• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E martë, 13 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Defekt radarësh, kaos me fluturimet në veri të Italisë, ANULIME masive

SkyWeb Nga SkyWeb
28 Qershor, 2025
në Aktualitet, Aviacion, Kryesore
A A
Defekt radarësh, kaos me fluturimet në veri të Italisë, ANULIME masive
Share on FacebookShare on WhatsApp

Të shtunën mbrëma, më 28 qershor, pas orës 21:00, hapësira ajrore e Veriut të Italisë u paralizua për shkak të një defekti të rëndë në rrjetin e transmetimit të të dhënave mbi fluturimet e avionëve.

Si pasojë, dhjetëra fluturime në nisje apo në mbërritje në aeroportet e Milanos (Malpensa dhe Linate), Bergamos (Orio al Serio), Torinos (Caselle) dhe Gjenovës (Cristoforo Colombo) u anuluan, u vonuan ose u detyruan të kthehen në aeroportet e nisjes.

Corriere della Sera raporton se shkaku i ndërprerjes ishte një avari serioze në sistemin E-Net, rrjeti i ndërlidhjes së qendrave radarike italiane dhe të huaja, që përçon të dhëna kritike si pamje radarike, buletine meteorologjike dhe komunikime me kabinat e pilotëve.

Defekti goditi në mënyrë të veçantë zyrat e ENAV në Milano, të cilat mbikëqyrin trafikun ajror në gjithë pjesën veriperëndimore të Italisë.

Në kushte normale, ky qendër kontrolli menaxhon dhjetëra fluturime në orë, por pas avarisë, numri i lëvizjeve ra në zero.

Sipas njoftimeve zyrtare, nuk lejohet asnjë nisje apo ulje, ndërsa përpjekjet për rikthimin e funksionalitetit të sistemit po vijojnë, me vështirësi në identifikimin e saktë të problemit.

ENAV njoftoi se situata nuk pritet të normalizohet përpara mesnatës, ndërkohë që pasojat do të ndihen edhe gjatë ditës së diel.

Fluturimet po ridrejtohen në aeroporte alternative ose po mbahen të bllokuara për orë të tëra, ndërsa udhëtarët raportojnë mungesë informacioni, bagazhe të padorëzuara dhe radhë të gjata në sportele.

Ky është një ndër ndërprerjet më të rënda teknologjike të ndodhur në trafikun ajror italian vitet e fundit, duke nxjerrë në pah sa e ndjeshme është ndërvarësia mes sistemeve radarike.

Një pikë e vetme dështimi është e mjaftueshme për të shkaktuar kaos në të gjithë rrjetin.

Autoritetet ajrore dhe kompanitë ajrore u bëjnë thirrje pasagjerëve që të mos udhëtojnë drejt aeroporteve pa konfirmuar më parë gjendjen e fluturimeve të tyre dhe të kërkojnë informacione të përditësuara nga linjat ajrore përkatëse./skyweb.al

Artikulli para

Regresi i heshtur i tregut të sigurimeve në Shqipëri

Artikulli pas

Furia “Labubu”, kukulla që ka pushtuar rrjetet dhe dyqanet çfarë përfaqëson dhe pse kaq shumë zhurmë?

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Italia do 165 mijë punonjës, nga 23 tetori, mundësi edhe për shqiptarët
Aktualitet

Italia do 165 mijë punonjës, nga 23 tetori, mundësi edhe për shqiptarët

13 Tetor, 2026
Bordi i Transparencës ul lehtë çmimin e naftës
Aktualitet

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja për naftën dhe benzinën

13 Tetor, 2026
Kapi shtetin, rritja e shpejtë dhe rrëzimi i Ergys Agasit
Aktualitet

BKH bastis qelinë e Ergys Agasit, sekuestrohen disa celularë

13 Tetor, 2026
Shqipëria ndërton pa fund, por mbetet e treta në Europë për privimin e rëndë nga strehimi
Ekonomi

Strehimi social, Financat kërkojnë heqjen e garancisë për kreditë, mekanizmi mbetet në draft

13 Tetor, 2026
Hapet ankandi për targa “bosash”, kombinimet që i bëjnë njerëzit të kthejnë kokën
Ekonomi

Deri në 6 500 euro! Sa do të paguhet në ankand për targat VIP

13 Tetor, 2026
Sulm kibernetik ndaj qindra supermarketeve në Francë, temperatura e frigoriferëve shkon deri në 50 gradë
Aktualitet

Sulm kibernetik ndaj qindra supermarketeve në Francë, temperatura e frigoriferëve shkon deri në 50 gradë

12 Tetor, 2026
Artikulli pas
Furia “Labubu”, kukulla që ka pushtuar rrjetet dhe dyqanet çfarë përfaqëson dhe pse kaq shumë zhurmë?

Furia “Labubu”, kukulla që ka pushtuar rrjetet dhe dyqanet çfarë përfaqëson dhe pse kaq shumë zhurmë?

Të Përzgjedhura

TTW: Shqipëria fiton terren si destinacioni i ri evropian për turistët indianë
Turizëm

TTW: Shqipëria fiton terren si destinacioni i ri evropian për turistët indianë

Nga Editor
20 Prill, 2026
0

Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Indisë po hyjnë në një fazë të re bashkëpunimi, me një fokus gjithnjë e më të...

Lexo të plotë
Euro mbetet i qëndrueshëm, si nis java për dollarin dhe valutat e tjera

Kursi i këmbimit: Euro nuk lëviz, dobësohet sërish dollari

8 Prill, 2026
TENDERI/ 3 milionë euro për roje private, AKSHI rrit masat e sigurisë pas zhdukjes së bujshme të Daniel Shimës?

ANKESA NË KPP/ Akuza të forta për paracaktim të fituesit të tenderit 2.6 milionë euro të AKSHI-t për sistemin e gradave dhe revistave shkencore

17 Nëntor, 2025
INVESTIGIMI/ Dy kompani nga Shqipëria, “lakun në fyt” Kosovës për energjinë elektrike: Dyshime për paracaktim fituesish në tenderë

INVESTIGIMI/ Dy kompani nga Shqipëria, “lakun në fyt” Kosovës për energjinë elektrike: Dyshime për paracaktim fituesish në tenderë

24 Korrik, 2026
Shqipërisë po i gërryhet fuqia punëtorë/ INSTAT: Në dy vjet, forca e punës u ul me 32 mijë vetë

Mungesa e fuqisë punëtore, Shqipëria përshpejton lejet e qëndrimit për të huajt

30 Korrik, 2026

Të Fundit

Italia do 165 mijë punonjës, nga 23 tetori, mundësi edhe për shqiptarët

Italia do 165 mijë punonjës, nga 23 tetori, mundësi edhe për shqiptarët

13 Tetor, 2026
Bordi i Transparencës ul lehtë çmimin e naftës

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja për naftën dhe benzinën

13 Tetor, 2026
Media italiane përzgjedh Dhërmiun mes 20 destinacioneve për vjeshtën

Media italiane përzgjedh Dhërmiun mes 20 destinacioneve për vjeshtën

13 Tetor, 2026
Blerjet për spekulim, në cilën zonë të Tiranës ia vlen të investosh paratë në apartamente

Gabimi që bëjnë pronarët e apartamenteve menjëherë pasi shlyejnë kredinë

13 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr