• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E mërkurë, 15 Korrik, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Komisionet e bankomateve, Konkurrenca kërkon ndërhyrjen e Bankës së Shqipërisë

SkyWeb Nga SkyWeb
2 Korrik, 2025
në Ekonomi, Kryesore
A A
0
Komisionet e bankomateve, Konkurrenca kërkon ndërhyrjen e Bankës së Shqipërisë

CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v62), quality = 75

Share on FacebookShare on WhatsApp

Komisioni i Konkurrencës ka përfunduar monitorimin e tregut të shërbimeve bankare përmes pajisjeve ATM në territorin e Bashkisë Sarandë, duke analizuar komisionet e aplikuara nga bankat e nivelit të dytë për tërheqjet në bankomat.

Nisma u ndërmor në zbatim të detyrimeve që rrjedhin nga Rezoluta e Kuvendit të Shqipërisë dhe u mbështet në të dhëna zyrtare të siguruara nga të gjitha bankat e licencuara, sipas listës së publikuar nga Banka e Shqipërisë.

Nga vlerësimi i këtyre të dhënave, Komisioni nuk konstatoi shkelje të drejtpërdrejta të ligjit për mbrojtjen e konkurrencës, por identifikoi disa problematika serioze që ndikojnë negativisht në qartësinë dhe barazinë e tregut:

  • Mungesë transparence në tarifat që u komunikohen klientëve, veçanërisht turistëve dhe përdoruesve të huaj;
  • Mospërputhje dhe mospërqafim i një qasjeje të harmonizuar në komisionet që u aplikohen kartëmbajtësve të huaj;
  • Përdorim problematik i rrjeteve të nënkontraktuara të bankomateve, që shpesh rezultojnë me tarifa më të larta dhe pa informacion të mjaftueshëm për konsumatorin.

Në përgjigje të këtyre gjetjeve, me Vendimin nr. 1193, datë 26 qershor 2025, Komisioni i Konkurrencës i ka adresuar Bankës së Shqipërisë tre rekomandime konkrete:

  1. Të shqyrtojë metodologjinë e llogaritjes së komisioneve të ATM-ve, përfshirë aplikimin e tarifave shtesë për kartëmbajtësit e huaj dhe përdorimin e shërbimit DCC (këmbimi dinamik i valutës), i cili shpesh përfshin marzhe të larta të fshehura (mark-up);
  2. Të kërkojë publikimin periodik dhe në mënyrë të unifikuar të të gjitha tarifave të ATM-ve, si në faqet zyrtare të bankave, ashtu edhe në faqen e vet Bankës së Shqipërisë, në një format të qartë dhe të aksesueshëm nga publiku;
  3. Të shqyrtojë mundësinë e ndërhyrjes rregullatore për përdorimin e rrjeteve të nënkontraktuara të ATM-ve dhe të parandalojë vendosjen e komisioneve disproporcionale që dëmtojnë konsumatorin dhe krijojnë pabarazi në treg.

Ky vendim vjen në një kohë kur Saranda, si një nga destinacionet kryesore turistike të vendit, përballet me fluks të lartë përdoruesish të huaj që mund të jenë më të ekspozuar ndaj tarifave të fshehura apo të pashpjeguara nga bankomatet lokale. Komisioni thekson nevojën për më shumë transparencë dhe mbrojtje të konsumatorëve, veçanërisht në zonat turistike ku mungesa e informacionit mund të çojë në kosto të panevojshme për qytetarët dhe vizitorët./skyweb.al

Artikulli para

Shtrenjtohet uji në qarkun e Elbasanit, rritje deri në 100% në disa bashki

Artikulli pas

Britanikët po braktisin Spanjën për të testuar Shqipërinë

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Shtrenjtohet nafta pas kërcënimit të Iranit për të ndaluar eksportet e karburanteve nga Lindja e Mesme
Ekonomi

Shtrenjtohet nafta pas kërcënimit të Iranit për të ndaluar eksportet e karburanteve nga Lindja e Mesme

15 Korrik, 2026
“Pa sigurimin e shëndetit nuk do t’ia dilja”. Dëshmia: SIGAL ofron imunoterapinë në spitalet evropiane
Aktualitet

“Pa sigurimin e shëndetit nuk do t’ia dilja”. Dëshmia: SIGAL ofron imunoterapinë në spitalet evropiane

15 Korrik, 2026
Çmimet e larta ulin konsumin e naftës, Prilli shënon kthesën, zhdoganohen 52 mijë ton
Aktualitet

“Fluturon” çmimi i naftës në vend

15 Korrik, 2026
Shqiptarët nuk janë të lumtur, renditen të parafundit në Europë: Shkak korrupsioni dhe mungesa e miqve
Ekonomi

Eurostat thotë se mbi 1.8 mln shqiptarë kanë lënë vendin që prej 1990

15 Korrik, 2026
Marta Kos kushtëzon integrimin e Shqipërisë në BE me shfuqizimin e ligjit për Investimet Strategjike dhe atij për Zonat e Mbrojtura
Aktualitet

Marta Kos kushtëzon integrimin e Shqipërisë në BE me shfuqizimin e ligjit për Investimet Strategjike dhe atij për Zonat e Mbrojtura

14 Korrik, 2026
Një “qytet” i tërë fluturoi çdo ditë nga dhe drejt Rinasit, transporti ajror shënoi rekord historik në 2025
Aviacion

REKORD/ TIA kryen 322 fluturime brenda 24 orëve, niveli më i lartë i regjistruar ndonjëherë

14 Korrik, 2026
Artikulli pas
Britanikët po braktisin Spanjën për të testuar Shqipërinë

Britanikët po braktisin Spanjën për të testuar Shqipërinë

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Rama: Prokurorët në garë të ethshme, presin mandate arresti në tufa
Aktualitet

Rama: Prokurorët në garë të ethshme, presin mandate arresti në tufa

Nga Editor
26 Shkurt, 2026
0

Në fjalën e tij përpara socialistëve, kreu i qeverisë Erdi Rama kishte kritika edhe për prokurorët e SPAK-ut. Rama tha...

Lexo të plotë
Nga 1 janari 2026 nis rivlerësimi i pronave, por ndërtuesit gjejnë probleme te procedura

Rritje e fortë e shitjeve në pasuritë e paluajtshme, “mbahet” turizmi

18 Qershor, 2026
Vetëm 1/3 e pensionistëve përfitojnë rritjen më të madhe të pensioneve

Shqipëria po plaket me ritme të shpejta, 1 pensionist për çdo 3 persona në moshë pune

14 Shkurt, 2026
EKSKLUZIVE/ Instalimi i DPI-ve te Vodafone dhe One, flet AKSK: S’po ju përgjojmë, pajisjet i morëm BORXH në Izrael

TIK TOK, AKSK, AKEP dhe SPAK, si dështoi instalimi i DPI

26 Qershor, 2025
Fshihen borxhet e vjetra, 213 mijë subjekte përfitojnë nga “Paqja Fiskale”, falen 335 milionë euro

Fshihen borxhet e vjetra, 213 mijë subjekte përfitojnë nga “Paqja Fiskale”, falen 335 milionë euro

26 Shtator, 2025

Të Fundit

Presidenti Begaj në Samitin e Kievit, takohet me Volodymyr Zelenskyn

Presidenti Begaj në Samitin e Kievit, takohet me Volodymyr Zelenskyn

15 Korrik, 2026
REFORMA/ Shkrirje dhe bashkime, PS mendon se maksimumi 50 bashki janë “OK” për vendin

REFORMA/ Shkrirje dhe bashkime, PS mendon se maksimumi 50 bashki janë “OK” për vendin

15 Korrik, 2026
Shtrenjtohet nafta pas kërcënimit të Iranit për të ndaluar eksportet e karburanteve nga Lindja e Mesme

Shtrenjtohet nafta pas kërcënimit të Iranit për të ndaluar eksportet e karburanteve nga Lindja e Mesme

15 Korrik, 2026
Drejtoresha e Postës në Durrës i kërkoi shefes së financës 700 mijë euro, vartësja më pas e denoncoi, dëmi dyshohet në disa miliona euro

Drejtoresha e Postës në Durrës i kërkoi shefes së financës 700 mijë euro, vartësja më pas e denoncoi, dëmi dyshohet në disa miliona euro

15 Korrik, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr