• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E mërkurë, 21 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Fund kompanive guaskë, projektligji detyron zbulon pronarëve realë në Offshore

SkyWeb Nga SkyWeb
21 Korrik, 2026
në Ekonomi, Kryesore
A A
Fund kompanive guaskë, projektligji detyron zbulon pronarëve realë në Offshore
Share on FacebookShare on WhatsApp

Kompanitë e regjistruara në Shqipëri nuk do të mund të mjaftohen më me deklarimin e një shoqërie të huaj apo offshore si aksionare, pa treguar se cili individ qëndron në fund të zinxhirit të pronësisë.

Projektligji i ri “Për Regjistrin e Pronarëve Përfitues” parashikon që, kur pronësia kalon përmes disa kompanive ndërmjetëse, të deklarohet e gjithë struktura deri te personi fizik që kontrollon ose përfiton realisht.

Subjektet do të duhet të japin emrin dhe numrin identifikues të çdo kompanie të përfshirë në zinxhir, përqindjen e zotërimit, marrëdhëniet mes tyre dhe mënyrën se si ushtrohet kontrolli. Në këtë mënyrë, përdorimi i kompanive offshore, trusteve apo administratorëve formalë nuk do të mjaftojë për të fshehur pronarin përfundimtar.

Projektligji zgjeron edhe mundësinë e kontrollit publik mbi këto të dhëna. Personat që dëshmojnë interes legjitim në luftën kundër pastrimit të parave, korrupsionit dhe financimit të terrorizmit mund të kërkojnë akses në Regjistrin e Pronarëve Përfitues pa u njoftuar paraprakisht kompania për të cilën po kërkohet informacion.

Në kategorinë e personave me interes legjitim përfshihen shprehimisht gazetarët, personat që veprojnë për qëllime raportimi mediatik, organizatat e shoqërisë civile, OJF-të dhe akademikët që merren me parandalimin ose evidentimin e pastrimit të parave dhe veprave penale të lidhura me të.

Informacioni i aksesueshëm mund të përfshijë emrin e pronarit përfitues, muajin dhe vitin e lindjes, vendbanimin, shtetësinë, si dhe natyrën dhe masën e interesit që ai zotëron në kompani.

Gazetarët dhe OJF-të mund të marrin gjithashtu të dhëna historike për pronësinë, përfshirë kompani të shpërbëra gjatë pesë viteve të fundit, si dhe përshkrimin e strukturës së kontrollit ose pronësisë. Aksesi parashikohet të ofrohet kryesisht në rrugë elektronike.

Ndryshimet synojnë të godasin përdorimin e kompanive guaskë dhe zinxhirëve të ndërlikuar të pronësisë për fshehjen e pasurisë, përfituesve realë dhe lidhjeve mes biznesit, politikës dhe personave nën hetim.

Në praktikë, projektligji mund t’u japë gazetarëve investigativë dhe organizatave të shoqërisë civile një instrument të rëndësishëm për të ndjekur pronësinë reale të kompanive që marrin tenderë publikë, koncesione, leje ndërtimi apo statusin e investitorit strategjik.

Etiketat: Offshore
Artikulli para

Myzyri “kap mat” Pogajn/ Përmbysen tenderat 15 mln euro për spitalin të Korçës dhe lavanderinë e Shefqet Ndroqit

Artikulli pas

Shqiptarët punojnë për të ngrënë, si u shndërrua Shqipëria në vendin me koston e lartë të jetesës në Ballkan

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Kamera për njohje fytyre në rrugë, Vangjel Tavo drejt një “Big Brother” në Himarë. Kush do t’i administrojë të dhënat?
Ekonomi

Kamera për njohje fytyre në rrugë, Vangjel Tavo drejt një “Big Brother” në Himarë. Kush do t’i administrojë të dhënat?

21 Tetor, 2026
TENDERËT/ Si u “armatos” Policia dy muaj para protestave: Shpenzimet për pajisje policore u rritën 114%. Kush e furnizoi
Ekonomi

TENDERËT/ Si u “armatos” Policia dy muaj para protestave: Shpenzimet për pajisje policore u rritën 114%. Kush e furnizoi

21 Tetor, 2026
Pragu i varfërisë për person 315 euro në muaj, dyfishohet në gjashtë vjet
Ekonomi

Pragu i varfërisë për person 315 euro në muaj, dyfishohet në gjashtë vjet

21 Tetor, 2026
Rama ndërron llojin e karrigeve te Kryeministria, por jo mesazhin për protestuesit
Aktualitet

Rama ndërron llojin e karrigeve te Kryeministria, por jo mesazhin për protestuesit

21 Tetor, 2026
Fluturimet e anuluara, PE miraton rregulla strikte për kompensimin e pasagjerëve
Aviacion

Fluturimet e anuluara, PE miraton rregulla strikte për kompensimin e pasagjerëve

21 Tetor, 2026
Grupi 4iG siguron kontratën 54,25 milionë eurosh për modernizimin e policisë dhe sistemeve të kontrollit kufitar në Mal të Zi
Ekonomi

Grupi 4iG siguron kontratën 54,25 milionë eurosh për modernizimin e policisë dhe sistemeve të kontrollit kufitar në Mal të Zi

20 Tetor, 2026
Artikulli pas
Çmimet e ushqimeve “këpusin në mes” familjet shqiptare, vijon shtrenjtimi

Shqiptarët punojnë për të ngrënë, si u shndërrua Shqipëria në vendin me koston e lartë të jetesës në Ballkan

Të Përzgjedhura

Romani “KRONIKAT E MJEGULLËS” sukses në Gjermani; nga promovimi në Konsullatën e Kosovës te Panairi Ndërkombëtar i Librit me lexuesit gjerman
Aktualitet

Romani “KRONIKAT E MJEGULLËS” sukses në Gjermani; nga promovimi në Konsullatën e Kosovës te Panairi Ndërkombëtar i Librit me lexuesit gjerman

Nga SkyWeb
20 Tetor, 2025
0

Më 15 tetor 2025, hapi dyert Frankfurter Buchmesse, panairi më i madh i librit në botë, që mbledh çdo vit...

Lexo të plotë
SHBA miraton robotin e parë për marrjen e mostrave të gjakut

SHBA miraton robotin e parë për marrjen e mostrave të gjakut

22 Gusht, 2026
Sfida më e madhe që nga pandemia, si po e përballon industria e aviacionit krizën e karburanteve

Sfida më e madhe që nga pandemia, si po e përballon industria e aviacionit krizën e karburanteve

29 Prill, 2026
Zvicra bllokon 880 milionë dollarë të Maduros

Zvicra bllokon 880 milionë dollarë të Maduros

24 Shkurt, 2026
Karakaçi: Shqipëria nuk rrezikohet nga mungesa e karburantit, synojmë që rezervat të manaxhohen nga shteti

Karakaçi: Shqipëria nuk rrezikohet nga mungesa e karburantit, synojmë që rezervat të manaxhohen nga shteti

7 Maj, 2026

Të Fundit

Kamera për njohje fytyre në rrugë, Vangjel Tavo drejt një “Big Brother” në Himarë. Kush do t’i administrojë të dhënat?

Kamera për njohje fytyre në rrugë, Vangjel Tavo drejt një “Big Brother” në Himarë. Kush do t’i administrojë të dhënat?

21 Tetor, 2026
Sindikata e pedagogëve shpall bojkotin e mësimit në universitete

Sindikata e pedagogëve shpall bojkotin e mësimit në universitete

21 Tetor, 2026
Media franceze: Ermal Beqiri po synon të qëndrojë në Francë

Media franceze: Ermal Beqiri po synon të qëndrojë në Francë

21 Tetor, 2026
TENDERËT/ Si u “armatos” Policia dy muaj para protestave: Shpenzimet për pajisje policore u rritën 114%. Kush e furnizoi

TENDERËT/ Si u “armatos” Policia dy muaj para protestave: Shpenzimet për pajisje policore u rritën 114%. Kush e furnizoi

21 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr