• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E diel, 2 Gusht, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

DRAFTI/ Vjedhja e parave të fermerëve, ndryshon Kodi Penal: 5 vjet burg kush abuzon me fondet e BE-së

SkyWeb Nga SkyWeb
17 Qershor, 2026
në Aktualitet, Kryesore
A A
0
Pse nuk është hapur ende programi IPARD III? Reagon ministria e Bujqësisë
Share on FacebookShare on WhatsApp

Qeveria propozon ndryshime në Kodin Penal për të ashpërsuar ndëshkimin ndaj abuzimeve me fondet e Bashkimit Europian. Ndryshimet vijnë në kuadër të përafrimit të legjislacionit shqiptar me atë të Bashkimit Europian, si pjesë e detyrimeve të vendit në procesin e integrimit.

Megjithatë, ato mbërrijnë në një moment kur çështja e fondeve IPARD është kthyer në një nga skandalet më të mëdha të viteve të fundit, duke ngritur pikëpyetje mbi mënyrën e administrimit, kontrollit dhe përfitimit të fondeve europiane në Shqipëri.

Projektligji, i hartuar nga Ministria e Drejtësisë, i konsultuar nga skyweb.al, parashikon që çdo veprim apo mosveprim i kryer me dashje, që lidhet me përdorimin e dokumenteve të rreme, deklaratave të pasakta apo të paplota, fshehjen e informacionit ose përdorimin e fondeve për qëllime të ndryshme nga ato për të cilat janë dhënë, të konsiderohet vepër penale kur dëmton interesat financiare të Bashkimit Europian.

Sipas ndryshimeve të propozuara, mashtrimi që prek fondet e BE-së do të dënohet me burgim nga 2 deri në 5 vjet.

Në projektligj përcaktohet se “interesa financiare të BE-së” konsiderohen të gjitha të ardhurat, shpenzimet dhe asetet që mbulohen, përftohen ose derdhen në buxhetin e Bashkimit Europian, si dhe në buxhetet e institucioneve, organeve, zyrave dhe agjencive të tij.

Kjo do të thotë se dispozitat e reja do të vlejnë për çdo skemë financimi europiane, ku fondet jepen për projekte publike, private apo zhvillimore, përfshirë sektorë si bujqësia, zhvillimi rural, infrastruktura, prokurimet dhe projektet e financuara nga donatorët europianë.

Projektligji parashikon gjithashtu se nëse abuzimi kryhet gjatë procedurave të prokurimit, me qëllim përfitimin e paligjshëm të autorit apo të një personi të tretë, dhe sjell shpërdorimin ose mbajtjen pa të drejtë të fondeve të BE-së, autori dënohet po ashtu me 2 deri në 5 vite burg.

Dënimi rëndohet në rastet kur dëmi ose përfitimi i paligjshëm është mbi 10 milionë lekë. Në këto raste, dënimi i dhënë shtohet me një të tretën.

Një tjetër ndryshim i rëndësishëm lidhet me keqpërdorimin e fondeve të BE-së nga zyrtarët publikë. Projektligji shton një nen të ri, sipas të cilit personi që ushtron funksione publike dhe që ka në administrim fonde ose pasuri të BE-së, dënohet me burgim nga 2 deri në 5 vite nëse i përdor ato në kundërshtim me qëllimin për të cilin janë dhënë.

Edhe në këtë rast, kur dëmi apo përfitimi kalon vlerën 10 milionë lekë, dënimi shtohet me një të tretën.

Në relacionin shpjegues thuhet se ndryshimet synojnë përafrimin e Kodit Penal me Direktivën e Bashkimit Europian për luftën kundër mashtrimit që dëmton interesat financiare të BE-së. Shqipëria ka detyrim ta transpozojë këtë kuadër ligjor në legjislacionin e brendshëm, veçanërisht në kuadër të Kapitullit 32, që lidhet me kontrollin financiar.

Por përtej argumentit formal të integrimit europian, ndryshimet marrin një rëndësi të veçantë për shkak të kontekstit në të cilin vijnë. Skandali i fondeve IPARD ka nxjerrë në pah nevojën për instrumente më të forta ligjore ndaj abuzimeve me paratë e BE-së, si dhe për përgjegjësi më të qartë penale për ata që përfitojnë ose menaxhojnë këto fonde në mënyrë të paligjshme.

Projektligji prek edhe veprat e korrupsionit, duke shtuar dënime më të ashpra në rastet kur ryshfeti, shpërdorimi i detyrës apo korrupsioni dëmton ose ka gjasa të dëmtojë interesat financiare të Bashkimit Europian.

Ndryshimet parashikojnë gjithashtu përgjegjësi penale për korrupsionin aktiv dhe pasiv të nëpunësve dhe funksionarëve të Bashkimit Europian, por disa prej këtyre dispozitave do të hyjnë në fuqi vetëm në momentin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Në thelb, qeveria synon të mbyllë boshllëqet ligjore për ndëshkimin e abuzimeve me paratë europiane. Por koha kur vjen ky projektligj e lidh pashmangshëm nismën me debatin e madh publik mbi IPARD dhe mënyrën se si janë administruar fondet e BE-së në Shqipëri. /skyweb.al

Etiketat: fondetipard
Artikulli para

40 mln euro marrëveshje me biznesmenin Redi Peza, si hyri “grupi i kokainës” te kompleksi Porto Lalzi në Hamallaj

Artikulli pas

Ndryshon taksa e shtëpive, përgjysmë për apartamentin e parë: Çfarë parashikon ligji i ri i qeverisë

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Rama: Kërcënimi më i madh për Shqipërinë janë vetë shqiptarët
Aktualitet

Rama: Kërcënimi më i madh për Shqipërinë janë vetë shqiptarët

1 Gusht, 2026
Alabbar pendohet: Në Shqipëri ndërtova shumë shpejt, ishte gabim
Aktualitet

Alabbar pendohet: Në Shqipëri ndërtova shumë shpejt, ishte gabim

1 Gusht, 2026
Vapa shkakton krizë energjetike në Europë, pritet rritje e çmimeve para dimrit
Ekonomi

Vapa shkakton krizë energjetike në Europë, pritet rritje e çmimeve para dimrit

1 Gusht, 2026
Tre krizat që mund të “ndezin” sërish çmimet e naftës në botë
Ekonomi

Tre krizat që mund të “ndezin” sërish çmimet e naftës në botë

1 Gusht, 2026
Presidenti Begaj nga Vuthaj: Diaspora mban gjallë rrënjët dhe identitetin kombëtar
Aktualitet

Presidenti Begaj nga Vuthaj: Diaspora mban gjallë rrënjët dhe identitetin kombëtar

1 Gusht, 2026
Avionë dhe jahte, “fiksime” e shtrenjta të Ermal Beqirit, një ndër kokat e skandalit AKSHI krahas Ergys Agasit
Aktualitet

SPAK njoftim zyrtar për arrestimin e Ermal Beqirit: Autoritetet franceze konstatuan llogari bankare me 2 mln euro dhe blerjen e një kështjelle

1 Gusht, 2026
Artikulli pas
Blerjet për spekulim, në cilën zonë të Tiranës ia vlen të investosh paratë në apartamente

Ndryshon taksa e shtëpive, përgjysmë për apartamentin e parë: Çfarë parashikon ligji i ri i qeverisë

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Dita e punës 13 orë, grekët mbushin rrugët e sheshet
Uncategorized

Dita e punës 13 orë, grekët mbushin rrugët e sheshet

Nga Editor
1 Tetor, 2025
0

Në Greqi pritet të miratohet një projektligj i ri që parashikon mundësinë për të punuar deri në 13 orë në...

Lexo të plotë
Rama u jep “Besën” shqiptarëve, dokumentib ua fut në xhep ministrave dhe deputetëve: Lexojeni në pushime!

Rama u jep “Besën” shqiptarëve, dokumentib ua fut në xhep ministrave dhe deputetëve: Lexojeni në pushime!

24 Korrik, 2026
Po vjen ushtria e madhe gjermane…., por kësaj radhe duhet ndryshe!

Po vjen ushtria e madhe gjermane…., por kësaj radhe duhet ndryshe!

4 Maj, 2026
Si u zhdukën nën hundën e doganave verërat 100-vjeçare të Ergys Agasit, Dorian Doka i doganave hesht

Si u zhdukën nën hundën e doganave verërat 100-vjeçare të Ergys Agasit, Dorian Doka i doganave hesht

26 Dhjetor, 2025
“The Times”: 11 nga vendet më të bukura për t’u vizituar në Shqipëri

“The Times”: 11 nga vendet më të bukura për t’u vizituar në Shqipëri

2 Korrik, 2026

Të Fundit

Rama: Kërcënimi më i madh për Shqipërinë janë vetë shqiptarët

Rama: Kërcënimi më i madh për Shqipërinë janë vetë shqiptarët

1 Gusht, 2026
Alabbar pendohet: Në Shqipëri ndërtova shumë shpejt, ishte gabim

Alabbar pendohet: Në Shqipëri ndërtova shumë shpejt, ishte gabim

1 Gusht, 2026
Vapa shkakton krizë energjetike në Europë, pritet rritje e çmimeve para dimrit

Vapa shkakton krizë energjetike në Europë, pritet rritje e çmimeve para dimrit

1 Gusht, 2026
Tre krizat që mund të “ndezin” sërish çmimet e naftës në botë

Tre krizat që mund të “ndezin” sërish çmimet e naftës në botë

1 Gusht, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr