• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E shtunë, 31 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aviacion

Sfida më e madhe që nga pandemia, si po e përballon industria e aviacionit krizën e karburanteve

SkyWeb Nga SkyWeb
29 Prill, 2026
në Aviacion
A A
Sfida më e madhe që nga pandemia, si po e përballon industria e aviacionit krizën e karburanteve
Share on FacebookShare on WhatsApp

Linjat ajrore europiane po përballen me krizën më të rëndë që nga pandemia COVID-19, ndërsa lufta në Iran ka rritur ndjeshëm çmimet e karburantit të aviacionit dhe ka tronditur trafikun ajror në Lindjen e Mesme, në prag të sezonit veror.

Sipas zhvillimeve të fundit, çmimi i karburantit për avionë është rritur me rreth 84% që nga fillimi i konfliktit më 28 shkurt, duke shtuar ndjeshëm kostot për kompanitë ajrore. Deri tani, operatorët kanë arritur ta përballojnë situatën falë kontratave të sigurimit të çmimeve, por këto mbrojtje financiare po shterojnë, duke rritur pasiguritë për muajt në vijim.

Drejtues të industrisë paralajmërojnë se ekziston rreziku i kufizimeve në furnizimin me karburant, veçanërisht në Evropë dhe Azi, nëse konflikti vijon. Megjithatë, aktualisht furnizimi konsiderohet ende i qëndrueshëm.

Ndryshe nga pandemia, kur kërkesa për udhëtime u rrëzua dhe industria humbi qindra miliarda euro, kjo krizë ka një natyrë tjetër. Sipas ekspertëve, problemi kryesor sot është rritja e kostove, ndërsa kërkesa për fluturime mbetet e fortë.

Megjithatë, pasiguria po reflektohet në sjelljen e konsumatorëve. Disa kompani raportojnë rënie të prenotimeve për sezonin veror, ndërsa udhëtarët po shtyjnë planet ose po zgjedhin destinacione më të afërta për të shmangur çmimet e larta dhe rreziqet e ndërprerjeve.

Linjat ajrore kanë nisur të reagojnë duke rritur çmimet e biletave dhe duke reduktuar kapacitetet e fluturimeve. Në të njëjtën kohë, performanca financiare e sektorit pritet të reflektojë këto zhvillime, me publikimin e rezultateve të tremujorit të parë nga kompanitë kryesore europiane.

Ndikimi i krizës është veçanërisht i fortë për linjat ajrore të Lindjes së Mesme, ku fluturimet kanë rënë me rreth 50% krahasuar me një vit më parë, ndërsa rezervimet për muajt e ardhshëm janë në rënie të ndjeshme.

Megjithatë, në nivel global, kapaciteti i transportit ajror vijon të jetë në rritje të lehtë, duke treguar një qëndrueshmëri relative të sektorit. Disa kompani kanë arritur madje të përfitojnë nga situata, duke devijuar trafikun drejt tregjeve alternative.

Ekspertët vlerësojnë se industria e aviacionit është sot më fleksibël dhe më e përgatitur për të përballuar kriza të tilla, por paralajmërojnë se nëse konflikti vijon, presioni mbi çmimet dhe furnizimin me karburant mund të përshkallëzohet, duke rrezikuar sezonin veror të udhëtimeve. /reuters

Etiketat: avionetkarburant
Artikulli para

“Ngecin” çmimet e naftës, tregjet mbajnë frymën në pritje të asaj që do të ndodhë në Hormuz

Artikulli pas

CEO i SIGAL në festën e vëllezërve arbëreshë, Avni Ponari në “Konventën Arbërore” për teatrin e ri

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Qeveria ndryshon rregullat për ndërtimet në zonat pranë aeroporteve
Aviacion

Qeveria ndryshon rregullat për ndërtimet në zonat pranë aeroporteve

29 Tetor, 2026
Europianët më skeptikë ndaj teknologjive të reja të udhëtimit
Aviacion

Europianët më skeptikë ndaj teknologjive të reja të udhëtimit

28 Tetor, 2026
Më shumë rehati në fluturim, por me çfarë kostoje? Shpallen pesë kompanitë ajrore më të mira
Aviacion

Më shumë rehati në fluturim, por me çfarë kostoje? Shpallen pesë kompanitë ajrore më të mira

27 Tetor, 2026
Alarm në aviacionin evropian: 3 në 4 pilotë kanë përjetuar episode gjumi, gjysma kanë fluturuar të lodhur
Aviacion

Alarm në aviacionin evropian: 3 në 4 pilotë kanë përjetuar episode gjumi, gjysma kanë fluturuar të lodhur

27 Tetor, 2026
Lufthansa tërheq Airbus A340-600, drejt fundit epoka e avionëve me katër motorë
Aviacion

Lufthansa tërheq Airbus A340-600, drejt fundit epoka e avionëve me katër motorë

26 Tetor, 2026
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës vijon investimet në pistë për sezonin 2027
Aviacion

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës vijon investimet në pistë për sezonin 2027

26 Tetor, 2026
Artikulli pas
CEO i SIGAL në festën e vëllezërve arbëreshë, Avni Ponari në “Konventën Arbërore” për teatrin e ri

CEO i SIGAL në festën e vëllezërve arbëreshë, Avni Ponari në “Konventën Arbërore” për teatrin e ri

Të Përzgjedhura

Në shkurt u regjistruan mbi 2 mijë biznese të reja
Ekonomi

Përfitimet nga falja dhe paqja fiskale, Administrata Tatimore publikon datat për afatet

Nga Editor
20 Maj, 2026
0

Administrata Tatimore ka publikuar afatet për subjektet që përfitojnë nga ligji i faljes së detyrimeve tatimore dhe doganore, si edhe...

Lexo të plotë
Skemat me këste për detyrimet ndaj OSHEE, 1000 subjekte përfituan ulje kamatash

Kredia sovrane që konfirmon krizën e madhe në sektorin e shpërndarjes së energjisë elektrike

25 Shtator, 2025
Truku me top tenisi që mund të zhdukë dhimbjen e mesit

Truku me top tenisi që mund të zhdukë dhimbjen e mesit

29 Mars, 2026
Hapet rruga, si bëhet kalimi për në Korçë duke nisur nga sot në mesditë

Hapet rruga, si bëhet kalimi për në Korçë duke nisur nga sot në mesditë

3 Mars, 2026
Pse ndryshimi i orës ndikon negativisht në shëndet

Pse ndryshimi i orës ndikon negativisht në shëndet

26 Mars, 2026

Të Fundit

“Vrasës” në qiell të hapur: Dosja e plotë e krimit mjedisor të Albchrome, pasoja fatale mbi shëndetin e popullatës

Mbi 300 tonë mbetje të rrezikshme në qiell të hapur, Prokuroria nis hetimet ndaj Albchrome

31 Tetor, 2026
Si u vodhën 6.3 mld USD për 20 minuta nga Binance

Si u vodhën 6.3 mld USD për 20 minuta nga Binance

30 Tetor, 2026
Rama fundos Erion Veliajn para socialistëve: Nuk është prej nesh!

Rama fundos Erion Veliajn para socialistëve: Nuk është prej nesh!

30 Tetor, 2026
Kontrabandë nafte në Morinë? Si u lirua autoboti me plumbçe të parregullta pas ndërhyrjes nga “lartë”

Kontrabandë nafte në Morinë? Si u lirua autoboti me plumbçe të parregullta pas ndërhyrjes nga “lartë”

30 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr