• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E shtunë, 19 Shtator, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

TAKSAT/ Si do të paguajnë personat pa dokumente pronësie

SkyWeb Nga SkyWeb
20 Qershor, 2026
në Ekonomi
A A
0
Qeveria bëhet gati për rritjen e taksave të pronës, Rama paralajmëron edhe më shumë detyrime për shtëpitë e dyta
Share on FacebookShare on WhatsApp

Projektligji i ri për taksimin e pasurive të paluajtshme përcakton se detyrimi për pagesën e taksës së pronës nuk do të bjerë vetëm mbi pronarët e regjistruar në Kadastër.

Në rastet kur pasuria nuk është e regjistruar ose nuk ka dokument pronësie, taksapagues do të jetë personi që e posedon atë.

Sipas draftit, taksapaguesi kryesor mbetet pronari i regjistruar i pasurisë së paluajtshme në regjistrin kadastral. Në mungesë të regjistrimit, detyrimi i kalon personit që disponon dokumentin e pronësisë.

Por projektligji parashikon edhe situatat kur dokumenti i pronësisë mungon. Në këto raste, përgjegjës për pagesën e taksës do të jetë poseduesi i pasurisë.

Një nga rastet lidhet me parcelat në pronësi të shtetit, të dhëna në përdorim përmes aktit të marrjes së tokës bujqësore në përdorim. Për këto pasuri, taksapagues do të jetë poseduesi i tyre.

Drafti rregullon edhe rastet kur një parcelë është e zënë nga një ndërtesë, me ose pa dokument pronësie. Në këtë situatë, taksa për sipërfaqen e zënë të parcelës do të paguhet nga poseduesi ose pronari i ndërtesës së ngritur mbi të.

Sipërfaqja e zënë e parcelës do të konsiderohet sa trefishi i sipërfaqes së njësisë së ndërtesës, por në asnjë rast më e madhe se vetë sipërfaqja e parcelës ku ndodhet ndërtesa.

Nëse parcela është më e vogël se trefishi i sipërfaqes së ndërtesës ose njësive të ndërtuara mbi të, atëherë përgjegjës për pagesën e taksës për të gjithë parcelën do të jenë poseduesit ose pronarët e njësive të ndërtesave.

Ndërsa kur parcela është më e madhe se sipërfaqja e konsideruar e zënë nga ndërtesa, taksa për pjesën e mbetur të pazënë do të paguhet nga pronari i parcelës ose nga personi që ka aktin e marrjes së saj në përdorim.

Projektligji parashikon gjithashtu se, në rastin e ndërtesave që janë ende në ndërtim dhe kanë leje ndërtimi, taksapagues do të jetë zhvilluesi i projektit.

Megjithatë, nëse njësi të veçanta të ndërtesës janë vënë në përdorim ose janë kaluar në posedim apo pronësi të personave të tjerë, detyrimin për pagesën e taksës do ta kenë këta posedues ose pronarë, edhe nëse objekti në tërësi nuk ka përfunduar.

Në rastet kur ndërtesa nuk ka përfunduar dhe për të nuk disponohet leje ndërtimi, taksapagues do të jetë poseduesi i njësisë së ndërtesës.

Për pasuritë që janë në bashkëpronësi ose bashkëposedim, detyrimi tatimor do të ndahet mes personave përgjegjës në raport me pjesën që zotërojnë. Nëse pjesët nuk janë të përcaktuara, ato do të konsiderohen të barabarta.

Drafti saktëson se secili nga taksapaguesit do të jetë individualisht përgjegjës për pagesën e detyrimeve tatimore.

Një element i rëndësishëm i projektligjit është se përcaktimi i poseduesve si taksapagues nuk u jep atyre të drejta pronësie mbi pasurinë.

Pra, pagesa e taksës nga poseduesi nuk ndryshon regjimin juridik të pronës dhe nuk shërben si njohje pronësie.

Me këto ndryshime, qeveria synon të zgjerojë bazën e taksimit të pasurive të paluajtshme, duke përfshirë edhe pronat e paregjistruara, ndërtesat në ndërtim, objektet pa leje dhe pasuritë që përdoren faktikisht nga persona që nuk rezultojnë pronarë të regjistruar.

Artikulli para

Dosja e SPAK, kompania me humbje që u kthye në ndërtuese të rezidencave luksoze në Hamallaj

Artikulli pas

Protestuesit rrethojnë Kryeministrinë: Do ta kalojmë natën në shesh

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Frenohet “vrulli” i TEMU, AKEP: Dërgesat ndërkombëtare bien me 52% në Shqipëri
Ekonomi

Frenohet “vrulli” i TEMU, AKEP: Dërgesat ndërkombëtare bien me 52% në Shqipëri

19 Shtator, 2026
One Albania sjell inovacionin Wi-Fi 7 për internetin në shtëpi
Ekonomi

One Albania sjell inovacionin Wi-Fi 7 për internetin në shtëpi

19 Shtator, 2026
Çmimet e larta ulin konsumin e naftës, Prilli shënon kthesën, zhdoganohen 52 mijë ton
Aktualitet

Bordi i Transparencës ul çmimet e karburanteve

19 Shtator, 2026
Sa ditë duhet të punosh për të blerë një iPhone? Shqipërisë i duhen 47 ditë, Zvicrës vetëm 7
Ekonomi

Sa ditë duhet të punosh për të blerë një iPhone? Shqipërisë i duhen 47 ditë, Zvicrës vetëm 7

19 Shtator, 2026
Investigimi zbulon se si Raiffeisen Bank financon makinerinë e Putinit
Ekonomi

Investigimi zbulon se si Raiffeisen Bank financon makinerinë e Putinit

19 Shtator, 2026
Ibrahimaj me përfaqësuesit e marketeve: Leku u forcua, pse nuk po ulen çmimet e ushqimeve?
Ekonomi

Ministrja e Ekonomisë thotë se nuk e di pse rriten çmimet e ushqimeve në Shqipëri

18 Shtator, 2026
Artikulli pas
Protestuesit rrethojnë Kryeministrinë: Do ta kalojmë natën në shesh

Protestuesit rrethojnë Kryeministrinë: Do ta kalojmë natën në shesh

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Inceneratori i Elbasanit/ Zero energji elektrike dhe 2.7 mln euro borxh te OSHEE. Llatja e Kaja “ia ngecin” Gugallës
Ekonomi

Inceneratori i Elbasanit/ Zero energji elektrike dhe 2.7 mln euro borxh te OSHEE. Llatja e Kaja “ia ngecin” Gugallës

Nga SkyWeb
3 Mars, 2026
0

Shoqëria publike e menaxhimit të mbetjeve në Elbasan, “Eco-Elb” nuk ka shlyer mbi 2.7 milionë euro fatura dhe kamata për...

Lexo të plotë
“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Arkend Balla: Mundësi unike për bizneset dhe turizmin

“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Arkend Balla: Mundësi unike për bizneset dhe turizmin

30 Korrik, 2026
Danimarka i gjen “ilaçin” videove deep fake: Ligji i ri mbron identitetin digjital të qytetarëve, si funksionon

Danimarka i gjen “ilaçin” videove deep fake: Ligji i ri mbron identitetin digjital të qytetarëve, si funksionon

26 Gusht, 2025
Nga ndjenja te kontrata, si po rriten marrëveshjet paramartesore te çiftet shqiptare

Nga ndjenja te kontrata, si po rriten marrëveshjet paramartesore te çiftet shqiptare

15 Shkurt, 2026
VIDEO/ Zjarr i frikshëm në Tiranë, flakët pushtojnë pallatin

VIDEO/ Zjarr i frikshëm në Tiranë, flakët pushtojnë pallatin

14 Prill, 2026

Të Fundit

Frenohet “vrulli” i TEMU, AKEP: Dërgesat ndërkombëtare bien me 52% në Shqipëri

Frenohet “vrulli” i TEMU, AKEP: Dërgesat ndërkombëtare bien me 52% në Shqipëri

19 Shtator, 2026
IA Gemini e Google hakeron tre kompani gjatë një testi të sigurisë kibernetike

IA Gemini e Google hakeron tre kompani gjatë një testi të sigurisë kibernetike

19 Shtator, 2026
One Albania sjell inovacionin Wi-Fi 7 për internetin në shtëpi

One Albania sjell inovacionin Wi-Fi 7 për internetin në shtëpi

19 Shtator, 2026
Çmimet e larta ulin konsumin e naftës, Prilli shënon kthesën, zhdoganohen 52 mijë ton

Bordi i Transparencës ul çmimet e karburanteve

19 Shtator, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr