• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E diel, 14 Qershor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

“Samiti i Arubës”, si u ndanë rolet për kokainën dhe kullat në Tiranë, “Garden Building” dhe Ilir Shtufi

SkyWeb Nga SkyWeb
13 Qershor, 2026
në Aktualitet, Kryesore
A A
0
“Samiti i Arubës”, si u ndanë rolet për kokainën dhe kullat në Tiranë, “Garden Building” dhe Ilir Shtufi
Share on FacebookShare on WhatsApp

 

Takimet e zhvilluara jashtë Shqipërisë, kryesisht në Aruba dhe Spanjë, por edhe në Monako e Gjermani, janë një nga pjesët më të rëndësishme të dosjes së SPAK për pastrimin e parave të kokainës përmes ndërtimit në Tiranë dhe bregdet.

Sipas dosjes hetimore, në periudhën 2018–2021, trafikantë dhe biznesmenë kanë kryer takime të shpeshta jashtë vendit, ku diskutoheshin veprimet për trafikun e drogës, logjistika e kokainës nga Amerika Latine drejt Europës, transaksionet me tokat në kryeqytet dhe bregdet, si dhe projektet e zhvillimit për kulla dhe resorte turistike.

Në dosje, një rol kyç i atribuohet biznesmenit Artur Shehu, i cili dyshohet se koordinonte veprimet për trafikun e drogës, lëvizjen e parave, transaksionet e pronave dhe lidhjen e tyre me projekte ndërtimi në Shqipëri.

Personat nën hetim kanë pasur komunikime edhe për kontakte me funksionarë të lartë shtetërorë, por SPAK nuk përmend emra konkretë.

“Këto takime duket se kanë të bëjnë me projekte pasurish të paluajtshme në Shqipëri, potencialisht të financuara me fonde të paligjshme, me mbështetjen e autoriteteve politike”, thuhet në dosje.

Zbulimi i kësaj skeme çoi në kërkesën e SPAK për masa sigurie ndaj 20 personave: 15 në arrest me burg dhe 5 të tjerë në arrest shtëpie. Në operacionin e së premtes u arrestuan vetëm 4 persona, mes tyre edhe biznesmeni i ndërtimit Ilir Shtufi, i kapur në Selanik të Greqisë.

Sipas SPAK, Ilir Shtufi vlerësohet i përfshirë në veprime të kundërligjshme të pastrimit të parave, duke vepruar në funksion të Luçiano Koçekut. Prokuroria dyshon se ai është përfshirë në një tërësi veprimesh, si shitje dhe tjetërsime fiktive, me qëllim integrimin e të ardhurave nga aktiviteti kriminal i Koçekut në shoqëritë “Nova Construction” dhe “LTD”.

Një nga shembujt më konkretë që përmendet në dosje është pallati “Garden Building” në Rrugën e Kavajës në Tiranë, i njohur për arkitekturën e pazakontë, daljet e dukshme pa mbështetje në tokë dhe fasadën me ngjyrë që imiton hekurin e ndryshkur.

Godina ka një sipërfaqe prej rreth 62 mijë metrash katrorë. Me një kosto minimale ndërtimi prej 500 eurosh për metër katror, një objekt i tillë mund të kërkonte të paktën 30 milionë euro për t’u ndërtuar. Ndërsa me çmimet aktuale të tregut, prej 2 mijë deri në 3 mijë euro për metër katror, vlera e saj mund të arrijë nga 100 deri në 200 milionë euro.

Në kërkesën për sekuestrimin e pronave të dyshuara, SPAK i referohet dëshmisë së bashkëpunëtorit të drejtësisë Erjon Alibej. Sipas tij, “gjysma e vlerës së pallatit është investuar cash nga shtetasi Artur Koçeku”. Në dosje sqarohet se Artur është emër tjetër i Luçiano Koçekut.

Erjon Alibej, ish-trafikant droge nga Elbasani, u bë bashkëpunëtor i drejtësisë disa vite më parë, pas një konflikti të përgjakshëm me bandën e vëllezërve Çopja. Ky konflikt nisi me vrasjen e vëllait të tij dhe vijoi me një seri atentatesh, të vrarësh e të plagosurish nga të dyja palët, mes tyre edhe persona të pafajshëm.

Në dëshminë e dhënë para prokurorëve, Alibej ka përshkruar mënyrën se si paratë e drogës u futën në tregun e ndërtimit në Tiranë duke nisur nga viti 2020, për t’u materializuar më pas në ndërtesa të mëdha dhe me arkitekturë të promovuar publikisht.

Sipas tij, pas fasadës së investimeve qëndronte një botë biznesi me fatura të papaguara, mashtrime dhe gjobëvënie kriminale, që nuk rezultojnë të jenë raportuar në sistemin e drejtësisë.

Ilir Shtufi, sipas dosjes, përballej me borxhe dhe probleme me drejtësinë për shkak të akuzave për shitjen e një apartamenti disa herë gjatë procesit të ndërtimit. Afrimi me Koçekun, sipas dëshmisë së Alibejt, e ndihmoi Shtufin të paguante borxhet, të zgjidhte problemet me drejtësinë dhe të largonte gjobëvënësit.

Sipas Alibejt, “emri i Arturit i largoi gjobëvënësit”.

Prokurorët besojnë se Luçiano Koçeku ka nisur aktivitetin si trafikant rreth viteve 2008–2009, kryesisht në Angli. Pas vitit 2015, ai dyshohet se ka hyrë në trafikun ndërkombëtar të drogës, me linja nga Amerika Latine drejt Europës.

Sipas hetimit, suksesi financiar i Koçekut duket se nisi në vitet 2017–2018, kur edhe iu krijua nevoja për të investuar fitimet e dyshuara kriminale.

Grupi i Koçekut dhe infrastruktura e ngritur për pastrimin e parave përmes pallateve të ndërtuara nga Shtufi përbëjnë një rast tjetër ku hetimet janë ndihmuar nga komunikimet në Sky ECC, të kapura nga autoritetet franceze.

Në një komunikim të vitit 2020, Koçeku shprehej i bindur se paratë e tij ishin pastruar me sukses përmes kompanive.

“Skan ca mbejn mu jo i kam rregullu letrat mir me credina me gjana per ato kompani q kam,” citohet në dosje komunikimi i tij.

Por sipas dëshmisë së Erjon Alibejt, Koçeku sillej si pronar në objektet që ndërtoheshin nga Ilir Shtufi. Kompania e Shtufit, sipas tij, u kthye në instrument dhe destinacion për paratë e shumë trafikantëve të tjerë, të cilët kërkonin t’i transformonin të ardhurat nga trafiku i drogës në apartamente dhe dyqane.

SPAK ka identifikuar edhe prona të tjera të lidhura me Koçekun dhe Shtufin. Mes tyre është pallati te Mine Peza, me pothuajse 34 mijë metra katrorë ndërtim, ku është urdhëruar sekuestro preventive për 38% të ndërtesës dhe disa apartamente.

Në një tjetër pallat në rrugën Stavri Themeli janë bllokuar 37 apartamente. Ndërsa në pallatin “Colonade”, në rrugën Dritan Hoxha, me sipërfaqe rreth 31 mijë metra katrorë, janë sekuestruar 29 apartamente.

Dosja e SPAK e lidh këtë skemë me bumin e ndërtimit që përfshiu Tiranën, bregdetin e jugut dhe, në një masë më të kufizuar, edhe zonën e Golemit në bregdetin e Kavajës, duke nisur nga viti 2018.

Vetë “Nova Construction” u kthye në një nga kompanitë simbol të ndërtimit të kullave. Në faqen e saj paraqiten projekte si “Mali i Tiranës”, “Hora Vertikale” dhe “Bond Tower”, të gjitha me arkitekturë futuriste dhe ende në faza fillestare të punimeve. Megjithatë, vendimi i gjykatës ka vendosur sekuestro vetëm në tre nga kullat e kësaj kompanie, ndërsa projektet e tjera nuk janë prekur.

Përveç Tiranës, SPAK ka evidentuar edhe falsifikime masive me tokat në bregdet dhe dyshime për pastrim parash në projekte zhvillimi, përfshirë edhe tokat në Zvërnec, ku pritet të ndërtohet resorti i shumëpërfolur.

Sipas prokurorisë, toka në Zvërnec dyshohet të jetë zhvendosur drejt bregdetit dhe kalimi i saj te Artur Shehu ka ndodhur përmes falsifikimit të dokumenteve historike.

Skema, sipas SPAK, funksiononte në disa faza. Fillimisht, paratë transportoheshin fizikisht në Shqipëri nëpërmjet sistemit “Hawala”. Më pas vinte manipulimi i pronësisë, kryesisht përmes falsifikimit të dokumenteve historike. Pasi prona fitohej, ajo copëzohej dhe kalonte dorë më dorë për të humbur gjurmimin. Faza finale ishte dhënia e truallit për zhvillim, duke përzier të ardhurat e paligjshme me ato të ligjshme.

Për këtë arsye, GJKKO vendosi sekuestro preventive mbi shumat e krijuara nga transaksioni me kompaninë “Albania Land Development”, të administruar nga Redi Struga dhe në pronësi të dy vëllezërve nga Katari, Al Khayyat.

Shuma e sekuestruar në këtë vendim është rreth 128 milionë euro, e ndarë në tre pagesa.

Dyshimet për përdorimin e sektorit të ndërtimit për pastrimin e parave kanë qenë të shumta ndër vite, por qeveria e kryeministrit Edi Rama ka këmbëngulur se aludime të tilla janë shpifje dhe baltë.

Dosja e SPAK, përmes rastit të Koçekut, Shtufit dhe investimeve në kulla, sjell një nga rastet më konkrete ku paratë e kokainës dyshohet se janë futur në ndërtim, apartamente, dyqane dhe projekte të mëdha zhvillimi.

Etiketat: artur kocekuartur shehuilir shtufi
Artikulli para

Shpërndarja e ndihmës shtetërore, kush përfitoi?

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Pse të rinjtë e gjeneratës Z nuk duan të jenë shefa?
Aktualitet

Pse të rinjtë e gjeneratës Z nuk duan të jenë shefa?

13 Qershor, 2026
NATO projekton tërheqjen graduale të trupave nga Kosova
Aktualitet

NATO projekton tërheqjen graduale të trupave nga Kosova

13 Qershor, 2026
“National Geographic”: Sazani, ishulli strategjik që fuqitë e mëdha e kanë lakmuar prej mijëra vitesh
Kryesore

“National Geographic”: Sazani, ishulli strategjik që fuqitë e mëdha e kanë lakmuar prej mijëra vitesh

13 Qershor, 2026
Përflitej si legjendë urbane, SPAK konfirmon takimin e Arubas: Kush ishte zyrtari i lartë shqiptar që mori pjesë?
Aktualitet

Përflitej si legjendë urbane, SPAK konfirmon takimin e Arubas: Kush ishte zyrtari i lartë shqiptar që mori pjesë?

13 Qershor, 2026
Probleme me Eldi Dizdarin…Si ngeci leja e kullës te stadiumi! Grupi kriminal përdori Kadastrën për të marrë informacione: A jemi në hetim?
Aktualitet

Probleme me Eldi Dizdarin…Si ngeci leja e kullës te stadiumi! Grupi kriminal përdori Kadastrën për të marrë informacione: A jemi në hetim?

13 Qershor, 2026
Hapet aplikimi për DIVA. E-tax llogarit automatikisht kompensimin e arsimit
Ekonomi

Falja e detyrimeve tatimore, 13 mijë biznese përfitojnë nga kompensimi automatik i 10.4 milionë eurove

13 Qershor, 2026

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

NRG që spërkat mushkonjat nën hetim për kontrabandë, fiton tendera me “ndihmë” nga KPP!
Aktualitet

NRG që spërkat mushkonjat nën hetim për kontrabandë, fiton tendera me “ndihmë” nga KPP!

Nga SkyWeb
9 Qershor, 2025
0

Tenderët e spërkatjes kundër mushkonjave të zonave bregdetare dhe urbane janë nën hetim nga Prokuroria e Posaçme dhe Prokuroria e Tiranës,...

Lexo të plotë
Agjencia SHARGAN në Panirin e DUBAIT, interes i lartë studentësh për Shqipërinë

Agjencia SHARGAN në Panirin e DUBAIT, interes i lartë studentësh për Shqipërinë

3 Maj, 2025
Kush do t’i paguajë borxhet e shteteve të pasura?!

Kush do t’i paguajë borxhet e shteteve të pasura?!

22 Tetor, 2025
Euro “rri në vend”, dobësohet Dollari, kursi i këmbimit për sot

Euro “rri në vend”, dobësohet Dollari, kursi i këmbimit për sot

11 Dhjetor, 2025
Njerëzit po hanë karrota për t’u nxirë, a është i shëndetshëm ky trend viral?

Njerëzit po hanë karrota për t’u nxirë, a është i shëndetshëm ky trend viral?

9 Mars, 2026

Të Fundit

“Samiti i Arubës”, si u ndanë rolet për kokainën dhe kullat në Tiranë, “Garden Building” dhe Ilir Shtufi

“Samiti i Arubës”, si u ndanë rolet për kokainën dhe kullat në Tiranë, “Garden Building” dhe Ilir Shtufi

13 Qershor, 2026
Shpërndarja e ndihmës shtetërore, kush përfitoi?

Shpërndarja e ndihmës shtetërore, kush përfitoi?

13 Qershor, 2026
Pse të rinjtë e gjeneratës Z nuk duan të jenë shefa?

Pse të rinjtë e gjeneratës Z nuk duan të jenë shefa?

13 Qershor, 2026
NATO projekton tërheqjen graduale të trupave nga Kosova

NATO projekton tërheqjen graduale të trupave nga Kosova

13 Qershor, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr