• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E mërkurë, 11 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Rezerva valutore arrin shifrën rekord të 8.4 miliardë eurove

Editor Nga Editor
9 Tetor, 2026
në Ekonomi
A A
Rezerva valutore arrin shifrën rekord të 8.4 miliardë eurove
Share on FacebookShare on WhatsApp

Rezerva valutore është rritur më tej gjatë muajve të verës dhe ka arritur një rekord të ri historik.

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, vlera e mjeteve të rezervës në fund të muajit gusht  arriti në më shumë se 8.4 miliardë euro, në rritje me 15.1% që nga fillimi i vitit 2026 dhe me 18.7% me bazë vjetore.

Rritja e vazhdueshme e vlerës së rezervës valutore besohet se po mbështetet sidomos nga blerjet e konsiderueshme të valutës nga Banka e Shqipërisë në tregun e brendshëm valutor.

Sipas të dhënave zyrtare të publikuara deri tani, për tre muajt e parë të vitit 2026 Banka e Shqipërisë bleu rreth 140 milionë euro në tregun e brendshëm valutor.

Kjo ishte vlera më e lartë historike e blerjeve të Bankës së Shqipërisë në tregun valutor për këtë periudhë të vitit. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, blerjet e valutës janë rritur me 320%.

Ndërkohë, blerjet besohet se kanë qenë në shifra shumë të mëdha edhe gjatë muajve në vazhdim, në përgjigje të forcimit të vazhdueshëm të Lekut në kursin e këmbimit me Euron.

Pavarësisht blerjeve të mëdha të Bankës së Shqipërisë, kursi i këmbimit mes Euros dhe Lekut ka vijuar rënien dhe ka prekur një rekord të ri historik pranë nivelit të 91.4 lekëve, në muajin shtator, ndërsa aktualisht ndodhet shumë pranë atij niveli.

Në periudhën 2024-2025, Banka Qendrore bleu më shumë se dy miliardë euro në tregun e brendshëm valutor, me qëllim për të frenuar forcimin e vazhdueshëm të Lekut në kursin e këmbimit.

Megjithatë, ndryshimi i vlerës së rezervës në valutë të huaj nuk është i lidhur vetëm me volumin e investimeve të reja, por edhe lëvizjet e çmimit të instrumenteve financiare dhe metaleve të çmuara në tregjet ndërkombëtare.

Në fund të muajit gusht, titujt e borxhit përbënin 80% të mjeteve të rezervës, ndërsa depozitat në cash përbënin afërsisht 12% të saj. Pjesa e mbetur e rezervës është e investuar në ar dhe në të drejta tërheqjeje (SDR) pranë Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN).

Rezerva valutore është instrument i rëndësishëm për të amortizuar goditje të mundshme, të lidhura si me deficitin e llogarisë korrente, ashtu edhe me nivelin e lartë të Euroizimit të sektorit financiar në vend.

Misioni i FMN për Shqipërinë, në deklaratën e fundit, të vitit 2025, megjithatë, i rekomandonte Bankës së Shqipërisë një qasje më të kujdesshme në rritjen e mëtejshme të rezervës valutore. Sipas misionit të FMN-së, përfitimet nga akumulimi i rezervave duhet të peshohen ndaj kostove oportune në rritje, rreziqeve të normave të interesit dhe humbjeve të mundshme nga rivlerësimi valutor.

Rritja e rezervës valutore ka sjellë kosto të konsiderueshme në bilancin e Bankës së Shqipërisë, si rezultat i forcimit të kursit të këmbimit të monedhës vendase. Për vitin 2025, humbjet neto nga ndryshimet e kurseve të këmbimit kishin vlerën e 24.1 miliardë lekëve. Humbjet në këtë zë u rritën me 79% krahasuar me një vit më parë. /Monitor

Etiketat: rezerva valutore
Artikulli para

Jared Kushner i jep fund spekulimeve: E vërteta për projektin e Zvërnecit. Nëse miratohet shqiptarët do të jenë krenarë dhe do e shijojnë për breza me radhë!

Artikulli pas

S’ka më mbifaturime energjie! Bllokim automatik pastaj verifikim, çfarë ndodh nëse dyfishohet brenda muajit

Editor

Editor

Nga Kategoria

Pavarësisht rritjes së shpejtë, Shqipëria ka ende ekonominë më pak të kredituar në rajon
Ekonomi

Pavarësisht rritjes së shpejtë, Shqipëria ka ende ekonominë më pak të kredituar në rajon

11 Nëntor, 2026
Ujësjellësi i Kamzës, një “piramidë” e falimentuar: Dy në tre litra ujë nuk faturohen, Rakip Suli e ktheu në “çerdhe” punësimi
Ekonomi

Ujësjellësi i Kamzës, një “piramidë” e falimentuar: Dy në tre litra ujë nuk faturohen, Rakip Suli e ktheu në “çerdhe” punësimi

11 Nëntor, 2026
OpenAI raporton humbje të mëdha, pavarësisht rritjes së të ardhurave tremujore
Ekonomi

OpenAI raporton humbje të mëdha, pavarësisht rritjes së të ardhurave tremujore

11 Nëntor, 2026
Tenderët “skuqin” Vangjel Tavon e Himarës, mungesë transparence dhe gare
Ekonomi

Modeli “Himarë”/ Si po prokurohen miliona euro në tendera me tek ofertë ose garë farsë

11 Nëntor, 2026
Bordi i Transparencës ul lehtë çmimin e naftës
Ekonomi

Bordi ndryshon sërish çmimet e karburanteve

11 Nëntor, 2026
Importi i makinave, Koreja e Jugut dhe Kina marrin kryesimin: Gjermania zbret në vendin e tretë, Italia jashtë podiumit
Ekonomi

Importi i makinave, Koreja e Jugut dhe Kina marrin kryesimin: Gjermania zbret në vendin e tretë, Italia jashtë podiumit

11 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Ligji i ri, kush nuk paguan energjinë elektrike do t’i sekuestrohet shtëpia

S'ka më mbifaturime energjie! Bllokim automatik pastaj verifikim, çfarë ndodh nëse dyfishohet brenda muajit

Të Përzgjedhura

Euro “zbret pa frena”, sot në drekë kapi minimumin: Si kurrë më parë ndaj Lekut
Ekonomi

Si nis java për valutat kryesore?

Nga Editor
30 Mars, 2026
0

Dollari amerikan nuk ka shënuar ndryshime të ndjeshme gjatë fundjavës, duke u blerë këtë mëngjes me 82.8 lekë dhe duke...

Lexo të plotë
“NewsBreak”: Zbuloni Shqipërinë, destinacionin europian me trashëgimi të pasur kulturore

“Travel Radar”: Shqipëria, destinacioni turistik me rritjen më të shpejtë në Evropë

26 Maj, 2026
Mjekët: Rrjetet sociale janë po aq të dëmshme për fëmijët sa pirja e duhanit

Mjekët: Rrjetet sociale janë po aq të dëmshme për fëmijët sa pirja e duhanit

26 Maj, 2026
“Le Figaro”: Shqipëria kryeson preferencat e turistëve francezë për pushimet verore

“Le Figaro”: Shqipëria kryeson preferencat e turistëve francezë për pushimet verore

16 Qershor, 2026
Aeroporti i Tiranës dhe ACI Europe nënshkruajnërezolutën për angazhimin drejt “Net Zero”

Aeroporti i Tiranës dhe ACI Europe nënshkruajnërezolutën për angazhimin drejt “Net Zero”

18 Mars, 2026

Të Fundit

Pavarësisht rritjes së shpejtë, Shqipëria ka ende ekonominë më pak të kredituar në rajon

Pavarësisht rritjes së shpejtë, Shqipëria ka ende ekonominë më pak të kredituar në rajon

11 Nëntor, 2026
Ujësjellësi i Kamzës, një “piramidë” e falimentuar: Dy në tre litra ujë nuk faturohen, Rakip Suli e ktheu në “çerdhe” punësimi

Ujësjellësi i Kamzës, një “piramidë” e falimentuar: Dy në tre litra ujë nuk faturohen, Rakip Suli e ktheu në “çerdhe” punësimi

11 Nëntor, 2026
Kush e ka fajin për qumështin me aflatoksinë? Blegtorët: Nuk i bien dot gomarit, i bien samarit!

Kush e ka fajin për qumështin me aflatoksinë? Blegtorët: Nuk i bien dot gomarit, i bien samarit!

11 Nëntor, 2026
Shpallet lufta Rama-Veliaj! Nga ultimatumi i kryeministrit dhe nxjerrja e “sekretit” prej kryebashkiakut. Çfarë ndodhi një natë me shi në qeli…

Luftë në PS, Veliaj “tund” bisedën e përgjuar me Toni Gogun në burg: Hetoni Ramën!

11 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr