• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E enjte, 15 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Nga sot, deri në -30%: Pse të mos i marrim shembull grekët për nismën e uljes së madhe të çmimeve në markete?!

SkyWeb Nga SkyWeb
31 Gusht, 2026
në Ekonomi, Kryesore
A A
Nga sot, deri në -30%: Pse të mos i marrim shembull grekët për nismën e uljes së madhe të çmimeve në markete?!
Share on FacebookShare on WhatsApp

Greqia ka ndërmarrë një nismë të gjerë për uljen e çmimeve në supermarkete, në një kohë kur kostoja e jetesës dhe çmimet në raftet e marketeve kanë rënduar ndjeshëm mbi familjet. Nga sot, mbi 1,660 produkte do të shiten me çmime më të ulëta, pas një marrëveshjeje mes qeverisë, furnitorëve dhe rrjeteve të shitjes me pakicë.

Kontrasti me Shqipërinë është i dukshëm. Edhe këtu çmimet kanë vijuar të rriten, ndërsa të dhënat më të fundit tregojnë madje presione më të forta inflacioniste. Në korrik, inflacioni i harmonizuar në Shqipëri ishte 3.4%, ndërsa në Greqi 2.7%. Megjithatë, në Shqipëri nuk ka deri tani një nismë të ngjashme kombëtare që të përfshijë prodhuesit dhe supermarketet në uljen e organizuar të çmimeve.

Në Greqi, ulja mesatare për produktet e përfshira në marrëveshje është rreth 7%, ndërsa për artikuj të veçantë arrin deri në 30%.

Produktet do të dallohen lehtësisht në rafte përmes një etikete të posaçme që tregon se janë pjesë e nismës kombëtare të uljes së çmimeve. Informacioni më i hollësishëm për produktet dhe çmimet do të publikohet edhe në platformën online “PosoKanei”.

Rreth 900 produkte të markave të njohura janë përfshirë në listë, me ulje mesatare afër 7%. Nisma përfshin gjithashtu mbi 450 artikuj shkollorë, me zbritje mesatare rreth 10%, rreth 250 produkte me markën e vetë supermarketeve dhe mbi 60 produkte mishi.

Në marrëveshje janë përfshirë mbi 90 kompani furnizuese, 12 zinxhirë supermarketesh dhe tre rrjete të mëdha të lodrave dhe artikujve shkollorë.

Uljet nuk do të jenë vetëm promocione disa ditore. Sipas marrëveshjes, çmimet më të ulëta do të mbahen për një periudhë nga dy deri në katër muaj.

Madje, i njëjti produkt mund të ketë çmim të ndryshëm nga një supermarket te tjetri, pasi mbi uljen e bërë nga furnizuesi, secili rrjet mund të shtojë edhe një zbritje tjetër nga ana e tij.

Nisma vjen ndërsa Greqia vijon të përballet me problemin e kostos së jetesës. Në korrik, inflacioni i përgjithshëm i vendit ishte 3.4% sipas indeksit kombëtar, megjithëse te ushqimet dhe pijet joalkoolike rritja vjetore ishte vetëm 0.4%.

Në Shqipëri, ndërkohë, inflacioni zyrtar në korrik arriti gjithashtu 3.4%, nga 2.5% që kishte qenë një vit më parë.

Por ndërsa Athina po tenton ta përkthejë shqetësimin për çmimet në një marrëveshje konkrete me tregun, në Shqipëri konsumatori vazhdon të përballet me shtrenjtimin pa një skemë të ngjashme që të detyrojë apo nxisë tregun të ulë për disa muaj çmimet e një shporte të gjerë produktesh. /skyweb.al

Etiketat: cmimetmarkete
Artikulli para

Rritet me 28% fondi për barnat e rimbursueshme, lista zgjerohet me 20 ilaçe në 2027

Artikulli pas

Tre pyetje që duhet t’i bëni vetes para se të niseni për pushime vere me makinë

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

KUJDES! 7 këshilla për kohëra të turbullta
OP-ED

KUJDES! 7 këshilla për kohëra të turbullta

15 Tetor, 2026
“Jemi me ju, mos na dëmtoni biznesin”, tregtarët e Tiranës u lënë mesazhe protestuesve
Ekonomi

“Jemi me ju, mos na dëmtoni biznesin”, tregtarët e Tiranës u lënë mesazhe protestuesve

15 Tetor, 2026
Biznesi, thirrje protestuesve: Mos dëmtoni sipërmarrjen private!
Ekonomi

Biznesi, thirrje protestuesve: Mos dëmtoni sipërmarrjen private!

15 Tetor, 2026
Përshkallëzimi, bankat mbyllin degët në qendër të Tiranës
Ekonomi

Përshkallëzimi, bankat mbyllin degët në qendër të Tiranës

15 Tetor, 2026
Çfarë cilësish të jashtëzakonshme ka Mirela Kumbaro që Rama e mban ministre prej 2013?!
OP-ED

Çfarë cilësish të jashtëzakonshme ka Mirela Kumbaro që Rama e mban ministre prej 2013?!

15 Tetor, 2026
Rama i prerë: Nuk e jap dorëheqjen!
Aktualitet

Rama i prerë: Nuk e jap dorëheqjen!

15 Tetor, 2026
Artikulli pas
Tre pyetje që duhet t’i bëni vetes para se të niseni për pushime vere me makinë

Tre pyetje që duhet t'i bëni vetes para se të niseni për pushime vere me makinë

Të Përzgjedhura

Imagjino, inovo, shpik: RCC shpërblen inovatorët më të mirë të rajonit
Aktualitet

Imagjino, inovo, shpik: RCC shpërblen inovatorët më të mirë të rajonit

Nga SkyWeb
5 Shtator, 2025
0

Këshilli për Bashkëpunim Rajonal (RCC) ka hapur aplikimet për edicionin e katërt të Çmimit Rajonal të Inovacionit Butterfly 2025, një...

Lexo të plotë
”TTW’:’Shqipëria kthehet në magnet për turistët dhe investitorët e pasurive të paluajtshme

”TTW’:’Shqipëria kthehet në magnet për turistët dhe investitorët e pasurive të paluajtshme

26 Gusht, 2026
Pas kërcënimeve me jetë ndaj Endri Meksit, i vihet tritoli dyqanit të MCN në Tiranë

Pas kërcënimeve me jetë ndaj Endri Meksit, i vihet tritoli dyqanit të MCN në Tiranë

3 Maj, 2026
Si i ruajnë paratë shqiptarët? BSH: Rritje rekord e depozitave 1-mujore

Forcimi i monedhës vendase u kushtoi depozituesve në valutë 22 miliardë lekë vitin e kaluar

19 Maj, 2026
BE shtyn vendimin për bllokimin e përhershëm të naftës ruse pas luftës me Iranin, Putini fërkon duart

Mbledhja e parë pas largimit të Emirateve, OPEC+ drejt rritjes së prodhimit të naftës, por efekti mbetet simbolik për shkak të luftës Iran-SHBA

3 Maj, 2026

Të Fundit

Thyerja e tabusë, hapi i parë për shëndetin mendor në punë

Thyerja e tabusë, hapi i parë për shëndetin mendor në punë

15 Tetor, 2026
Policia, e shqetësuar për numrin e lartë të fëmijëve në protestë: Po i përdorin si mburojë!

Kriza nuk zgjidhet me ultimatume, por as me kokëfortësi

15 Tetor, 2026
Presidenti Begaj: Sfidat e autizmit, përparësi shoqërore dhe shtetërore

Protestat, Presidentit Begaj bën thirrje për qetësi dhe dialog: Të mos cenohet rendi kushtetues dhe stabiliteti i vendit

15 Tetor, 2026
KUJDES! 7 këshilla për kohëra të turbullta

KUJDES! 7 këshilla për kohëra të turbullta

15 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr