• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E hënë, 7 Shtator, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Aksidenti fatal te TEG-u ende pa përgjigje, pompa e betonit mund të kishte shkaktuar një tragjedi edhe më të madhe

SkyWeb Nga SkyWeb
24 Korrik, 2026
në Aktualitet
A A
0
Aksidenti fatal te TEG-u ende pa përgjigje, pompa e betonit mund të kishte shkaktuar një tragjedi edhe më të madhe
Share on FacebookShare on WhatsApp

Shkaku i aksidentit të rëndë pranë rrethrrotullimit të TEG-ut, ku humbën jetën dy punonjës egjiptianë të kompanisë “Alba Beton”, vazhdon të mbetet i paqartë.

Hetimi po zhvillohet kryesisht në dy drejtime: mundësia e një defekti të rëndë në sistemin e frenimit dhe ajo e një shqetësimi të menjëhershëm shëndetësor të drejtuesit të mjetit.

Nga rindërtimi paraprak i ngjarjes rezulton se pompa e betonit ka mbërritur me shpejtësi në rrethrrotullim ku nuk duken shenja tentative frenimi.

Mjeti i rëndë goditi fillimisht një automjet “Audi”, më pas kaloi barrierat mbrojtëse dhe ra në pjesën e poshtme të rrugës, ku u përplas me murin anësor.

Drejtuesi 28-vjeçar i automjetit të goditur shpëtoi pavarësisht dëmtimit të plotë të makinës dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Pasojat mund të kishin qenë shumë më të rënda nëse në trajektoren e pakontrolluar të kamionit do të ndodhej një autobus, një furgon pasagjerësh apo një mjet me disa persona brenda.

Ende nuk ka një përfundim zyrtar nëse kamioni kishte probleme teknike apo nëse drejtuesi humbi aftësinë për të reaguar për shkak të gjendjes shëndetësore.

Për sqarimin e plotë të dinamikës priten rezultatet e kontrollit teknik të mjetit dhe të ekspertizës mjekoligjore.

Pikëpyetjet rreth ngjarjes u shtuan edhe pas reagimit të DPSHTRR-së, e cila bëri të ditur se shtetasit egjiptianë nuk rezultonin të pajisur me leje drejtimi shqiptare dhe as me Dëshmi Aftësie Profesionale për profilin “Automakinist”.

Ky dokument kërkohet për drejtimin e mjeteve të posaçme, ku përfshihen edhe kamionët e pajisur me pompë betoni.

DPSHTRR sqaroi se të huajt mund të drejtojnë në Shqipëri me dokumentacion të vlefshëm të lëshuar nga vendi i tyre, ndaj mungesa e patentës shqiptare nuk provon vetvetiu se drejtuesi ishte pa leje.

Megjithatë, Shqipëria nuk ka marrëveshje me Egjiptin për njohjen dhe konvertimin e lejeve të drejtimit, ndërsa mbetet për t’u verifikuar çfarë dokumentesh kishte paraqitur punonjësi pranë kompanisë.

Ngjarja ngre shqetësime serioze për mënyrën se si kontrollohen patentat, kualifikimet profesionale dhe përvoja e punonjësve të huaj përpara se t’u besohet përdorimi i mjeteve të rënda.

Hetimi duhet të përcaktojë jo vetëm shkakun teknik ose shëndetësor të aksidentit, por edhe nëse punësimi dhe ngarkimi me këtë detyrë janë kryer në përputhje me kërkesat ligjore dhe standardet e sigurisë.

Etiketat: aksidentpompa betonit
Artikulli para

Ofensiva kineze ndaj tregut europian të makinave sapo ka nisur, vala e re vjen nga kompanitë e teknologjisë

Artikulli pas

S’ka lidhje me zogun dhe as me paqen, pse Berisha e quante dje Spiropalin “pëllumbeshë”

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Policia e Tiranës vendos gati 15 000 gjoba në javë, por shqiptarët vijojnë të vriten në aksidente
Aktualitet

Policia e Tiranës vendos gati 15 000 gjoba në javë, por shqiptarët vijojnë të vriten në aksidente

7 Shtator, 2026
OKB propozon një hartë të re të botës: Pse po ndryshohet mënyra si e shohim planetin?
Aktualitet

OKB propozon një hartë të re të botës: Pse po ndryshohet mënyra si e shohim planetin?

6 Shtator, 2026
Nga administrata te “miku” për të gjetur zgjidhje, Rama: Shteti ka tre plagë që ushqejnë njëra-tjetrën
Aktualitet

Ngërçi me pagat e magjistratëve, Rama: Secili institucion në vendin e vet

6 Shtator, 2026
Paketa e Maleve/ Kush e dogji Himarën dhe a duhen blerë zjarrfikëse në vend të 1 milion eurove për TALLAVA?!
Aktualitet

Paketa e Maleve/ Kush e dogji Himarën dhe a duhen blerë zjarrfikëse në vend të 1 milion eurove për TALLAVA?!

5 Shtator, 2026
Presidenti Begaj nga Teqeja e Frashërit: Vatër e dijes, identitetit dhe atdhedashurisë
Aktualitet

Presidenti Begaj nga Teqeja e Frashërit: Vatër e dijes, identitetit dhe atdhedashurisë

5 Shtator, 2026
Me ose pa opozitën, Florjan Binaj: Do të kandidoj për Bashkinë e Tiranës
Aktualitet

Me ose pa opozitën, Florjan Binaj: Do të kandidoj për Bashkinë e Tiranës

5 Shtator, 2026
Artikulli pas
S’ka lidhje me zogun dhe as me paqen, pse Berisha e quante dje Spiropalin “pëllumbeshë”

S'ka lidhje me zogun dhe as me paqen, pse Berisha e quante dje Spiropalin "pëllumbeshë"

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Raporti i kredive me probleme për individët ra në 2.9% vitin e kaluar
Ekonomi

Euro vazhdon rënien, e mbyll javën me një tjetër rekord historik

Nga Editor
15 Maj, 2026
0

Euro ka vijuar rënien në tregun vendas valutor, duke zbritur në nivelin më të ulët historik kundrejt lekut. Sipas kursit...

Lexo të plotë
Rreth 5 000 gra me kancer gjiri në Shqipëri, rriten ndjeshëm rastet

Rreth 5 000 gra me kancer gjiri në Shqipëri, rriten ndjeshëm rastet

7 Tetor, 2025
Konsumi i naftës në kufijtë e Maqedonisë trefishohet, 200 mijë litra në ditë blihen nga shqiptarët

Konsumi i naftës në kufijtë e Maqedonisë trefishohet, 200 mijë litra në ditë blihen nga shqiptarët

27 Prill, 2026
Dy njoftime për probleme brenda muajit, ç’po ndodh me qumështin formulë për fëmijët?

Dy njoftime për probleme brenda muajit, ç’po ndodh me qumështin formulë për fëmijët?

30 Janar, 2026
ERE nis procedurat e licencimit për Solar Park Gjoricë

ERE nis procedurat e licencimit për Solar Park Gjoricë

14 Gusht, 2025

Të Fundit

AKSIDENTET/ Të rinj dhe të “pamatur” në timon? Kush janë në të vërtetë shoferët më të rrezikshëm

Rrugët bëhen më të rrezikshme, rritet fatura: 175 mijë lekë dëmi mesatar për automjetet

7 Shtator, 2026
Pse pacientët nga vendet e zhvilluara po fluturojnë drejt Kinës për të trajtuar kancerin

Pse pacientët nga vendet e zhvilluara po fluturojnë drejt Kinës për të trajtuar kancerin

7 Shtator, 2026
Huawei dhe Xiaomi sfidojnë Apple, hedhin në treg telefonat e rinj palosshëm

Huawei dhe Xiaomi sfidojnë Apple, hedhin në treg telefonat e rinj palosshëm

7 Shtator, 2026
Nafta e shtrenjtë dhe tensionet gjeopolitike godasin tregjet e aksioneve

Nafta e shtrenjtë dhe tensionet gjeopolitike godasin tregjet e aksioneve

7 Shtator, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr