• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E martë, 13 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Inceneratori (që nuk ekziston) bën 7 mln euro fitim, por Tirana vijon të mbytet nga plehrat: A është kjo historia më spektakolare e korrupsionit?

SkyWeb Nga SkyWeb
29 Gusht, 2026
në Aktualitet, Kryesore
A A
Inceneratori (që nuk ekziston) bën 7 mln euro fitim, por Tirana vijon të mbytet nga plehrat: A është kjo historia më spektakolare e korrupsionit?
Share on FacebookShare on WhatsApp

Inceneratori i Tiranës raportoi për vitin 2025 një fitim neto prej 6.7 milionë eurosh dhe 7.9 milionë euro para tatimit. Kjo ndodh ndërsa impianti i incenerimit, investimi kryesor për të cilin u dha koncesioni, nuk është ndërtuar ende, thuajse nëntë vjet pas nënshkrimit të kontratës.

Integrated Energy BV, e sekuestruar nga SPAK dhe e administruar prej tre vjetësh nga shteti, vazhdon të arkëtojë pagesa publike nga bashkitë për depozitimin e mbetjeve.

Sipas bilancit të dorëzuar në QKB, kompania siguroi rreth 16 milionë euro të ardhura dhe një marzh fitimi neto rekord prej 44.8%.

Kapitali i akumuluar ka arritur mbi 44 milionë euro, ndërsa kompania deklaron se gjatë viteve të fundit nuk ka shpërndarë dividendë.

SPAK ka konstatuar se nga nënshkrimi i kontratës deri në vitin 2023, koncesionari arkëtoi 11.3 miliardë lekë, ndërsa për ndërtimin e objektit u investuan vetëm 21 milionë euro.

Ndërkohë që inceneratori merr para, Tirana vazhdon të përballet me kazanë të tejmbushur, mbetje në trotuare dhe erë të rëndë, pavarësisht rritjes së vazhdueshme të fondeve për pastrimin.

Në një raportim gjatë ditës së djeshme, ACQJ shkruante se buxheti për mbetjet dhe pastrimin u rrit nga 2.7 miliardë lekë në vitin 2023 në 4.26 miliardë lekë në vitin 2026.

Eco Tirana po blen edhe 3 mijë kazanë të rinj për 153 milionë lekë, por miliardat dhe tenderët nuk po përkthehen në rrugë më të pastra.

Vetëm gjatë vitit 2025, kryeqyteti prodhoi 288 mijë tonë mbetje, afro 30% të totalit kombëtar.

Impianti kryesor nuk ekziston, pagesat publike vazhdojnë, kompania prodhon miliona euro fitim dhe Tirana mbetet e mbuluar nga plehrat.

A ka histori më të paprecedentë korrupsioni se kjo, ku shteti paguan për një investim të parealizuar, ndërsa qytetarët paguajnë sërish taksën e pastrimit për një shërbim që nuk e marrin? /skyweb.al

Etiketat: inceneratoripagesat
Artikulli para

Tetë muaj nën mbrojtjen e krimit dhe policisë, si i erdhi fundi Ergys Agasit në një pasdite gushti

Artikulli pas

Si mund ta kontrolloni stresin me një teknikë të thjeshtë frymëmarrjeje

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

“Frikacak!” Marjana Koçeku akuzon Ervin Demon për dhunën ndaj studentëve
Aktualitet

“Frikacak!” Marjana Koçeku akuzon Ervin Demon për dhunën ndaj studentëve

13 Tetor, 2026
BSH thotë se apartamentet u shtrenjtuan me 44.5 për qind në gjysmën e dytë të vitit të kaluar
Ekonomi

Shteti do të përfundojë pallatet e konfiskuara dhe t’ua dorëzojë apartamentet blerësve, ligji i ri shkon në Kuvend 

13 Tetor, 2026
Kostoja e jetesës, italianët sot kanë më pak të ardhura se në 1990
Ekonomi

Ligji, qeveria ngre Agjencinë Kombëtare për Mbrojtjen e Konsumatorit: Do të hetojë abuzuesit!

13 Tetor, 2026
Citroen rikthen modelin legjendar 2CV, këtë herë 100% elektrik
Aktualitet

Citroen rikthen modelin legjendar 2CV, këtë herë 100% elektrik

13 Tetor, 2026
Italia do 165 mijë punonjës, nga 23 tetori, mundësi edhe për shqiptarët
Aktualitet

Italia do 165 mijë punonjës, nga 23 tetori, mundësi edhe për shqiptarët

13 Tetor, 2026
Bordi i Transparencës ul lehtë çmimin e naftës
Aktualitet

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja për naftën dhe benzinën

13 Tetor, 2026
Artikulli pas
Si mund ta kontrolloni stresin me një teknikë të thjeshtë frymëmarrjeje

Si mund ta kontrolloni stresin me një teknikë të thjeshtë frymëmarrjeje

Të Përzgjedhura

Sot nuk pranon ta ulë, por qeveria arkëtoi 250 mln euro në 2025-n nga taksa e qarkullimit mbi naftën
Ekonomi

Bordi i Transparencës rrit çmimin e naftës

Nga Editor
10 Prill, 2026
0

Bordi i Transparencës ka vendosur sot rritjen e çmimit të naftës me pakicë me 7 lekë. Nga 210 lekë për...

Lexo të plotë
Rritja nuk mjafton, Shqipëria ka nivelin më të ulët të pagave në rajon

Tatimet publikojnë pagat minimale dhe maksimale, si do të ndikojnë të punëmarrësit dhe punëdhënësit

14 Janar, 2026
Pensioni nuk del, Shqipëria në krye të listës për pensionistët e punësuar

BSH jep alarmin për skemën e pensioneve: Duhen masa urgjente, popullsia po plaket

10 Nëntor, 2025
Air Albania nis fluturimet Tiranë-Vjenë

Air Albania përfundon në gjykatë, përplasje me kompaninë e kateringut për 5 milionë euro ushqim pasagjerësh

22 Qershor, 2025
DURANA/  Parajsa offshore në Xhafzotaj, si e ngriti fiktivisht Elira Kokona parkun pa bërë asnjë godinë!

DURANA/ Parajsa offshore në Xhafzotaj, si e ngriti fiktivisht Elira Kokona parkun pa bërë asnjë godinë!

12 Janar, 2026

Të Fundit

“Frikacak!” Marjana Koçeku akuzon Ervin Demon për dhunën ndaj studentëve

“Frikacak!” Marjana Koçeku akuzon Ervin Demon për dhunën ndaj studentëve

13 Tetor, 2026
BSH thotë se apartamentet u shtrenjtuan me 44.5 për qind në gjysmën e dytë të vitit të kaluar

Shteti do të përfundojë pallatet e konfiskuara dhe t’ua dorëzojë apartamentet blerësve, ligji i ri shkon në Kuvend 

13 Tetor, 2026
Kostoja e jetesës, italianët sot kanë më pak të ardhura se në 1990

Ligji, qeveria ngre Agjencinë Kombëtare për Mbrojtjen e Konsumatorit: Do të hetojë abuzuesit!

13 Tetor, 2026
Kanceri te fëmijët: Shenjat paralajmëruese që prindërit nuk duhet t’i injorojnë

Kanceri te fëmijët: Shenjat paralajmëruese që prindërit nuk duhet t’i injorojnë

13 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr