• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E premte, 13 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

ANKESA NË KPP/ Akuza të forta për paracaktim të fituesit të tenderit 2.6 milionë euro të AKSHI-t për sistemin e gradave dhe revistave shkencore

SkyWeb Nga SkyWeb
17 Nëntor, 2025
në Ekonomi, Fokus, Kryesore
A A
TENDERI/ 3 milionë euro për roje private, AKSHI rrit masat e sigurisë pas zhdukjes së bujshme të Daniel Shimës?
Share on FacebookShare on WhatsApp

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit po përballet përsëri me dyshime serioze për manipulim të procedurave të prokurimit publik. Këtë herë, në qendër të akuzave është tenderi me vlerë rreth 2.6 milionë euro për ngritjen e sistemit elektronik të titujve akademikë, gradave shkencore dhe revistës shkencore në Republikën e Shqipërisë.

Sokol Sinani, administrator i Intech+ dhe ish-ortak i Ilir Beqjes, ka depozituar dy ankesa pranë Komisionit të Prokurimit Publik, duke pretenduar se kriteret e vendosura nga AKSHI janë hartuar posaçërisht për të favorizuar një kompani të vetme në treg.

Në thelb të konfliktit është kërkesa e AKSHI-t për personel të pajisur me certifikata sigurie CSP dhe një Oficer Sigurie Industriale, kriter që sipas Intech+ nuk mbështetet në asnjë argument ligjor apo teknik.

Sipas dokumenteve që ka konsultuar Skyweb.al edhe Komisioni i Prokurimit Publik ka konstatuar se AKSHI nuk ka justifikuar pse tenderi duhet trajtuar si proces që përfshin informacion të klasifikuar, por megjithatë, ndryshimet e kërkuara nga KPP nuk janë reflektuar në dokumentet e rishikuara të tenderit.

Në ankesën e fundit të depozituar më 14 nëntor, Intech+ deklaron se moszbatimi i vendimit të KPP përbën shkelje të ligjit, duke lënë të hapur dyshimin se fituesi është paracaktuar, pasi vetëm një kompani plotëson kriteret e vendosura.

Që prej krijimit të saj, AKSHI është shoqëruar nga një histori e gjatë ankesash dhe dyshimesh për favorizim të një rrethi të ngushtë kompanish.

Në krye të tyre renditen Advanced Business Solutions e Gerond Meçes dhe Soft & Solutions e Horizon të Ermal Beqirit, kompani që prej vitesh ndajnë kontrata publike milionëshe dhe zhvillojnë një luftë të heshtur për dominim në tregun e IT-së shtetërore, përfshirë përdorimin e mediave për sulme direkte ose indirekte kundër njëra-tjetrës.

Akuzat e Intech+ ne ankesen. e pare

Edhe vetë Intech+, e lidhur me Ilir Beqjen, ka qenë një përfitues i rëndësishëm tenderësh të AKSHI-t duke marrë rreth 10 milionë euro që prej 2015.

Por pas goditjes penale ndaj Beqjes, pozitat e kompanisë kanë rënë ndjeshëm, duke e detyruar atë t’i drejtohet rrugës së ankimimit administrativ, ndërsa në treg konsiderohet gjerësisht se tenderi “ka fituesin e vet” para se gara të zhvillohet. /skyweb.al

Etiketat: akshiintech+sokol sinani
Artikulli para

Bllokohen 450 ton misër serb me aflatoksinë, ishte nisur drejt konsumatorëve shqiptarë

Artikulli pas

DPSHTRR bën njoftimin e rendësishëm për kontrollin teknik të automjeteve

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Delina Ibrahimaj thotë se shqiptarët sot janë më të pasur, por… nuk blejnë dot një shtëpi ku të fusin kokën
Ekonomi

Delina Ibrahimaj thotë se shqiptarët sot janë më të pasur, por… nuk blejnë dot një shtëpi ku të fusin kokën

12 Nëntor, 2026
Ndryshon qarkullimi në hyrje të Tiranës, nesër nisin punimet në segmentin “Sheshi Shqiponja”–”Ura e Limuthit”
Ekonomi

Ndryshon qarkullimi në hyrje të Tiranës, nesër nisin punimet në segmentin “Sheshi Shqiponja”–”Ura e Limuthit”

12 Nëntor, 2026
Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve
Aktualitet

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja për karburantet

12 Nëntor, 2026
Reshje shiu e shtrëngata, IGJEO: Zonat që rrezikojnë përmbytje
Aktualitet

Priten reshje shiu intensive, Mbrojtja Civile njoftim: Disa qarqe më të rrezikuara

12 Nëntor, 2026
Një spiune në shtrat, shefi i NVIDIA-s dorëhiqet pas skandalit që tronditi bursat
Ekonomi

Një spiune në shtrat, shefi i NVIDIA-s dorëhiqet pas skandalit që tronditi bursat

12 Nëntor, 2026
Pse BSH po mban stabël normën bazë të interesit prej disa muajsh
Ekonomi

Banka e Shqipërisë thotë se tensionet e brendshme sociale dhe protestat po kërcënojnë ekonominë

12 Nëntor, 2026
Artikulli pas
DPSHTRR bën njoftimin e rendësishëm për kontrollin teknik të automjeteve

DPSHTRR bën njoftimin e rendësishëm për kontrollin teknik të automjeteve

Të Përzgjedhura

Si turistët po shtojnë konsumin e pijeve alkoolike në vend, rriten prodhimi dhe importet
Ekonomi

Si turistët po shtojnë konsumin e pijeve alkoolike në vend, rriten prodhimi dhe importet

Nga Editor
31 Dhjetor, 2025
0

Gjatë periudhës janar–nëntor 2025 është rritur si prodhimi ashtu edhe importi i pijeve alkoolike. Megjithatë, sipas prodhuesve vendas të pijeve...

Lexo të plotë
Në cilat vende të Evropës të rinjtë janë të pasur?

Kursi i këmbimit, euro nuk ndal rënien

6 Korrik, 2026
Hapet aplikimi për DIVA. E-tax llogarit automatikisht kompensimin e arsimit

Fundi i Korrikut po vjen, QKB-bizneseve: Mos i lini bilancet për në fund!

7 Korrik, 2026
Rritje pagash dhe indeksim për administratën e bashkive, kush përfiton nga drejtuesit të specialistët

Rritje pagash dhe indeksim për administratën e bashkive, kush përfiton nga drejtuesit të specialistët

11 Shkurt, 2026
Videot e luftës të krijuara me Inteligjencë Artificiale përhapen masivisht në internet

Videot e luftës të krijuara me Inteligjencë Artificiale përhapen masivisht në internet

7 Mars, 2026

Të Fundit

Delina Ibrahimaj thotë se shqiptarët sot janë më të pasur, por… nuk blejnë dot një shtëpi ku të fusin kokën

Delina Ibrahimaj thotë se shqiptarët sot janë më të pasur, por… nuk blejnë dot një shtëpi ku të fusin kokën

12 Nëntor, 2026
Ndryshon qarkullimi në hyrje të Tiranës, nesër nisin punimet në segmentin “Sheshi Shqiponja”–”Ura e Limuthit”

Ndryshon qarkullimi në hyrje të Tiranës, nesër nisin punimet në segmentin “Sheshi Shqiponja”–”Ura e Limuthit”

12 Nëntor, 2026
Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja për karburantet

12 Nëntor, 2026
Reshje shiu e shtrëngata, IGJEO: Zonat që rrezikojnë përmbytje

Priten reshje shiu intensive, Mbrojtja Civile njoftim: Disa qarqe më të rrezikuara

12 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr