• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E enjte, 1 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Syzet inteligjente rikthehen fuqishëm, Meta shiti 7 milionë palë ndërsa Apple dhe Samsung përgatiten të hyjnë në treg

SkyWeb Nga SkyWeb
15 Gusht, 2026
në Ekonomi
A A
0
Syzet inteligjente rikthehen fuqishëm, Meta shiti 7 milionë palë ndërsa Apple dhe Samsung përgatiten të hyjnë në treg
Share on FacebookShare on WhatsApp

Syzet inteligjente po kthehen në një nga tregjet më premtuese të teknologjisë, të ndihmuara nga zhvillimi i inteligjencës artificiale dhe nga fakti se modelet e reja po duken gjithnjë e më shumë si syze normale.

Sipas Meta-s, gjatë vitit 2025 u shitën në mbarë botën më shumë se 7 milionë palë syze inteligjente, ndërsa kompanitë e mëdha të teknologjisë po shtojnë investimet në këtë kategori.

Meta konsiderohet aktualisht një nga prodhuesit kryesorë me Ray-Ban Meta, ndërsa Google po rikthehet në treg pas dështimit të Google Glass. Edhe Samsung dhe Apple po përgatiten të hyjnë me produktet e tyre.

Ndryshe nga tentativa e parë e Google më shumë se një dekadë më parë, syzet e reja kombinojnë kamera, mikrofon, altoparlantë dhe inteligjencë artificiale pa ndryshuar shumë pamjen e syzeve tradicionale.

Ato mund të përdoren për telefonata, fotografi, video, dëgjim muzike, përkthim të teksteve në kohë reale dhe marrjen e informacionit për objektet që përdoruesi sheh përpara.

Në udhëtime, për shembull, syzet mund të japin udhëzime për orientimin në një qytet të panjohur, të përkthejnë menutë e restoranteve apo të tregojnë informacione për monumentet pa qenë nevoja që përdoruesi të shohë vazhdimisht telefonin.

Disa modele shkojnë edhe më tej. Syzet Even Realities G2 projektojnë informacion direkt përpara syrit të përdoruesit, një teknologji që deri pak vite më parë dukej si pajisje e filmave të James Bond.

Tregu po rritet me shpejtësi edhe në Kinë. Xiaomi, Alibaba dhe prodhuesi i makinave elektrike Li Auto kanë prezantuar modelet e tyre, ndërsa qeveria kineze ka futur syzet inteligjente në programin e subvencioneve për konsumatorët, duke ofruar zbritje prej 15%.

Por teknologjia ka sjellë edhe probleme të reja. Në disa universitete kineze janë regjistruar raste ku studentët kanë përdorur syzet për të fotografuar pyetjet e provimeve dhe për të marrë përgjigjet direkt në ekranin përpara syve.

Shqetësimi më i madh lidhet me privatësinë. Kamerat e integruara mund të përdoren për fotografime apo filmime pa dijeninë e personave përreth, duke ngritur pikëpyetje për kufijtë ligjorë të përdorimit të tyre.

Për këtë arsye, administrata e gjykatave të Nju Jorkut ka ndaluar përdorimin e syzeve inteligjente me kamera, mikrofon ose kompjuter të integruar brenda ambienteve gjyqësore.

Syzet me inteligjencë artificiale po shndërrohen kështu nga një eksperiment teknologjik në një pajisje që mund të ndryshojë mënyrën se si njerëzit komunikojnë, udhëtojnë dhe marrin informacion, por zgjerimi i tyre po hap njëkohësisht një debat të madh për privatësinë dhe kufijtë e teknologjisë. /skyweb.al

Etiketat: syzet inteligjente
Artikulli para

A mund ta përballojnë tregjet e karburanteve edhe 6 muaj të tjera luftë?

Artikulli pas

Presidenti Begaj uron besimtarët e krishterë: Gëzuar Festën e Fjetjes së Hyjlindëses Mari

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Hapet ankandi për targa “bosash”, kombinimet që i bëjnë njerëzit të kthejnë kokën
Ekonomi

Hapet ankandi për targa “bosash”, kombinimet që i bëjnë njerëzit të kthejnë kokën

1 Tetor, 2026
Ligji i ri kundër pastrimit të parave bashkon PS dhe PD te ligjet, Koçi: Sistemi po funksionon, ndërtimi mbetet me risk
Ekonomi

Ligji i ri kundër pastrimit të parave bashkon PS dhe PD te ligjet, Koçi: Sistemi po funksionon, ndërtimi mbetet me risk

1 Tetor, 2026
Rusia gjen rrugë alternative për të furnizuar Evropën me naftë
Ekonomi

Tregjet nën presion, nafta pranë 100 dollarëve për fuçi

1 Tetor, 2026
DIVA 2025/ Kompensimi për arsimin e fëmijëve nis nga marsi, si do funksionojë skema e rillogaritjes së tatimit
Ekonomi

Tatimet rikujtojnë afatin për faljen e detyrimeve

1 Tetor, 2026
SUBVENCIONET/ Nafta në bujqësi regjistron mbi 52 mijë aplikime, blegtoria interes të lartë
Ekonomi

Detajet, si do të funksionojë kredia me garanci shtetërore për fermerët: Interesi dhe kur nisin aplikimet

1 Tetor, 2026
JUMBO ndërton një kënd të ri lojërash për 136 fëmijë
Ekonomi

JUMBO ndërton një kënd të ri lojërash për 136 fëmijë

1 Tetor, 2026
Artikulli pas
Presidenti Begaj uron besimtarët e krishterë: Gëzuar Festën e Fjetjes së Hyjlindëses Mari

Presidenti Begaj uron besimtarët e krishterë: Gëzuar Festën e Fjetjes së Hyjlindëses Mari

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

FOTO/ Njihuni me Saharanë e vogël italiane
Uncategorized

FOTO/ Njihuni me Saharanë e vogël italiane

Nga SkyWeb
6 Prill, 2026
0

Në SardeNJA ekziston një nga peizazhet më të pazakonta në Europë, i njohur si “Saharaja e vogël italiane”. Bëhet fjalë...

Lexo të plotë
Radhë e gjatë pensionistësh për marrjen e bonusit të fundvitit

A e dini se familjarët mund të përfitojnë pensionin e personit që ka ndërruar jetë? Kushtet dhe përqindjet

9 Shtator, 2026
Të kujdesesh për të tjerët duke lënë pas dore veten nuk është aq e dobishme

Të kujdesesh për të tjerët duke lënë pas dore veten nuk është aq e dobishme

10 Shtator, 2026
“CoratoLive”: Bukuri natyrore dhe çmime të arsyeshme, Shqipëria, në fokus të turistëve italianë

“CoratoLive”: Bukuri natyrore dhe çmime të arsyeshme, Shqipëria, në fokus të turistëve italianë

14 Qershor, 2026
Avioni i Nowergian Air kthehet urgjentisht në aeroport pas një shpërthimi gjatë ngritjes

Avioni i Nowergian Air kthehet urgjentisht në aeroport pas një shpërthimi gjatë ngritjes

27 Gusht, 2025

Të Fundit

Hapet ankandi për targa “bosash”, kombinimet që i bëjnë njerëzit të kthejnë kokën

Hapet ankandi për targa “bosash”, kombinimet që i bëjnë njerëzit të kthejnë kokën

1 Tetor, 2026
Ligji i ri kundër pastrimit të parave bashkon PS dhe PD te ligjet, Koçi: Sistemi po funksionon, ndërtimi mbetet me risk

Ligji i ri kundër pastrimit të parave bashkon PS dhe PD te ligjet, Koçi: Sistemi po funksionon, ndërtimi mbetet me risk

1 Tetor, 2026
Zakonet e fshehta që e përkeqësojnë ankthin, si t’i ndryshoni ato

Zakonet e fshehta që e përkeqësojnë ankthin, si t’i ndryshoni ato

1 Tetor, 2026
Hyrje e re rrugore për Tiranën, lidhja me veriun “anashkalon” Kamzën

Hyrje e re rrugore për Tiranën, lidhja me veriun “anashkalon” Kamzën

1 Tetor, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr