• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E martë, 13 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Shteti do të përfundojë pallatet e konfiskuara dhe t’ua dorëzojë apartamentet blerësve, ligji i ri shkon në Kuvend 

SkyWeb Nga SkyWeb
13 Tetor, 2026
në Ekonomi, Kryesore
A A
BSH thotë se apartamentet u shtrenjtuan me 44.5 për qind në gjysmën e dytë të vitit të kaluar
Share on FacebookShare on WhatsApp

Disa ditë më parë, Skyweb.al raportoi për ndryshimet ligjore që parashikojnë përfundimin nga shteti të ndërtimeve të konfiskuara dhe dorëzimin e apartamenteve te qytetarët që kanë lidhur kontrata me ndërtuesit. Tashmë, projektligji është prezantuar në Kuvend, ku janë shpjeguar procedurat për verifikimin e blerësve dhe financimin e punimeve.

Gjatë diskutimit në Komisionin për Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale, kryeadministratorja e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, Risena Xhaja, tha se ligji nr. 66/2023 parashikon konfiskimin, por nuk përcakton përfundimin e objekteve. Ndryshimet synojnë të zgjidhin situatën e qytetarëve që kanë paguar për prona në ndërtime të mbetura përgjysmë.

“Ajo që merr përsipër draftligji që ne propozojmë është të përfundojmë të gjitha objektet që janë lënë të papërfunduara nga ndërtuesit dhe t’ua japim pasuritë e përfunduara subjekteve që kanë pasur kontrata sipërmarrjeje, premtim-shitjeje”, deklaroi Xhaja.

Për të përcaktuar përfituesit, do të ngrihet një grup pune që do të kontrollojë kontratat e lidhura përpara noterit me ndërtuesit apo zhvilluesit. Verifikimi do të përfshijë personat që pretendojnë të drejta mbi apartamentet dhe njësitë e tjera përmes kontratave të porosisë, sipërmarrjes apo premtim-shitjes.

AAPSK-ja do të vlerësojë gjendjen fizike të ndërtimeve, investimet e kryera dhe punimet e mbetura. Më pas do të vijojnë procedurat e prokurimit për projektimin dhe përfundimin e tyre. Sipas Xhajës, të ardhurat nga shitja e pasurive të konfiskuara do të përdoren për financimin e këtyre ndërhyrjeve.

Aktualisht, 16 objekte i nënshtrohen procedurës së parablerjes. Bëhet fjalë kryesisht për shkelje të lejeve, përfshirë tejkalime të volumeve dhe shtesa. Sipas ndryshimeve të propozuara, parablerja do të lejohet vetëm për subjektet që kanë tejkaluar lejen, ndërsa ndërtimet tërësisht pa leje përjashtohen.

Projektligji zgjeron edhe përdorimin e pasurive të konfiskuara për strehim social dhe shoqërinë civile. Për nevojat e strehimit, Ministria e Ekonomisë do të paraqesë kërkesat, AAPSK-ja do të identifikojë pronat e përshtatshme dhe kalimi i tyre do të bëhet me vendim të Këshillit të Ministrave. Banesat duhet të jenë të përfunduara dhe të plotësojnë standardet për banim.

Investitorët përjashtohen nga përfitimi i pasurive të konfiskuara. Xhaja sqaroi gjithashtu se projektligji nuk trajton legalizimet: subjektet do të vetëdeklarojnë statusin e tyre, ndërsa rastet jashtë kushteve dhe afateve të legjislacionit përkatës do t’u nënshtrohen procedurave të konfiskimit.

Artikulli para

Ligji, qeveria ngre Agjencinë Kombëtare për Mbrojtjen e Konsumatorit: Do të hetojë abuzuesit!

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Kostoja e jetesës, italianët sot kanë më pak të ardhura se në 1990
Ekonomi

Ligji, qeveria ngre Agjencinë Kombëtare për Mbrojtjen e Konsumatorit: Do të hetojë abuzuesit!

13 Tetor, 2026
FMN parashikon rritje ekonomike globale prej 3.1% në vitin 2026
Ekonomi

FMN parashikon rritje ekonomike globale prej 3.1% në vitin 2026

13 Tetor, 2026
Bordi i Transparencës ul lehtë çmimin e naftës
Aktualitet

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja për naftën dhe benzinën

13 Tetor, 2026
Blerjet për spekulim, në cilën zonë të Tiranës ia vlen të investosh paratë në apartamente
Ekonomi

Gabimi që bëjnë pronarët e apartamenteve menjëherë pasi shlyejnë kredinë

13 Tetor, 2026
Shqipëria ndërton pa fund, por mbetet e treta në Europë për privimin e rëndë nga strehimi
Ekonomi

Strehimi social, Financat kërkojnë heqjen e garancisë për kreditë, mekanizmi mbetet në draft

13 Tetor, 2026
Hapet ankandi për targa “bosash”, kombinimet që i bëjnë njerëzit të kthejnë kokën
Ekonomi

Deri në 6 500 euro! Sa do të paguhet në ankand për targat VIP

13 Tetor, 2026

Të Përzgjedhura

BE do të kufizojë përdorimin e rrjeteve sociale nga fëmijët
Aktualitet

BE do të kufizojë përdorimin e rrjeteve sociale nga fëmijët

Nga Editor
13 Korrik, 2026
0

Bashkimi Evropian do të ndërmarrë hapa për të kufizuar qasjen e fëmijëve të vegjël në rrjetet sociale në të 27...

Lexo të plotë
Greqia, Maqedonia dhe Serbia, bashkë për gazin drejt Europës, Shqipëria mbetet jashtë

Greqia, Maqedonia dhe Serbia, bashkë për gazin drejt Europës, Shqipëria mbetet jashtë

10 Korrik, 2026
DRAFTI/ Kriteret e reja për Amnistinë Penale: Kush i shpëton burgut?

Qeveria miraton amnistinë penale, lirohen 447 të burgosur, ulje dënimi për 853 të tjerë

6 Shkurt, 2026
SKEMA/ Si ra në rrjetën e SPAK kupola e Bashkisë Memaliaj: Lorenc Bami dhuroi ujësjellësin, pastaj kreu punimet si nënkontraktor

SKEMA/ Si ra në rrjetën e SPAK kupola e Bashkisë Memaliaj: Lorenc Bami dhuroi ujësjellësin, pastaj kreu punimet si nënkontraktor

11 Shkurt, 2026
Italia dhe Greqia nuk preferohet më nga shqiptarët, emigrantët e rinj duan Gjermaninë

Italia dhe Greqia nuk preferohet më nga shqiptarët, emigrantët e rinj duan Gjermaninë

9 Shtator, 2025

Të Fundit

BSH thotë se apartamentet u shtrenjtuan me 44.5 për qind në gjysmën e dytë të vitit të kaluar

Shteti do të përfundojë pallatet e konfiskuara dhe t’ua dorëzojë apartamentet blerësve, ligji i ri shkon në Kuvend 

13 Tetor, 2026
Kostoja e jetesës, italianët sot kanë më pak të ardhura se në 1990

Ligji, qeveria ngre Agjencinë Kombëtare për Mbrojtjen e Konsumatorit: Do të hetojë abuzuesit!

13 Tetor, 2026
Kanceri te fëmijët: Shenjat paralajmëruese që prindërit nuk duhet t’i injorojnë

Kanceri te fëmijët: Shenjat paralajmëruese që prindërit nuk duhet t’i injorojnë

13 Tetor, 2026
Citroen rikthen modelin legjendar 2CV, këtë herë 100% elektrik

Citroen rikthen modelin legjendar 2CV, këtë herë 100% elektrik

13 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr