• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E shtunë, 19 Shtator, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Shqipëria thyen çdo rekord: Rolls-Royce i 2018 del në ankand për “një copë bukë”

SkyWeb Nga SkyWeb
4 Gusht, 2026
në Ekonomi, Kryesore
A A
0
Shqipëria thyen çdo rekord: Rolls-Royce i 2018 del në ankand për “një copë bukë”
Share on FacebookShare on WhatsApp

Agjencia që shet pronat dhe asetet e konfiskuara nga SPAK, kërkon një rekord të ri botëror. Në 12 gusht 2026, në orën 11:00, në ambientet e kësaj agjencie (AAPSK), shteti shqiptar do t’ju japë blerësve nga e gjithë bota mundësinë historike të bëhen pronarë të një Rolls-Royce Phantom, model 2018.

Risena Xhaja, shefja e agjencisë që monitorohet nga Ministria e Brendshme, ka vendosur një çmim fillestar për mjetin e ëndrrave të milionerëve. Ai është 7.510.400 lekë, që me kursin aktual prej rreth 93,6 lekë për euro, Rolls-i luksoz mund të blihet me 80.200 euro.

Tetëdhjetë mijë euro për një “avion” me katër rrota që në showroom-in origjinal të Rolls-Royce-it në Goodwood nuk e nxjerr dot nga porta pa paguar gjysmë milioni dollarë amerikanë, sipas listimeve zyrtare të prodhuesit dhe të tregut amerikan të veturave të përdorura.

Çmimi mesatar kombëtar për një Phantom 2018 shkon rreth 342.000 dollarë, me minimumin 275.000 dollarë.

Në faqen mobile.de, që konsiderohet tregu më i madh gjerman i automjeteve, po të kërkohet për një “Rolls-Royce Phantom 2018”, do të mund të gjeni një ekzemplar identik si vit prodhimi, me 98.150 km në kilometrazh, “accident-free” (pa aksident, siç e quajnë me kujdes gjermanët), 571 kuaj-fuqi, i listuar për 329.000 euro.

Vetë platforma mobile.de raporton se, aktualisht, një çmim “i mirë” për një Rolls-Royce Phantom në Gjermani lëviz midis 149.587 dhe 499.912 eurosh.

Pra, çmimi fillestar i ankandit shqiptar është më i ulët se kufiri i poshtëm i “çmimit të mirë” gjerman — dhe flasim për kufirin e poshtëm, jo për një ekzemplar thuajse të ri.

Çmimi që kanë vendosur “çekiçët” e ankandit në Shqipëri është më pak se një e katërta e çmimit të Phantom-it, model identik, në Bleialf të Gjermanisë.

Dhe ky çmim nuk është një zbritje, por një dhuratë e qeverisë shqiptare për blerësin e parë.

Dokumenti i ankandit për shitjen e Rolls-Royce-it luksoz mezi gjendet në faqen gjigante prej mijëra faqesh të Agjencisë së Prokurimit Publik.

Kush mund ta shohë aty, në faqen 1013, përveç ndonjë të “dëshpëruari” për Rolls-Royce?

Të dhënat që tregohen janë bazike, vetëm tri: çfarë shitet, ku shitet dhe sa kushton fillimi i kësaj shitjeje “publike”.

Nuk ka të dhëna të tjera që tregojnë vlerën reale të këtij supermjeti luksoz, që ka një çmim shitjeje prej 80.000 eurosh.

Kush blen Rolls-Royce në Shqipëri

Ankandi i këtij Rolls-Royce është ngjarje në Angli ose në Gjermani, por jo në Shqipëri. Në vendin tonë mund të qëllojë që edhe një pensionist i varfër të paraqitet me një çantë plot para dhe, pasi ta blejë në “shtet”, të largohet me një Phantom ëndrrash për në Palasë.

Megjithatë, duhet të pranohet se ankandet e këtij lloji, edhe në Shqipëri, kanë një auditor shumë të vogël e të specializuar — njerëz që e dinë saktësisht ku, kur dhe si botohen këto njoftime dhe që kanë kapitalin e gatshëm për të vepruar në orën dhe ditën e caktuar, në kulmin e pushimeve verore. Kur qeveria shullohet në diell dhe ministri i saj i brendshëm ndjek me pasion ligjor motorët e shpejtë të ujit.

Të blesh një Rolls me një çmim të volitshëm, në një ditë më të favorshme se çmimi, nuk mund ta quash domosdoshmërisht korrupsion. Ky mund të jetë thjesht mekanizmi normal i tregut të ankandeve shtetërore në Shqipëri, ku pak njerëz e ndjekin dhe e njohin këtë “treg”.

Përfundimi praktik në çdo rast çalon: një aset me vlerë tregu prej qindra mijëra eurosh, si Rolls-Royce Phantom 2018, kalon në duar të “panjohura” me një çmim që do të bënte me turp edhe një makinë mesatare gjermane me moshë 15-vjeçare.

Kush ulet në Rolls-Royce

Rolls-Royce Phantom VIII, gjenerata që u prezantua në korrik 2017 dhe që përfshin edhe modelin 2018 që është nxjerrë në shitje nga AAPSK, prodhohet në fabrikën e Goodwood-it në Angli dhe konsiderohet maja e piramidës për markën — motori 6,75-litërsh V12 me dy turbo, kutia automatike me 8 shpejtësi dhe një peshë prej mbi 2,5 tonësh, karroceri e dedikuar kryesisht për t’u ulur në sediljen e pasme.

Pse në sediljen e pasme? Për të lënë pronarin e mjetit të shoferohet e jo për ta ngarë vetë.

Kjo është makina që simbolizon, në imagjinatën kolektive, majën absolute të pasurisë private, të statusit të kamjes dhe mirëqenies.

Këtë simbol superluksi dhe pasurie, në Shqipëri, mund ta “kapësh” për shifrën 80-100 mijë euro.

Nëse Rolls-Royce është ndërtuar si një imagjinatë lëvizëse, që pronari të mos e drejtojë, por ta shëtisin, sepse ai duhet të shijojë heshtjen luksoze duke menduar për ngjarje të mëdha, në Shqipëri ndodh e kundërta.

Ata që blejnë makina luksi përgjithësisht duan ta ngasin vetë, shpesh jo për të udhëtuar, por që në qytet të shihen. Sepse makina në vendin e varfër të Ballkanit nuk konsiderohet thjesht një mjet. Ajo konsiderohet si biografi, kartëvizitë, shpesh edhe si deklaratë tatimore emocionale.

Nuk dihet nëse Rolls-Royce që do të shitet do të ketë një pronar sqimatar me “kështjellë”, jaht dhe avion, apo një shofer të orëve të para të mëngjesit. Ajo çfarë dihet me saktësi është që, për 80 000 euro, një Rolls-Royce “fantazmë ëndrrash” do të shitet në zhegun e gushtit në Shqipëri. /kontrast.al

Artikulli para

Zonat e “kuqe”, si u trefishuan në 7 vite çmimet e apartamenteve në Tiranë

Artikulli pas

Media italiane për Alpet Shqiptare: Zgjedhja ideale për pushime mes natyrës dhe freskisë

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Tronditet Turqia, falimentimi VIP i “piramidës financiare” që kujton skemat e ’97-s në Shqipëri fundos bursën
Ekonomi

Tronditet Turqia, falimentimi VIP i “piramidës financiare” që kujton skemat e ’97-s në Shqipëri fundos bursën

19 Shtator, 2026
Problemet me pronat, korrupsioni mbetet ‘thembra e Akilit’ në Kadastër
Ekonomi

Problemet me pronat, korrupsioni mbetet ‘thembra e Akilit’ në Kadastër

19 Shtator, 2026
Frenohet “vrulli” i TEMU, AKEP: Dërgesat ndërkombëtare bien me 52% në Shqipëri
Ekonomi

Frenohet “vrulli” i TEMU, AKEP: Dërgesat ndërkombëtare bien me 52% në Shqipëri

19 Shtator, 2026
One Albania sjell inovacionin Wi-Fi 7 për internetin në shtëpi
Ekonomi

One Albania sjell inovacionin Wi-Fi 7 për internetin në shtëpi

19 Shtator, 2026
Çmimet e larta ulin konsumin e naftës, Prilli shënon kthesën, zhdoganohen 52 mijë ton
Aktualitet

Bordi i Transparencës ul çmimet e karburanteve

19 Shtator, 2026
Sa ditë duhet të punosh për të blerë një iPhone? Shqipërisë i duhen 47 ditë, Zvicrës vetëm 7
Ekonomi

Sa ditë duhet të punosh për të blerë një iPhone? Shqipërisë i duhen 47 ditë, Zvicrës vetëm 7

19 Shtator, 2026
Artikulli pas
Media italiane për Alpet Shqiptare: Zgjedhja ideale për pushime mes natyrës dhe freskisë

Media italiane për Alpet Shqiptare: Zgjedhja ideale për pushime mes natyrës dhe freskisë

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Ndizet “lufta” Gerond Meçe – Ermal Beqiri për tenderat e AKSHI-it, pëplasje në KPP për kontratën 4 milionë euro të DOGANAVE: Në lojë dhe Grigor Joti
Ekonomi

Ndizet “lufta” Gerond Meçe – Ermal Beqiri për tenderat e AKSHI-it, pëplasje në KPP për kontratën 4 milionë euro të DOGANAVE: Në lojë dhe Grigor Joti

Nga SkyWeb
17 Tetor, 2025
0

Përplasja mes biznesmenëve Gerond Meçe dhe Ermal Beqiri në lidhje me tenderat publikë të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit...

Lexo të plotë
Dalin SMS-të/ Jo vetëm kokainë dhe para, “çunat” e drogës dhe kullave ranë në dashuri me vajzat latine në Ekuador

Dalin SMS-të/ Jo vetëm kokainë dhe para, “çunat” e drogës dhe kullave ranë në dashuri me vajzat latine në Ekuador

17 Korrik, 2026
Rama: Bordi nuk vendos çmimin e naftës arbitrarisht, por mbikqyr

Rama: Bordi nuk vendos çmimin e naftës arbitrarisht, por mbikqyr

29 Mars, 2026
Bankat dhanë 9.1 miliardë lekë kredi për bizneset e sektorit të turizmit

Kuvendi i shqetësuar për kreditë e bankave në ndërtim, kërkon marrje masash nga BSH

12 Nëntor, 2025
Kur drejtësia kërkohet me video…, dhe dhimbja shpërndahet me klikime

Kur drejtësia kërkohet me video…, dhe dhimbja shpërndahet me klikime

18 Qershor, 2025

Të Fundit

Barcelona investon 150 milionë euro për të shpëtuar bregdetin e saj nga ndryshimet e klimës

Barcelona investon 150 milionë euro për të shpëtuar bregdetin e saj nga ndryshimet e klimës

19 Shtator, 2026
Tronditet Turqia, falimentimi VIP i “piramidës financiare” që kujton skemat e ’97-s në Shqipëri fundos bursën

Tronditet Turqia, falimentimi VIP i “piramidës financiare” që kujton skemat e ’97-s në Shqipëri fundos bursën

19 Shtator, 2026
Problemet me pronat, korrupsioni mbetet ‘thembra e Akilit’ në Kadastër

Problemet me pronat, korrupsioni mbetet ‘thembra e Akilit’ në Kadastër

19 Shtator, 2026
Frenohet “vrulli” i TEMU, AKEP: Dërgesat ndërkombëtare bien me 52% në Shqipëri

Frenohet “vrulli” i TEMU, AKEP: Dërgesat ndërkombëtare bien me 52% në Shqipëri

19 Shtator, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr