• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E premte, 6 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

S’ka më mbifaturime energjie! Bllokim automatik pastaj verifikim, çfarë ndodh nëse dyfishohet brenda muajit

SkyWeb Nga SkyWeb
9 Tetor, 2026
në Ekonomi, Kryesore
A A
Ligji i ri, kush nuk paguan energjinë elektrike do t’i sekuestrohet shtëpia
Share on FacebookShare on WhatsApp

Një faturë energjie që arrin ose tejkalon dyfishin e faturimit mesatar të së njëjtës periudhë do të duhet të pezullohet dhe të verifikohet brenda 10 ditëve. Ky është mekanizmi që Enti Rregullator i Energjisë propozon për të mbrojtur konsumatorët nga faturat e pazakonta dhe mbifaturimi.

Masa përfshihet në projektin e kushteve të përgjithshme të kontratës së furnizimit universal, për të cilin ERE ka hapur procedurën e konsultimit. Paralelisht, është propozuar një rregullore për informacionin që duhet të përmbajnë faturat e energjisë, raporton skyweb.al.

Ideja është që një faturë dukshëm më e lartë se historiku i klientit të mos trajtohet menjëherë si detyrim i zakonshëm për pagesë. Furnizuesi duhet ta pezullojë dhe të kryejë me procedurë të përshpejtuar verifikimin, anulimin dhe nxjerrjen e faturës së korrigjuar brenda afatit 10-ditor.

Ky kontroll lidhet me faturimet e krahasueshme me ose më të larta se dyfishi i mesatares mujore të së njëjtës periudhë. Rritja e faturës shërben si sinjal për verifikim, pa nënkuptuar domosdoshmërisht se çdo konsum më i lartë është gabim.

Për të mbështetur kontrollin me prova, projektrregullorja kërkon që çdo anomali në konsumin e regjistruar, krahasuar me historikun e klientit, të dokumentohet dhe të shoqërohet me fotografi.

Gjithashtu, në faturë duhet të dallohet kur konsumi është përcaktuar nga matja reale dhe kur është përllogaritur mbi vlera të vlerësuara ose referuese. Kjo i mundëson klientit të kuptojë mbi çfarë të dhënash është llogaritur detyrimi.

Një tjetër mbrojtje lidhet me ankesat: për faturën e kundërshtuar nuk parashikohet ndërprerje e energjisë deri në përfundimin e shqyrtimit nga furnizuesi. Nëse ankesa i paraqitet ERE-s, kjo mbrojtje vijon deri në vendimin e saj. Klienti mbetet i detyruar të paguajë faturat e tjera të pakontestuara.

Nëse verifikimi konfirmon mbifaturimin, furnizuesi duhet të anulojë faturën dhe të lëshojë atë të korrigjuar. Kur klienti e ka kryer pagesën, shuma e paguar tepër duhet të kompensohet në faturë brenda tre muajve pasardhës.

Në rast vonese përtej këtij afati, projekti parashikon edhe një penalitet në favor të konsumatorit: 0.1% për çdo ditë vonesë mbi diferencën që duhet korrigjuar, i cili zbritet në faturën pasardhëse.

Kufizime propozohen edhe për faturimin kur matësi nuk funksionon. Nëse ai është i dëmtuar ose jashtë kushteve teknike dhe OSSH-ja nuk vendos matës të rregullt brenda tre muajve nga konstatimi, përgjegjësia i ngarkohet furnizuesit. Për ditët pa matje pas këtij afati, faturimi parashikohet zero.

Këto masa synojnë ta kapin faturimin e dyshimtë përpara se ai të rëndojë konsumatorin dhe të vendosin përgjegjësi financiare kur kompensimi vonohet. Ato janë ende në fazën e konsultimit dhe nuk janë miratuar përfundimisht. /skyweb.al

Etiketat: energjiafature
Artikulli para

Rezerva valutore arrin shifrën rekord të 8.4 miliardë eurove

Artikulli pas

Bizneseve do t’u mbahet prona “peng” nëse nuk paguajnë energjinë, çfarë ndodh me familjarët

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Spanja bllokon 188 mijë ton vaj ulliri për të mos lejuar uljen e çmimit, fermerët nuk do të kompensohen
Ekonomi

Spanja bllokon 188 mijë ton vaj ulliri për të mos lejuar uljen e çmimit, fermerët nuk do të kompensohen

6 Nëntor, 2026
Rama zbulon kur përfundojnë punimet e Bypass-it të Tiranës: Shmang trafikun e kryeqytetit
Aktualitet

Rama zbulon kur përfundojnë punimet e Bypass-it të Tiranës: Shmang trafikun e kryeqytetit

6 Nëntor, 2026
Biznesi në bllok kundër Paketës Fiskale, paralajmërohen çmime më të larta dhe kosto shtesë për sipërmarrjen
Ekonomi

Biznesi në bllok kundër Paketës Fiskale, paralajmërohen çmime më të larta dhe kosto shtesë për sipërmarrjen

6 Nëntor, 2026
Rama paralajmëron ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 16 vjeç
Aktualitet

“Fol me kryeministrin”, Rama hap faqen e dialogut për protestuesit: Kjo është ura e ngritur për ju

6 Nëntor, 2026
Europianët zgjedhin udhëtime me distanca të shkurtra këtë verë, Vlora në listë
Ekonomi

Qiratë u rritën mbi 20%/ Por Durrësi dhe Vlora, me kostot më të ulëta të strehimit në Europë

6 Nëntor, 2026
Karakaçi: 35,15 miliardë lekë për infrastrukturën rrugore në 2027, fokus Tiranë-Durrës dhe Korridori VIII
Ekonomi

Karakaçi: 35,15 miliardë lekë për infrastrukturën rrugore në 2027, fokus Tiranë-Durrës dhe Korridori VIII

6 Nëntor, 2026
Artikulli pas
OSHEE nis aplikimin e skemave të reja për shlyerjen me këste të faturave të papaguara të energjisë

Bizneseve do t’u mbahet prona “peng” nëse nuk paguajnë energjinë, çfarë ndodh me familjarët

Të Përzgjedhura

Sa të rrezikshme janë kimikatet e produkteve kozmetike?
Aktualitet

Sa të rrezikshme janë kimikatet e produkteve kozmetike?

Nga Editor
25 Tetor, 2025
0

Në një episod të serialit spitalor “The Pitt” në HBO Max, një influencuese e re e TikTok-ut me emrin Nandi...

Lexo të plotë
Shqipëria po plaket me ritme të frikshme, mosha mesatare shkon mbi 44 vjeç

Shqipëria po plaket me ritme të frikshme, mosha mesatare shkon mbi 44 vjeç

16 Qershor, 2025
“Çmimet larguan italianët dhe shqiptarët e Kosovës, po vijnë turistë më pak cilësorë”

“Çmimet larguan italianët dhe shqiptarët e Kosovës, po vijnë turistë më pak cilësorë”

6 Shtator, 2025
Merr fund epoka e mashtruesve me shërbimet, AI kthen situatën në favor të konsumatorëve

Merr fund epoka e mashtruesve me shërbimet, AI kthen situatën në favor të konsumatorëve

20 Dhjetor, 2025
Udhëzimi i Kadastrës: Hapat që duhet të ndiqni për rivlerësimin e banesave

Rritja e çmimeve të banesave u frenua në gjysmën e parë të 2026

23 Shtator, 2026

Të Fundit

Shkencëtarët zhvillojnë vaksinën e parë me spektër të gjerë kundër gripit të shpendëve me IA

Shkencëtarët zhvillojnë vaksinën e parë me spektër të gjerë kundër gripit të shpendëve me IA

6 Nëntor, 2026
Spanja bllokon 188 mijë ton vaj ulliri për të mos lejuar uljen e çmimit, fermerët nuk do të kompensohen

Spanja bllokon 188 mijë ton vaj ulliri për të mos lejuar uljen e çmimit, fermerët nuk do të kompensohen

6 Nëntor, 2026
Rama zbulon kur përfundojnë punimet e Bypass-it të Tiranës: Shmang trafikun e kryeqytetit

Rama zbulon kur përfundojnë punimet e Bypass-it të Tiranës: Shmang trafikun e kryeqytetit

6 Nëntor, 2026
Biznesi në bllok kundër Paketës Fiskale, paralajmërohen çmime më të larta dhe kosto shtesë për sipërmarrjen

Biznesi në bllok kundër Paketës Fiskale, paralajmërohen çmime më të larta dhe kosto shtesë për sipërmarrjen

6 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr