• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E hënë, 28 Shtator, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Një rrogë e mirë dhe stabiliteti ekonomik, tani nuk mjaftojnë për të blerë një shtëpi

SkyWeb Nga SkyWeb
14 Gusht, 2026
në Ekonomi, Fokus, Kryesore
A A
0
Blerjet për spekulim, në cilën zonë të Tiranës ia vlen të investosh paratë në apartamente
Share on FacebookShare on WhatsApp

Të kesh një punë të mirë dhe të ardhura mbi mesataren nuk garanton më se do të arrish të blesh një banesë. Rritja e fortë e çmimeve të shtëpive, kostot e kredive dhe shuma gjithnjë e më e madhe që kërkohet si parapagim po bëjnë që pronësia e banesës të varet gjithnjë e më shumë edhe nga një faktor tjetër: Sa para ose pasuri ka familja për të ndihmuar.

Ky është një nga problemet që evidenton raporti i vitit 2026 i Harvard Joint Center for Housing Studies për tregun amerikan. Çmimet e banesave ekzistuese në SHBA janë tashmë 54% më të larta se në vitin 2020, ndërsa çmimi tipik i një shtëpie ka kaluar 400 mijë dollarë. Në të njëjtën kohë, normat e kredive hipotekare kanë qëndruar mbi 6%.

Kombinimi i dy faktorëve e ka ndryshuar rrënjësisht llogarinë për familjet që duan të blejnë një shtëpi. Sipas Harvardit, kësti mujor për një banesë me çmim mesatar arriti rreth 3,100 dollarë në fund të vitit 2025, nga rreth 1,700 dollarë në fillim të 2020-s. Për ta përballuar atë, një familjeje i duhen tashmë mbi 120 mijë dollarë të ardhura në vit, kundrejt rreth 66 mijë dollarëve pesë vite më parë.

Pikërisht këtu lind problemi për brezin e ri. Edhe kur dy persona punojnë dhe kanë paga relativisht të mira, kursimi i shumës së nevojshme për parapagimin e një shtëpie mund të zgjasë shumë vite. Për ata që kanë prindër me kursime ose prona, kjo pengesë mund të kapërcehet përmes ndihmës financiare, dhurimit apo trashëgimisë. Për ata që nuk e kanë këtë mbështetje, hyrja në treg bëhet shumë më e vështirë.

Kështu, banesa rrezikon të mos jetë më vetëm rezultat i punës, pagës dhe kursimit, por gjithnjë e më shumë edhe i pasurisë së trashëguar nga familja. Norma e pronësisë së banesave në SHBA ka rënë për dy vite radhazi, ndërsa shitjet e shtëpive ekzistuese vazhdojnë të qëndrojnë pranë niveleve më të ulëta të tre dekadave të fundit.

Por ky nuk është vetëm një problem amerikan. Fondi Monetar Ndërkombëtar e ka cilësuar periudhën pas pandemisë si krizën më të rëndë të përballueshmërisë së banesave në më shumë se një dekadë, me përkeqësim të ndjeshëm në SHBA, Britani, Kanada, Australi, Gjermani, Portugali dhe vende të tjera.

Sipas FMN-së, në shumë ekonomi çmimet e larta të shtëpive janë kombinuar me normat më të larta të interesit dhe mungesën e ofertës, duke e bërë pronësinë gjithnjë e më të vështirë për familjet.

Edhe Shqipëria është përballur me një rritje shumë të fortë të çmimeve të banesave gjatë viteve të fundit.

Sipas vrojtimit të Bankës së Shqipërisë, në gjashtëmujorin e parë të vitit 2025, Indeksi Fischer i çmimeve të banesave në rang vendi ishte 41.7% më i lartë se një vit më parë. Në Tiranë rritja vjetore arriti në 32.6%.

Në gjysmën e dytë të vitit rritja u moderua, por mbeti e fortë në rang kombëtar. Indeksi i çmimeve ishte 28% më i lartë se një vit më parë, i ndikuar veçanërisht nga shtrenjtimi i pronave në zonat bregdetare. Për Tiranën, rritja vjetore u ngadalësua në 4.4%.

Në Shqipëri nuk ka ende të dhëna të krahasueshme që të tregojnë se sa prej blerësve e sigurojnë parapagimin përmes prindërve apo trashëgimisë. Por rritja e çmimeve e bën problemin e përballueshmërisë gjithnjë e më të dukshëm: Sa më shtrenjtë të bëhet banesa në raport me të ardhurat, aq më e madhe bëhet shuma që një familje duhet të ketë paraprakisht për të hyrë në treg.

Kjo është edhe arsyeja pse kriza e banesave po merr përmasa më të gjera ndërkombëtare. Problemi nuk është më vetëm nëse njerëzit mund të paguajnë këstin e kredisë. Pyetja po bëhet gjithnjë e më shumë nëse ata kanë kapitalin fillestar për ta blerë shtëpinë fare.

Në këtë mënyrë, një nga mekanizmat tradicionalë të ngjitjes ekonomike po ndryshon: Në vend që familja të krijojë pasuri pasi blen një shtëpi me të ardhurat nga puna, pasuria që familja ka krijuar më parë po bëhet gjithnjë e më e rëndësishme për të pasur mundësi ta blesh shtëpinë në radhë të parë. /skyweb.al

Etiketat: apartament
Artikulli para

Interesat e ulëta ndryshojnë kursimet e shqiptarëve, 56% e depozitave mbahen pa afat

Artikulli pas

“Po pija një cigare dhe…”, si po ia hedhin lehtshëm zjarrvënësit në Shqipëri

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Ligji i ri, kush nuk paguan energjinë elektrike do t’i sekuestrohet shtëpia
Ekonomi

Humbjet e energjisë bien nën objektivin vjetor, por rezultati final pritet në dhjetor

28 Shtator, 2026
Çmimi i gazit kap majat, Europa përballë dimrit
Ekonomi

Çmimi i gazit kap majat, Europa përballë dimrit

28 Shtator, 2026
SHBA dhe Kina planifikojnë ulje tarifash për 30 miliardë dollarë mallra, çfarë do të thotë kjo për Evropën?
Ekonomi

SHBA dhe Kina planifikojnë ulje tarifash për 30 miliardë dollarë mallra, çfarë do të thotë kjo për Evropën?

28 Shtator, 2026
Investimet shqiptare jashtë vendit, në rënie për 6-mujorin e parë
Ekonomi

Investimet shqiptare jashtë vendit, në rënie për 6-mujorin e parë

28 Shtator, 2026
Presidenca zbardh çfarë u diskutua në mbledhjen e Këshilli të Sigurisë
Aktualitet

Presidenca zbardh çfarë u diskutua në mbledhjen e Këshilli të Sigurisë

28 Shtator, 2026
Rritet numri i aksidenteve në rrugë, korriku me shifra të frikshme
Aktualitet

Më shumë aksidente në rrugët e vendit, Tirana dhe Durrësi kryesojnë

28 Shtator, 2026
Artikulli pas
Foto nga zjarri në Gramsh. Pronësi intelektuale e Eduart Pagrisë

"Po pija një cigare dhe...", si po ia hedhin lehtshëm zjarrvënësit në Shqipëri

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Kush janë gjigandët e Katarit që do të ndërtojnë resortin luksoz të Zvërnecit?
Ekonomi

Kush janë gjigandët e Katarit që do të ndërtojnë resortin luksoz të Zvërnecit?

Nga Editor
1 Tetor, 2025
0

Urbacon Trading and Contracting, një nga kompanitë më të mëdha të ndërtimit në botën arabe, ka ardhur në Shqipëri për...

Lexo të plotë
Alko-Impex merr tenderin për pastrimin e plazheve në Vlorë, Himarë dhe Sarandë gjatë sezonit turistik

Alko-Impex merr tenderin për pastrimin e plazheve në Vlorë, Himarë dhe Sarandë gjatë sezonit turistik

26 Maj, 2025
Biznesmeni Lul Morina kërcënon gazetarin Almer Toska pas investigimit

Biznesmeni Lul Morina kërcënon gazetarin Almer Toska pas investigimit

23 Gusht, 2025
Raporti i kredive me probleme për individët ra në 2.9% vitin e kaluar

Çfarë po e “zhyt” euron në tregun shqiptar

10 Shkurt, 2026
Gjermania bën gati 7 miliardë euro për 20 avionë Eurofighter të rinj dhe pajisje të tjera ushtarake

Gjermania bën gati 7 miliardë euro për 20 avionë Eurofighter të rinj dhe pajisje të tjera ushtarake

9 Tetor, 2025

Të Fundit

Ligji i ri, kush nuk paguan energjinë elektrike do t’i sekuestrohet shtëpia

Humbjet e energjisë bien nën objektivin vjetor, por rezultati final pritet në dhjetor

28 Shtator, 2026
Një klikim, mijëra lekë: Si po bien shqiptarët në grepin e ‘mashtrimit kompjuterik’

Një klikim, mijëra lekë: Si po bien shqiptarët në grepin e ‘mashtrimit kompjuterik’

28 Shtator, 2026
Çmimi i gazit kap majat, Europa përballë dimrit

Çmimi i gazit kap majat, Europa përballë dimrit

28 Shtator, 2026
SHBA dhe Kina planifikojnë ulje tarifash për 30 miliardë dollarë mallra, çfarë do të thotë kjo për Evropën?

SHBA dhe Kina planifikojnë ulje tarifash për 30 miliardë dollarë mallra, çfarë do të thotë kjo për Evropën?

28 Shtator, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr