reaguar është tani – përndryshe, do të vazhdojmë të shohim largimin e kapaciteteve më të mira drejt tregjeve të huaja ose kompanive më të përgatitura.

Etiketat: Klodjan ShaqirikompaniTurnover
Artikulli para

28 milion euro, shpallet mega tenderi për uniformat e policisë, kush janë PRETENDENTËT

Artikulli pas

Qeveria përzgjedh kompaninë që do të projektojë hekurudhën Rrogozhinë-Vlorë

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Doktor, bëja “bam” një herë në pleqëri!
OP-ED

Doktor, bëja “bam” një herë në pleqëri!

24 Tetor, 2026
Shqipëria drejt BE-së: Nga perspektiva e anëtarësimit te transformimi i brendshëm
OP-ED

Shqipëria drejt BE-së: Nga perspektiva e anëtarësimit te transformimi i brendshëm

23 Tetor, 2026
Nga Antifa te Rusia, Irani, TikToku dhe analistët: Rama shpall një komplot ndërkombëtar ndaj tij 
OP-ED

Pse nuk dorëhiqet Edi Rama

20 Tetor, 2026
2 500 euro për policët, 0 për mësuesit! I besojmë zgjidhjes së krizës me shkop gome apo me edukim?
Aktualitet

2 500 euro për policët, 0 për mësuesit! I besojmë zgjidhjes së krizës me shkop gome apo me edukim?

20 Tetor, 2026
Marksi përballë Fridmanit, kush na e kufizon lirinë: Shteti apo kapitali?
Ekonomi

Marksi përballë Fridmanit, kush na e kufizon lirinë: Shteti apo kapitali?

18 Tetor, 2026
Rama flet për një komplot ndaj tij dhe Shqipërisë, por kërkon durim dhe nuk jep dorëheqjen
OP-ED

Monopoli që fshihet pas kioskave në rrugët e Tiranës

16 Tetor, 2026
Artikulli pas
Qeveria përzgjedh kompaninë që do të projektojë hekurudhën Rrogozhinë-Vlorë

Qeveria përzgjedh kompaninë që do të projektojë hekurudhën Rrogozhinë-Vlorë

Të Përzgjedhura

Rivlerësimi i banesave pa tituj pronësie, si funksionon procedura dhe rreziqet për qytetarët
Ekonomi

Rivlerësimi i banesave pa tituj pronësie, si funksionon procedura dhe rreziqet për qytetarët

Nga SkyWeb
27 Shkurt, 2026
0

Procesi i rivlerësimit të pasurive të paluajtshme ndryshon ndjeshëm kur bëhet fjalë për prona që nuk figurojnë të regjistruara në...

Lexo të plotë
Më pak shqiptarë u kthyen nga Evropa vitin e kaluar

Më pak shqiptarë u kthyen nga Evropa vitin e kaluar

10 Shtator, 2025
Super leku shpartallon edhe Borxhin Publik të Shqipërisë, bie nën 50% të PBB-së

Leku “letër”, tregu përmbytet me para si KURRË më parë

28 Gusht, 2026
VIDEO/ Zjarr i frikshëm në Tiranë, flakët pushtojnë pallatin

Siguria në letër, rreziku realitet: Rasti i kompleksit “Farmacia 10”

21 Prill, 2026
Mësimi i një gjuhe të huaj mund të ngadalësojë plakjen e trurit

Mësimi i një gjuhe të huaj mund të ngadalësojë plakjen e trurit

7 Korrik, 2026

Të Fundit

Dorëhiqen drejtorët, po Elira Kokona dhe Dritan Agolli? 

Dorëhiqen drejtorët, po Elira Kokona dhe Dritan Agolli? 

24 Tetor, 2026
FOTO/ Shikoni si do të transformohet sheshi Nënë Tereza, shpallet fituesi i tenderit 17.5 mln euro

FOTO/ Shikoni si do të transformohet sheshi Nënë Tereza, shpallet fituesi i tenderit 17.5 mln euro

24 Tetor, 2026
VENDIMI/ Baret dhe restorantet do të duhet të mbjellin një pemë për çdo karrige jashtë

Në lokal me gotën tënde! Çfarë parashikon plani për uljen e sasisë së plastikës

24 Tetor, 2026
Apple nxjerr në shitje iPhone Duo, sa kushton telefoni i parë i palosshëm

Apple nxjerr në shitje iPhone Duo, sa kushton telefoni i parë i palosshëm

24 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr