• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E martë, 11 Gusht, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

SHËNIM/ Gjobat e rënda të Kodit Rrugor, problemi në Shqipëri s’ka qenë ligji, por të “fortët” e toleruar nga “Maliqi”

SkyWeb Nga SkyWeb
11 Gusht, 2026
në Aktualitet, Kryesore
A A
0
SHËNIM/ Gjobat e rënda të Kodit Rrugor, problemi në Shqipëri s’ka qenë ligji, por të “fortët” e toleruar nga “Maliqi”

Fotoja eshte prodhuar me AI per qellime ilustrimi

Share on FacebookShare on WhatsApp

Ndërkohë që Drejtori i Policisë Rrugore, Perlat Vatoci, prezantonte dje në mesditë, nga ambientet e Drejtorisë së Policisë, masat e reja shtrënguese të Kodit Rrugor, vetëm pak metra larg foltores së tij ndodhte një skenë që tregonte një tjetër realitet.

Pikërisht në rrugën “Sami Frashëri”, fiks përballë institucionit, një BMW X5, seria M, ishte “parkuar” në rrugën me dy korsi para Drejtorisë së Policisë, duke zënë tërësisht korsinë në drejtimin që shkon nga rruga “Myslym Shyri” drejt urës në Bulevardin “Gjergj Fishta”.

Hyn në fuqi Kodi i ri Rrugor, alkooli heq patentën përjetë, s’ka shpëtim duke paguar dyfish

Makina qëndroi për disa minuta aty, duke e bërë lëmsh trafikun në një rrugë ku edhe dy automjete shkëmbehen me vështirësi dhe, pasi shoferi mbaroi punë, u largua serbes. Sigurisht që gjithçka është fiksuar nga kamerat e bizneseve aty përreth.

Një ironi e frikshme, fiks në momentin kur televizionet kishin në transmetim LIVE Drejtorin e Policisë Rrugore që i njoftonte shqiptarëve ligjin e ri.

Ndryshimet në Kodin Rrugor parashikojnë vërtet masa të rënda, ndoshta të duhura për shoferin mesatar “kokëgdhe” në rrugët e rrezikshme të Shqipërisë. Madje, ato janë të vonuara. Por, siç kemi thënë përherë, në Shqipëri nuk mungojnë ligjet; çështja është se si zbatohen ato nga “Maliqi”.

Sepse, për shembull, ku mund ta gjejë guximin pronari i asaj X5 që ta lërë automjetin fiks përballë Drejtorisë së Policisë, ndërkohë që e sheh se ka bllokuar trafikun, dhe të mos ketë frikë as nga një prej atyre gjobave të rënda që sapo janë prezantuar?

Logjika të çon te tri mundësi: ose ka shumë para, ose njeh ndonjë “shef”, ose është vetë “shef”. Në çdo rast, rezultati është i njëjtë: Problemi është “Maliqi”.

Ndërkohë, rrugicat përreth komisariateve në Tiranë dhe kudo tjetër janë të mbushura me makina efektivësh të parkuara keq e më keq, me xhama të zinj sterrë, mbi trotuare, me “bexha” të varura, të cilat nuk i prek askush.

Kjo ndodh edhe vetëm 20 metra nga shkallët e godinës ku dje u prezantuan masat e reja të Kodit Rrugor. Banorët dhe pronarët e bizneseve të rrugës “Vangjush Furxhi”, për shembull, mund të flasin gjatë për këtë çështje.

Rrjedhimisht, vetë Policia duhet të gjejë mekanizmat që këto ndryshime, të nevojshme, të zbatohen realisht, me shpresën që shoferët e rregullt të mund të gjejnë pak më shumë qetësi dhe siguri në rrugë, ndërkohë që nga dita në ditë akset e vendit janë të mbushura me “kamikazë” dhe drejtues krejtësisht të papërgjegjshëm.

Sa për kronikë, më poshtë po risjellim ndryshimet kryesore në Kodin Rrugor.

Një nga masat më të forta është heqja përgjithmonë e lejes së drejtimit për drejtuesit që kapen me nivel alkooli mbi 0.5 g/l në gjak, nëse janë ndëshkuar më parë për drejtim nën ndikimin e alkoolit ose në gjendje të dehur.

Ndryshime ka edhe për personat që kapen duke drejtuar automjet pa patentë. E drejta për t’u pajisur me leje drejtimi do t’u shtyhet deri në 1 vit, ndërsa për të miturit periudha e shtyrjes do të jetë 2 vjet.

Ashpërsohen gjithashtu ndëshkimet për manovrat agresive, ndryshimet e shpeshta të korsisë pa sinjalizim dhe sjelljet që rrezikojnë përdoruesit e tjerë të rrugës, veçanërisht në zonat urbane, pranë shkollave dhe kryqëzimeve. Për këto shkelje, gjoba shkon tashmë nga 20 mijë deri në 60 mijë lekë.

Kodi i ri ndëshkon përdorimin e celularit edhe gjatë drejtimit të biçikletave, motomjeteve deri në 50 cc dhe monopatinave me motor. Për drejtuesit e automjeteve, patenta do të pezullohet nëse kapen dy herë brenda një viti duke përdorur celularin, nga tri shkelje që kërkoheshin më parë.

Rregulla më të forta vendosen edhe për drejtuesit e rinj, që e kanë marrë patentën gjatë 24 muajve të fundit, me kufizime të posaçme për alkoolin dhe shpejtësinë.

Një tjetër ndryshim i rëndësishëm është heqja e mundësisë për të shmangur pezullimin e patentës duke paguar dyfishin e gjobës maksimale. Me rregullat e reja, kur shkelja parashikon pezullim të lejes së drejtimit, patenta pezullohet dhe nuk mund të “shpëtohet” më përmes pagesës.

Policia Rrugore njoftoi se strukturat në të gjithë vendin janë udhëzuar për zbatimin e dispozitave të reja, ndërsa u bëri thirrje drejtuesve të shmangin shpejtësinë, alkoolin, celularin, parakalimet e ndaluara dhe manovrat agresive. /skyweb.al

Etiketat: kodi rrugormasat
Artikulli para

TPL në një aksident rrugor: Si aktivizohet sigurimi dhe çfarë mbulon?

Artikulli pas

Televizionet që kanë fondet më të larta të pagave, sa paguhen mesatarisht gazetarët e TV

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

11 qarqe nuk bëjnë sa Tirana: Shifra shqetësuese mbi lindjet dhe vdekjet në Shqipëri
Ekonomi

11 qarqe nuk bëjnë sa Tirana: Shifra shqetësuese mbi lindjet dhe vdekjet në Shqipëri

11 Gusht, 2026
Vapa shkakton krizë energjetike në Europë, pritet rritje e çmimeve para dimrit
Ekonomi

Energjia mund të shitet edhe me çmim negativ/ ERE ndryshon rregullat e bursës shqiptare, kufiri zbret në -50 euro/MWh

11 Gusht, 2026
Duhani në Dumre, tradita që po shuhet mes mungesës së ujit dhe punëtorëve
Aktualitet

Duhani në Dumre, tradita që po shuhet mes mungesës së ujit dhe punëtorëve

10 Gusht, 2026
Nis “patronazhimi financiar” pas atij politik për shqiptarët, si do të profilizohen në mënyrë kapilare qytetarët në shërbim të bankave
Fokus

Nis “patronazhimi financiar” pas atij politik për shqiptarët, si do të profilizohen në mënyrë kapilare qytetarët në shërbim të bankave

10 Gusht, 2026
Si do bëhet shitja e tokave bujqësore në pronësi? Kriteret për 445 mijë familje në të gjithë vendin
Ekonomi

Kalimi i tokës bujqësore nga përdorimi në pronësi, Kadastra sqaron procedurat

10 Gusht, 2026
Pallati pa leje, Hita “shkund” Policinë e Himarës
Aktualitet

Pallati pa leje, Hita “shkund” Policinë e Himarës

10 Gusht, 2026
Artikulli pas
Televizionet që kanë fondet më të larta të pagave, sa paguhen mesatarisht gazetarët e TV

Televizionet që kanë fondet më të larta të pagave, sa paguhen mesatarisht gazetarët e TV

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Një botë paralele: Kur ëndërrimet me sy hapur kthehen në varësi
Shëndet

Një botë paralele: Kur ëndërrimet me sy hapur kthehen në varësi

Nga Editor
1 Qershor, 2026
0

Shumë njerëz kalojnë kohë duke ëndërruar me sy hapur, duke imagjinuar situata, histori apo skenarë të ndryshëm. Kjo konsiderohet një...

Lexo të plotë
Dua Lipa padit Samsung, kërkon 15 milionë dollarë dëmshpërblim

Dua Lipa padit Samsung, kërkon 15 milionë dollarë dëmshpërblim

11 Maj, 2026
Shqipëria përmirëson ndjeshëm mesataren e IQ-së, renditet e 19-ta në botë

Shqipëria përmirëson ndjeshëm mesataren e IQ-së, renditet e 19-ta në botë

9 Janar, 2026
Euro “zbret pa frena”, sot në drekë kapi minimumin: Si kurrë më parë ndaj Lekut

Kursi i këmbimit të Euros del nga “kontrolli”? As ndërhyrjet e BSH nuk e ndikojnë dot më

24 Shtator, 2025
Miopinë nuk e shkatojnë vetëm ekranet, çfarë zbulon studimi i ri

Miopinë nuk e shkatojnë vetëm ekranet, çfarë zbulon studimi i ri

25 Shkurt, 2026

Të Fundit

11 qarqe nuk bëjnë sa Tirana: Shifra shqetësuese mbi lindjet dhe vdekjet në Shqipëri

11 qarqe nuk bëjnë sa Tirana: Shifra shqetësuese mbi lindjet dhe vdekjet në Shqipëri

11 Gusht, 2026
Ligji i ri, kush nuk paguan energjinë elektrike do t’i sekuestrohet shtëpia

ERE i hap rrugën FSHU-së të shtyjë pagesat ndaj KESH-it nëse ka mungesë likuiditeti

11 Gusht, 2026
Rregullat e reja për autobusët/ GPS dhe biletim digjital të detyrueshëm, kontroll në kohë reale të linjave

Rregullat e reja për autobusët/ GPS dhe biletim digjital të detyrueshëm, kontroll në kohë reale të linjave

11 Gusht, 2026
Vapa shkakton krizë energjetike në Europë, pritet rritje e çmimeve para dimrit

Energjia mund të shitet edhe me çmim negativ/ ERE ndryshon rregullat e bursës shqiptare, kufiri zbret në -50 euro/MWh

11 Gusht, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr