• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E premte, 23 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Durana Tech Park, Parajsa Fiskale në mes të Shqipërisë. Drejtoresha flet për operim hibrid, por VKM-të e nxjerrin zbuluar

SkyWeb Nga SkyWeb
14 Janar, 2026
në Ekonomi, Kryesore
A A
Durana Tech Park, Parajsa Fiskale në mes të Shqipërisë. Drejtoresha flet për operim hibrid, por VKM-të e nxjerrin zbuluar
Share on FacebookShare on WhatsApp

Durana Tech Park, entitet 100 përqind publik me aksioner Korporatën e Investimeve Shqiptare, vijon të jetë në qendër të vëmendjes për mënyrën e funksionimit dhe për regjistrimin e kompanive në një projekt që, deri tani, nuk ka një godinë fizike dhe operon vetëm në formë virtuale.

Në këtë kontekst, drejtoresha Florenca Haxhi ka publikuar në rrjete sociale një video sqaruese, ku pretendon se parkut i është përcaktuar që në fillim një mënyrë operimi hibride, ndërsa aktualisht ai funksionon 100 përqind virtualisht.

Sipas saj, Durana operon në bazë të ligjit nr. 58 të vitit 2022 dhe një sërë vendimesh të qeverisë gjatë viteve 2024 dhe 2025. Haxhi veçon si më të rëndësishme VKM nr. 185, që sipas saj përcakton listën e aktiviteteve të lejuara në park, si dhe VKM nr. 73, që sipas saj përcakton mënyrën e operimit.

Në video, Haxhi shprehet se modeli është i tillë që në fazën e parë parku operon virtualisht dhe më pas, pas ndërtimit të parkut fizik, funksionon në mënyrë hibride.

Ajo thotë se kjo formë është mbështetur në modele të ngjashme që ekzistojnë në botë dhe synon të sigurojë përputhje mes investimit publik dhe nevojave të rezidentëve për hapësira fizike.

Sipas verifikimit të kryer nga Zëri.ai mbi VKM nr. 73 dhe VKM nr. 185, në dokumentacionin e vendimeve theksohet vendndodhja dhe sipërfaqja e parkut si objekt fizik, në Xhafzotaj të Durrësit.

Në vendim parashikohet miratimi i hapjes së parkut teknologjik dhe shkencor “Durana Tech Park” me sipërfaqe 140 400 metra katrorë dhe me vendndodhje në Xhafzotaj, Bashkia Durrës, në pasurinë nr. 336, zonë kadastrale 3852, sipas kufijve të përcaktuar në fragmenthartën kadastale.

Në të njëjtin dokument përmendet edhe kalimi i pronave shtetërore në pronësi të shoqërisë aksionare Korporata e Investimeve Shqiptare, si dhe përdorimi i pasurive të paluajtshme shtetërore nga Korporata e Investimeve Shqiptare, në rolin e zhvilluesit të parkut apo entiteti i krijuar prej saj, në funksion të parkut “Durana Tech Park”.

Pronarë të njëjtë me kompani të reja, zbardhet SKEMA: Si ishin përgatitur aktorët e dosjes AKSHI për të mos paguar kokërr leku taksa përmes Durana Tech Park

Ndërkohë, në këtë park që aktualisht operon virtualisht, janë regjistruar rreth 50 kompani. Mes tyre përmenden edhe kompani të lidhura me emra të përfshirë në dosjen e AKSHI-t, përfshirë Ermal Beqirin dhe Ergys Agasin.

Sipas të dhënave të listuara më herët edhe nga Skyweb.al, Beqiri figuron i lidhur me kompani si Data Storm, Nsolution dhe Al Soft, ndërsa në një rast tjetër kompania Test & Tech figuron me pronar Ergys Agasin dhe me administratore Ina Cikon, e cila është njëkohësisht administratore edhe e kompanisë EA Solution në pronësi të Agasit.

Në kushtet kur operimi vijon virtualisht, mbetet për t’u parë nëse dhe kur projekti do të kalojë në fazën e funksionimit me një ambient fizik, siç parashikohet nga koncepti i parkut në dokumentet ku përcaktohet vendndodhja dhe sipërfaqja në Xhafzotaj.

Artikulli para

Viti 2025 ishte pak më i freskët, por shkencëtarët paralajmërojnë rekorde të reja të nxehtësisë

Artikulli pas

Ndryshon ligji për Koncensionet, hiqen kontratat 1 Euro: Çfarë ndodh tani e tutje me kontratat PPP

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Autoriteti i Konkurrencës miraton rregullore të re për marrëveshjet e specializimit
Ekonomi

Krahas adresës fizike, bizneset do të lokalizohen edhe me GPS: Çfarë parashikon vendimi i fundit i qeverisë

23 Tetor, 2026
Ligji i ri, kush nuk paguan taksat e pronës s’merr shërbime
Ekonomi

Kush jep apartamentin me qira duhet të njoftojë administratorin e pallatit dhe të tregojë emrat

23 Tetor, 2026
Mbi 1 milion makina qarkullojnë në vend, një në tre shqiptarë ka automjet
Ekonomi

Qeveria ndalon importin e një kategorie të madhe automjetesh të përdorura

23 Tetor, 2026
Hap pas hapi/ Si regjistrohen në e-Albania banesat e vjetra të përfituara para vitit 1991
Ekonomi

Kush s’paguan tarifën e administrimit i bllokohet prona krahas kamatëvonesave

23 Tetor, 2026
Rikuperohet Dollari, Euro nuk luhatet
Ekonomi

Euro dhe Dollari marrin pak “frymë” pas rënies për ditë me radhë kundrejt Lekut

23 Tetor, 2026
TIA zgjedh Naitec për sistemin e ri operacional
Kryesore

Gati 11 milionë të huaj hynë në Shqipëri për 9 muaj, rritje edhe gjatë shtatorit

23 Tetor, 2026
Artikulli pas
Ndryshon ligji për Koncensionet, hiqen kontratat 1 Euro: Çfarë ndodh tani e tutje me kontratat PPP

Ndryshon ligji për Koncensionet, hiqen kontratat 1 Euro: Çfarë ndodh tani e tutje me kontratat PPP

Të Përzgjedhura

Gjermania dislokon avionë luftarakë në Poloni pas ndërhyrjeve ruse
Aktualitet

Gjermania dislokon avionë luftarakë në Poloni pas ndërhyrjeve ruse

Nga Editor
4 Dhjetor, 2025
0

Një numër avionësh luftarakë gjermanë “Eurofighter Typhoon” u nisën sot nga baza ajrore Norvenich pranë Këlnit drejt bazës ajrore polake...

Lexo të plotë
SHBA godet rrjetin “Homeland Justice”, sekuestrohet faqja e lidhur me sulmet ndaj Kuvendit

SHBA godet rrjetin “Homeland Justice”, sekuestrohet faqja e lidhur me sulmet ndaj Kuvendit

20 Mars, 2026
Problemet me pronat, korrupsioni mbetet ‘thembra e Akilit’ në Kadastër

Problemet me pronat, korrupsioni mbetet ‘thembra e Akilit’ në Kadastër

19 Shtator, 2026
One Albania sjell inovacionin Wi-Fi 7 për internetin në shtëpi

One Albania sjell inovacionin Wi-Fi 7 për internetin në shtëpi

19 Shtator, 2026
SUBVENCIONET/ Nafta në bujqësi regjistron mbi 52 mijë aplikime, blegtoria interes të lartë

Hapen sot aplikimet për kompensimin e TVSH-së ndaj fermerëve, kush përfiton

1 Korrik, 2026

Të Fundit

Autoriteti i Konkurrencës miraton rregullore të re për marrëveshjet e specializimit

Krahas adresës fizike, bizneset do të lokalizohen edhe me GPS: Çfarë parashikon vendimi i fundit i qeverisë

23 Tetor, 2026
Ilaçet për dobësim po ndikojnë në shitjet e produkteve të bukurisë dhe kujdesit të lëkurës

Ilaçet për dobësim po ndikojnë në shitjet e produkteve të bukurisë dhe kujdesit të lëkurës

23 Tetor, 2026
Çaji mund të ulë rrezikun e goditjes në tru, por ja pse nuk duhet të pihet shumë i nxehtë

Çaji mund të ulë rrezikun e goditjes në tru, por ja pse nuk duhet të pihet shumë i nxehtë

23 Tetor, 2026
Europianët zgjedhin udhëtime me distanca të shkurtra këtë verë, Vlora në listë

Mbi 900 mijë vizitorë në strukturat akomoduese gjatë gushtit

23 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr