• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E enjte, 15 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aviacion

Greqia merr masat për shtrenjtimin e jetesës, ulen çmimet në mbi 1,500 produkte në supermarkete

Editor Nga Editor
31 Gusht, 2026
në Aviacion
A A
Greqia merr masat për shtrenjtimin e jetesës, ulen çmimet në mbi 1,500 produkte në supermarkete
Share on FacebookShare on WhatsApp

Qeveria greke po merr masa për të frenuar rritjen e kostos së jetesës, me një marrëveshje të re për uljen e çmimeve në supermarkete. Nisma hyn në fuqi më 31 gusht 2026 dhe do të jetë në fuqi të paktën deri në fund të dhjetorit.

Sipas transmetuesit publik grek ERT, uljet e dakordësuara deri tani arrijnë mesatarisht në rreth 7%. Furnizuesit kanë ofruar ulje prej rreth 5%, ndërsa supermarketet pritet të shtojnë edhe 1.5 deri në 2% të tjera.

Aktualisht, marrëveshja përfshin rreth 1,100 produkte, por lista pritet të zgjerohet me 200 deri në 300 artikuj të tjerë gjatë ditëve në vijim.

Nëse parashikimi i Ministrisë së Zhvillimit realizohet, numri total i produkteve me çmime të reduktuara mund të arrijë në 1,500.

Në listë janë përfshirë disa prej produkteve më të përdorura nga familjet, duke nisur nga mishi, bulmeti dhe vezët, deri te makaronat, kafeja, ushqimet për bebe dhe detergjentët. Pjesë e marrëveshjes do të jenë edhe artikujt shkollorë, në një moment kur familjet përballen me shpenzimet e fillimit të vitit shkollor.

Për t’u përfshirë në nismë, produktet duhet të kenë një ulje prej të paktën 5%, ndërsa zbritja duhet të zgjasë nga dy deri në katër muaj. Për disa artikuj, uljet pritet të jenë edhe më të mëdha dhe të arrijnë në përqindje dyshifrore.

Deri tani, rreth 60 furnizues kanë shprehur interes për të marrë pjesë në marrëveshje, ndërsa pritet që në ditët në vijim të bashkohen edhe kompani të tjera.

Ministri grek i Zhvillimit, Takis Theodorikakos, tha se objektivi kryesor është që uljet të prekin produkte që konsumohen gjerësisht dhe që kanë ndikim të drejtpërdrejtë në buxhetin familjar.

“Për dikë që llogarit me shumë kujdes sa shpenzon në supermarket, ulja e kostos mujore me 40 ose 50 euro është e rëndësishme”, deklaroi ai.

Theodorikakos theksoi se qeveria nuk duhet të jetë e vetëkënaqur, pasi jo të gjitha produktet kanë pësuar ulje dhe disa çmime vijojnë të rriten.

Sipas të dhënave të Eurostat të cituara nga ministri, çmimet e ushqimeve në Greqi shënuan në korrik një ndryshim vjetor prej -0.4%, ndërsa krahasuar me qershorin ranë me 2.3%, duke shënuar ndryshimin më të ulët mujor në eurozonë.

Nisma për uljen e çmimeve do të nisë më 31 gusht dhe do të zgjasë të paktën deri më 31 dhjetor, me synimin për të ulur presionin mbi buxhetet e familjeve greke. /skyweb.al

Artikulli para

Burrat e kanë më të vështirë të humbin peshë sepse e perceptojnë dietën si diçka femërore

Artikulli pas

Raporti i AMF për 7-mujorin: SIGAL dëmshpërbleu mbi 16 milionë euro

Editor

Editor

Nga Kategoria

Ryanair mbyll bazën në Berlin, reduktohen fluturimet nga tetori
Aviacion

“Ryanair” dhe “easyJet” anulojnë mijëra fluturime

15 Tetor, 2026
Britaniku që humbi fluturimin e Ryan Air nga Krakow-i në Tiranë bëhet viral në rrjetet sociale
Aviacion

RyanAir “fshin” fluturimet nga 13 aeroporte europiane

15 Tetor, 2026
Një “qytet” i tërë fluturoi çdo ditë nga dhe drejt Rinasit, transporti ajror shënoi rekord historik në 2025
Aviacion

“Boom-i” i transportit ajror në Shqipëri, TIA përpunoi mbi 11.6 milionë pasagjerë në 2025! Rritje me 4.4 milion në 2 vjet

15 Tetor, 2026
Çimkat pushtojnë avionin gjigant dhe pickojnë pasagjerët, kompania e nxjerr nga shërbimi
Aviacion

Çimkat pushtojnë avionin gjigant dhe pickojnë pasagjerët, kompania e nxjerr nga shërbimi

14 Tetor, 2026
Air Transat rikthehet në Tiranë më 8 maj 2027, me frekuenca të shtuara gjatë sezonit veror
Aviacion

Air Transat rikthehet në Tiranë më 8 maj 2027, me frekuenca të shtuara gjatë sezonit veror

12 Tetor, 2026
TIA zgjedh Naitec për sistemin e ri operacional
Aviacion

Ku fluturohet më shumë? Shqipëria kryeson rajonin, lë pas Kroacinë dhe Serbinë

11 Tetor, 2026
Artikulli pas
Raporti i AMF për 7-mujorin: SIGAL dëmshpërbleu mbi 16 milionë euro

Raporti i AMF për 7-mujorin: SIGAL dëmshpërbleu mbi 16 milionë euro

Të Përzgjedhura

Pse duhet t’i hiqni kufjet kur flisni me stjuardesat në avion?
Aviacion

Pse duhet t’i hiqni kufjet kur flisni me stjuardesat në avion?

Nga Editor
13 Tetor, 2025
0

Shumica e pasagjerëve gjatë një fluturimi zgjedhin të shikojnë një film apo të dëgjojnë muzikë për të kaluar kohën. Por,...

Lexo të plotë
Alarmi i një monopoli që minon demokracinë

Alarmi i një monopoli që minon demokracinë

22 Qershor, 2026
Diploma pa kufij, apo kufij pa diploma? RCC: Shkupi hap “ofensivën” rajonale për universitetet

Diploma pa kufij, apo kufij pa diploma? RCC: Shkupi hap “ofensivën” rajonale për universitetet

26 Mars, 2026
Presidenti Begaj pritet nga Papa Leone XIV në Vatikan, fton Atin e Shenjtë për vizitë në Shqipëri

Presidenti Begaj pritet nga Papa Leone XIV në Vatikan, fton Atin e Shenjtë për vizitë në Shqipëri

26 Maj, 2026
TTW: Turistët e huaj zgjedhin Parkun Kombëtar të Lurës për pushime dimërore

TTW: Turistët e huaj zgjedhin Parkun Kombëtar të Lurës për pushime dimërore

10 Dhjetor, 2025

Të Fundit

Policia, e shqetësuar për numrin e lartë të fëmijëve në protestë: Po i përdorin si mburojë!

Kriza nuk zgjidhet me ultimatume, por as me kokëfortësi

15 Tetor, 2026
Presidenti Begaj: Sfidat e autizmit, përparësi shoqërore dhe shtetërore

Protestat, Presidentit Begaj bën thirrje për qetësi dhe dialog: Të mos cenohet rendi kushtetues dhe stabiliteti i vendit

15 Tetor, 2026
KUJDES! 7 këshilla për kohëra të turbullta

KUJDES! 7 këshilla për kohëra të turbullta

15 Tetor, 2026
“Jemi me ju, mos na dëmtoni biznesin”, tregtarët e Tiranës u lënë mesazhe protestuesve

“Jemi me ju, mos na dëmtoni biznesin”, tregtarët e Tiranës u lënë mesazhe protestuesve

15 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr