• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E diel, 25 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Historia miliardëshe e varëses së rrobave, shpikja që ndryshoi raportin me veshjet

SkyWeb Nga SkyWeb
26 Shtator, 2026
në Ekonomi
A A
Historia miliardëshe e varëses së rrobave, shpikja që ndryshoi raportin me veshjet
Share on FacebookShare on WhatsApp

Një nga objektet më të zakonshme në çdo garderobë ka pas vetes një histori që nis vetëm pak më shumë se një shekull më parë. Varësja e rrobave, sot e pranishme në shtëpi, dyqane, hotele dhe magazina në të gjithë botën, është kthyer nga një copë e thjeshtë teli në bazën e një industrie që vlen miliarda dollarë.

Përpara shfaqjes së saj, rrobat zakonisht paloseshin dhe ruheshin në sëndukë ose vareshin në grepa. Edhe në fillim të shekullit XIX, palltot kishin sythe të qepura nga brenda për t’u varur, ndërsa më vonë nisën të përdoren edhe zinxhirë metalikë.

Një nga patentat e para që i afrohej konceptit të varëses moderne u regjistrua në SHBA në vitin 1869 nga Otis North, i cili projektoi një strukturë metalike për mbajtjen e palltove dhe fustaneve.

Megjithatë, forma që njohim sot lidhet kryesisht me Albert Parkhouse nga Michigan. Sipas historisë më të përhapur, në vitin 1903 ai gjeti të gjithë grepat e palltove të zënë në vendin e punës dhe përkuli një copë teli në dy anë, duke krijuar në krye një grep. Rezultati ishte shumë pranë varëses klasike prej teli që përdoret edhe sot.

Përhapja e saj masive lidhet edhe me zhvillimin e tregtisë së veshjeve. Në vitin 1906, tregtari Meyer May në Grand Rapids nisi ta përdorte këtë lloj varëseje për ekspozimin e rrobave në dyqan.

Për shitësit, ndryshimi ishte i madh. Veshjet mund të vendoseshin krah për krah, të lëviznin pa u palosur dhe të ekspozoheshin më mirë për klientët. Dyqanet dhe pastruesit kimikë u bënë ndër përdoruesit e parë të mëdhenj, përpara se varësja të hynte masivisht në shtëpi.

Në vitet 1920, garderobat ku rrobat mbaheshin të varura nisën të përhapeshin gjerësisht, duke zëvendësuar gradualisht sëndukët ku ato ruheshin të palosura.

Sot ky objekt i thjeshtë ka krijuar një treg të madh botëror. Vlera e tregut global të varëseve vlerësohej në rreth 2.26 miliardë dollarë në vitin 2025, ndërsa parashikohet të arrijë në rreth 3.28 miliardë dollarë deri në vitin 2032.

Një nga kompanitë më të mëdha të këtij sektori është italiania Mainetti, e themeluar në vitin 1961. Kompania ka më shumë se 90 struktura, operon në mbi 45 vende dhe ka rreth 6 mijë punonjës.

Vetëm Mainetti SpA në Itali realizoi në vitin 2024 një qarkullim prej rreth 81 milionë eurosh, me një rritje prej 31.6% krahasuar me një vit më parë.

Edhe Kina ka një rol të rëndësishëm në këtë industri. Kompania Eisho, e themeluar në vitin 1988, ka kapacitete për të prodhuar çdo muaj rreth 4 milionë varëse metalike dhe plastike dhe mbi 5 milionë varëse prej druri.

Tregu shtrihet nga varëset më të thjeshta prej teli dhe plastike deri te modelet premium prej druri, kadifeje dhe materiale të posaçme, të personalizuara me logot e markave të modës.

Për kompanitë luksoze, varësja nuk është më vetëm një mjet për të mbajtur rrobat, por edhe pjesë e mënyrës se si prezantohet produkti.

Përmasat e industrisë kuptohen edhe nga procesi i riciklimit. Vetëm një strukturë e Mainetti në North Carolina ka përpunuar mbi 1.09 miliardë varëse që prej vitit 2020, në kuadër të programeve të kthimit dhe ripërdorimit.

Nuk ekziston një shifër zyrtare për numrin e varëseve që përdoren sot në botë, por një përllogaritje e thjeshtë prej 30-50 copësh për secilën prej rreth 2 miliardë familjeve do ta çonte totalin vetëm në banesa në 60-100 miliardë varëse.

Me dyqanet, hotelet, lavanderitë dhe industrinë e veshjeve, numri mund të jetë edhe më i lartë. Një shembull se si një objekt me vlerë të vogël individuale mund të ndërtojë një industri miliardëshe vetëm sepse përdoret kudo. /skyweb.al

Etiketat: varesjaveshjet
Artikulli para

Rama mburret me Diellën në OKB

Artikulli pas

Të huajt investojnë në prona/ Në 6 muaj, 53% e investimeve të huaja në Shqipëri shkuan në pasuri të paluajtshme

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Mbështetja për ekselentët, hapen aplikimet në e-Albania
Ekonomi

Kredi për tarifat e universitetit dhe jetesën, studentët kanë afat deri më 4 nëntor për të aplikuar

25 Tetor, 2026
Dorëhiqen drejtorët, po Elira Kokona dhe Dritan Agolli? 
Ekonomi

Dorëhiqen drejtorët, po Elira Kokona dhe Dritan Agolli? 

24 Tetor, 2026
VENDIMI/ Baret dhe restorantet do të duhet të mbjellin një pemë për çdo karrige jashtë
Ekonomi

Në lokal me gotën tënde! Çfarë parashikon plani për uljen e sasisë së plastikës

24 Tetor, 2026
DRAFTI/ Kaosi me pronat, Kadastrës i lejohet të anulojë aktet e veta pa shkuar në Gjykatë: Bllokohen shitjet dhe kompensimet
Ekonomi

Procedurat, si të ndani pronën me të afërmit përmes e-Albania

24 Tetor, 2026
Qeveria bëhet gati për rritjen e taksave të pronës, Rama paralajmëron edhe më shumë detyrime për shtëpitë e dyta
Ekonomi

Lajm i mirë për çiftet e reja: 4 mënyrat si mund të përfitohet banesë e përballueshme nga shteti

24 Tetor, 2026
Ushqimet e gatshme fitojnë terren edhe në supermarketet shqiptare
Aktualitet

Ushqimet në Shqipëri, ndër më të shtrenjtat në rajon, kalojnë edhe disa vende të BE-së

24 Tetor, 2026
Artikulli pas
Nga 1 janari 2026 nis rivlerësimi i pronave, por ndërtuesit gjejnë probleme te procedura

Të huajt investojnë në prona/ Në 6 muaj, 53% e investimeve të huaja në Shqipëri shkuan në pasuri të paluajtshme

Të Përzgjedhura

SKY express sjell më pranë Greqinë dhe Shqipërinë
Aviacion

SKY express sjell më pranë Greqinë dhe Shqipërinë

Nga SkyWeb
20 Mars, 2026
0

SKY express, kompania ajrore greke e vlerësuar sëfundmi me çmimin “Linja Ajrore e Vitit 2025” ngaEuropean Regions Airline Association (ERA),...

Lexo të plotë
Euro në rënie, eksportet në rrezik. Shqipëria përballë një deindustrializimi të heshtur

Euro në rënie, eksportet në rrezik. Shqipëria përballë një deindustrializimi të heshtur

11 Shkurt, 2026
AI po kthehet në rrezik për bankat, BQE kërkon mbrojtje më të shpejtë kibernetike

AI po kthehet në rrezik për bankat, BQE kërkon mbrojtje më të shpejtë kibernetike

25 Maj, 2026
Konkurenca në qiell, Boing do të prodhojë avionin e ri që sfidon Airbus A320neo

Konkurenca në qiell, Boing do të prodhojë avionin e ri që sfidon Airbus A320neo

30 Shtator, 2025
Kërcënohet me jetë gazetari Osman Stafa

Kërcënohet me jetë gazetari Osman Stafa

11 Dhjetor, 2025

Të Fundit

Rama i nxjerr për studentët, por te karriget e dialogut ulen turistët

Rama i nxjerr për studentët, por te karriget e dialogut ulen turistët

25 Tetor, 2026
“Nata me yje” e Van Gogut u frymëzua nga qielli i 22 korrikut 1889

“Nata me yje” e Van Gogut u frymëzua nga qielli i 22 korrikut 1889

25 Tetor, 2026
Rama prezanton paketën e re ligjore kundër dhunës dhe anarkisë urbane: Kush thyen paguan!

Rama prezanton paketën e re ligjore kundër dhunës dhe anarkisë urbane: Kush thyen paguan!

25 Tetor, 2026
Mbështetja për ekselentët, hapen aplikimet në e-Albania

Kredi për tarifat e universitetit dhe jetesën, studentët kanë afat deri më 4 nëntor për të aplikuar

25 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr