• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E shtunë, 8 Gusht, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

“Tani jemi në nivele të rënda, kujdes shtetin mos t’ju vijë ndonjë surprizë…” – Bisedat në ‘Sky’ e vëllezërve Aliu: Me marketet më humbe 3 mln €, futju ndërtimit

Editor Nga Editor
23 Qershor, 2026
në Aktualitet
A A
0
“Tani jemi në nivele të rënda, kujdes shtetin mos t’ju vijë ndonjë surprizë…” – Bisedat në ‘Sky’ e vëllezërve Aliu: Me marketet më humbe 3 mln €, futju ndërtimit
Share on FacebookShare on WhatsApp

Zbardhen detaje të reja nga dosja hetimore e prokurorisë së posaçme SPAK, ku emra të njohur të botës së krimit ndërkombëtar të trafikut të kokainës, si Eldi Dizdari alias Matoshi, Dritan Gjika, Shpëtim Aliu, Armando Pecani dhe të tjerë u shpallën në kërkim nga Policia e Shtetit.

Mes shumë bisedave të akumuluara përmes aplikacionit “Sky”, SPAK ka zbuluar se fillimisht vëllezërit Shpëtim alias Salvatore Aliu dhe Isa Aliu, u përqendruan tek biznesi i supermarketeve “Road Hause” me qëllim pastrimin e parave të fituara nga trafiku i drogës.

Ata ngrenë një zinxhir marketesh por puna nuk ka ecur siç ishte parashikuar, ndaj në një bisedë të zhvilluar në aplikacionin “Sky”, mësohet se Shpëtim Aliu bisedon me Isa Aliun, duke i thënë këtij të fundit se: “…me marketet më humbe 3 milion euro, futju ndërtimit…”.

Nga kjo bisedë thonë burimet pranë prokurorisë së posaçme SPAK, kuptohet që fillimisht lekët e fituara nga trafiku i kokainës, u planifikuan të shkriheshin dhe ligjëroheshin pikërisht përmes tregtisë së marketeve.

Por shumë shpejt vëllezërit, Aliu, kuptuan se kjo punë sillte humbje të mëdha që në përllogaritjet e tyre kishte shkuar në 3 milion euro.

Ndaj Shpëtim Aliu, sipas bisedave në “Sky” orienton vëllain e tij Isa Aliu, që ti futet ndërtimit pasi aty ka më shumë interes dhe fitime.

“…tani jemi në nivele të rënda…”-i shkruan Shpëtim Aliu, vëllait të tij, Isa Aliu. Ky i fundit mësohet se nuk përzihej fare me punët e trafikut të kokainës, por ishte personi “kyç” për pastrimin e parave në Shqipëri të fituara nga trafiku i drogës.

Sipas dosjes hetimore të SPAK, bashkëpunëtorë të Salvatore Aliut, i dorëzojnë vëllait të tij, Isa Aliut para “cash” në Shqipëri, të cilat janë pagesa që duhet t’ i bejnë Salvatores për kokainën e trafikuar.

Të dhënat e përftuara nga komunikimit telefonike, mësojnë se i hetuari Isa Aliu është personi i cili administron dhe pastron paratë e drogës për llogari të Salvatores.

I hetuari Isa Aliu, e njofton vëllain e tij, Salvatoren, për sasitë e parave të dorëzuara nga persona të ndryshëm dhe mban të shënuara llogaritë e tyre.

Mësohet se vetëm për periudhën Gusht-Nëntor 2020, i hetuari Isa Aliu dokumentohet se ka marrë minimalisht në Shqipëri përafërsisht mbi 30 milion euro “cash”, para të fituara nga trafiku i kokainës i vllait të tij, të hetuarit Salvatore Aliu.

Në datën 30 Gusht 2020, Isa Aliu informon të hetuarin Salvatore se ka gjendje 6 milion euro “cash”. Në datën 15 shtator 2020 e informon se ka 9 milion e 800 mijë euro.

Në 13 shtator 2020, Salvatore Aliu, i konfirmon vëllait, Isait, se në vijim do të marrë edhe 20 milionë të tjera. Ndërkohë në datën 16 shtator 2020, Isa Aliu, i dërgon me foto të gjitha shënimet e tij për dorëzimet e lekëve nga lidhjet e Salvatore Aliut.

Salvatore dhe Isa Aliu identifikohen të diskutojnë edhe për të lehtësuar disponimin e parave “cash”, ku ndër të tjera mendojnë të blejnë lingota ari, të cilave nuk u ikën vlera për një kohë të gjatë.

Në vijimësi, i hetuari Salvatore Aliu e orienton të hetuarin Isa Aliun për mënyra të ndryshme të fshehjes së parave, duke i groposur në fuçi 50 litrash, apo edhe duke blerë apartamente të posaçme, me qëllim për ti fshehur në brendësi të ndarjeve të ambienteve që mund të bëhen nëpër apartamente.

Salvatore Aliu, është i shqetësuar për fshehjen e mirë të parave “cash”, duke i treguar të vëllait që duhet të jenë të kujdesshëm, pasi mund t’u ndodhë ndonjë surprizë edhe nga autoritetet shtetërore.

Ndërkohë nga bisedat e zhvilluara më 7 qershor të vitit 2020 mes Salvatore Aliut dhe nipit të tij Oklid Aliu alias El Ouejdi, i njohur si “Kiçi i Elbasanit” dhe një personi të paidentifikuar, komentohet për kapjen e një ngarkese me kokainë të ndodhur më 6 qershor në Roterdam të Holandës.

Bashkëbiseduesit flasin me njëri-tjetrin duke bërë me dije se në operacion për goditjen e ngarkesave me kokainë ishte përfshirë dhe “DEA” Amerikane dhe se duhej të mos flisnin me askënd lidhur me këtë çështje.

“…E pe kët? Ok la mos fol me njeri për kët punë që jam kap se paska hy edhe “DEA”. Kam lidh të dyja punët, keq situata, Amerika, edhe këtu edhe atje. Mos fol me njerëz, duhet me e mohu, s’është e jona…”- ka shkruar Oklid El Ouejdi.

Ndërsa më pas komentohet edhe një tjetër ngarkesë e kapur në Holandë brenda të njëjtës ditë.

Nga konteksti i bisedës mësohet se i hetuari Salvatore Aliu, u kërkon disa personave, që nga konteksti rezulton të jenë pjesë e grupit kriminal që drejton Slavatore Aliu, një ndër të cilët nipi i tij, i hetuari Oklid ElQuejdi, të paguajnë dëmin financiar e shkaktuar nga kapja e lëndës narkotike.

“…lene mos e pyt, po tani çfarë me bë? Me vra veten. Dy pun me ik brenda ditës. Po ça ti bësh, kur s’do s’do. 5.2 duhet të japim”- thuhet mes të tjerash në bisedën e zhvilluar në aplikacionin “Sky”./Syri.net

Artikulli para

” Një pjesë e madhe e elitës politike nuk ka më besim te ju”, Koçeku thirrje publike Ramës: Dorëhiqu!

Artikulli pas

Rama shkon deri në Francë dhe merr “garanci” për rikonstruksionin e një shkolle në Korçë

Editor

Editor

Nga Kategoria

EMRAT/ Të njëjtën njerëz, projekte të ngjashme por miliona nga buxheti: Të pathënat e start up-eve të Delina Ibrahimajt
Aktualitet

EMRAT/ Të njëjtën njerëz, projekte të ngjashme por miliona nga buxheti: Të pathënat e start up-eve të Delina Ibrahimajt

7 Gusht, 2026
Pse NASA zgjodhi këtë fshat të vogël për të transmetuar eklipsin diellor?
Aktualitet

Pse NASA zgjodhi këtë fshat të vogël për të transmetuar eklipsin diellor?

7 Gusht, 2026
Ekstradimi i Sokol Hoxhës, ambasada amerikane: Mendoi se mund t’i shpëtonte së kaluarës së tij
Aktualitet

Ekstradimi i Sokol Hoxhës, ambasada amerikane: Mendoi se mund t’i shpëtonte së kaluarës së tij

7 Gusht, 2026
Një shpikës japonez po e shndërron tokën në burim energjie elektrike
Aktualitet

Një shpikës japonez po e shndërron tokën në burim energjie elektrike

7 Gusht, 2026
Shqiptarët “të dashuruar” pas Facebook, Instagram fiton terren te të rinjtë
Aktualitet

Shqiptarët “të dashuruar” pas Facebook, Instagram fiton terren te të rinjtë

7 Gusht, 2026
Rrjeti SefJorunalists kundër Gjykatës së Posaçme për rregulloren e re: Kufizohet puna e gazetarëve dhe e drejta e publikut për t’u informuar
Aktualitet

Rrjeti SefJorunalists kundër Gjykatës së Posaçme për rregulloren e re: Kufizohet puna e gazetarëve dhe e drejta e publikut për t’u informuar

7 Gusht, 2026
Artikulli pas
Rama shkon deri në Francë dhe merr “garanci” për rikonstruksionin e një shkolle në Korçë

Rama shkon deri në Francë dhe merr “garanci” për rikonstruksionin e një shkolle në Korçë

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

“Mësime falas për kriptot”, policia zbardh skemën e re të mashtrimeve
Aktualitet

“Mësime falas për kriptot”, policia zbardh skemën e re të mashtrimeve

Nga Editor
18 Shtator, 2025
0

Policia e Shtetit ka ngritur alarmin për shtimin e rasteve të mashtrimeve online që prezantohen si mundësi investimi fitimprurëse, veçanërisht...

Lexo të plotë
Si Gentian Kreka po fiton me INCOMED miliona euro tendera pa garë

Si Gentian Kreka po fiton me INCOMED miliona euro tendera pa garë

5 Dhjetor, 2025
Ku do të flenë banorët e pallatit të djegur? Prefekti i Tiranës: Kanë kushërinj, halla, daja….

Ku do të flenë banorët e pallatit të djegur? Prefekti i Tiranës: Kanë kushërinj, halla, daja….

14 Prill, 2026
OBSH paralajmëron probleme serioze në Europë prej super gripit

OBSH paralajmëron probleme serioze në Europë prej super gripit

18 Dhjetor, 2025
I pari në histori, Elon Musk arrin 500 miliard dollarë pasuri neto

Çfarë bën Elon Musk me të gjitha paratë e tij?

8 Nëntor, 2025

Të Fundit

EMRAT/ Të njëjtën njerëz, projekte të ngjashme por miliona nga buxheti: Të pathënat e start up-eve të Delina Ibrahimajt

EMRAT/ Të njëjtën njerëz, projekte të ngjashme por miliona nga buxheti: Të pathënat e start up-eve të Delina Ibrahimajt

7 Gusht, 2026
Mbi 2 mijë biznese të reja u regjistruan në prill

Rriten kufijtë për bizneset e vogla dhe të mesme: Pragjet e reja nga viti 2028

7 Gusht, 2026
Pse NASA zgjodhi këtë fshat të vogël për të transmetuar eklipsin diellor?

Pse NASA zgjodhi këtë fshat të vogël për të transmetuar eklipsin diellor?

7 Gusht, 2026
Ekstradimi i Sokol Hoxhës, ambasada amerikane: Mendoi se mund t’i shpëtonte së kaluarës së tij

Ekstradimi i Sokol Hoxhës, ambasada amerikane: Mendoi se mund t’i shpëtonte së kaluarës së tij

7 Gusht, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr