• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E premte, 11 Shtator, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Kryesore

Turizmi shqiptar humbet terren te italianët: Çmimet e larta po zbehin “efektin Shqipëri”

SkyWeb Nga SkyWeb
18 Korrik, 2025
në Kryesore, Turizëm
A A
0
INSTAT raporton rritje të ndjeshme të net qëndrimeve në strukturat akomoduese në Shqipëri
Share on FacebookShare on WhatsApp

Agjencitë turistike italiane po sinjalizojnë një rënie të ndjeshme të interesit për Shqipërinë si destinacion pushimesh, sidomos për turistët italianë që dikur e konsideronin vendin përtej Adriatikut si alternativë ekonomike dhe ekzotike. “Që nga fundi i sezonit të kaluar vumë re një rënie në interes, por këtë vit, në 2025, është bërë shumë më e theksuar,” deklaron Michele Viola, drejtues i agjencisë turistike Goodays në Bari. Sipas tij, rezervimet për bregdetin shqiptar janë sot më pak se gjysma e atyre të regjistruara tre vite më parë.

Në vend të Shqipërisë, grupet e organizuara po orientojnë pushimet drejt destinacioneve si Egjipti, Dubai apo Spanja, ndërsa ata që zgjedhin të qëndrojnë brenda Italisë, i janë kthyer zonave bregdetare të Puglias dhe strukturave të tipit Bed & Breakfast. Kjo strategji, sipas Viola-s, ka rritur qarkullimin e agjencisë.

Tendenca negative për Shqipërinë vjen pas një kulmi të përkohshëm rritjeje, kur fluksi i turistëve italianë ishte shtuar me 30%, i nxitur nga bukuritë natyrore dhe çmimet konkurruese. Por duket se ky avantazh ka humbur.

“Familjet italiane po përballen me një tkurrje të ndjeshme të të ardhurave. Më parë Shqipëria ofronte një balancë të mirë mes çmimit dhe shërbimit, por kjo nuk është më e vlefshme,” shprehet Viola.

Massimo Salomone, koordinator për turizmin në Confindustria Puglia, thekson se Shqipëria ka përfituar nga investimet infrastrukturore dhe fleksibiliteti burokratik, por nënvizon problematikat që lidhen me cilësinë e shërbimeve dhe mungesën e transparencës në çmime. “Lidhja që i bëhet Shqipërisë si një destinacion turistik ‘i lirë’ shpesh është e gabuar,” thotë ai, duke sugjeruar ndërtimin e sinergjive të përbashkëta me rajone si Puglia, përmes projekteve ndërkufitare në turizëm dhe infrastrukturë.

Piero Innocenti, zëvendëspresident i Fiavet Puglia, e sheh rënien e kërkesës për Shqipërinë si pasojë të zhbalancimit mes çmimit dhe cilësisë së ofruar: “Klientela që dikur pranonte shërbime të thjeshta për një çmim të volitshëm, sot nuk e ndien më këtë leverdi.” Ai shton se rritje të ngjashme çmimesh po regjistrohen edhe në Kroaci dhe Mal të Zi, ndërsa Greqia ende mban qëndrueshmëri.

Ndërkohë, segmenti i udhëtimeve me kroçerë po performon mirë edhe gjatë muajve të vjeshtës, dhe Puglia po ruan të njëjtin nivel turistik si viti i kaluar, me ndihmën e zgjerimit të lidhjeve ajrore ndërkombëtare.

Në këtë sfond, “efekti Shqipëri” duket se po zbehet, jo për mungesë bukurish natyrore, por për mungesë raporti të drejtë mes çmimit dhe vlerës së ofruar. /Corrieri

Artikulli para

Kush po e tredh Dredhën? Fotovoltaiku 830 hektarë i Kaninës, që futi Bashkinë e Vlorës në shtetrrethim

Artikulli pas

Rama i shpall “luftë” CASH-it, thotë se deri në 2030 s’do të ketë më pagesa në dorë

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

FOTO/ Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës investon 2 milionë euro në 46 mjete të reja për operimet në pistë
Aviacion

FOTO/ Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës investon 2 milionë euro në 46 mjete të reja për operimet në pistë

11 Shtator, 2026
PËRGJIMI BOMBË/ Ron Yeffet: Qeveria më ka pajtuar për të bërë të gjitha gjërat e këqija! Dyshime për trafik armësh nga Afrika
Aktualitet

Qeveria reagon për herë të parë pas akuzave të Ahmetajt për trafik armësh

11 Shtator, 2026
Shkarkohet nga detyra ministri i Brendshëm Besfort Lamallari, e zëvendëson Ervin Demo
Aktualitet

Shkarkohet nga detyra ministri i Brendshëm Besfort Lamallari, e zëvendëson Ervin Demo

11 Shtator, 2026
Deputetë dhe drejtorë, në krye të listës së njerëzve më të paguar në Shqipëri pas rritjes galopante të pagave
Ekonomi

Deputetë dhe drejtorë, në krye të listës së njerëzve më të paguar në Shqipëri pas rritjes galopante të pagave

10 Shtator, 2026
Shqipëria synon të kthehet në portën e gazit amerikan për Ballkanin, marrëveshje për terminalin gjigant të LNG-së
Ekonomi

Shqipëria synon të kthehet në portën e gazit amerikan për Ballkanin, marrëveshje për terminalin gjigant të LNG-së

10 Shtator, 2026
Disa me zor mbijetojnë, të tjerët në luks: Thellohet dallimi mes pagave në Shqipëri
Ekonomi

Disa me zor mbijetojnë, të tjerët në luks: Thellohet dallimi mes pagave në Shqipëri

10 Shtator, 2026
Artikulli pas
Rama i shpall “luftë” CASH-it, thotë se deri në 2030 s’do të ketë më pagesa në dorë

Rama i shpall “luftë” CASH-it, thotë se deri në 2030 s’do të ketë më pagesa në dorë

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Orë kritike! Disa zona rrezikojnë përmbytje, reshje intensive deri të mërkurën
Aktualitet

Orë kritike! Disa zona rrezikojnë përmbytje, reshje intensive deri të mërkurën

Nga Editor
5 Janar, 2026
0

Gjatë pasdites së sotme dhe ditës së nesërme, vendi pritet të përballet me reshje me intensitet të lartë, kryesisht në...

Lexo të plotë
Ekspertët japin këshilla për tifozët: Si të ndiqni finale e Botërorit pa rrezikuar zemrën

Ekspertët japin këshilla për tifozët: Si të ndiqni finale e Botërorit pa rrezikuar zemrën

17 Korrik, 2026
Për gjeneratën Z puna është më depresive se papunësia

Për gjeneratën Z puna është më depresive se papunësia

8 Nëntor, 2025
Tre pyetje që duhet t’i bëni vetes para se të niseni për pushime vere me makinë

Eurostat thotë se më shumë se gjysma e familjeve shqiptare nuk bëjnë dot një javë pushime në vit

31 Korrik, 2026
Euro vjen me fytyre të re, por çfarë ndodh me kartmonedhat e vjetra

Euro vjen me fytyre të re, por çfarë ndodh me kartmonedhat e vjetra

25 Korrik, 2026

Të Fundit

Drita e gjumit gjatë natës, madje edhe ajo e Hënës që depërton në dritare janë rrezik për zemrën

Drita e gjumit gjatë natës, madje edhe ajo e Hënës që depërton në dritare janë rrezik për zemrën

11 Shtator, 2026
FOTO/ Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës investon 2 milionë euro në 46 mjete të reja për operimet në pistë

FOTO/ Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës investon 2 milionë euro në 46 mjete të reja për operimet në pistë

11 Shtator, 2026
Nga gazi te elektriciteti, ndryshimi i thelbësor i BE-së për energjinë

Financim gjerman në energji, Karakaçi: 110 mln euro për 3 projekte në Shqipëri

11 Shtator, 2026
PËRGJIMI BOMBË/ Ron Yeffet: Qeveria më ka pajtuar për të bërë të gjitha gjërat e këqija! Dyshime për trafik armësh nga Afrika

Qeveria reagon për herë të parë pas akuzave të Ahmetajt për trafik armësh

11 Shtator, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr