• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E premte, 16 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Kreu i IEA-së jep alarmin për Hormuzin: Nëse nuk rifillon furnizimi, bota rrezikon krizë energjetike

SkyWeb Nga SkyWeb
17 Korrik, 2026
në Ekonomi, Kryesore
A A
Biznesi do paqe dhe jo luftë, pse Trump pezulloi operacionin për hapjen me forcë të Gjirit të Hormuzit
Share on FacebookShare on WhatsApp

Bota duhet të përgatitet për pasoja të rënda në sigurinë energjetike nëse Shtetet e Bashkuara dhe Irani nuk arrijnë të rrisin së shpejti flukset e naftës përmes Ngushticës së Hormuzit, paralajmëroi drejtori ekzekutiv i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë, Fatih Birol.

“Siguria e naftës është ende një çështje kritike”, deklaroi Birol gjatë një aktiviteti të Këshillit për Marrëdhëniet me Jashtë. “Duhet të shqetësohemi, dhe unë jam i shqetësuar, nëse situata nuk përmirësohet në javët e ardhshme.”

Ngushtica e Hormuzit, rruga e ngushtë detare mes Iranit dhe Omanit, përdoret zakonisht për transportimin e rreth një të pestës së furnizimeve globale me energji. Kalimi është bllokuar në pjesën më të madhe që nga nisja e konfliktit më 28 shkurt, pas sulmeve amerikane dhe izraelite ndaj Iranit.

Sipas kreut të IEA-s, disa faktorë kanë frenuar deri tani një rritje edhe më të madhe të çmimeve të naftës dhe gazit. Mes tyre janë rezervat e Kinës, të cilat para luftës llogariteshin në më shumë se një miliard fuçi naftë, rritja e përdorimit të automjeteve elektrike dhe transportit publik, si dhe hedhja në treg e deri në 400 milionë fuçive nga rezervat e koordinuara prej IEA-s.

Megjithatë, Birol paralajmëroi se këto masa nuk mund të vazhdojnë pafundësisht. Ai e cilësoi konfliktin me Iranin si ndërprerjen më të rëndë të furnizimit me energji të regjistruar ndonjëherë.

Rritja e prodhimit nga Shtetet e Bashkuara, prodhuesi më i madh botëror i naftës dhe gazit, ka ndihmuar në zbutjen e mungesave, por kapacitetet e Uashingtonit mbeten të kufizuara.

“Rritja e prodhimit nga SHBA-ja është shumë e mirë. SHBA-ja mund ta rrisë prodhimin e naftës bruto me një ose dy milionë fuçi, por jo me dhjetë milionë fuçi në ditë”, tha Birol.

Kriza e furnizimit po prek ekonomitë në të gjithë botën, por goditja më e rëndë po ndihet në Azi. Sipas Birolit, rajoni siguronte nga 80 deri në 90% të energjisë që kalonte përmes Ngushticës së Hormuzit.

Japonia dhe Koreja e Jugut janë përballur me pasoja të konsiderueshme, ndërsa vendet në zhvillim, përfshirë Pakistanin, Bangladeshin dhe Indinë, janë goditur edhe më fort nga rritja e çmimeve dhe mungesat.

Birol paralajmëroi gjithashtu për pasoja serioze shëndetësore në vendet më të varfra. Për shkak të shtrenjtimit të produkteve të naftës, shumë familje po rikthehen te përdorimi i drurit dhe plehut për gatim.

Këto lëndë djegëse prodhojnë ndotje dhe emetime më të rrezikshme, duke ekspozuar veçanërisht gratë ndaj problemeve të frymëmarrjes dhe rreziqeve të tjera shëndetësore.

Sipas IEA-s, javët e ardhshme do të jenë vendimtare për të kuptuar nëse flukset energjetike përmes Hormuzit do të rikthehen apo kriza do të thellohet më tej.

Artikulli para

Bllokada detare amerikane ndaj Iranit ndryshon hartën e lundrimit të tankerave të naftës, rriten çmimet

Artikulli pas

Gent Sejko propozon ligjin e ri: Të ndalohet arrestimi im!

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

TIA njofton cilat fluturime janë prekur nga problemet teknike të kontrollit ajror në Itali
Aviacion

TIA njofton cilat fluturime janë prekur nga problemet teknike të kontrollit ajror në Itali

16 Tetor, 2026
Pijet po shiten në shishe gjithnjë e më të vogla, çfarë fshihet pas strategjisë së kompanive?
Ekonomi

Pijet po shiten në shishe gjithnjë e më të vogla, çfarë fshihet pas strategjisë së kompanive?

16 Tetor, 2026
Defekt në sistemin e kontrollit ajror në Itali, anulime dhe vonesa fluturimesh! Preket edhe Shqipëria
Aviacion

Defekt në sistemin e kontrollit ajror në Itali, anulime dhe vonesa fluturimesh! Preket edhe Shqipëria

16 Tetor, 2026
Shpenzimet për shportën ushqimore, çmimet në Durrës të njëjta me Tiranën, qyteti i Lezhës më i lirë
Ekonomi

Shpenzimet për shportën ushqimore, çmimet në Durrës të njëjta me Tiranën, qyteti i Lezhës më i lirë

16 Tetor, 2026
Sa para u mbeten familjeve europiane pas pagesës së qirasë? Ku janë më të shtrenjtat
Ekonomi

Sa para u mbeten familjeve europiane pas pagesës së qirasë? Ku janë më të shtrenjtat

16 Tetor, 2026
Olta Xhaçka dhe Artan Gaçi, zyrtarisht nën hetim nga SPAK për korrupsion dhe pastrim parash
Aktualitet

Olta Xhaçka dhe Artan Gaçi, zyrtarisht nën hetim nga SPAK për korrupsion dhe pastrim parash

16 Tetor, 2026
Artikulli pas
Gent Sejko propozon ligjin e ri: Të ndalohet arrestimi im!

Gent Sejko propozon ligjin e ri: Të ndalohet arrestimi im!

Të Përzgjedhura

Spanja kampione bote, sa miliard dollarë futi Kupa e Botës në ekonomitë e SHBA-së, Meksikës dhe Kanadasë
Ekonomi

Spanja kampione bote, sa miliard dollarë futi Kupa e Botës në ekonomitë e SHBA-së, Meksikës dhe Kanadasë

Nga SkyWeb
20 Korrik, 2026
0

Kupa e Botës 2026 nuk ishte vetëm një spektakël futbolli, por edhe një motor i madh ekonomik për tre vendet...

Lexo të plotë
Lidhshmëria, thelbi i zhvillimit të rajonit: RCC kërkon mbështetje parlamentare

Lidhshmëria, thelbi i zhvillimit të rajonit: RCC kërkon mbështetje parlamentare

10 Qershor, 2025
Si punëdhënësit po përdorin IA-në për të zbuluar pagën më të ulët që një kandidat është gati të pranojë

Si punëdhënësit po përdorin IA-në për të zbuluar pagën më të ulët që një kandidat është gati të pranojë

6 Gusht, 2026
“Mamica” nxjerr shpatën ndaj Skënderbeut të saj: Kjo që po ndodh me mua është arrogancë

“Njeriu mund të gabojë dhe herën e dytë, e treta e ndan”, Rama flet për “vijat e kuqe” të Spiropalit

13 Maj, 2026
”Forbes”: Shqipëria, thesari i fshehur i Ballkanit që ofron histori, natyrë dhe mikpritje

”Forbes”: Shqipëria, thesari i fshehur i Ballkanit që ofron histori, natyrë dhe mikpritje

21 Gusht, 2026

Të Fundit

Rrezik zjarri nga bateritë elektrike, Volkswagen tërheq sërish mijëra makina

Rrezik zjarri nga bateritë elektrike, Volkswagen tërheq sërish mijëra makina

16 Tetor, 2026
Fishekzjarret bëhen problem kur godasin policinë, jo kur terrorizojnë çdo natë qytetarët se një shpellar feston ditëlindjen!

Fishekzjarret bëhen problem kur godasin policinë, jo kur terrorizojnë çdo natë qytetarët se një shpellar feston ditëlindjen!

16 Tetor, 2026
TIA njofton cilat fluturime janë prekur nga problemet teknike të kontrollit ajror në Itali

TIA njofton cilat fluturime janë prekur nga problemet teknike të kontrollit ajror në Itali

16 Tetor, 2026
Pijet po shiten në shishe gjithnjë e më të vogla, çfarë fshihet pas strategjisë së kompanive?

Pijet po shiten në shishe gjithnjë e më të vogla, çfarë fshihet pas strategjisë së kompanive?

16 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr