• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E premte, 9 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aviacion

Nën emrin Bretish Airways, indianët bëjnë kërdinë me punësime false, si i zbuloi policia

SkyWeb Nga SkyWeb
25 Gusht, 2026
në Aviacion
A A
0
Nën emrin Bretish Airways, indianët bëjnë kërdinë me punësime false, si i zbuloi policia

Screenshot

Share on FacebookShare on WhatsApp

Policia e Delhit ka goditur një skemë mashtrimi që u premtonte të rinjve vende pune në aeroport përmes një kompanie ajrore të rreme të quajtur “Bretish Airways”.

Gjashtë persona janë ndaluar, mes tyre organizatori i dyshuar, bashkëpunëtori i tij, një zhvillues faqesh interneti dhe tri gra që prezantoheshin si punonjëse të burimeve njerëzore.

Mashtruesit publikonin reklama në Instagram dhe kontaktonin aplikantët, duke u kërkuar dokumentet personale, CV-në dhe dëftesat përmes WhatsApp-it. Më pas u thoshin se, për t’u punësuar në Aeroportin Ndërkombëtar Indira Gandhi, duhej të kryenin një kurs të detyrueshëm pranë institutit të rremë “Future Wings Learning Institute”.

Kandidatëve u kërkoheshin nga 7 mijë deri në 10 mijë rupi, rreth 70–100 euro, si tarifë regjistrimi. Pas pagesës, ata merrnin mandat regjistrimi, certifikata dhe oferta pune të falsifikuara.

Hetimi nisi pas denoncimit të një aplikanti, i cili pagoi 7 mijë rupi dhe më pas zbuloi se “Bretish Airways” nuk ekzistonte. Numrat e përdorur nga të dyshuarit ndërkohë kishin dalë jashtë funksionit.

Sipas policisë, grupi blinte të dhënat e punëkërkuesve nga portalet e punësimit dhe vepronte nga një zyrë me qira në Noida. Kur shtoheshin ankesat, të dyshuarit ndryshonin emrin e kompanisë, faqet e internetit, zyrat, kartat SIM dhe telefonat.

Gjatë operacionit u sekuestruan dy laptopë, tetë telefona, tetë karta SIM dhe dy regjistra me të dhënat e aplikantëve. Autoritetet kanë identifikuar të paktën 10 ankesa të lidhura me skemën, por dyshojnë se numri i viktimave mund të jetë më i madh.

Policia u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i verifikojnë ofertat e punës vetëm përmes kanaleve zyrtare dhe të mos paguajnë kurse apo tarifa të paraqitura si kusht për punësim.

Artikulli para

Europa Perëndimore “digjet” nga zjarret, Shqipëria mes zonave me temperatura mbi normalen

Artikulli pas

Pse disa njerëz jetojnë mbi 100 vjeç? Shkencëtarët japonezë zbulojnë përgjigjen

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Çfarë kuptimi kanë numrat në pistat e avionëve? Ja si i lexojnë pilotët
Aviacion

Çfarë kuptimi kanë numrat në pistat e avionëve? Ja si i lexojnë pilotët

9 Tetor, 2026
Ky tub i vogël hekuri ka një rol të jashtëzakonshëm për fluturimin e avionëve
Aviacion

Ky tub i vogël hekuri ka një rol të jashtëzakonshëm për fluturimin e avionëve

8 Tetor, 2026
Slotet e aeroporteve, biznesi i padukshëm që vlen dhjetëra milionë euro për kompanitë ajrore
Aviacion

20 kompanitë ajrore më të sigurta në Europë, shumë prej tyre fluturojnë edhe nga Shqipëria

8 Tetor, 2026
Pse dritaret e avionëve janë të rrumbullakosura? Tragjedia që ndryshoi sigurinë ajrore
Aviacion

Biletat, oraret dhe rezervimet, rregulla të reja për bashkëpunimin mes kompanive ajrore

7 Tetor, 2026
Air Albania nis fluturimet Tiranë-Vjenë
Aviacion

Air Albania kthehet në “varrezë detyrimesh”, stjuardesa e njohur e çon në gjykatë

5 Tetor, 2026
Si të zgjedhësh vendin më të mirë dhe më të lirë në avion
Aviacion

Si të zgjedhësh vendin më të mirë dhe më të lirë në avion

5 Tetor, 2026
Artikulli pas
Pse disa njerëz jetojnë mbi 100 vjeç? Shkencëtarët japonezë zbulojnë përgjigjen

Pse disa njerëz jetojnë mbi 100 vjeç? Shkencëtarët japonezë zbulojnë përgjigjen

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

SMS-të në celularin e Evis Berberit trazojnë opozitën: “Unë jam, sot e nesër”. Për çfarë flisnin gjatë karantinës Arbër Avrami dhe Belind Këlliçi
Aktualitet

SMS-të në celularin e Evis Berberit trazojnë opozitën: “Unë jam, sot e nesër”. Për çfarë flisnin gjatë karantinës Arbër Avrami dhe Belind Këlliçi

Nga SkyWeb
8 Dhjetor, 2025
0

Zbulimi i disa mesazheve në celularin e ish-drejtorit të ARRSH, Evis Berberi, ka hapur një debat të ri politik brenda...

Lexo të plotë
Alergjitë mund të shfaqen edhe në moshë të rritur, çfarë i shkakton

Alergjitë mund të shfaqen edhe në moshë të rritur, çfarë i shkakton

21 Shtator, 2026
Eskpertja e “solo travel” i përgjigjet pyetjeve më të shpeshta: Çfarë duhet patur parasysh kur merrni çantën dhe..

Turizmi në rritje në nëntor 2025, “rikthehen” italianët

16 Janar, 2026
Grupi Lufthansa i jep fund valixhes së përfshirë në çmimin e biletës, nuk preket Shqipëria

Grupi Lufthansa i jep fund valixhes së përfshirë në çmimin e biletës, nuk preket Shqipëria

24 Prill, 2026
“Vdes” Mbreti, Volkswagen kalon në fron në Shqipëri

Shtrenjtohet ndjeshëm dogana e makinave, sa do të paguhet për çdo kategori

25 Dhjetor, 2025

Të Fundit

Ndërtimet “furnizojnë” bashkitë. Rekord të ardhurash. Cilët janë 7 vendorët që kryesojnë listën?

Ndërtimet “furnizojnë” bashkitë. Rekord të ardhurash. Cilët janë 7 vendorët që kryesojnë listën?

9 Tetor, 2026
Gjyqtarja Navi Pillay fiton Çmimin Nobel për Paqen 2026

Gjyqtarja Navi Pillay fiton Çmimin Nobel për Paqen 2026

9 Tetor, 2026
Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve

Bordi i Transparencës cakton çmime të reja për karburantet

9 Tetor, 2026
FOTO/ Rama qesh, Braçe vë duart në kokë, Elisa në këmbë: Çfarë nuk u pa pas votimit për shkrirjen e bashkive

FOTO/ Rama qesh, Braçe vë duart në kokë, Elisa në këmbë: Çfarë nuk u pa pas votimit për shkrirjen e bashkive

9 Tetor, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr