• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E premte, 9 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Europa Perëndimore “digjet” nga zjarret, Shqipëria mes zonave me temperatura mbi normalen

Editor Nga Editor
25 Gusht, 2026
në Aktualitet, Kryesore
A A
0
Europa Perëndimore “digjet” nga zjarret, Shqipëria mes zonave me temperatura mbi normalen
Share on FacebookShare on WhatsApp

Shqipëria u përfshi në zonën e temperaturave mbi mesataren gjatë periudhës qershor–korrik, ndërsa Europa Perëndimore regjistroi dy muajt më të nxehtë të kësaj periudhe që nga nisja e të dhënave të ERA5

Kështu raportoi Copernicus Climate Change Service pak ditë më parë në raportin e tij mujor.

Harta e publikuar, bazuar në të dhënat ERA5, e vendos Shqipërinë dhe një pjesë të Ballkanit Perëndimor mes zonave ku temperaturat e ajrit në sipërfaqe gjatë qershorit dhe korrikut 2026 ishin mbi mesataren e periudhës referuese 1991–2020.

Pamja në rajon ishte pjesë e një vere me kontraste të forta në kontinent, me anomalitë më të larta të përqendruara në Europën Perëndimore. Copernicus tha se kushtet e nxehta dhe të thata të zgjatura gjatë korrikut favorizuan gjithashtu përhapjen dhe intensifikimin e zjarreve në Europë.

Në Shqipëri, temperaturat e larta janë shoqëruar gjatë kësaj vere edhe me vatra zjarri. Të dhënat e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile tregojnë se gjatë korrikut 2026, zjarret me sipërfaqe mbi 1 hektar prekën gjithsej 476 hektarë.

AKMC identifikoi 21 vatra të kësaj madhësie gjatë muajit, me përqendrimin më të madh në Vlorë, ku tetë vatra prekën 306 hektarë, dhe në Shkodër, ku shtatë vatra përshkuan 98 hektarë.

Në Lezhë u regjistruan dy vatra me 40 hektarë të prekur, ndërsa raste të tjera u evidentuan në Berat, Dibër, Gjirokastër dhe Tiranë. Por muaji aktual u paraqit edhe më problematik me zjarre masive në zonën e Krujës, Lurës, Pukës, Dajtit ku nuk munguan përveç dëmeve në sipërfaqe pyjore edhe djegie e banesave apo bizneseve.

Rekord i ri për qershorin dhe korrikun në Europën Perëndimore

Të dhënat e Copernicus tregojnë se temperatura mesatare e ajrit mbi tokë në Europën Perëndimore arriti 21.62°C për periudhën qershor–korrik, ose 2.79°C mbi mesataren e viteve 1991–2020.

Kjo ishte temperatura më e lartë e regjistruar për kombinimin e këtyre dy muajve në rajon dhe tejkaloi me rreth 0.89°C rekordin e mëparshëm, të vendosur në vitin 2022.

Grafiku i Copernicus që shoqëron publikimin tregon një ndryshim të dukshëm në dekadat e fundit.

Ndërsa një pjesë e madhe e viteve të viteve 1980 dhe 1990 paraqiten me anomali negative kundrejt mesatares 1991–2020, vitet e fundit dominohen nga anomali pozitive. Qershor–korrik 2026 qëndron në skajin më të lartë të serisë, me anomalitetin prej 2.79°C.

Shifra i referohet zonës që Copernicus klasifikon si Europë Perëndimore, e përcaktuar nga koordinatat 11°Ë–15°E dhe 37°–55°N. Për këtë arsye, ajo nuk përfaqëson një matje specifike për Shqipërinë, edhe pse Shqipëria përfshihet në hartën më të gjerë europiane të anomalive të temperaturës.

Për vetëm muajin korrik, temperatura mesatare në këtë rajon të Europës Perëndimore ishte 22.48°C, ose 2.53°C mbi mesataren 1991–2020. Korriku 2026 u rendit si korriku i dytë më i nxehtë për rajonin, pas korrikut të vitit 2006.

Copernicus tha se temperaturat jashtëzakonisht të larta në Europën Perëndimore vazhduan nga gjysma e dytë e majit dhe u shoqëruan me disa valë të njëpasnjëshme të të nxehtit. Franca, Spanja, Anglia, Irlanda, Gjermania, Zvicra dhe pjesë të Italisë ishin ndër zonat ku u regjistruan anomalitë më të forta.

Në Francë, Gjermani, verilindje të Spanjës, Angli, Zvicër dhe në pjesën perëndimore të Italisë, temperaturat e korrikut ishin përgjithësisht 3°C deri në 5°C mbi mesataren, sipas Copernicus. Europa si e tërë ishte më pak ekstreme se pjesa perëndimore

Pamja për të gjithë kontinentin ishte më e moderuar për shkak të kontrastit mes perëndimit të nxehtë dhe temperaturave më të ulëta në lindje. Temperatura mesatare mbi tokën europiane në korrik ishte 20.49°C, ose 0.66°C mbi mesataren 1991–2020. Kjo e renditi korrikun 2026 si të 11-in më të ngrohtë në serinë e të dhënave ERA5.

Copernicus evidentoi një ndarje të qartë perëndim-lindje: pjesa perëndimore e kontinentit regjistroi temperatura shumë mbi mesataren, ndërsa pjesë të Europës Lindore dhe Skandinavisë kishin temperatura më të ulëta se norma.

Kushtet në perëndim u lidhën me sisteme të qëndrueshme të presionit të lartë, të cilat favorizuan mot të kthjellët dhe të thatë dhe mbajtën ajrin e nxehtë mbi të njëjtat zona për periudha të zgjatura.

Korriku 2026, i dyti më i nxehtë globalisht, rekord në oqeane

Në nivel global, temperatura mesatare e ajrit në sipërfaqe gjatë korrikut ishte 16.90°C. Kjo ishte 0.67°C mbi mesataren e korrikut për periudhën 1991–2020 dhe 1.47°C mbi nivelin e vlerësuar paraindustrial të viteve 1850–1900.

Korriku 2026 u rendit, së bashku me korrikun 2024, si korriku i dytë më i ngrohtë i regjistruar globalisht, pas rekordit të korrikut 2023. Diferenca mes korrikut 2026 dhe atij të vitit 2024 ishte vetëm 0.01°C, ndaj Copernicus i konsideron të dy muajt në të njëjtën pozitë.

Mesatarja globale për 12 muajt nga gushti 2025 deri në korrik 2026 ishte 1.45°C mbi nivelin paraindustrial, sipas të dhënave të shërbimit europian të klimës. Nxehtësia nuk u kufizua në sipërfaqen tokësore.

Temperatura mesatare e sipërfaqes së oqeaneve jashtë zonave polare, midis 60° në jug dhe 60° në veri, arriti 20.96°C në korrik, niveli më i lartë i regjistruar ndonjëherë për këtë muaj.

Rekordi i mëparshëm, prej 20.89°C, ishte vendosur në korrik 2023. Që nga 19 qershori, temperatura mesatare ditore e këtyre ujërave kishte qenë më e larta e regjistruar për secilën ditë përkatëse të vitit, sipas Copernicus. Temperatura rekord u regjistruan edhe në detet përreth Europës, veçanërisht përgjatë Atlantikut dhe në Mesdheun Perëndimor.

Copernicus tha se një pjesë e nxehtësisë së oqeaneve ishte e lidhur edhe me zhvillimin e kushteve El Niño në Paqësorin ekuatorial./Monitor.al

Artikulli para

Sa prona ishin aktive në korrik për Air Bnb? Vlora vijon të ketë numrin më të lartë dhe fluksin më të madh

Artikulli pas

Nën emrin Bretish Airways, indianët bëjnë kërdinë me punësime false, si i zbuloi policia

Editor

Editor

Nga Kategoria

Gjyqtarja Navi Pillay fiton Çmimin Nobel për Paqen 2026
Aktualitet

Gjyqtarja Navi Pillay fiton Çmimin Nobel për Paqen 2026

9 Tetor, 2026
Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve
Aktualitet

Bordi i Transparencës cakton çmime të reja për karburantet

9 Tetor, 2026
FOTO/ Rama qesh, Braçe vë duart në kokë, Elisa në këmbë: Çfarë nuk u pa pas votimit për shkrirjen e bashkive
Aktualitet

FOTO/ Rama qesh, Braçe vë duart në kokë, Elisa në këmbë: Çfarë nuk u pa pas votimit për shkrirjen e bashkive

9 Tetor, 2026
Alarm per bombë në disa institucione, reagon Policia e Shtetit
Aktualitet

Alarm per bombë në disa institucione, reagon Policia e Shtetit

9 Tetor, 2026
OSHEE nis aplikimin e skemave të reja për shlyerjen me këste të faturave të papaguara të energjisë
Ekonomi

Bizneseve do t’u mbahet prona “peng” nëse nuk paguajnë energjinë, çfarë ndodh me familjarët

9 Tetor, 2026
Ligji i ri, kush nuk paguan energjinë elektrike do t’i sekuestrohet shtëpia
Ekonomi

S’ka më mbifaturime energjie! Bllokim automatik pastaj verifikim, çfarë ndodh nëse dyfishohet brenda muajit

9 Tetor, 2026
Artikulli pas
Nën emrin Bretish Airways, indianët bëjnë kërdinë me punësime false, si i zbuloi policia

Nën emrin Bretish Airways, indianët bëjnë kërdinë me punësime false, si i zbuloi policia

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Pse nuk është hapur ende programi IPARD III? Reagon ministria e Bujqësisë
Aktualitet

DRAFTI/ Vjedhja e parave të fermerëve, ndryshon Kodi Penal: 5 vjet burg kush abuzon me fondet e BE-së

Nga SkyWeb
17 Qershor, 2026
0

Qeveria propozon ndryshime në Kodin Penal për të ashpërsuar ndëshkimin ndaj abuzimeve me fondet e Bashkimit Europian. Ndryshimet vijnë në...

Lexo të plotë
Euro bie, çmimet jo: Pse ushqimet mbeten të shtrenjta në Shqipëri

Euro bie, çmimet jo: Pse ushqimet mbeten të shtrenjta në Shqipëri

18 Shkurt, 2026
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës dhe Lagardère Travel Retail organizojnë Ditën e Rekrutimit, duke prezantuar rritjen dhe mundësitë e reja të karrierës

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës dhe Lagardère Travel Retail organizojnë Ditën e Rekrutimit, duke prezantuar rritjen dhe mundësitë e reja të karrierës

6 Mars, 2026
Rama për protestat: Histeri algoritmi, asgjë të vërtetë

Rama për protestat: Histeri algoritmi, asgjë të vërtetë

21 Qershor, 2026
DOKUMENTI/ Policia blen me URGJENCË 600 mln lekë gas lotsjellës, do të hidhet nga 8 makina për shpërndarjen e turmave

DOKUMENTI/ Policia blen me URGJENCË 600 mln lekë gas lotsjellës, do të hidhet nga 8 makina për shpërndarjen e turmave

11 Maj, 2026

Të Fundit

Ndërtimet “furnizojnë” bashkitë. Rekord të ardhurash. Cilët janë 7 vendorët që kryesojnë listën?

Ndërtimet “furnizojnë” bashkitë. Rekord të ardhurash. Cilët janë 7 vendorët që kryesojnë listën?

9 Tetor, 2026
Gjyqtarja Navi Pillay fiton Çmimin Nobel për Paqen 2026

Gjyqtarja Navi Pillay fiton Çmimin Nobel për Paqen 2026

9 Tetor, 2026
Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve

Bordi i Transparencës cakton çmime të reja për karburantet

9 Tetor, 2026
FOTO/ Rama qesh, Braçe vë duart në kokë, Elisa në këmbë: Çfarë nuk u pa pas votimit për shkrirjen e bashkive

FOTO/ Rama qesh, Braçe vë duart në kokë, Elisa në këmbë: Çfarë nuk u pa pas votimit për shkrirjen e bashkive

9 Tetor, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr