• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E shtunë, 19 Shtator, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Sherri me Valon Ademin bllokoi investimin strategjik në Aeroportin e Vlorës, Behgjet Pacolli kërcënon Shqipërinë me Arbitrazh pas ndërhyrjes së qeverisë

SkyWeb Nga SkyWeb
5 Gusht, 2026
në Aktualitet, Ekonomi
A A
0
Sherri Pacolli-Ademi bllokon Aeroportin e Vlorës, konflikti SABOTON turizmin në jug
Share on FacebookShare on WhatsApp

Konflikti mes kompanisë “MABCO Constructions” të Behgjet Pacollit dhe “2A Group” të Valon Ademit ka bllokuar punimet në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës, ndërsa përplasja tashmë rrezikon të zhvendoset në arbitrazh ndërkombëtar.

Pacolli reagoi pasi Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë nisi procedurën për zgjidhjen e kontratës koncesionare të aeroportit, për shkak të mosrealizimit të projektit brenda afateve.

Sipas tij, MABCO nuk ka marrë ende një njoftim zyrtar nga autoriteti kontraktor dhe është informuar për procedurën përmes mediave.

Ai deklaroi se, nëse vendimi i qeverisë konfirmohet, kompania do të ndjekë çështjen në arbitrazh tregtar ndërkombëtar kundër Republikës së Shqipërisë.

Përplasja mes aksionerëve lidhet me pronësinë e kuotave, të drejtën e votës dhe kontrollin e administrimit të shoqërisë koncesionare.

Mosmarrëveshja mes MABCO-s dhe “2A Group” ka përfunduar në gjykata dhe ka sjellë pezullimin e punimeve në kantier.

Pacolli pretendon se, pas vendimit të Gjykatës së Lartë, kompanisë së tij i është penguar hyrja në aeroport dhe vijimi i punimeve.

Sipas tij, MABCO është mbajtur jashtë kantierit për muaj me radhë, ndërsa pajisje të kompanisë janë dëmtuar, shkatërruar ose vjedhur.

Ai pretendon se institucionet nuk ndërhynë për t’i garantuar kompanisë aksesin në kantier, por tani po përdorin mosrealizimin e projektit si argument për prishjen e kontratës.

Pacolli tha se MABCO ka një ekspozim financiar prej mbi 320 milionë eurosh, pa përfshirë humbjen e fitimit dhe kostot e mundshme ligjore.

Sipas tij, kompania kishte përfunduar pothuajse të gjitha detyrimet kontraktore dhe projekti ndodhej pranë fazës së certifikimit.

Ministria e Infrastrukturës u kishte lënë më herët një afat 30-ditor dy aksionerëve për të zgjidhur konfliktin dhe për të rinisur punimet.

Mosmarrëveshja nuk u zgjidh dhe qeveria kaloi në aktivizimin e procedurave kontraktore për ndërprerjen e koncesionit.

Pacolli deklaroi se veprimet e autoriteteve bien ndesh me kontratën koncesionare, vendimin e Gjykatës së Lartë dhe marrëveshjen për mbrojtjen e investimeve mes Shqipërisë dhe Zvicrës.

Ai paralajmëroi se MABCO do të përdorë të gjitha mjetet juridike dhe provat që disponon për të kërkuar dëmshpërblim.

“Kjo nuk është një kërcënim. Është pasoja juridike e veprimeve joligjore dhe mosveprimeve të papërgjegjshme të përfaqësuesve të institucioneve shtetërore”, deklaroi Pacolli. /skyweb.al

Etiketat: aeroporti i vloresbehgjet pacollivia
Artikulli para

MIE nis procedurat për anulimin e koncensionit për Aeroportin e Vlorës, po tani?

Artikulli pas

Blogu spanjoll i udhëtimeve: Shqipëria, destinacion për t’u vizituar gjatë gjithë vitit

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Tronditet Turqia, falimentimi VIP i “piramidës financiare” që kujton skemat e ’97-s në Shqipëri fundos bursën
Ekonomi

Tronditet Turqia, falimentimi VIP i “piramidës financiare” që kujton skemat e ’97-s në Shqipëri fundos bursën

19 Shtator, 2026
Problemet me pronat, korrupsioni mbetet ‘thembra e Akilit’ në Kadastër
Ekonomi

Problemet me pronat, korrupsioni mbetet ‘thembra e Akilit’ në Kadastër

19 Shtator, 2026
Frenohet “vrulli” i TEMU, AKEP: Dërgesat ndërkombëtare bien me 52% në Shqipëri
Ekonomi

Frenohet “vrulli” i TEMU, AKEP: Dërgesat ndërkombëtare bien me 52% në Shqipëri

19 Shtator, 2026
IA Gemini e Google hakeron tre kompani gjatë një testi të sigurisë kibernetike
Aktualitet

IA Gemini e Google hakeron tre kompani gjatë një testi të sigurisë kibernetike

19 Shtator, 2026
One Albania sjell inovacionin Wi-Fi 7 për internetin në shtëpi
Ekonomi

One Albania sjell inovacionin Wi-Fi 7 për internetin në shtëpi

19 Shtator, 2026
Çmimet e larta ulin konsumin e naftës, Prilli shënon kthesën, zhdoganohen 52 mijë ton
Aktualitet

Bordi i Transparencës ul çmimet e karburanteve

19 Shtator, 2026
Artikulli pas
Blogu spanjoll i udhëtimeve: Shqipëria, destinacion për t’u vizituar gjatë gjithë vitit

Blogu spanjoll i udhëtimeve: Shqipëria, destinacion për t’u vizituar gjatë gjithë vitit

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Tuneli i Llogarasë, kreu i ARRSH-së Gentian Gjyli paraqitet në SPAK, pritet komunikimi i akuzës
Aktualitet

Tuneli i Llogarasë, kreu i ARRSH-së Gentian Gjyli paraqitet në SPAK, pritet komunikimi i akuzës

Nga SkyWeb
3 Nëntor, 2025
0

Kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), Gentian Gjyli, është paraqitur paraditen e së hënës në SPAK, i shoqëruar nga avokati...

Lexo të plotë
Tesla humb terren në Evropë, bien ndjeshëm shitjet

Tesla humb terren në Evropë, bien ndjeshëm shitjet

24 Dhjetor, 2025
Ngecin hetimet për skandalin e fondeve IPARD

SPAK, gati prangat për hajdutët e fondeve IPARD

17 Shkurt, 2026
Dosjet e bujshme, Klodian Braho merr sot detyrën në krye të SPAK

Dosjet e bujshme, Klodian Braho merr sot detyrën në krye të SPAK

22 Dhjetor, 2025
Punimet në autostradën Tiranë-Durrës, ARRSH njofton planin e ri, ndryshon lëvizja e mjeteve

Punimet në autostradën Tiranë-Durrës, ARRSH njofton planin e ri, ndryshon lëvizja e mjeteve

14 Tetor, 2025

Të Fundit

Tronditet Turqia, falimentimi VIP i “piramidës financiare” që kujton skemat e ’97-s në Shqipëri fundos bursën

Tronditet Turqia, falimentimi VIP i “piramidës financiare” që kujton skemat e ’97-s në Shqipëri fundos bursën

19 Shtator, 2026
Problemet me pronat, korrupsioni mbetet ‘thembra e Akilit’ në Kadastër

Problemet me pronat, korrupsioni mbetet ‘thembra e Akilit’ në Kadastër

19 Shtator, 2026
Frenohet “vrulli” i TEMU, AKEP: Dërgesat ndërkombëtare bien me 52% në Shqipëri

Frenohet “vrulli” i TEMU, AKEP: Dërgesat ndërkombëtare bien me 52% në Shqipëri

19 Shtator, 2026
IA Gemini e Google hakeron tre kompani gjatë një testi të sigurisë kibernetike

IA Gemini e Google hakeron tre kompani gjatë një testi të sigurisë kibernetike

19 Shtator, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr